“Unë dhe MIllosheviqi” filmi me skenar dhe regji të Arben Kastratit është filmi i vetëm shqiptar që ka mbledh kastë kaq të madhe të aktorëve të njohur botërisht.
Ky film po xhirohet tash e disa vjet, dhe përgjatë kësaj kohe ka sjell aktorët e famshëm si: Gerard Depardieu, Sir Tony Robinson, William Baldwin eMaria Grazia Cucinota kurse këto ditë po qëndron në Kosovë aktori i njohur amerikan Denis O’Hare i cili është duke xhiruar për filmin e Kastratit.
Nën strofullën e dramës dhe komedisë, ngjarja e filmit që ndodh në Kosovë, në Serbi, në Holandë dhe në Francë, flet për një periudhë të pasluftës në Kosovë, e tema kryesore ka të bëjë me lindjen e një heroi aksidental. E gjithë motoja “Heroi i vendit tim, është kriminel për vendin tjetër” dhe anasjelltas, ka frymëzuar edhe krijimin e personazhit kryesor.
Ky personazh, një shqiptar nga Kosova në rrethana të caktuara takon Millosheviqin dhe këto takime mes tyre shpjegohen në versione të ndryshme. “Unë dhe Millosheviqi” shpalos superioritetin e këtij personazhi ndaj Millosheviqit, pasi që ai e sheh veten si një person që ka triumfuar. Por dëshmitarë të tjerë, takimin mes tyre e shohin krejtësisht ndryshe. Është një ngjarje e filmit që ndodh në vitin 2003, atëherë kur e gjithë popullata kolektivisht ishin të lirë dhe në atë kohë kur qarkullonin dëftime nga më të ndryshme, heroi i këtij filmit po ashtu ka një dëftim të tijin që konsiderohet të jetë sa tragjik, aq edhe komik.
Filmi “Unë dhe MIllosheviqi” është film me skenar dhe regji të Arben Kastratit e producente Shqipe Kamberi. Filmi pothuajse është në fund të xhirimeve për të vazhduar më pas me realizim të filmit./ KultPlus.com
Pas Gerard Depardieu e Sir Tony Robinson që tashmë kanë kryer xhirimet për filmin “Unë dhe Millosheviqi” me skenar dhe regji të Arben Kastratit, në Kosovë tashmë ka ardhur edhe aktori tjetër i kastës së këtij filmi William Baldwin, shkruan KultPlus.
Mbrëmë është mbajtur konferenca për media për ardhjen në Kosovë të aktorëve të njohur, William Baldwin dhe Maria Grazia Cucinotta.
Me këtë rast, aktori i njohur amerikan, William Baldwin i cili tashmë është në sheshxhirim për katër ditë, deklaroi për KultPlus se Kosova gjithmonë ka qenë në vëmendjen e tij edhe para se ai të bëhej aktor.
“Kam qenë shumë i interesuar dhe kam ndjekur se çfarë po ndodh në politikë. Jam krenar me veprimet e NATO-s, të udhëhequra nga SHBA-ja dhe nëse bëhem i sinqertë mendoj se ka marrë kohë deri sa kanë reaguar. Kam qenë i dëshpëruar sepse kam menduar se do të duhej të ndërhynim më parë”, ka thënë ai.
Ai tutje ka kujtuar edhe kohën kur disa kosovarë pas luftës kanë falënderuar Zotin dhe SHBA-të. Ndërsa, ai tani thotë se është koha që Kosova të bëjë të njëjtën pasi që sipas tij, SHBA tani ndodhet në një rrëmujë.
“Më kanë thënë disa kosovarë pas luftës: ‘Faleminderit Zot dhe SHBA’. Është shumë prekëse. Tani unë them: faleminderit ‘Zot dhe Kosova’, sepse tash jemi ne ata të cilët janë në një rrëmujë. Ejani dhe na ndihmoni”, thotë Baldwin.
Filmi flet për një periudhë të pas luftës në Kosovë, e tema kryesore ka të bëjë me lindjen e një heroi aksidental, e në film luajnë edhe aktorë vendorë siç janë: Blerta Syla, Xhevdet Doda, Afrim Kasapolli, etj. / KultPlus.com
“Unë dhe Millosheviqi”, filmi i metrazhit të gjatë me skenar dhe regji të Arben Kastratit me gjithë kastën e mrekullueshme të aktorëve të njohur si: Gerard Depardieu, Sir Tony Robinson, William Baldwin, Maria Grazia Cucinotta, Nathalie Boyer, Alessandra Martines, Pamela Bowen, Xhevdet Doda, Afrim Kasapolli e të tjerë, duket se po shkon drejt një rruge përpjetë, fundi i së cilës sinjalizon për një tjetër sukses të jashtëzakonshëm të kinematografisë kosovare, shkruan KultPlus.
