Studio Kozmetologji në UNI-Universum International College, programi i vetëm i akredituar në Kosovë

Universum International College, i fuqizuar nga Arizona State University, universiteti më i madh publik dhe nr. #1 në SHBA për inovacion, vazhdon të zgjerojë numrin e programeve të akredituara për studime.

Programi më i ri UNIK në Bachelor në UNI-Universum International College është Kozmetologji. 

Programi i Kozmetologjisë është projektuar për të ofruar mundësi të avancuara dhe të specializuara për studentët që kërkojnë karrierë në fushën e kozmetologjisë dhe estetikës.

Programi i Kozmetologjisë në UNI është i veçantë për faktin se është i vetmi program BA i akredituar i Kozmetologjisë në Kosovë. Ky program ofron një edukim të avancuar në kozmetikë dhe estetikë, duke përfshirë teknika moderne për kujdesin e lëkurës dhe trupit.

Studentët do të mësojnë përdorimin e teknologjive dhe produkteve të fundit, duke përgatitur ata për një karrierë të suksesshme në industrinë e bukurisë. 

PSE TË STUDIONI BA Kozmetologji në UNI?

  • Studime me Standarde Amerikane
  • Praktikë Profesionale dhe Punësim
  • Diplomë të dyfishtë & të fuqizuar nga Arizona State University
  • Qasje në kurrikulën e Arizona State University

E veçanta e këtij programi është që përmes tij mund të licensoni qendrën tuaj të estetikës.

Akreditimi i programit BA në Kozmetologji thekson angazhimin e Universum International College për të ofruar mundësi të avancuara dhe për të përmbushur nevojat e tregut të punës.

Studentët e regjistruar në këto programe do të ketë mundësinë të përfitojnë nga një edukim të klasit botëror dhe të zhvillojë aftësi të specializuara për sukses në këto fusha profesionale.

UNI-Universum International College vazhdon të investojë në ofrimin e mundësive të shkëlqyera edukative dhe të mbështesë zhvillimin profesional të studentëve UNIK duke i mundësuar atyre të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë dhe industrisë në tërësi.

Regjistrimet kanë filluar dhe vendet janë të limituara! Regjistrohu Online këtu!  Mos e humbisni mundësinë për të krijuar suksesin tuaj me edukim amerikan, të fuqizuar nga Arizona State University, universiteti më i madh publik dhe nr. #1 në SHBA për inovacion.

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

Nga Turqia në UNI, studentja ndërkombëtare tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College fuqizuar nga Arizona State University

Universum International College, i fuqizuar nga Arizona State University – universiteti më i madh publik dhe nr. #1 në SHBA për inovacion  vazhdon të ofrojë mundësi të jashtëzakonshme për studentët ndërkombëtarë.

Këtë vit, UNI-të iu bashkua një gjeneratë e re studentësh ndërkombëtar që morën diploma të dyfishtë nga Arizona State University dhe UNI-Universum International College. Një ndër to është studentja Ozlem Erdem, e cila ka ndarë përvojën e saj të veçantë akademike në UNI.

Ozlem Erdem është studente ndërkombëtare e cila u diplomua në programin Juridik të UNI-Universum International College.

Gjatë ceremonisë së diplomimit, Ozlemi tregon për përvojën e saj akademike në UNI dhe thotë se përvoja e saj ka qenë shumë e pasur dhe e ndryshme nga çdo institucion tjetër që ka ndjekur. 

“Unë jam studente në UNI në departamentin Juridik, ku kam përfituar përvojë dhe mësime të jashtëzakonshme, duke filluar nga profesorët e deri tek studentët.” thotë Ozlemi.

Përveç ndihmës nga profesorët e kualifikuar, Ozlem vlerëson edhe ambientin e dhe nxitjen e profesorëve dhe kolegëve për rritjen e saj akademike dhe profesionale. 

