Kryeministri Kurti: Rektorit Statovci i kemi shumë borxh, lartësoi Universitetin

Sot bëhen 26 vite nga protesta më e madhe studentore e vitit 1997, e organizuar nga Unioni i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Prishtinës. Protestat i kishte mbështetur edhe rektori i atëhershëm i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci.

Kryeministri Albin Kurti, në këtë përvjetor së bashku me disa nga organizatorë të kësaj proteste, Bujar Dugollin, Driton Lajqin e të tjerë, kanë bërë homazhe te varri i profesorit Ejup Statovci. Kurti ka  vlerësuar lartë figurën e profesor Statovcit

“Erdhëm të varri i profesorit Statovci, që ishte rektor për 6 vite ku Universiteti u ringjall teksa udhëhiqej me rezistencë të atëhershëm. Vendosem lule të freskëta në nderim të profesorit që i kemi aq shumë borxh, i cili Universitetin e lartësoi në aspektin ndërkombëtarë dhe politiko- shoqëror.”, deklaroi kryeministri Kurti./RTK/KultPlus.com

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Masterit të Psikologjisë në UP i shtohet edhe një program i ri

Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, në nivelin master i është shtuar edhe një program i ri studimi, master në Psikologji Klinike dhe Komuniteti, shkruan KultPlus.

Sipas një njoftimi nga Universiteti i Prishtinës, misioni i këtij programi është adekuate për të ushtruar profesionin e psikologut klinik dhe të komunitetit.

“Profilet do të dalin jashtë formimit tradicional formal të psikologjisë klinike dhe do të shkojnë përtej punës komunitare, në mënyrë që parandalimi dhe intervenimi të shkrihen natyrshëm në kompetencat e kuadrove profesionale që do të përgatiten”, thuhet në njoftimin e Universitetit.

Ky program do të bëj studimin e ndryshimeve pozitive për njerëzit dhe grupet e cenueshme dhe të margjinalizuara, ku fokusi nuk është vetëm tek individi, por edhe te ndikimi i faktorëve shoqërorë në jetën e tyre.

Programi në parim është program akademik shkencor me një pjesë të konsiderueshme të punës praktike. Programi synon të edukojë psikologë që janë të gatshëm të kontribuojnë në shkolla, qendra të shëndetit mendor, organizata dhe qendra për punë sociale, si dhe në komunitetin e gjerë.

Përmes njoftimit, Universiteti i Prishtinës ka njoftuar të gjithë të rinjtë të interesuar për studime në fushën e psikologjisë klinike dhe komunitetit, se së  shpejti mund të aplikojnë në programin e ri të UP-së. /KultPlus.com

Publikohet lista me universitetet më të mira në botë: 5 nga 10 janë në Europë

Universitetet europiane dhe të Amerikës së Veriut dominojnë renditjen botërore të QS 2024. Europa ka marrë gjysmën e vendeve të para në top 10.

Lista vjetore bazohet në analizën e 17.5 milionë punimeve akademike dhe mendimet e ekspertëve të mbi 240,000 fakulteteve akademike dhe punëdhënësve nga e gjithë bota.


The Massachusetts Institute of Technology (MIT) në Cambridge, SHBA,  siguroi vendin e parë me një rezultat të përgjithshëm prej 100 pikë për të 12-tin vit radhazi.

The University of Cambridge në Mbretërinë e Bashkuar renditet në vendin e dytë me 99.2 pikë, ndërsa rivali lokal, University of Oxford qëndron në vendin e tretë me 98.9 pikë.

10 universitetet më të mira në botë

1. The Massachusetts Institute of Technology (SHBA)

2. The University of Cambridge (Mbretëri e Bashkuar)

3. University of Oxford (Mbretëri e Bashkuar)

4. Harvard University (SHBA)

5. Stanford University (SHBA)

6. Imperial College London (Mbretëri e Bashkuar)

7. ETH Zurich (Zvicër)/ KultPlus.com

66 vjet më parë u aprovua pojektdekreti mbi krijimin e Universitetit Shtetëror të Tiranës

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se më 30 maj 1957, Këshilli i Ministrave aprovoi projektdekretin mbi “krijimin e Universitetit Shtetëror të Tiranës”.

