MKRS dhe UNICEF me program gjithëpërfshirës për fuqizimin ekonomik të të rinjve në Kosovë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim shefin e UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin. Ministrja Dumoshi e falënderoi, Sahinin dhe zyrën e UNICEF-it në Kosovë për rolin që kanë luajtur për lehtësimin e menaxhimit të situatës me Covid-19, si dhe vlerësoi lartë dhe angazhimin e UNICEF-it në programe të ndryshme fuqizuese për të rinjtë e Kosovës, në veçanti.

Ajo theksoi se angazhimi i të rinjve dhe infrastruktura ligjore që garanton siguri, punë e aktivizëm të të rinjve në Kosovë duhet të jetë kruciale për institucionet e Kosovës. Ndër të tjera e përgëzoi edhe për iniciativën gjithëpërfshirëse #vizapërfëmijë, e cila përmes përkrahjes dhe thirrjeve për promovimin e politikave gjithëpërfshirëse, ka kontribuar për ambient të barabartë për çdo fëmijë.

Sahini, ndërkaq, e njoftoi Ministren Dumoshi për programet e UNICEF-i të cilat fokusohen në zhvillimin e hershëm të fëmijëve, në fuqizimin e rinisë dhe të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Zyra e UNICEF-it në Kosovë që nga viti 2014 implementon programe dhe platforma për të rinj, si UPSHIFT, PODIUM, PONDER, KoVo dhe U-Report, të cilat fuqizojnë të rinjtë dhe i ndërtojnë shkathtësitë për punë dhe jetë.

Marrë parasysh situatën me Covid-19 dhe pasojat ekonomike e shoqërore që do të ketë për shoqërinë, pikë kyçe e këtij takimi ishte bashkëpunimi i mëtejmë i MKRS-së dhe UNICEF-it në lidhje me një program gjithëpërfshirës (Kosovo Generation Unlimited) për fuqizimin e rreth 10.000 të rinjve në Kosovë.

Ministrja Dumoshi u shpreh shumë pozitive dhe e lumtur që ajo si Ministre dhe MKRS do të jetë pjesë integrale e një programi të tillë, i cili e prek pikën më vitale të shoqërisë kosovare – rininë. MKRS dhe UNICEF bashkërisht në javët dhe muajt në vazhdim do të punojnë ngushtë që objektivat dhe informatat rreth këtij programi fuqizues ekonomik t’i bëjnë të çasshme për sa më shumë të rinj.

Ministrja Dumoshi dhe Sahini, u pajtuan që ky të jetë takimi i parë i cili do t’u paraprijë takimeve dhe punëtorive të tjera për bashkëpunim të mëtutjeshëm, në dizajnimin dhe jetësimin e kësaj nisme premtuese. / KultPlus.com

Në shesh vendosen 120 karroca me çanta, bëhet thirrje për përfshirje të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Gjersa gradualisht po i kthehemi normalitetit pas gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, zyra e UNICEF-it në Kosovë po bën thirrje për vëmendje më të madhe për mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në mënyrë që ata të mos lihen në karantinë për pjesën tjetër të jetës së tyre.

Instalacioni i cili do të zgjasë nga data 17 deri më 25 maj është thirrje që u bëhet vendimmarrësve, shoqërisë civile, mediave dhe sektorit privat për përfshirje më të madhe të fëmijëve që jetojnë me aftësi të kufizuara.

Murat Sahin, Shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë thekson se “sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, të gjithë fëmijët, pa dallim, kanë të drejta të barabarta. Na përket neve që t’i ndihmojmë ata që ta arrijnë potencialin e tyre të plotë. Është detyrimi ynë moral, ligjor dhe njerëzor.

Izolimi dhe distancimi shoqëror që të gjithë prej nesh po e përjetojnë në kohën e pandemisë së COVID-19 është diçka që fëmijët me aftësi të kufizuara e përjetojnë gjatë gjithë jetës së tyre. Përderisa Kosova gradualisht i kthehet normalitetit pas situatës së shkaktuar nga COVID-19, është e rëndësishme që shoqëria të ndihmojë që të përfundojë izolimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara njëherë e përgjithmonë. Një normalitet i përshtatshëm, i ri dhe më i mirë për një shoqëri gjithëpërfshirëse për të gjithë.”