Për më tepër, Ozlemi ju bën thirrje të gjithë studentëve që janë të interesuar për një arsim të cilësisë së lartë në një ambient ndërkombëtar.

“Nëse dëshironi të keni përvoja të tilla dhe të zhvilloni aftësi të vlefshme, ju sugjeroj të vini në UNI-Universum International College” thotë Ozlemi.

UNI ofron mundësi të jashtëzakonshme dhe një përvojë akademike që është e pasur dhe ndërkombëtare për të gjithë studentët. Në partneritet me Arizona State University, UNI ofron një ambient të shkëlqyer për studentët që kërkojnë të zhvillohen akademikisht dhe profesionalisht. 

Bëhu edhe ti UNIKE si Ozlemi dhe bëhu pjesë e UNI për edukim të klasit botëror!

Ndiqni videon e plotë këtu!

TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

Student dhe Ndërmarrës, Kujtim Gjokaj i diplomuar në Shkenca Kompjuterike tregon storien e tij të suksesit

Një histori frymëzuese e suksesit dhe inovacionit vjen nga Kujtim Gjokaj, një student i diplomuar në programin e Shkenca Kompjuterike në Universum International Collegefuqizuar nga Arizona State University.

Kujtimi ka ndarë përvojën e tij gjatë kohës së studimeve në UNI, duke e përshkruar si një rrugë të suksesshme si student dhe si krijues i platformës së suksesshme të punësimit online, “Freelanceri”

Ai përshkruan periudhën e tij studimore si një fazë me plot mundësi, ku ndikimi i mjedisit akademik dhe mbështetja nga stafi akademik ishin thelbësore për zhvillimin e tij personal dhe profesional.

“Në këto tre vite studimi, përveç rritjes së njohurive akademike, kemi pasur mundësinë e përfitimit nga programet reale,” tha Kujtimi.

 Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e programit të ndërmarrësisë që UNI ofron për studentët e tij:

“Përmes Kolegjit Universum, kam pasur mundësinë të marr pjesë në një BootCamp të Ndërmarrësisë, nga ku kam krijuar një start-up personal, “Freelanceri”, platforma e parë online për punësim.”

Përveç të qenit një student i dalluar dhe një krijues i suksesshëm, Kujtimi nuk heziton të inkurajojë të tjerët që po e ndjekin rrugën e tij. Ai fton secilin student potencial të zgjedhë Universum International College për të pasuruar njohuritë e tyre dhe për t’u përgatitur për sfidat e tregut të punës.

“I kisha sugjeruar secilit student të vij në Universum për shkak të inovacionit dhe përgatitjes për tregun e punës që ky institucion sjell për studentët.” 

Universum International College vazhdon të jetë institucion lider në ofrimin e një edukimi të lartë cilësor, duke përfshirë bashkëpunime strategjike me universitete të njohura ndërkombëtare si Arizona State University dhe shumë të tjera.

Me ambiente të përshtatshme akademike, teknologji të përparuar dhe një angazhim të vazhdueshëm për avancimin e aftësive të studentëve, UNI siguron një platformë të përshtatshme për zhvillimin e potencialit të tyre akademik dhe profesional.

Bëhu edhe ti UNIK si Kujtimi, dhe bëhu pjesë e suksesit dhe inovacionit në fushën e shkencave kompjuterike! 

Ndiqni videon e plotë këtu!

TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram./KultPlus.com

Presidenti i UNI Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Presidenti i UNI-Universum International College, Alejtin Berisha, ka qenë një prej folësve kryesorë në një ndër konferencat më të mëdha në Kosovë, e cila ka si synim të promovojë, të prezantojë dhe bëjë kërkime në fushën e teknologjisë, DOKUTECH. Diskutimi i panelit në të cilin ai mori pjesë trajtoi temën e “Rolit të Grave në Zhvillimin e Inteligjencës Artificiale”.

Në fokus të diskutimit ishte impakti i jashtëzakonshëm që gratë po kanë në zhvillimin e teknologjisë AI.

