Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.

Në fokus të memorandumit është promovimi i aktiviteteve edukative dhe kërkimore.

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, i përfaqësuar nga drejtoresha, dr. Etleva Demollari dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, i përfaqësuar nga dekania, prof. dr. Esmeralda Kromidha nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit nëpërmjet të cilit, të dy palët ranë dakord për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta me fokus promovimin e aktiviteteve edukative dhe kërkimore.

Llojet e bashkëpunimit të parashikuara nga Memorandumi i Bashkëpunimit përfshijnë: ofrimin e praktikave mësimore për studentët, projekte kërkimore dhe aktivitete shkencore të përbashkëta si seminare, leksione, konferenca. / KultPlus.com

Vepra e shkrimtarit nga Gjirokastra në fokusin e aktivitetit “Kadare në letrat botërore”

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës në 85 vjetorin e lindjes së shkrimtarit, Ismail Kadare organizoi një aktivitet për të, shkruan KultPlus.

Me temën “Kadare në letrat botërore”, u diskutua dhe vlerësua vepra e shkrimtarit nga Gjirokastra, i cili arriti të kthej sytë e botës në Shqipëri nëpërmjet fjalës së tij të shkruar.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte ministrja për Kulturë, Elva Margariti, Drejtoresha e QKLL Alda Bardhyli, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, botuesi i veprës së Kadaresë, Bujar Hudhri dhe shumë profesorë të tjerë.

Ismail Kadare është vlerësuar e përkthyer në qarqe ndërkombëtare. / KultPlus.com