Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Mungesën dhe Shpërdorimin e Ushqimit

 29 shtatori është Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Mungesën dhe Shpërdorimin e Ushqimit.

OKB bën thirrje të ndalojë shpërdorimi, në të mirë të popullsisë dhe planetit.

Reduktimi i humbjeve të ushqimit dhe shpërdorimi është thelbësor në një botë ku numri i njerëzve të prekur nga uria është rritur ngadalë që nga viti 2014, dhe tonelata e tonelata ushqime të ngrënshme humbasin dhe/ose shpërdorohen çdo ditë.

Në nivel global, rreth 13.2 % e ushqimit të prodhuar humbet mes korrjes dhe shitjes me pakicë, ndërsa rreth 19 % e prodhimit të përgjithshëm global të ushqimit shpërdorohet në familje, në shërbimin ushqimor dhe në shitje me pakicë.

Kjo ditë ndërkombëtare nxjerr në pah nevojën kritike për financim për reduktimin e humbjeve dhe shpërdorimit të ushqimit, për të kontribuar në arritjen e qëllimeve klimatike dhe avancimin e Agjendës 2030 të OKB, për Zhvillim të Qëndrueshëm.

OKB kujton se, kur ushqimi humbet ose shpërdorohet, të gjitha burimet që janë përdorur për të prodhuar këtë ushqim (përfshirë ujin, tokën, energjinë, punën dhe kapitalin) shkojnë dëm. Përveç kësaj, asgjësimi i humbjes së ushqimit dhe mbetjeve në landfille, çon në emetimin e gazrave serrë, duke kontribuar në ndryshimet klimatike. Humbja dhe shpërdorimi i ushqimit gjithashtu mund të ndikojnë negativisht në sigurinë ushqimore dhe disponueshmërinë e ushqimit dhe të kontribuojnë në rritjen e kostos së ushqimit./atsh/ KultPlus.com

Japonezët janë njerëzit më jetëgjatë në botë, ushqimet që bëjnë pjesë në dietën e tyre

Japonia ka më shumë njëqindvjeçarë  se çdo vend tjetër në botë. Dyzet e tetë banorë nga çdo 100,000 njerëz në Japoni e kalojnë fundin e shekullit.

“Dieta japoneze është një koncept mjaft i gjerë”, thekson studiuesi i epidemiologjisë Shu Jiang nga Qendra Kombëtare për Gerontologjinë e Japonisë. Megjithatë, një rishikim i kohëve të fundit i 39 studimeve që shqyrton marrëdhënien midis dietës japoneze dhe shëndetit gjeti disa artikuj të zakonshëm: ushqim deti, perime, soje dhe produkte të ngjashme, të tilla si salca e sojës, orizi dhe supa miso.

Në fakt, kjo lloj diete lidhet me më pak vdekje nga problemet e zemrës‘, thotë Zhang, por jo me sëmundje specifike si kanceri.

Në një vështrim më të afërt, studiuesit përshkruan versione të ndryshme të dietës japoneze gjatë pesëdhjetë viteve të fundit, pasi ajo që hanë japonezët ka ndryshuar ndjeshëm me kalimin e kohës, veçanërisht në qytetet kozmopolite, dieta ndikohet gjithnjë e më shumë nga Perëndimi.

Në fakt, epidemiologu Shu Jiang dhe kolegët publikuan së fundmi gjetjet se dieta japoneze lidhet me vite më të shëndetshme dhe më aktive ndërsa njerëzit plaken.

Ushqimi përbëhet nga disa pjata të vogla me shije të ndryshme. Përbërësit më shpesh zjehen në avull dhe nuk skuqen. Ato gjithashtu kaliten me sasi të vogla të substancave me shije intensive, në vend të sasive të tepërta të kripës ose sheqerit.

Me pak fjalë, mund të ndodhë që përfitimet e dietës japoneze të mos vijnë nga cilësia magjike e algave të detit ose salcës së sojës, por nga fokusi në një dietë të larmishme, të moderuar, të gatuar në mënyra të shëndetshme, me qender te perimet dhe bishtajore./Alsatm/KultPlus.com

Elderly and middle-aged people exercise with wooden dumbbells during a health promotion event to mark Respect for the Aged Day at a temple in Tokyo’s Sugamo district, an area popular among the elderly, on Monday 18 September 2017 . Satoko Kawasaki .

Një ditë në QKUK: Në burgje ushqimi është 100 fish më cilësor se ushqimi për lehonat

Nga Adelina Berisha

Një ditë në QKUK, Spitali gjinekologjik. Ushqimi për lehonat:

Mëngjesi: Dita 1: Bukë me marmelatë dhe 1 gote çaj ose qumësht. Dita 2: Bukë me qokokrem dhe 1 gotë çaj ose qumësht. Dita 3: 1 ve e zier, 1 copë djathë. Përsëritet në ditët në vijim.

Dreka: Supë kryesisht miell me ndonjë copë mish të bluar. Vështirë të dihet çka përmban. Qorbë me patate (kryesisht ujë, patate pak biber të kuq). Pire dhe gullash (gullash sërish miell me disa copa të vogla mishi). Përsëritet.

Darka: Shpageta, makarona të ziera që duken si qorbë, qorbë me patate (kryesisht ujë, patate pak biber të kuq)..

