Unum Festival sot lansoi fazën e parë të shitjes së biletave

Nga 5 deri më 10 Qershor, UNUM Festival ju fton sërish në plazhin e “Rërës së Hedhur” për një edicion që premton të jetë më magjik se kurrë. Me mbi 90 artistë dhe 5 ditë e 5 netë muzikë pa ndal, ky festival është një bashkim unik i muzikës, natyrës dhe energjisë pozitive.

Biletat Early Bird janë në dispozicion tani, me plane të lehta të pagesave dhe mund ti gjeni në www.unumfestival.com si dhe tek partnerët e Unum Festival ne www.rave-travel.com dhe www.gowild.al

Nga data 5 deri më 10 Qershor, UNUM Festival mbledh mbi 90 artistë, nga yjet globalë të muzikës elektronike deri te talentet më të dashura rajonale  t’cilet edhe njëherë po e qelin verën në Shëngjin të Shqipërisë.

UNUM është rritur me shpejtësi gjatë 5 viteve të tij, duke tërhequr pjesëmarrës nga mbarë bota që mblidhen çdo vit për të festuar dashurinë për muzikën dhe krijimtarinë.

Drejtohuni tek www.unumfestival.com për detaje të plota dhe informacione tjera për biletat dhe akomodimet./KultPlus.com

Hapet festivali UNUM, Kumbaro: Tashmë, markë e Shëngjinit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ishte në Shëngjin ku së bashku me Pjerin Ndreun, kryebashkiakun e Lezhës, hapën festivalin veror UNUM,  që e kthen Lezhën në një “skenë” gjigante festive dhe i jep Shqipërisë një flamur të ri në hartën ndërkombëtare të eventeve verore.

Festivali UNUM do të vazhdojë deri më datën 11 qershor, në plazhin e Ranës së Hedhun. Pikërisht aty UNUM do të mirëpresë mbi 60 pjesë muzikore elektronike nga vendi dhe bota.

Agjencia Kombëtare e Turizmit fton të ndiqet ky event për të cilin vjen në ndihmë edhe udhërrëfyesi digjital TEA.

“Muzikë, rërë, pisha, det dhe male ku në një rrotullim 360 gradë ju do të jeni në gjendje të shihni, ndjeni dhe përjetoni të gjitha grimcat e shijes shqiptare në një festival të vetëm”, shkruan AKT.

Ndërsa ministrja Kumbaro u shpreh se, tani nuk flitet vetëm për festivalin UNUM por thuhet shpesh “festivali UNUM i Shëngjinit”.

“Ka ardhur momenti kur pas 5 vjetësh, UNUM është i lidhur si një brand me vendin ku ndodh. Prandaj besoj se është një martesë e lumtur mes festivalit dhe Shëngjinit dhe padiskutim që në martesa të lumtura ka njerëz që i japin frymë dhe bëjnë që kjo martesë të jetë jetëgjatë”, u shpreh ministrja gjatë ceremonisë inauguruese.

Sipas saj, UNUM nuk është thjesht festival por si një lloj kampi ku mësohet bashkëjetesa duke respektuar natyrën.

Ministrja ka theksuar rritjen e pjesëmarrësve nga viti ne vit dhe u shpreh se i sheh ata si ambasadorë të cilët i shtohen promovimit të turizmit të Lezhës dhe gjithë Shqipërisë./atsh/KultPlus.com

Unum Festival kaloi të gjitha pritshmëritë këtë vit, Rana e hedhur mbushet me më shumëse 20.000 persona për edicionin e katërt

UNUM Festival është rikthyer fuqishëm me edicionin e katërt në plazhin e Rërës së
Hedhur në Shëngjin nga datat 1 deri 6 qershor dhe këtë vit po kalon të gjitha pritshmëritë.
Tashmë, rana e hedhur është mbushur me më shumë se 20.000 persona nga e gjithe bota.

Megjithëse festivali ka filluar, ende kemi 3 ditë të tjera të magjisë së Unum-it përpara nesh ku na
presin tinguj e beats nga dj’s te medhenj boteror si:MARCO CAROLA, RICARDO VILLALOBUS,
SONJA MOONEAR e shume emra tjerë të parezistushëm 24 ore pa ndale.

UNUM Festival, Kumbaro: Kartëvizitë prestigjioze e Shqipërisë turistike

Shëngjini do të presë nga 1-6 qershori festivalin ndërkombëtar të muzikës elektronike, UNUM.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu dhe organizatorë të tjerë të këtij festivali zhvilluan një takim, që i paraprin nisjes së UNUM Festival.

