Serbët kanë shkaktuar vuajtje të mëdha edhe te populli i Bosnje Hercegovinës dhe jo vetëm në Kosovë. Një rast i tillë, ku një ushtar boshnjak mbështetet për një peme dhe qanë teksa kupton që serbët i kanë vrarë tërë familjen
Ky ushtar quhet Senad Medanovic dhe ka vdekur dje pas një sëmundje të shkurtër.
Fotografia i përket vitit 1995 dhe është realizuar nga Ron Aviv, në një fshat të Bosjnes ku ishin masakruar 56 persona, mes tyre edhe familja e ushtarit.
Kujtojmë, luftërat jugosllave ishin një seri e lufte në territorin e ish-Jugosllavi në fund të shekullit 20 e cila çoi në shpërbërjen e shteteve jugosllave.
Në detaje, ajo është Lufta Dhjetë Ditëshe në Slloveni (1991), Lufta për pavarësi kroate (1991-1995), Lufta e Bosnjës (1992-1995) dhe Lufta e Kosovës (1999).
Pas referendumeve të parë Sllovenia dhe Kroacia shpallën pavarësinë e tyre në vitin 1991, e ndjekur në qershor, nga Maqedonia (nëntor 1991) dhe Bosnja dhe Hercegovina (mars 1992).
Gjatë konfliktit, Ushtria Popullore Jugosllave (JNA) u përpoq për të përmbysur ushtarake nën udhëheqjen e Veljko Kadijeviç dhe Blagoje Axhiç, lëvizjet për pavarësi në Slloveni dhe Kroacia. / KultPlus.com