Biden: Populli amerikan do të vazhdojë të qëndrojë me popullin e guximshëm ukrainas

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar për ndarjen e 800 milionë dollarësh në armë, municione dhe ndihmë të tjera të sigurisë për Ukrainën, përcjell KultPlus.

Ndërsa Rusia përgatitet të intensifikojë sulmin e saj në rajonin e Donbasit, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës aftësitë për t’u mbrojtur.

“Kjo paketë e re ndihme do të përmbajë shumë nga sistemet shumë efektive të armëve që kemi ofruar tashmë dhe aftësi të reja të përshtatura për sulmin më të gjerë që presim që Rusia të nisë në Ukrainën lindore. Këto aftësi të reja përfshijnë sisteme artilerie, raunde artilerie dhe transportues të blinduar të personelit. Kam miratuar edhe transferimin e helikopterëve shtesë. Përveç kësaj, ne vazhdojmë të lehtësojmë transferimin e aftësive të rëndësishme nga aleatët dhe partnerët tanë në mbarë botën”, ka thënë Biden.

I pari i ShBA-së ka njoftuar se populli amerikan do të vazhdojë të qëndrojë me popullin e guximshëm ukrainas në luftën e tyre për liri. /KultPlus.com

Joe Biden e akuzon për gjenocid Putinin

Joe Biden ka akuzuar Rusinë për kryerjen e gjenocidit në Ukrainë, duke thënë se Vladimir Putin ka kryer krime lufte, përcjell KultPlus.

Biden ka qenë vazhdimisht i hapur në denoncimin e vrasjes me shumicë ruse të civilëve ukrainas, duke e etiketuar Putinin si “kriminel lufte” në mes të marsit.

Hetime të shumta janë duke u zhvilluar për mizoritë ruse në Ukrainë, të cilat përfshijnë rrënimin e Mariupolit dhe ekzekutimet e civilëve në periferi të Kievit, Bucha.

Prokurori në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë hapi një çështje në shkurt duke thënë se kishte “një bazë të arsyeshme për të besuar se në Ukrainë janë kryer si krime lufte ashtu edhe krime kundër njerëzimit”.

Për të vërtetuar një gjenocid, sipas Konventës së Gjenocidit të vitit 1948 thuhet se një një njeri ose dikush i akuzuar duhet të shkatërrojë tërësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar. /KultPlus.com

Më 22 janar 1997, Madeleine Albright u bë gruaja e parë sekretare e SHBA-së

Në vitin 1197, Madeleine Albright u bë gruaja e parë sekretare e Shteteve të Bashkuara, shkruan KultPlus.

Diplomatja amerikane ishte në postin e sekretares së Shteteve te Bashkuara të Amerikës nga 23 Janari i vitit 1997 deri me 20 Janar te vitit 2001.

Ajo ka kontribuar për lirinë e Kosovës gjatë viteve të veshtira të luftës dhe për ta shpërblyer Shteti i Kosovës e ka nderuar me Medaljen e Artë të Lirisë.

Medalja e Artë e Lirisë është dekoratë shtetërore e Kosovës që u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj, për kontribut të lartë në mbrojtjen e lirisë së Kosovës. /KultPlus.com

Skenat më prestigjioze të botës dhe koncertet e saj, Anila Aliu jep detaje për vitin 2022

Lajmet me suksese të jashtëzakonshme për pianisten nga Kosova, Anila Aliu, nuk kanë qenë të paktë këtë vit, pasi Aliu ka shënuar disa suksese të mëdha, shkruan KultPlus.

Paraqitja në disa koncerte dhe skenat më prestigjioze të botës, e kanë karakterizuar vitin 2021 për pianisten shumë të suksesshme Anila Aliun.

Koncerti i saj në Vjenë, i cili ishte paraparë të mbahej më 7 dhjetor të këtij viti, për shkak të gjendjes së për përkeqësuar me pandeminë u shty më 25 mars 2022, e detajet e këtyre koncerteve Anila i shpjegoi në një prononcim për KultPlus.

“Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me koncertin e planifikuar të mbahej në Gjermani më 12 dhjetor të këtij viti, por megjithatë u shty për 10 tetor, që të dy koncerte recitale (solo 90 minutëshe)”, shpjegon Aliu.

Ajo tutje shton se është ftuar nga presidenti i “Vienna International Pianists”, Stephan Moller në Teatrin Gesellschaft fur Musik.

“Në anën tjetër, në Gjermani jam ftuar nga festivali i mirënjohur i muzikës klasike “Klassik zu Gast bei Coppeneur” kur do të performojnë artistët e nivelit më të lartë”, thotë ajo.

Aliu shpreson që problemet me pandeminë të rregullohen dhe sallat të jenë të mbushur plotë, me mysafirë e fytyra eminente të muzikës si dhe skenës politike.

Edhe biletat pritet që të dalin në shitje së shpejti, derisa Aliu dhe sukseset e saj po vazhdojnë të jehojnë nëpër botë.

Së fundmi, pianistja nga Kosova është shpallur fituese e çmimit të parë në garat ndërkombëtare “Golden Classical Music Awaards”, ku performoi në një ndër sallat prestigjioze në botë “Carnegie Hall”. /KultPlus.com

Shtëpia e Bardhë vishet për festat e fundvitit, merr pamje të re (FOTO)

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, ka publikuar fotografi të Shtëpisë së Bardhë, e cila tani ka marrë një pamje krejtësisht tjetër në prag të festave të fundvitit, shkruan KultPlus.

Përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, dekorime të shumta shihen të jenë vendosur në Shtëpinë më të fuqishme në botë.

“Frymëzuar nga aktet e mirësisë dhe përvojave që na ngritën shpirtin këtë vit, dhomat e dekoruara në Shtëpinë e Bardhë pasqyrojnë dhuratat nga zemra që na bashkojnë të gjithëve, besimi, familja, miqësia, artet, mësimi, natyra, mirënjohja, shërbimi, komuniteti, paqja dhe uniteti”, tha Biden për dekorimet e këtij viti.

Tema e festës së Shtëpisë së Bardhë për vitin 2021 është “Dhurata nga zemra”.

Zonja e Parë njoftoi se ka qenë duke punuar për dekorimet e këtij fundviti që nga maji, për të përcjellur mesazhin e duhur nëpër botë. /KultPlus.com

Paint brushes and swatches decorate the Vermeil Room.
First Lady Jill Biden reads her book, “Don’t Forget, God Bless Our Troops” to a second-grade class from Malcolm Elementary School in Waldorf, Md., in the State Dining Room.The official White House Christmas tree stands in the Blue Room.

Nga e hëna, shteti i Georgias hap palestrat, restorantet, parukeritë dhe kinematë

Listës së shteteve që do t’i japin fund izolimit dhe do të rihapin vendin i shtohet edhe Georgia, SHBA. 

Duke filluar që nga dita e premte, Georgia do t’i lejojë bizneset të hapen gradualisht, të paktën kështu ka bërë me dije në fillim të kësaj jave guvernatori i vendit, Brian Kemp.

Palestrat, sallonet e bukurisë, qëndrat e fitnesit apo estetikat do të hapen që të premten dhe sipas tyre nuk ka asnjë problem për aq kohë sa ndiqen rregullat e distancimit social dhe të higjenës.

Ndërsa të hënën e ardhshme pritet që restorantet dhe kinematë t’i kthehen punës, sigurisht duke zbatuar rregullat e reja të nevojshme. Përsa i përket bareve, club-eve dhe qëndrave të tjera të argëtimit do të duhet ende pak kohë, derisa të vijë një njoftim i miratuar nga ekspertët e shëndetit publik.

Georgia ka patur rreth 18,947 njerëz të infektuar dhe 733 vdekje deri ditën e hënë.

Një vendim i tillë ka alarmuar kryetarët e bashkive, duke e quajtur si vendim të nxituar, të shkujdesur dhe shumë të rrezikshëm hapjen e ekonomisë në këtë moment.

Edhe në Europë, shumë vende kanë nisur t’i rikthehen normalitetit të ri. Javën e shkuar, Danimarka ktheu fëmijët në shkollë, ndërkohë që masat lehtësuese kanë filluar edhe në Republikën Çeke dhe Austri. Në Austri, është parashikuar që muzetë të hapen nga mesi i muajit maj. /KultPlus.com

Rugova i kishte kërkuar Albright-it që Kosova të bëhet shteti i 51-të amerikan

Adnan Merovci, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit historik, Ibrahim Rugova ditë më parë ka publikuar një fotografi derisa po lexonte librin “Zonja sekretare” të Madeleine Albright, shkruan KultPlus.

Ai ka veçuar një pjesë të librit nga viti 1998 kur Albright e përshkruan atmosferën gjatë takimit me Rugovën, ku ai i kishte kërkuar me shaka që Kosova të bëhej shteti i 51-të amerikan.

“Ri lexim: Kosova shteti i 51-të amerikan! “Gjatë takimit u zhgënjeva kur pashë mimikën e kolegëve të RUGOVËS, të cilët rrinin si të ngrirë, madje bënin edhe gjeste mosmiratimi gjatë kohës sa ai fliste. Gjithsesi, RUGOVA foli hapur. Tha se kushtet në Kosovë po keqësoheshin çdo ditë e më shumë dhe kërkoi që NATO-ja të krijonte një zonë ndalimfluturimi, që të mos lejonte sulmet me helikopter të serbëve. Ai vuri në dukje se qëllimi i shqiptarëve ishte pavarësia, por se mund të pranonin të kishte një status të përkohshëm si protektorat ndërkombëtar apo madje, bëri shaka ai, të bëheshin shteti i pesëdhjetenjëtë amerikan”, shkruhet në librin e Albright./ KultPlus.com

“Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën”

Presidenti historik Ibrahim Rugova i cili kujtohet për politikën e tij pacifiste e properëndimore, cilësohet si arkitekt i Pavarësisë së Kosovës, shkruan KultPlus.

Ibrahim Rugova ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006. “Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqtë tanë perëndimor” është shprehja që e karakterizonte pothuajse çdo fjalim të presidentit Rugova. Me këtë frazë ai largohej nga çdo tubim, takim brenda dhe jashtë Kosovës. Këtë frazë populli e dëgjonte çdo të premte kur ai mbante konferencën për media.

Kjo frazë u mishëruar me popullin dhe lidhshmëria vetëm u forcua kur Bill Klinton urdhëroi NATO-n që të bombardojë objektet serbe gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999./ KultPlus.com