Kumbaro tha se, ky festival do të mbledhë mijëra të rinj nga Evropa, duke u kthyer në kartivizitë prestigjioze të Shqipërisë turistike.

“Këtë vit ky festival vjen me mbi 90 artistë nga e gjithë bota, por edhe me ndjeshmërinë për mjedisin, me aktivitete për mirëmbajtjen e zonës dhe pastrimit, ndarjes së mbetjeve për riciklim, që janë po aq të rëndësishme sa vetë muzika”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro tha se, “është një festival miqësor me mjedisin në zonën ku zhvillohet nga data 1 deri më 6 qershor dhe sigurisht ka gjetur vendin ideal të një perle të bregdetit si Rana e Hedhun”.

Gjatë ditëve të këtij festivali do të zhvillohen aktivitete sportive, muzikore e promovuese të bregdetit shqiptar, të gjitha nën kurorën e mjedisit e zhvillimit të qëndrueshëm.

Mbahet konferenca zyrtare e festivalit ‘UNUM’ për edicionin e katërt

Sot, më 23 maj 2023, u mbajt konferenca zyrtare e festivalit UNUM për edicionin e katërt

Një ngjarje e jashtëzakonshme muzikore që do të zgjasë nga 1 deri më 6 qershor në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Ky manifestim ka shënuar edhe një herë fillimin e një periudhe të jashtëzakonshme për turizmin shqiptar, duke pritur me padurim turistë nga e gjithë bota.

Organizatorët e UNUM Festivalit janë të kënaqur të njoftojnë se deri më tani është arritur një shifër prej 90% të shitjes së biletave, duke treguar interesin e madh të publikut ndaj kësaj ngjarjeje muzikore. Festivali është përgatitur me përkushtim dhe me një vëmendje të veçantë ndaj detajeve, për të ofruar një përvojë të papërsëritshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Konferenca u hap me prezantimin e UNUM Festivalit nga Z. Mousa Ceesay, bashkëthemeluesi i festivalit, i cili shpalosi objektivat dhe vizionin e kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme muzikore.

Nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro Furxhi, mori pjesë në konferencë dhe ndau perspektivën e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në lidhje me rëndësinë e këtij festivali për të promovuar Shqipërinë si një destinacion turistik tërheqës për turistët e muzikës elektronike dhe citoi se:
“Ka një ndryshim nga viti i kaluar, ku u prezantuan DJ apo lloji i muzikës, ndersa sivjet u fol vetem per mjedisin, u fol vetem se sa miqesor eshte ky festival ne zonen ne te cilen zhvillohet, dhe besoj qe Unumi ka gjetur vendin ideal ne Shengjin”.

Më pas u zhvillua seanca për mbështetjen institucionale të UNUM Festivalit, ku u morën pjesë personalitete të rëndësishme nga fusha e qeverisë. Ministri i drejtsise Ulsi Manja dhe nikoqiri i festivalit Kryebashkiaku, Z. Pjerin Ndreu, përfaqësuesi i Bashkisë së Lezhës, i cili shprehu mbështetjen e plotë të qytetit për organizatorët e festivalit dhe theksoi rëndësinë e UNUM Festivalit për zhvillimin ekonomik dhe turizmin në zonë. Ai vlerësoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje si promoteri kryesor i Shqipërisë në botë duke nënvizuar faktin se Shqipëria po bëhet një destinacion i rëndësishëm për të gjithë turistët e huaj.

Në vazhdim, përkrahësit komercial të UNUM Festivalit, theksuan rëndësinë e rëndësishme të kësaj ngjarje: z. Luca Busi, Presidenti i Coca-Cola Bottling Shqipëria, ndau perspektivën e kompanisë së tij në lidhje me përkrahjen e kësaj ngjarjeje dhe rëndësinë e përbashkët të promovimit të kulturës muzikore dhe turizmit dhe kujdesit ndaj mjedisit dhe qëndrushmërisë. Gjithashtu z. Athanasios Paraskevas, Chief Commercial Consumer Officer i One Albania, ndau vështrime dhe perspektiva të kompanisë për përkrahjen ndaj organizimeve të tilla me nivel të lartë artistik dhe ekologjik.