Zyra e UNICEF-it në Kosovë përmes këtij instalacioni po kërkon:

  • Përshtatjen e praktikave mësimore gjithëpërfshirëse për të përmbushur nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara
  • Caktimin e një numri adekuat të asistentëve të mësimdhënësve për fëmijët me aftësi të kufizuara në nivelin parashkollor dhe në shkolla.
  • Ndarjen e një buxheti të mjaftueshëm për transport falas të fëmijëve me aftësi të kufizuara deri në objektet parashkollore dhe në shkolla.
  • Ofrimin e pajisjeve teknologjike dhe ndihmëse për të gjithë fëmijët në nivel parashkollorë dhe shkollor.
  • Përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe të familjeve të tyre në aktivitete shoqërimi dhe aktivitete sportive.
  • Qasje për të gjithë në hapësira publike, shkolla dhe biznese.

UNICEF-i do të vazhdojë të mbështesë institucionet dhe komunitetet për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me personat dhe fëmijët me aftësi të kufizuara, duke përfshirë këtu përmirësimin e ligjeve, ofrimin e shërbimeve me bazë në komunitet, stimujve dhe ndihmave sociale në para të gatshme në mënyrë që të drejtat e tyre të përmbushen.

Karrocat janë siguruar nga organizata HANDIKOS në Prishtinë. / KultPlus.com

UNICEF sjell edhe 1.5 ton pajisje mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë

Sot, ka mbërritur në Prishtinë dërgesa e dytë me furnizime e UNICEF-it përfshirë 1.5 ton pajisje profesionale mbrojtëse (8,900 mantele kirurgjike) për ta mbështetur reagimin e sistemeve shëndetësore ndaj pandemisë së koronavirusit.

Që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit, UNICEF-i ka ofruar 36,200 dorëza, 33,600 maska ​​kirurgjike, 2,700 maska ​​me mbushje tëdendur, 1000 kominoshe për mbrojtje, 17,860mantele, 2,800 përparëse mbrojtëse si dhe 81 termometer infra red kliniksi mbështetje për reagimin e Kosovës ndaj pandemisë, njofton Klan Kosova.

Dhjetë përqind e këtyre furnizimeve janë dorëzuar në Spitalin në Mitrovicën e Veriut dhe në atë në Graçanicë.

Mbështetja e sotme është mundësuar si pjesë e programit të UNICEF-it për Vizitat në Shtëpiqë financohet nga Qeveria e Luksemburgut.

Gjatë katër viteve të kaluara, ky program e ka mbështetur shtrirjen e sistemeve shëndetësore tek më shumë se 35,000 fëmijë dhe 15,000 gra shtatzëna.

Si reagim ndaj COVID-19, Zyra e Luksemburgut në partneritet me UNICEF-in do të vazhdojë të ofrojë pajisje personale mbrojtëse shtesë për punonjësit shëndetësorë të vijës së parë. Dërgesat tjera në kuadër të kësaj linje përfshijnë (40 koncentrues oksigjeni, etj).

Shefi i zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin tha se “Zyra e UNICEF-it në Kosovë do të vazhdojë t’i mbështesë institucionet dhe komunitetet në tërë Kosovën për t’i kapërcyer sfidat që janë paraqitur si pasojë e COVID-19. Ne e dimë se fëmijët dhe të rinjtë vuajnë në mënyrë disproporcionale nga COVID-19. Gjersa vazhdojmë të ofrojmë furnizime që shpëtojnë jetë përmes mbështetjes bujare të donatorëve tanë përfshirë këtu Qeverinë e Luksemburgut, ne do t’i përmirësojmë programet në mënyrë që çdo fëmijë dhe i ri të ndihmohet me planet e reagimit dhe rikuperimit ndaj COVID-19”.

73-vjetori i themelimit të UNICEF-it, Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët

UNICEF-i është organizatë bamirëse ndërkombëtare me seli në qytetin e Nju-Jorkut. Kjo organizatë ofroi ndihmë humanitare dhe zhvillimore afatgjate për fëmijët dhe nënat nëpër vendet në zhvillim, shkruan KultPlus.