Nën strofullën e dramës dhe komedisë, ngjarja e filmit që ndodh në Kosovë, në Serbi, në Holandë dhe në Francë, flet për një periudhë të pasluftës në Kosovë, e tema kryesore ka të bëjë me lindjen e një heroi aksidental. E gjithë motoja “Heroi i vendit tim, është kriminel për vendin tjetër” dhe anasjelltas, ka frymëzuar edhe krijimin e personazhit kryesor.
Ky personazh, një shqiptar nga Kosova në rrethana të caktuara takon Millosheviqin dhe këto takime mes tyre shpjegohen në versione të ndryshme. “Unë dhe Millosheviqi” shpalos superioritetin e këtij personazhi ndaj Millosheviqit, pasi që ai e sheh veten si një person që ka triumfuar. Por dëshmitarë të tjerë, takimin mes tyre e shohin krejtësisht ndryshe. Është një ngjarje e filmit që ndodh në vitin 2003, atëherë kur e gjithë popullata kolektivisht ishin të lirë dhe në atë kohë kur qarkullonin dëftime nga më të ndryshme, heroi i këtij filmit po ashtu ka një dëftim të tijin që konsiderohet të jetë sa tragjik, aq edhe komik.
Mbrëmë ishin fytyrat e shumta e të famshmëve nga industria e filmit, kulturës dhe politikës që ishin bërë së bashku për të festuar një rikthim të nevojshëm për vazhdimin e këtij filmi që po ngreh vëmendje të dallueshme tashmë edhe kur së fundmi dy aktorë të tjerë të njohur kanë arritur në Kosovë.
Pas aktorëve Gerard Depardieu dhe Sir Tony Robinson që tashmë kanë përfunduar xhirimet për filmin “Unë dhe Millosheviqi”, në Kosovë ka arritur aktori i famshëm që është pjesë kastës së këtij filmi, William Baldwin si dhe aktorja e njohur italiane Maria Grazia Cucinotta.
Fillimisht ishte regjisori dhe skenaristi i këtij filmit, Arben Kastrati ai i cili për KultPlus ka shpalosur detaje të mëtutjeshme që i përkasin këtij projekti filmik.
“Tema është e rëndomtë sepse jam munduar ta shkruaj me një thjeshtësi të kapshme dhe mu këtu ndoshta ka qëndruar sekreti i skenarit dhe pse i ka pëlqyer aktorëve të filmit. Kam pasur frikë se a do ta kuptojnë fillimisht dhe a do ta kuptojnë drejt skenarin e filmit sepse tema është universale, pra kemi lindjen dhe krijimin e një heroi aksidental. Por, filmi është kuptuar shumë qartë nga ta dhe personazhet e tyre, i kanë pëlqyer mjaft shumë, andaj dhe kanë vendosur të vinë por para së të vinë, ka qenë një problem i madh sepse nuk e kanë pasur idenë së ku ndodhet Kosova e pastaj kur kanë marrë informacione për Kosovën, nuk ka qenë shumë të hijshme dhe e kanë pasur njëfarë ndjenje të refuzimit për të ardhur dhe xhiruar në Kosovë. Unë pata qejf që ata të vinin këtu për dy arsye; një sepse ngjarja ndodh këtu dhe e dyta sepse kam dashur të bëjë diplomaci kulturore për këtë vend ngase këta janë njerëz që kanë autoritet të madh në gjithë botën”, thotë Kastrati.
Sipas tij, në fund të muajit maj, është xhiruar me aktorin anglez Sir Tony Robinson, dhe ai absolutisht pati refuzuar që të vijë në Kosovë për të xhiruar por pastaj pas plot telefonatash, Kastrati ka arritur që ta bind për të ardhur por kur ai erdhi, atij i ndërroi bindja dhe Kastrati thekson se tani mund të shihet se çfarë ai ka shkruar për Kosovën dhe mbi të gjitha, duke marrë parasysh se ai është një zë i fuqishëm në botë.
“Kam dashur ta ndërtoj një personazh interesant dhe të ndërtoj lojëra rreth tij. Po besoj që kam arritur ta ndërtoj bukur, me vetë faktin që gjithë këta aktorë kanë ardhur dhe që ende aktorë më të mëdhenj do të vijnë në shtator për të xhiruar. Në mënyrë që filmi të distribuohet në Amerikë, duhet të përmbyllet njëfarë kërkese që lidhet me përqindjen e madhe e të folurit anglisht, në mënyrë që të shfaqet nëpër kinema. Kështu që, unë atë kërkesë jam ardhur për ta plotësuar dhe e kam tashmë një para-kontratë me dy distributor shumë të njohur evropianë dhe amerikanë si dhe me një platformë televizive, andaj po shpresoj që do të realizohet shumë shpejt”, thotë ai.