Me mbështetjen e biznesit dhe institucioneve, UNUM Festivali tregon se është një projekt i suksesshëm që do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit për turizmin shqiptar dhe në rritjen e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Në gjashtë ditët e festivalit, publiku do të ketë mundësinë të gëzojë performanca të mahnitshme nga mbi 95 artistë të njohur ndërkombëtarisht dhe rajonalisht, duke përfshirë disa nga DJ-të më të mëdhenj të muzikës elektronike në botë. Përvoja muzikore e ofruar nga UNUM Festivali do të jetë e papërshkrueshme, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri shumë artistë të njohur botërisht.

Para fillimit të festivalit, organizatorët kanë vendosur të kryejnë një aksion të rëndësishëm pastrimi në plazhin e Shëngjinit. Ky veprim i lavdishëm tregon përkushtimin e tyre ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe bukurisë natyrore të këtij vendi. Kjo veprimtari reflekton gjithashtu përgjegjësinë e organizatorëve ndaj qytetarëve shqiptarë dhe vëmendjen që ata japin për ruajtjen e trashëgimisë natyrore të vendit. Nëpërmjet aksionit të pastrimit, organizatorët e UNUM Festivalit shprehin mesazhin se turizmi dhe kujdesi për mjedisin janë të pandashme dhe se një zhvillim i qëndrueshëm është thelbësor për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për Shqipërinë.

Me kalimin e ditëve, pritet që energjia dhe magjia e UNUM Festivalit të ndihen në të gjithë zonën e Shëngjinit./KultPlus.com

MARCO CAROLA, HOT SINCE 82, BEDOUIN RICARDO VILLALOBOS dhe mbi 80 artistë me famë botërore këtë vit në UNUM Festival

Nuk është më sekret që bota e festivaleve muzikore ka shpërthyer gjatë viteve të fundit, me organizime t’shumëllojshme, por kur bëhet fjalë për Unum Festival në Shqipëri, është e qartë që po flitet për diçka vërtet t’veçantë. Me lokacionin e tij unike, mjedisin mahnitës dhe një lineup madhështor, Unum Festival është një festival që nuk duhet me e humb këtë vit.

Unum Festival sot ka shpallur valën e tij të dytë të artistëve, duke shtuar disa nga emrat
më të mëdhenj të industrisë në një formacion të paresistushëm.

Marco Carola, Ricardo Villalobos, Hot Since 82, Sonja Mooonear dhe Bedouin janë
vetëm disa nga emrat që do të na mbajnë me tingujt e tyre deri n’mengjes. Për 6 ditë e
6 netë,prej 1-6 Qershor netë, Unum Festival premton të jetë një eksperiencë e
paharrueshme për këdo që e do muzikën house dhe techno.

Por nuk është veç muzika që e bën Unum Festival një event kaq unike. Festivali
zhvillohet në plazhin idilik të artë të Ranës së Hedhun në Shëngjin të Shqipërisë, dhe
mjedisi mahnitës e bën eksperiencën më magjike.

Faza e dytë e emrave që do të performojnë përfshijnë shtyllat e muzikës tekno, me më
shumë se 80 akte ndërkombëtare dhe vendore si Ricardo Villalobos, Bedouin, Marco
Carola, Praslea, tINI, Sonja Moonear, Priku,Cesar Merveille, Raresh, Dyed Soundorom,
Alex Kostic, Margaret Dygas dhe Shimza. Me kta dhe shumë të tjerë ka diçka për
t’gjitha shijet në Unum Festival.

Me partnerët e muzikës si: After Caposile, Animal Crossing, Club Der Visinaere, Kunye,
Secret Sociaty, Chervy Agency, Sunrise dhe Zone ky vit do jetë kulmi i festivaleve të
organizuara në trojet shqipëtare ndonjëher.

UNUM është një komunitet i lidhur ngushtë me muzikën e kuruar me shije, mes pyjeve
me pisha, me erë të këndshme, plazheve gjithëpërfshirëse me diell dhe i vendosur në
një sfond dramatik malor. Muzikë do të ketë në tri skena shumë të ndryshme, të gjitha
me pamjen dhe tingullin e tyre unik, dhe më emblema ku njëra prej tyre është Pines
Stage, ku DJ performojnë 24 orë në ditë.

Dhe aktivitete që zhvillohen gjate festivalit, duke përfshirë një “Joy Zone” ku
frekuentuesit e festivalit mund të marrin pjesë në aktivitete të tilla si joga, masazh, lojëra
me ujë dhe body painting.

Përrmes publikimeve në rrjetet e tyre sociale Unum Festival lajmeroi që biletat janë në
fazën e dytë dhe me çmim 59€, duke e bërë këtë një festival të përballueshme për
fansat e muzikës në buxhet. Ju mund të blini bileta përmes faqes së internetit të
Festivalit Unum ose përmes partnerëve të tyre të biletave Rave dhe Gowild.