Asambleja e Pëgjithshme e Kombeve të Bashkuara e krijoi UNICEF-in me datën 11 dhjetor të vitit 1946, si sigurim i urgjencës dhe kujtesit shëndetësor të fëmijëve në vendet që ishin shkattërruar nga Lufta e Dytë Botërore.

Organizata UNICEF, u shtri në mbi 390 vende dhe territore të ndryshme. Ajo dha çmimin Nobel për Paqen në vitin 1965 si dhe Princin e Asturias në vitin 2006.

Programet e UNICEF-it mbështeten në kontributet nga qeveritë dhe donatorët privatë si dhe nga donatorët privatë.

Vetëm në vitin 2008 të ardhurat totale të UNICEF-it ishin $ 3372540239. /KultPlus.com

UNICEF, me instalacion për fëmijët që kanë vdekur në konflikte gjatë viti 2018

Teksa fëmijët në shumë pjesë të botës kthehen në shkollë, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) ka realizuar një instalacion këtë të Dielë me 3,758 çanta shkollore të shpinës si gur themel për të ilustruar shakllën e madhe të vdekjeve të fëmijëve në konflikt në vitin 2018, si dhe thirrjen për mbrojtje më të madhe e fëmijëve që jetojnë në konflikt.

Përndryshe, UNICEF është e njohur për organizime dhe fushata të ndryshme në mbrojtje të të Drejtave të Njeriut dhe në veçanti të fëmijëve. UNICEF, ka kohë që aktivitetin e saj e ushtron edhe në Kosovë me ç’rast ka kontribuar shumë me aktivitetet të ndryshme për fëmijë dhe grupe të tjera të margjinalizuara./KultPlus.com

UNICEF: Në Kosovë rreth 38.000 fëmijë më aftësi të kufizuar nuk e vijojnë shkollimin

Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) vlerëson se rreth 38.000 fëmijë me aftësi të kufizuara në Kosovë, nuk do të vijojnë mësimin më 1 shtator.

Nga gjithsej, 43.000 fëmijë me aftësi të kufizuara, sa vlerësohet të jenë në Kosovë, vetëm 5.300 prej tyre vijojnë mësimet në shkollat e rregullta, thotë organizata.

“Meqenëse arsimi ndërlidhet ngushtë me vende më të mira pune, jetë të shëndetshme, siguri sociale dhe ekonomike dhe mundësi për pjesëmarrje të plotë në shoqëri, ne e dimë që fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilëve iu mohohet e drejta për arsim, kanë gjasa të përjashtohen edhe nga shoqëria”, thuhet në një komunikatë të UNICEF-it.

Organizata thotë se “pavarësisht ndërtimit të vazhdueshëm të objekteve shkollore që janë të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara, një grup i konsiderueshëm i objekteve të vjetra pa tualete të duhura, me laboratorë në katin e dytë dhe pa pjerrina, mbeten pengesë për realizimin e të drejtës për arsim të fëmijëve me aftësi të kufizuara”.

Shefi i Zyrës së UNICEF në Prishtinë, Murat Sahin, i ftoi institucionet e Kosovës që të ndajnë burime të mjaftueshme për punësimin dhe trajnimin e më shumë mësimdhënësve dhe asistentëve, duke ofruar mbështetje shtesë për pajisje dhe hapësira të specializuara dhe përfundimisht duke lehtësuar hyrjen e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës.

UNICEF-i ka zhvilluar një anketim me më shumë se 5.000 të rinjë nga e gjithë Kosova mbi perceptimin e tyre për bërjen e arsimit të qasshëm dhe gjithëpërfshirës për fëmijët.

“59 përqind e të rinjve u përgjigjen se: shoqëria në Kosovë përgjithësisht nuk është gjithëpërfshirëse. Po ashtu, 39 përqind e të rinjve identifikuan mentalitetin përjashtues të shoqërisë si barriera më e madhe për gjithëpërfshirjen”, thuhet në komunikatën e UNICEF-it. / KultPlus.com

Rita Ora për vizitën e fundit në Kosovë: Pash vende që ishin më keq seç prisja

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora u kthye në Kosovë pak javë më parë me UNICEF-in për të vizituar familjet e varfra.