“Për shkak të xhirimeve të filmit, është dashur që edhe vetë të merrem me parapërgatitjet të cilat janë shumë të dhimbshme, pa asnjë mbështetje, andaj ky proces është mjaft i dhimbshëm. Në anën tjetër, kur aktorët vinë këtu mendojnë që kushtet e punës janë të larta por nuk është e tillë, por që në fund të fundit ata kanë mirëkuptim dhe e shohin vetëm produktin final. Gjithashtu, aktorët janë shumë bashkëpunues të mirë dhe shumë të këndshëm”, shpalos Kastrati.
“Mbështetja e aktorit William Baldwin këto ditë, nuk ka të paguar. Ky njeri përpos mbështetjes në film, edhe në jetë më ka dhënë një mbështetje shumë të madhe. Ne jemi duke punuar së bashku edhe për dy projektet e radhës, të cilat po shpresoj që do t’i fillojmë vitin e ardhshëm, njëra pas tjetrës.”
Ndërkaq, është hera e parë që aktori i njohur ndërkombëtarisht, William Baldwin viziton Kosovën dhe ai tashmë do të jetë në sheshxhirim për katër ditë.
“Premisën e kësaj marrëdhënieje, të lidhur me historinë këtu me Millosheviqin, me atë që ndodhi në Bosnje dhe atë që ndodhi këtu në Kosovë, e ndoqa nga afër dhe thjesht mendova se historia që tregoi Arbeni me rrotullimin që ai e futi në histori, ishte shumë ‘vrasëse’, shumë tërheqëse, për të mos përmendur edhe kastin e mrekullueshëm. Unë kurrë nuk kam qenë në rajonin e Ballkanit më parë, por vetëm disa javë më parë për herë të parë kam qenë duke punuar në Beograd, tani duke punuar këtu në Kosovë dhe ne po shikojmë peizazhin veror nga këtu dhe dua të jem më shumë këtu”, thotë Baldwin për KultPlus.
Sipas tij, filmi përmban një histori shumë humane që ai beson se do t’ju prekë zemrën e njëkohësisht do të ju bëjë që të qeshni, gjithashtu.
“Mendoj se ajo që lidh të gjithë kastin është një vepër arti që krijoi regjisori. Mendoj se arsyeja kryesore pse të gjithë na tërhoqi materiali, është kasti i mrekullueshëm që është në këtë film. Është një cilësi unifikuese që paraqitet në temën e tregimit. Unë luaj si ish-kryeprokuror i Hagës dhe ne me Marinë punojmë së bashku sepse ajo në film po bën një profil psikologjik të personazhit që unë po përpiqem të ngre akuza dhe ky personazh bëhet së shpejti një figurë heroike bazuar në takimin e tij me Sllobodan Millosheviqin”, shpalos Baldwin.
Ai tutje ka përmendur edhe kohën kur NATO ka bërë ndërhyrje në Kosovë dhe për këtë ai mendon se ka kaluar pak kohë derisa SHBA-ja ka reaguar.
“Kam qenë shumë i interesuar dhe kam ndjekur se çfarë po ndodh në politikë. Jam krenar me veprimet e NATO-s, të udhëhequra nga SHBA-ja, nëse bëhem i sinqertë mendoj se ka marrë kohë deri kanë reaguar. Kam qenë i dëshpëruar sepse kam menduar se do të duhej të ndërhynim më parë”, thotë ai.
“Më kanë thënë disa kosovarë pas luftës: ‘Faleminderit Zot dhe SHBA’. Është shumë prekëse. Tani them: faleminderit ‘Zot dhe Kosova’, sepse tash jemi ne ata të cilët janë në një rrëmujë. Ejani dhe na ndihmoni.”
Ndërsa, aktorja e njohur italaine Maria Grazia Cucinotta për KultPlus shpjegoi procesin e punës me aktorin William Baldwin.
“Ne jemi duke punuar së bashku dhe më pëlqen shumë sepse William është shumë i dobishëm pasi ne xhirojmë në anglisht që nuk është gjuha ime. Sigurisht mendoj se kur futesh vërtet në personazh, është një moment kur bënë punë jashtë dhe veprimit dhe ky veprim nuk ka të bëjë vetëm me veten, por me ndarjen e emocioneve, ndjenjave dhe mendimeve”, thotë ajo.
Sipas saj, lufta në Kosovë për të është e lehtë për t’u mbajtur mend sepse vendet tona janë kaq afër.