Opsionet e akomodimit janë gjithashtu të disponueshme përmes web faqës të Unum
Festival, me një sërë opsionesh që i përshtaten të gjitha buxheteve./ KultPlus.com

UNUM Festival shpalosi valën e parë të artistëve për vitin 2023

Festivali underground më i ri dhe më kulturor në Evropë sot lansoi fazë e parë të lineup me një listë të parezistueshme me disa nga emrat më të medhenjë në botë.

Formacioni i këtij viti është një tjetër përzgjedhje e shijshme e të preferuarave të rikthyer dhe emrave të rinj. Do të ketë udhëtime muzikore të thella dhe emocionuese nga Ricardo Villalobos, Raresh, Priku, Anthea,Rhadoo,Shimza, Laolu me shumë të tjerë që do të vijn.

Asnjë festival underground në Evropë nuk është aq i kulturuar dhe jokomercial sa UNUM. Ky festival njihet si ëndrra e adhuruesve  të muzikës  house, techno dhe  minimal ku mban muziken 24 orë muzikë pa ndalesë  në bregdetin idilik shqiptar me sfonde malore, plazhe të gjata me rërë floriri dhe peizazhe të pluhurosura që janë një milion milje larg realitetit të përditshëm  në tre skena të kuruara me kujdes në plazhin e Shëngjinit të rrethuar nga malet piktorese- Main Stage, Pine Stage dhe Beach Stage.

The Beach Stage, fillon nga lindja e diellit deri në perëndim, Main Stage fillon nga perëndimi i diellit deri në lindje, dhe Pines Stage, e cila zgjat 24 orë në ditë me muzikë, pa ndalë për asnjë moment. Skena e Pishave është një nga skenat më ikonike të festivalit me pisha të larta përreth pyjeve. Pine stage hapet të enjten dhe funksionon 24/7 pa ndërprerje me partnerët e skenës Animal Crossing, Sunwaves, Club Der Visionaere dhe After Caposile.

UNUM nuk është vetëm një festë për veshët, por edhe për shqisat, duke ofruar një kombinim unik të bukurisë natyrore dhe kulturës lokale, duke e bërë atë një eksperiencë shumëngjyrëshe dhe një festë muzikore që i bën një pjesëmarrësit nga e gjithë Evropa.

LINE UP (A-Z)

AAMIR

ALL SHADOWS

ANTHEA

BASSAM

BEDOUIN

CEZAR

DJEFF

DJULZ

DYED SOUNDOROM

FRANCO CINELLI

INGI VISIONS

JAY FASE

JOHN DIMAS

JULIAN ALEXANDER

LAOLU

LEKË

LIBURN

LIKATEK

MANU GONZALEZ

MARGARET DYGAS

PIFE

PRASLEA

PRIKU

QUENUM

RARESH

REAS

RHADOO

RICARDO VILLALOBOS

RIMBU

RRRRON

SAMMI FERRER

SAMUEL DEEP

SECRET 47

SHIMZA

SONJA MOONEAR

VITESS

tINI./ KultPlus.com

UNUM Festival mbyll dyert me të gjitha biletat e shitura

UNUM Festival ëdhtë rikthyer fuqishëm me edicionin e tretë në plazhin e bukur të Rërēs së Hedhur në Shëngjin nga datat 1 deri 6 qershor.

Ky festival madhështor arriti të grumbullojë 18 mijë pjesëmarrës nga e gjithë bota duke krijuar një atmosferë impozante ne festival.

Kapaciteti në plazhën e “Rërës së Hedhur” nuk lejon mundësi për më shumë vizitorë dhe siç shihet në njoftimet zyrtare në rrjetet e tyre sociale, bëhet e ditur se ata janë në kërkim të një lokacioni të ri.