Në mbledhjen e kësaj date, qeveria vendosi emërimin e Zija Këlliçit si rektor të USHT-së, të Kolë Paparistos si zëvendësrektor për anën shkencore dhe të Hasan Dumës si zëvendësrektor për anën mësimore. Ky vendim do të hynte në fuqi më 1 qershor.

Sipas projektdekretit, USHT do të përbëhej nga 6 fakultete: Fakulteti i Histori-Filologjisë, Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Inxhinierisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Fakulteti i Mjekësisë.

Vendimi përcaktonte që më 1 qershor, USHT-së t’i kalonin kuadrot dhe mjetet materiale e financiare./atsh/KultPlus.com

UP-ja, për herë të parë, do të ndajë bursa për studentët e nivelit master dhe të doktoratës

Për herë të parë, Universiteti i Prishtinës, nga ky vit akademik, do të ndajë bursa për studentët e nivelit master dhe ata të doktoratës.

Ky vendim u mor nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur më 13 prill 2023 dhe i njëjti është propozuar edhe si pikë e veprimit në planin e punës të rektorit, prof. Qerim Qerimi.

Bursat ndahen për rezultatet e arritura gjatë vitit akademik dhe paraqesin një lehtësi shtesë për studentët tanë, duke synuar njëherësh stimulimin e kërkimit shkencor, ndërtimin e kapaciteteve kërkimore për të ardhmen, si dhe motivimin e tyre.

Për kriteret e konkursit dhe mënyrën e aplikimit, ju lutëm të klikoni konkurset më poshtë:
Konkursi për bursa për studimet master
Konkursi për bursa për studimet e doktoratës. / KultPlus.com

Universitetet në SHBA: Ka mungesë të literaturës shqipe, universiteti i Tiranës dhe Prishtinës nuk i janë përgjigjur thirrjes për bashkëpunim

Shkrimtari Jusuf Buxhovi, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një sërë takimesh në disa prej universiteteve shtetërore si në Çikago, Viskonsin, Teksas, prej ku edhe ka bërë të ditur se udhëheqësit  e këtyre universiteteve kanë thënë se ka mungesë të literaturës së autorëve shqiptarë në këto universitete, e po ashtu edhe mungesë ‘të pamjes’ historike të shqiptarëve, përcjellë KultPlus.

“Edhe gjatë këtyre bisedave, profesorët amerikanë theksuan mungesën e veprave të autorëve shqiptarë dhe pasojat për ndriçimin objektiv të pamjes historike të shqiptarëve në kuadër të studimeve të Europës Juglindore, e cila të shumtën formulohet nga sllavisët ose autorët me pikëpamje të ngjashme nga rajoni.”, ka bërë të ditur Buxhovi përmes një postimi në Facebook.

Përkundër thirrjes së universiteteve amerikane për të pasur bashkëpunim ndërsjellë shkencor me universtietet e Tiranës dhe Prishtinës, këto të fundit nuk i janë përgjigjur thirrjes.

“Prof. Brennan tha se disa herë u është drejtuar universiteteve në Tiranë dhe Prishtinë për literaturën përkatëse si dhe bashkëpunim të ndërsjellë shkencor, por nuk ka marrë përgjigje.

