La kolegjin për luftë, 97 vjeçari diplomon gati 80 vjet më vonë

Një burrë nga Illinois i Amerikës, u rikthye gati 80 vjet më vonë për t’i përfunduar studimet që kohë më parë i kishte braktisur, për të shërbyer si ushtar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Bill Gossett, 97 vjeç, studioi n Këolegjin Lincoln për një kohë të shkurtër përpara se të transferohej në Universitetin e Illinois ‘Urbana-Champaign’, por ai përfundoi në Korpusin Ajror të Ushtrisë Amerikane përpara se të diplomonte.

Gossett u kthye nga lufta dhe mori përsipër biznesin familjar, Gossett’s Cleaners, në vend që të kthehej në shkollë, njofton United Press International.

“Atje gjithmonë kishte një boshllëk, por unë isha i zënë duke mësuar të drejtoja një biznes. Koha kaloi dhe më në fund vendosa të përfundoja diplomën time. Ishte një qëllim i vetë-përmbushjes,” tha Gossett në një njoftim për shtyp.

Vendimi e Gossett për të përfunduar fazën e diplomimit, e ka mahnitur kryetarin e Kolegjit ‘Lincoln’, David Gerlach.

“Pas takimit me Zyrën e Sekretarit, ne përcaktuam që Gossett mund të regjistrohej përsëri si një student i transferimit të kundërt me kreditë e Vlerësimit të Mësimit Paraprak. Ne u frymëzuam nga dëshira e tij për të marrë një diplomë 80 vjet pasi filloi arsimi i tij”, tha Gerlach./ KultPlus.com