Në një intervistë për “The Sun”, Rita tha se u kthye në vendlindje për të parë një anë tjetër të Kosovës

Rita u shpreh se vizitoi vende që nuk kishte qenë asnjëherë dhe ishin më keq seç i priste.

“Unë u ktheva në vendin tim bashkë me UNICEF-in sepse nuk kisha qenë aty për disa kohë. Dhe nuk kisha qenë në ato vende ku shkova, e që ishin më keq seç e prisja. Vizitova shtëpi dhe fëmijë që nuk janë të arsimuar – dhe nëna të reja. Shkova atje për të parë se çfarë bën UNICEF-i sepse ndonjëherë ti nuk i sheh fare rezultatet”, deklaroi Rira Ora.

Ndërsa këngëtarja theksoi edhe njëherë faktin se është shumë e bekuar që ju dha mundësia të jetonte në Britani.

“Ishte shumë emocionale kjo vizitë dhe më bëri të mendoja, ‘E dini çfarë, jam shumë e bekuar dhe shumë mirënjohje që isha në gjendje të vija në Britani të Madhe dhe të realizoja ëndrrat e mia – dhe të prindërve të mi”, potencoi Rita Ora në fund.

Ajo në këtë intervistë foli edhe për jetën private duke theksuar se në shumë raste mediat kanë spekuluar për lidhjet e saj të dashurisë, por që s’kanë qenë të vërteta.

Pas ndarjes nga aktori i “Spider-Man”, Andrew Garfield në muajin mars, ajo theu heshtjen duke thënë se edhe për një kohë të gjatë nuk dëshiron të ketë mashkull në jetën e saj.

“E kam shumë të vështirë të dal me dikë. Por nëse është shumë e vështirë, atëherë e konfirmon atë se nuk është koha e duhur për një hap të tillë. Më lidhin me çdo mashkull me të cilin dal. Por, t’ju them të drejtën, në këtë moment një lidhje dashurie nuk është në prioritetet e mia. Por as që dua ta lë për shumë vonë, sepse vërtet dua të kem një familje shumë të madhe në të ardhmen”, deklaroi Ora.

“E di se njerëzit kanë thënë se ka diçka mes meje e Liam Payne – dhe ai është një prej njerëzve më të mirë që kam takuar ndonjëherë – por jemi bërë miq shumë të afërt. Është e pazakontë të shohësh një djalë e një vajzë si miq të afërt dhe është e pazakontë që dy njerëz të famshëm të kenë një lidhje dhe të mos jenë në lidhje dashurie”, potencoi Rita Ora. / KultPlus.com

Dua Lipa me mision bamirës me UNICEF-in në Liban: Ishte një përvojë emocionuese por shpresëdhënëse

Ishte Rita Ora e cila para një jave si pjesë e një misioni bamirësie me ‘UNICEF’-in erdhi në Kosovë për një qëndrim tre ditorë.

Por, tashmë me një mision të tillë është përshirë edhe Dua Lipa.

Lipa ka treguar se tri ditët e fundit i ka kaluar në Liban me shumë fëmijë refugjatë.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare përmes disa postimeve në Instagram ka treguar rreth aktivitetit të saj në bashkëpunim me UNICEF.

https://www.instagram.com/p/BwRinecFtFY/

Në këtë udhëtim tre ditor, ajo së bashku me UNICEF organizuan shumë aktivitete zbavitëse me fëmijët dhe ju erdhën në ndihmë atyre duke dëgjuar rrëfimet dhe kërkesat e tyre.

Këtë eksperiencë ajo e ka cilësuar si shumë emocionale pasi kanë arritur të shohin buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve.