Edhe në Qendrën për Studime Ndërkombëtare të Universitetit Shtetëror të Teksasit San Marcos, historiani Denis J. Dunn ngriti çështjen e mungesës së literaturës së autorëve shqiptarë në këtë institut edhe përkundër kërkesës zyrtate përbashkëpunim të ndërsjellë, që u është drejtuar Tiranës dhe Prishtinës për bashkëpunim profesional dhe shkëmbim të literaturës shkencore.”, ka shkruar Buxhovi.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Buxhovit në Facebook:

Pas pritjeve në universitetet shtetërore në Çikago dhe Viskonsin, takimet e ngjashme vazhduan edhe në universitetet më të njohura të shtetit të Teksasit: në Austin (The University of Texas AT Austin) si dhe Universitetin Shetëror San Markos (Texas State University San Marcos).

Në Universitetin e Teksasit në Austin, u zhvillua një bisedë me profesor Paul Rascoe, drejtues i departamentit të informatikës dhe të sistemit librar. Ndërsa në Universitetin Shtetëror të Teksasit San Marcos, në Katedrën e Historisë si dhe në Qendrën për studime ndërkombëtare me Prof, Mary C. Brennan, shefe e Katedrës së Historisë.

Edhe gjatë këtyre bisedave, profesorët amerikanë theksuan mungesën e veprave të autorëve shqiptarë dhe pasojat për ndriçimin objektiv të pamjes historike të shqiptarëve në kuadër të studimeve të Europës Juglindore, e cila të shumtën formulohet nga sllavisët ose autorët me pikëpamje të ngjashme nga rajoni.

Prof. Brennan tha se disa herë u është drejtuar universiteteve në Tiranë dhe Prishtinë për literaturën përkatëse si dhe bashkëpunim të ndërsjellë shkencor, por nuk ka marrë përgjigje.

“Presim që Kosova në anglisht t’ua hapë rrugën veprave të autorëve shqiptarë në universitetin tonë, në mënyrë që të konkurrojnë me të ngjashmet që kemi”.

Edhe në Qendrën për Studime Ndërkombëtare të Universitetit Shtetëror të Teksasit San Marcos, historiani Denis J. Dunn ngriti çështjen e mungesës së literaturës së autorëve shqiptarë në këtë institut edhe përkundër kërkesës zyrtate përbashkëpunim të ndërsjellë, që u është drejtuar Tiranës dhe Prishtinës për bashkëpunim profesional dhe shkëmbim të literaturës shkencore./KultPlus.com

Laura Bassi, gruaja e parë që u ulë në katedrën e një universiteti

Duket se, megjithë ndërgjegjësimin e treguar në zgjedhjet e saj, Bassi nuk u shpreh kurrë qartë për çështjen e emancipimit të grave në letërsi dhe akademi. Pavarësisht nga atribuimi i disa komenteve për këtë, duket se ajo në përgjithësi preferoi të shmangte sa më shumë të ishte e mundur konsideratën e të qenit grua si një kusht i një natyre të jashtëzakonshme

Mjafton të kujtojmë se vetëm 17% e grave të regjistruara në Universitetin Italian ndjekin një fakultet shkencor. Që nga viti 1903, kur Marie Curie ishte gruaja e parë që fitoi Çmimin Nobel në Fizikë, ka qenë 17 laureatë të Nobelit në të njëjtën disiplinë (572 burra). Globalisht, gratë përbëjnë vetëm 28% të studiuesve në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë). Këto të dhëna nxjerrin në pah qëndrueshmërinë e një boshllëku të madh gjinor në lëndët shkencore. Pavarësisht hapave të pjesshëm drejt një përfshirjeje më të madhe, dhe megjithëse disa studime të Institutit Evropian për Barazi Gjinore tregojnë se një kontribut më i madh i grave në fushën studiomore STEM do të rezultojë në progres ekonomik dhe shoqëror, shkencat ende duket të mbeten një hapësirë mbizotëruese nga burrat.

