Raporti i Progresit 2023 nga Komisioni Evropian ka sjellë një lajm të mrekullueshëm për Kosovën dhe për UNI – Universum International College, i cili është renditur si institucioni numër një në Ballkanin Perëndimor për dërgimin e studentëve jashtë vendit në kuadër të programit Erasmus+, me bursë të plotë semestrale.
Kapitulli 25 i këtij raporti ka shënuar një vlerësim të jashtëzakonshëm për arritjet e Kosovës në këtë program, duke theksuar suksesin e madh të UNI në organizimin e shkëmbimeve studentore me vendet evropiane. Në vitin 2023, UNI ka arritur një numër rekord të shkëmbimeve, duke realizuar 407 shkëmbime studentore.
Kjo arritje do të thotë jo vetëm, rritje e mundësive për studentët e Kosovës, por edhe një pozicionim të fortë të UNI – Universum International College si lider në programet ndërkombëtare të arsimit. Suksesi i realizuar në Erasmus+ përfaqëson një hap të madh përpara për arsimimin e studentëve kosovarë, duke u ofruar mundësi për t’u njohur me sisteme të ndryshme arsimore dhe për t’u angazhuar në eksperienca që ndikojnë në zhvillimin personal dhe profesional të tyre.
UNI – Universum International College, i njohur për angazhimin e tij të vazhdueshëm në avancimin e mundësive për studentët e tij, ka forcuar pozitën e tij si lider i dërgimit të studentëve në shkëmbime ndërkombëtare. Kjo arritje është një pasqyrë e angazhimit të universitetit për t’u ofruar studentëve mundësi që përmirësojnë kualifikimet dhe i hapin dyer për karrierë ndërkombëtare.
Erasmus+ ka qenë dhe mbetet një mundësi thelbësore për zhvillimin e edukimit dhe integrimin e vendeve të Ballkanit në arsimimin ndërkombëtar. Me këtë sukses, UNI dëshmon se është institucioni i duhur për të udhëhequr studentët e Kosovës dhe për t’i ofruar atyre mundësi që ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje të ndritur, si në nivel lokal ashtu edhe në atë global.
Apliko KËTU për studime në #UNI dhe fillo rrugëtimin tënd akademik ndërkombëtar.
Për më shumë informata rreth bursave ndërkombëtare kontakto +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në facebook dhe instagram. /KultPlus.com