“Unë kam pasur eksperiencën më të madhe gjatë qëndrimit në Lebanon, tri ditët e fundit, duke takuar fëmijë në vendbanime refugjate dhe trajnimin e të rinjve dhe programet e ndërtimit të aftësive. Unë në veçanti dëshiroi të flas për refugjatët pasi ndjej që kam një lidhje personale kur shoh njerëz të përshtaten me çdo rrethanë për të cilën janë futur për shkak të konflikteve. Asnjë familje ose fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia. Të gjithë kanë ëndrra. Ata të gjithë e meritojnë barazinë dhe një vend për të qenë në gjendje të jetojnë, të mësojnë dhe të arrijnë potencial të plotë. Unë gjithmonë besoj tek fëmijët pasi ata janë e ardhmja jonë dhe ne duhet të kujdesemi për ta. Ishte një përvojë emocionuese por shpresëdhënëse, pasi këta fëmijë ende qeshin. Unë i kam përjetuar të gjitha aktivitetet dhe mundësit që UNICEF u jep të rinjve që kanë mbetur pa shtëpi për shkak të luftës në Siri dhe është mirë të shohim se këta fëmijë kanë një komunitet ku ndihen të sigurt dhe të mbrojtur”, ka shkruar Lipa. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BwRifULFzSH/

Dua Lipa në mesin e shumë yjeve në videon e UNICEF-it për të Drejtat e Fëmijëve

20 nëntori shënohet si Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, ditë në të cilën synohet të promovohet mirëqenia e fëmijëve kudo në botë. Me këtë rast UNICEF-i organizoi një peticion “Go Blue” përmes së cilit iu bëhet thirrje liderëve botërorë të vendosin fëmijët në krye të agjendës.

Përveç Duas, Aktorja e njohur Millie Bobby Brown u bashkua me ambasadorët, aktorin e njohur britanez, Orlando Bloom, aktorin e njohur të filmit “Taken”, Liam Nesson, Lilly Singh, blogere dhe artistët Blue Man Group. Në videon e realizuar, pjesëmarrëse është edhe këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Ajo shpërndu këtë video në llogarinë e saj, ku ka shkruar: “Çdo ditë të drejtat e fëmijëve mohohen në çdo vend të botës.

Në Ditën Botërore të Fëmijëve iu bëjmë thirrje liderëve botërorë t’i vendosin fëmijët në krye të agjendës”. Videoja e shkurtër shfaq yllin 14-vjeçar që ndryshoi emrin e saj Millie Bobby “Blue” për të shënuar eventin – “Go Blue”. Përveç ekipit të saj, Millie iu bën thirrje edhe personave të tjerë t’i bashkohen peticionit, duke u veshur ose përdorur ngjyrën e kaltër si përkrahje për Të Drejtat e Fëmijëve.

Millie Bobby Brown tha se Dita Botërore e Fëmijëve bart mesazh serioz. “Është dita kur fëmijët inkurajohen të flasin se çka është e rëndësishme për ta si; edukimi, siguria, hapësira për të luajtur dhe për të mësuar dhe hapësira pozitive”, dhe shtoi se duke e përkrahur këtë iniciativë i kërkojmë botës të krijojë një të ardhme të ndritshme për fëmijët, transmeton rtv21.tv. Siç tregon storia, shikuesit i shohin yjet derisa i përgjigjen thirrjes së Millie.

Liam Nesson gatuan cupcake të kaltërta përderisa e ripërsërit skenën e famshme të filmit “Taken”, Dua Lipa është në studio duke e riincizuar tekstin e hitit të saj “Be The One”, Orlando Bloom është në xhirime me emrin e tij Orlando “Bluem” dhe Lilly Singh është në shtëpi duke përgatitur pije(smoothie) të kaltër./ KultPlus.com

Rita mori gjithë vëmendjen, Nicole dhe Emily renditen pas saj për dukjen më të bukur në eventin e UNICEF-it

Yje të mëdha botërore janë paraqitur në evenimentin e njohur si “UNICEF Summer Gala” në Porto Cerva të Italisë që u zhvillua të premten mbrëma.

Spektaklin e vodhi Rita Ora, e cila kishte veshur një fustan shumëngjyrësh, që vinte në pah bukurinë e saj.

Kolegia e saj 40-vjeçare, Nicole Scherzinger, ishte ndër yjet tjera që janë vlerësuar për veshjen në këtë ndejë.

Sa u përket modeleve, ajo që shkëlqeu ishte Emily Ratajkowski, e cila kishte veshur një fustan të zi.

Më pas, Rita Ora kishte veshur një fustan të bardhë për të interpretuar në skenë, shkuran Telegrafi.