Për tu kthyer e për të parë në zemrën e gjërave ose për ta thënë si Carlo Levi, “E ardhmja ka një zemër antike” dhe e tashmja nuk bën përjashtim në këtë kuptim. Laura Bassi, historia e së cilës është rizbuluar kohët e fundit, gjithashtu falë kontributit të çmuar të Marta Cavazza-s, ishte gruaja e parë në botë që zuri një karrige në katedrën e një universiteti. Përveç kësaj kishte një diplomë në filozofi dhe ka punuar si “profesore” universiteti nga 1732 në Bolonjë, në 1745 ajo u bashkua me Akademinë Benedictine, dhe në 1776 ajo themeloi kurset e para të Fizikës Eksperimentale në Institutin e Shkencave.

Në një botë shoviniste mashkullore, ajo e shkencave dhe akademive të shekullit XVIII, gratë nuk lejoheshin. “Një grua që njeh fizikën e Njutonit ose gjeometrinë analitike karteziane nuk do t’i bindet më burrit të saj dhe nuk mund të jetë një grua e mirë, ajo do të neglizhojë detyrat shtëpiake dhe nuk do të jetë një nikoqire e mirë, ajo do të lërë fëmijët e saj në duar mercenare dhe për këtë arsye do të jetë një nënë e keqe”, shkruan Cavazza. Megjithatë Bassi, grua dhe nënë, ishte duke provuar në jetën e saj të kundërtën. Figura e saj e parë midis grave në shkencë është bërë pothuajse mitologjike, në kuptimin klasik të termit. Laura Bassi, Hypatia e shekullit të 18-të, ka qenë një model që frymëzoi të gjitha shkencëtaret femra që e pasuan. Ndër “strategjitë” e miratuara nga Bassi për të realizuar ambiciet e saj në fushën akademike, pavarësisht nga vështirësitë që patjetër të jesh grua, Cavazza tregon për zgjedhjen e saj për t’u martuar. Ose më saktë, zgjedhja e mirë-konsideruar e burrit. Giuseppe Veratti, doktor dhe profesor i fizikës, një shoqërues që nuk është urzupues për karrierën e gruas së tij. Në këtë mënyrë, ndër të tjera, futet tema e bashkëpunimit, e afërsisë që mund të krijohet midis grave dhe burrave në ndërtimin e një ambienti më njehsues.

Duket se, megjithë ndërgjegjësimin e treguar në zgjedhjet e saj, Bassi nuk u shpreh kurrë qartë për çështjen e emancipimit të grave në letërsi dhe akademi. Pavarësisht nga atribuimi i disa komenteve për këtë, duket se ajo në përgjithësi preferoi të shmangte sa më shumë të ishte e mundur konsideratën e të qenit grua si një kusht i një natyre të jashtëzakonshme. Shumë më tepër sesa fjalët e saj, ishte në të vërtetë jeta dhe historia e saj që ofroi një frymëzim dhe një shembull për brezat pasardhës. Leximi i saj çon në një dëshirë për të rizbuluar të gjitha gratë që jetuan si ajo duke zgjedhur të mos flasin hapur, duke luftuar një revolucion të heshtur dhe pa vendosur një precedent të një rëndësie më të vogël.

BIOGRAFIA

Laura Bassi, e lindur në Bolonjë më 29 tetor 1711, ishte e diplomuara e dytë në Evropë. E formuar në shumë lëndë (biologji, matematikë, logjikë, filozofi, latinisht, greqisht dhe frëngjisht, auto-didakte), ajo u pranua në 1732 në Akademinë e Shkencave. Në të njëjtin vit ajo diskutoi dy teza në Universitetin e Bolonjës, duke marrë një karrige nderi të filozofisë për 500 lireta në vit, por ajo mund të jepte mësim vetëm në raste të caktuara. Çdo vit, Bassi i jepte disertacione Akademisë së Shkencave për temat nga më të ndryshmet. Falë autoritetit të saj shkencor, në 1776 asaj iu caktua pozita e profesores së fizikës eksperimentale në Institutin e Shkencave të Universitetit të Bolonjës. /konica/ KultPlus.com