“Ne jemi shumë afër dhe ishte kudo në lajme, kështu që kishim kaq shumë njerëz që vinin edhe në Itali. Kur një rajon është kaq afër, ka ekzistuar gjithmonë ajo frika se diçka e tillë mund të ndodhë edhe me ne. Jam shumë e lumtur tani që gjithçka po rilind dhe është një ndjenjë e këndshme të jem këtu. Filmi është një mënyrë e shkëlqyer për të treguar atë që është tani, ky vend”, thotë Grazia Cucinotta.
“Tani e di të vërtetën time, e di realitetin.”
Shqipe Kamberi, producente e këtij filmi artistik të metrazhit të gjatë ka thënë për KultPlus se për momentin, filmi është duke u xhiruar në Prishtinë, pastaj do të rikthehen sërish në Gjirokastër për xhirime të tjera si dhe pjesa e fundit do të jetë në Holandë.
“Bëhet fjalë për një rrëfim të pasluftës në Kosovë për një njeri i cili aksidentalisht bëhet hero, pra për heroin aksidental. Skenari i mirë bën bashkë emra të mëdhenj, pra Arbeni nuk e ka pasur të vështirë t’i bind këta yje. Disa prej tyre e kanë xhiruar filmin, disa prej tyre janë ende në xhirime dhe disa nga ta do të xhirojnë më vonë, pra ata janë intriguar nga skenari i mirë dhe një pjesë e filmit veçse është mbaruar në Tiranë dhe në Gjirokastër me aktorin francez Gerard Depardieu. Ato filmime i kemi bërë para tri viteve dhe për shkak të pandemisë është dashur të ndërpriten sepse ka pasur shumë paqartësi se si do të bëhet puna. Mirëpo tash kanë rifilluar në maj të këtij viti me aktorin Sir Tony Robinson, një aktor i madh anglez dhe tash për momentin na ka ardhur një yll hollivudian William Baldwin si dhe një yll tjetër italian siç është Maria Grazia Cucinotta. Ata janë këtu në Prishtinë dhe jemi duke bërë xhirime tash e disa ditë për të vazhduar tutje me yje të tjerë, duke shpalosur kështu edhe detaje të tjera në vazhdim e sipër”, shpalos Kamberi.
Sipas saj, qëllimi kryesor është që filmi të dalë bukur dhe mirë ashtu siç është parashikuar edhe nga regjisori dhe skenaristi, Arben Kastrati.
“Unë besoj që e kemi brumin shumë të mirë dhe kemi një kastë fenomenale andaj po besoj që yje më të mëdhenj të kinematografisë ndërkombëtare nuk kanë shkelur në Kosovë më herët e sidomos në një projekt filmik. Pra, pritshmëritë tona është që filmi të del mirë dhe pastaj të ec edhe nëpër festivale në mënyrë që edhe t’i hap rrugë Kosovës sepse është e dëshmuar tashmë që Kosova prodhon filma të mirë”, përfundon ajo.
“Unë dhe Millosheviqi” pritet të mbarojë dikur rreth stinës së vjeshtës. Ndërkaq, postproduksioni do të vazhdojë në muajin nëntor, e krejt në fund do të vijë edhe radha e festivaleve, me shpresën për shumë suksese të njëpasnjëshme që potencialisht do t’i arrijë ky film. / KultPlus.com
Pas Gerard Depardieu e Sir Tony Robinson që tashmë kanë kryer xhirimet për filmin “Unë dhe Millosheviqi” me skenar dhe regji të Arben Kastratit, në Kosovë sapo ka ardhë edhe aktori tjetër i kastës së këtij filmi William Baldwin, shkruan KultPlus.
Shqipe Kamberi, producente e këtij filmi artistik të metrazhit të gjatë ka njoftuar ekskluzivisht për KultPlus se Baldwin sapo ka ardhë në Kosovë.
“Aktori i njohur ndërkombëtarisht sapo ka ardhë në Prishtinë. Ai do të jetë në sheshxhirim për katër ditë” ka thënë Shqipe Kamberi, e cila ka shtuar se në këtë film që ka realizuar xhirime në Shqipëri dhe Kosovë, po marrin pjesë aktorë të famshëm ndërkombëtarë, që është risi për kinematografinë kosovare që të përfshihen kaq shumë aktorë të njohur në një film të Kosovës.
Kamberi ka thënë se këtë kastë të mrekullueshme i ka bërë bashkë skenari i Arben Kastratit, të cilët i ka intriguar që të jenë pjesë e këtij projekti filmik, por edhe vetë Arben Kastrati që është edhe regjisor i këtij filmi.
Pas Baldwin, po këtë të diel, sipas Kamberit, në sheshxhirim do të vjen edhe aktorja e njohur Maria Grazia Cucinota.
Filmi flet për një periudhë të pas luftës në Kosovë, e tema kryesore ka të bëjë me lindjen e një heroi aksidental./ KultPlus.com