UNUM Festival po vazhdon duke ofruar muzikë 24 orë për 6 ditë në skenat e përgatitura në plazh dhe në mes të pishave. /KultPlus.com

Gjithçka gati për edicionin e trete te UNUM – të tjera detaje që nuk duhet t’i humbisni nga festivali 

Me 10 ditë të mbetura deri në Festivalin e Unum, UNUM pothuajse ka përfunduar përgatitjet për edicionin më të çmendur deri më sot, me emrat më të mëdhenj në botë, si Seth Troxler, Ricardo Villalobos, Paco Osuna, Mathew Jonson, Shimza, Butch, tINI, Dyed Soundorom, Raresh, Rhadoo, Ilario Alicante, Priku, Praslea dhe mbi 80 artistë të tjerë 

Është shpallur formacioni i plotë dhe është më emocionues se edicionet e kaluara. Jo vetëm që ka artiste shumë të famshëm botëror, por do ketë edhe dy ditë shtesë dhe shumë aktivitete gjatë festivalit, kështu që të gjithë do e gjejnë vetën. Më shumë se 85 artistë të ndryshëm, 3 skena dhe muzikë pa ndalesë! Çfarë mund të kërkojmë më shumë? Nga e mërkura, 1 qershor deri më 6 qershor do të kthehemi në plazhet e Shqipërisë për një javë që nuk do ta harrojmë kurrë! 

Me këtë, organizatorët e festivalit kanë disa këshilla për të pranishmit: 

-Mos harroni të merrni këpucët e kërcimit dhe kremin kundër diellit sepse moti do të jetë më i mirë se çdo edicion tjetër 

-Mos harroni të pini ujë. Qëndroni të hidratuar 

-Organizoni një vend specifik në ditën e parë për të takuar turmën tuaj -Mos harroni syzet tuaja të diellit! 

Drejtohuni tek www.unumfestival.com për detaje të plota dhe informacione tjera për bileta. 

Festivali mbahet falë mbështetjes së vazhdueshme të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Bashkia Lezhe, partnerit kryesor ONE Telecommunications, Win Music Freedom dhe partnerëve të tjerë si DigitAlb,Smirnoff, Pepsi,Bavaria, Birra Korca, Birra Tirana, Dukat,Aquila Liquori, Mapo, BKT. /KultPlus.com

Festivali UNUM shpall emrat e rinj në ‘lineupin’ e tyre mbresëlënës

Festivali underground më i ri dhe më kulturor në Evropë pas fazëz së parë sot lansoi dhe fazë e dytë të lineup me një listë të parezistueshme me disa nga emrat më të medhenjë në botë.

Seth Troxler, Ricardo Villalobos, Paco Osuna, Mathew Jonson, Shimza, Butch, tINI, Dyed Soundorom, Raresh, Rhadoo, Ilario Alicante,Priku,Praslea si dhe mbi 80 artistë të tjerë.

Ata janë ndër 90 artistët që performojnë në festivalin e zgjatur nga e mërkura 1 qershor deri të hënën 6 qershor në një cep të mrekullueshëm natyror dhe jokomercial të Evropës në Rivierën Shqiptare.

UNUM është një komunitet i lidhur ngushtë me muzikën e kuruar me shije, mes pyjeve me pisha, me erë të këndshme, plazheve gjithëpërfshirëse me diell dhe i vendosur në një sfond dramatik malor. Muzikë do të ketë në tri skena shumë të ndryshme, të gjitha me pamjen dhe tingullin e tyre unik, dhe më emblema ku njëra prej tyre është Pines Stage, ku DJ performojnë 24 orë në ditë.

Kjo do të thotë që të pranishmit trajtohen me sesione të perëndimit të diellit me ndjesi karakteristike kur dielli zbehet midis pemëve dhe më pas lindjet epike ndërsa pishat ndriçohen nga një sferë e lavdishme zjarri për të nisur një ditë të re. Kjo e bën atë një nga vendet më të veçanta dhe më atmosferike për të testuar në të gjithë Evropën për ata që pëlqejnë muzikën house me klas dhe tekno.

Dhe ka shumë të tilla edhe një herë në këtë vit të tretë me organizues duke përfshirë After Caposile, Deset, Half Baked, Outcast, Secret Society, Trommel, Watermelon, You & Me dhe Zone, të cilët të gjithë do të sjellin njohuritë e tyre dhe tingujt joshës.

Faza e dytë e emrave që do të performojnë përfshijnë shtyllat e muzikës tekno Tobi Neumann dhe Paco Osuna, përsa i përket muzikës house elektro-novatorin Gene on Earth plus titanë të muzikë nga e gjithë Evropa duke përfshirë East End Dubs, Boris Werner, Butch, Joey Daniel. Josh Baker, Andy Baxter, Ilario Alicante, Jamie Roy dhe shumë të tjerë.

Gjithashtu sipas një postimi në rrjetet e tyre sociale Unum lajmëroi se disa emra të mëdhenj do të bëhen publik shumë shpejtë.

Skena është gati tani për atë që do të jetë edhe një herë mbledhja më e bukur e muzikës house dhe tekno në një vend vërtet të lumtur.