E pastaj nga këto lehona pritet të jenë të forta ta ushqejnë foshnjën me qumësht gjiri veçanërisht në rastet kur fëmijët janë në repartin e neonatologjisë për javë të tëra, apo fëmija është në kujdes intensiv e ka nevojë për qumësht sa më cilësor, të pajisur me proteina, vitamina, minerale etj.

Me kushtet që ky vend u ofron lehonave, është çudi si ne gratë po vazhdojmë të lindim fëmijë.

P.S. në burgje ushqimi është 100 fish me cilësor. / KultPlus.com

17% e ushqimit të prodhuar në botë shkon dëm

Në vend që t’i mbaroni ushqimet që ju mbesin, ju i lini që të shkojnë në mbeturina.

Është një rutinë e njohur për shumë njerëz – tregon një zakon që kontribuon në problemin global e çuarjes dëm të ushqimit për të cilin Kombet e Bashkuara përmes një raporti thonë se nevojitet të analizohet më mirë që ky problem të adresohet efektivisht.

Raporti tregon se 17 për qind e ushqimit të prodhuar në botë çdo vit shkon dëm, tretet. Kjo do të thotë se janë 1.03 miliardë tonë ushqim, shkruan AP, transmeton KultPlus.

Kjo tretje e ushqimit në mbeturina është më shumë se nga të dhënat që kanë treguar raportet e kaluara.

“Masa të zhvilluara mund të çojnë në menaxhim më të mirë”, thotë Brian Roe, një studiues i ushqimit që mbetet e hidhet.

Shumë prej ushqimit të mbetur, apo 61 për qind, ndodhë në familje ndërsa nga shërbimet e ushqimit janë 26 për qind dhe nga shitjet me pakicë janë 13 për qind, gjen raporti. Kombet e Bashkuara po mundohen të zvogëlojnë çuarjen dëm të ushqimit. / KultPlus.com

Shqiptarët i shpenzojnë paratë për t’u ushqyer, evropianët për t’u argëtuar

Konsumatorët shqiptarë shpenzojnë pothuajse gjysmën e parave që kanë në dispozicion për t’u ushqyer.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019, rreth 41.1% e shpenzimeve shkuan për ushqime. Kjo peshë është më e larta në rajon dhe në Europë dhe është një tregues direkt i të ardhurave të ulëta dhe i çmimeve relativisht të larta. Kosova shpenzon 34% për ushqime, Maqedonia e Veriut 33%, Bosnja 29%, Mali i Zi 23.5, Serbia 23.6%, sipas Eurostat.

Eurostat ka publikuar së fundmi edhe të dhënat e reja për strukturën e shpenzimeve për familjarët për vitin 2019.

Ndryshe nga rajoni, familjet europiane shpenzojnë më pak për t’u ushqyer. Për vitin 2019, kjo peshë është 13%, ndonëse në rritje me 1 pikë përqindje në krahasim me vitin e mëparshëm. Shteti europian që shpenzon më shumë për ushqime është Rumania (26%) dhe më pak Mbretëria e Bashkuar (vetëm 8%).

Buxhetin më të madh familjet europiane e kanë për “Shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar”, me 23.5% të totalit, përkundrejt 10.1% në Shqipëri.

Duke shpenzuar më pak për ushqime, familjeve në Europë u mbeten më shumë të ardhura për t’u argëtuar dhe për të udhëtuar. Europianët shpenzojnë më shumë për t’u argëtuar dhe kulturë, me 8.7% të totalit, përkundrejt 3.8% në Shqipëri, edhe për transport Europa shpenzon 13% të buxhetit, ndërsa Shqipëria më pak sesa 6%. Edhe për restorante raporti është 8.7% për Europën dhe 4.9% për Shqipërinë.

Por, nëse ka një shpenzim për të cilin shqiptarët nuk kursehen ato janë veshjet, me 5.2% të totalit, përkundrejt 4.6% të mesatares europiane. Shteti që shpenzon më shumë për veshje në Europë është Rumania (6.8%) e totalit, i ndjekur nga Estonia (6.3%), Italia (5.9%) dhe më pak Islanda (3.3%).

Për shëndet, shpenzimet janë pothuajse të ngjashme (4.3% dhe 4.4%), ndërkohë që një vit më parë ishin shqiptarët ata që shpenzonin më shumë për shëndet, por në 2019-n, kjo kategori është rritur dhe për europianët.

Arsimi u kushton shumë më shtrenjtë shqiptarëve se europianëve. Një familjeje i duhet të shpenzojë 3.1% të totalit për të arsimuar fëmijët, ndërsa për një familje europiane, kjo peshë është më pak se 1% (0.9%).

Edhe për komunikim, shqiptarët shpenzojnë më shumë (3.7%, kundrejt 2.4%)./Monitor/ KultPlus.com

Ruajtja dhe promovimi i traditës shqiptare të ushqimit

Një grup kuzhinierësh shqiptarë, në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë saj, kanë krijuar një fondacion me anë të të cilit synojnë promovimin e traditës ushqimore shqiptare.

Ata po qëndrojnë këto ditë në Kosovë për t’u njohur nga afër me prodhimet dhe traditat vendore të ushqimit.

Kjo lëvizje e krijuar në New York të Shteteve të Bashkuara, ka për qëllim dokumentimin e traditave të kuzhinës shqiptare në Ballkanin Perëndimor dhe promovimin e saj në botë./VoA/KultPlus.com