Berisha foli për  rëndësinë e diversitetit dhe përfshirjes së grave në platformat e inteligjencës artificiale, duke theksuar nevojën për të pasur më shumë gra në pozicione të larta në këtë fushë.

Në paraqitjen e tij para audiencës, Berisha u fokusua në potencialin e studiueseve të reja në këtë fushë, duke shprehur që vitet e fundit po vërehet një rritje në aspektin e udhëheqjes. Shumë gra tashmë janë në krye të kompanive dhe startup-ave,  duke ofruar një menaxhim të duhur dhe kreativitet në teknologji të avancuar. Ai vlerësoi kontributin e tyre në transformimin e sektorit dhe paraqitjen e ideve inovative.

Konferenca e inovacionit dhe teknologjisë “DOKUTECH” në Kosovë ka filluar edicionin e saj të 11-të. Ky event vjetor është një konferencë e rëndësishme që zbulon zhvillimet e fundit në teknologji dhe sipërmarrje.

UNI-Universum International College, është institucion i duhur që përmes programeve të studimeve Bachelor në Shkenca Kompjuterike dhe Siguri Kibernitike, përgatit studentët përmes planprogramit të tij, udhëzon ata në rrugën e zhvillimit të ideve të tyre. Duke ofruar qasje në platforma ndërkombëtare dhe mbështetur vazhdimisht projektet e reja teknologjike. 

UNI – Universum International College menaxhohet dhe fuqizohet nga Arizona State University (ASU), i rankuar si Universiteti Nr.1 në SHBA për Inovacion.

Bashkohuni me ne sot dhe filloni rrugën tuaj drejt një të ardhmeje të ndritur nesër! Për më  shumë info. Kliko KETU.

Gjithashtu kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

Alejtin Berisha, presidenti i UNI – Universum International College, folës në të njejtën konferencë me Bill Gates dhe Sam Altman

Presidenti i UNI powered by Arizona State University, Alejtin Berisha, ishte folës në konferencën më të madhe dhe më të rëndësishme në botë në fushën e teknologjive në edukim, ASU+GSV Summit, ku në vitin e kaluar folësit kryesor ishin Bill Gates dhe Sam Altman.

Kjo konferencë, e cila mbahet nga data 14-17 prill në San Diego të Kalifornisë, mbledh në një vend njerëzit më të rëndësishëm të edukimit në botë, dhe konsiderohet si Davosi i Edukimit dhe Teknologjisë në Edukim. Bashkë-organizator i kësaj ngjarje është partneri strategjik i UNI – Universum International College, Arizona State University, universiteti më inovativ në botë.

Drejtuesit e universiteteve, ndërmarrës dhe zyrtarët qeveritarë nga e gjithë bota gjeneruan ide të reja për të ofruar mundësi shtesë për studentët. Ky panel diskutoi se si rrjeti i universiteteve partnere të Arizona State University dizajnon dhe ekzekuton forma inovative për të ofruar mundësi të diplomimit me cilësi të lartë për studentët. Udhëheqësit nga Azia, Evropa dhe Amerika Latine ndanë përvojat e tyre se si ky rrjetëzim po ndikon në institucionet e tyre dhe po zgjeron kapacitetin për të ndikuar pozitivisht në rajon.

E themeluar në vitin 2010 me një partneritet në mes Arizona State University dhe Global Silicon Valley (GSV), kjo konferencë vjetore e ASU+GSV shtjellon tema rreth inovacionit dhe teknologjisë edukative. Konferenca ASU+GSV tërheq themelues të startup-eve, CEO të teknologjisë edukative dhe investitorë nga mbi 130 vende të botës. UNI – Universum International College, me fuqinë e Arizona State University dhe rrjetin e saj global, po sjellë një standard të paimagjinueshëm në arsimin e lartë në Kosovë dhe rajon!

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata,  kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.