Drejtohuni tek www.unumfestival.com për detaje të plota dhe informacione tjera për bileta. /KultPlus.com

Të rinjtë mblidhen në bregdetin e Shëngjinit për festivalin UNUM

UNUM Festival ka mbledhur të rinjtë në bregdetin e Shëngjinit për të shijuar ritmet e muzikës pranë freskisë së detit.

Në pamjet duket se si janë kujdesur në detaj për paraqitjen e tyre me veshje dhe piktura në fytyrë. Por ka edhe të tjerë që vazhdojnë të shijojnë rrezet e diellit pa u shqetësuar për muzikën apo për festivalin.

Sa u përket masave anti-COVID, të rinjtë duket se e kanë të vështirë që t’i zbatojnë. Festivali ka nisur ditën e djeshme dhe do të zgjasë deri më 7 qershor në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin./ top channel/ KultPlus.com

UNUM, Klosi: Festivale të tilla krijojnë destinacione turistike

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, e cilësoi sot festivalin UNUM, të zhvilluar në plazhin e Ranës së Hedhur në Shëngjin, një mundësi të mirë për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik.

Në fjalën e tij sot në Lezhë në aktivitetin e organizuar në kuadër të festivalit, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Klosi theksoi se “festivale të tilla kanë krijuar destinacione të vërteta kudo në botë, ku vende si Kroacia, Greqia, Mali i Zi me të tilla festivale kanë thithur të rinj dhe pas tyre gjenerata të tjera të turizmit”.

“Dje ka qenë shumë interesante ku kishim shumë të rinj shqiptarë, të cilët iu bashkuan festivalit dhe ndiheshim shumë mirë që këta të rinj përfaqësonin atë kulturën e vërtetë europiane të rinisë shqiptare. Mes 5 mijë të rinjve ishte e vështirë të dalloje kush ishin të rinjtë shqiptarë e kush të huaj e besoj se ky ishte mesazhi i festivalit ku për tre ditë të gjithë së bashku shijuan këtë festival dhe arritën të bënin jo vetëm dëgjimin e muzikës, por edh jetën sociale”, theksoi Klosi.

Ministri Klosi bëri të ditur se “nesër të gjithë së bashku do të pastrojnë edhe vendin dhe të fusin dimensionin që festivali UNUM e ka pasur në katër ngjyrat e tij, ku një nga ato është ngjyra e mjedisit, pastrimi i mjedisit”.

Klosi falënderoi të rinjtë Kosova që morën guximin për të krijuar këtë ekip fantastik të organizimit të festivalit.

“Nëse këtë vit erdhën 5 mijë të rinj festivali ka potencial që të shkojë deri në 10 mijë dhe në vitin e dytë e të tretë kur ky numër të arrihet realisht do të ketë edhe më shumë biznese për të gjithë komunitetin lokal , edhe shumë më tepër biznes për produktet e tyre dhe më shumë punësim”-, tha Klosi./atsh / KultPlus.com

“The Guardian”: Festivali “Unum” në Shëngjin, ndër 20 më të mirët në Evropë sivjet

Festivali “Unum” në Shqipëri që sivjet do të ketë edicionin e parë, është përzgjedhur në mesin e 20 festivaleve më të mirë të muzikës në Evropë për vitin 2019, nga prestigjiozja “The Guardian”.

“The Guardian” ka thënë se DJ-të më të mirë do të jenë pjesë e festivalit në plazhin Rana e Hedhun në Shëngjin në fund të muajit maj.

“Unum” do të mbahet nga 31 maji deri më 3 qershor.

“‘Unum’ është festival i ri që shpreson ta vendosë Shqipërinë në rrjetin e festivaleve, pas suksesit të Kalasë në vitin 2018, mes shumë tjerave në vjetët e fundit”, thuhet në hyrje të shpjegimit të “Guardianit” për këtë festival.

Aty theksohet se bregdeti e birra e lirë vazhdojnë të tërheqin njerëzit në rivierën shqiptare, këtë herë te Rana e Hedhun me sfond malor. “The Guardian” thekson se do të ketë edhe hapësira për punë arti, salla ushqimore, hapësirë për yoga e volejboll plazhi.

Bullgaria, Rumania, Gjermania, Islanda, Sllovakia, Polonia, Sicilia, Italia, Kroacia, Belgjika, Franca, Spanja, Hungaria, Irlanda, Portugalia, Norvegjia, Zvicra, Holanda e Danimarka janë vendet tjera që përbëjnë këtë listë.