“Run for Sharr”, dokumentari që shpërfaqë shkatërrimin e Parkut Kombëtar “Mali i Sharr”

Run for Sharr”, dokumentari që shpërfaqë shkatërrimin e Parkut Kombëtar “Mali i Sharr”.

Mbrëmë në Kino Armata është mbajtur shfaqja e dokumentarit “Run for Sharr”. Realizimi është bërë bërë nga Fondacioni “Utalaya” dhe ËËF Adria ndërsa është xhiruar në gusht të vitit 2021 gjatë maratonës 4-ditore me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.

Protagonistja e mbrëmjes, vrapuesja dhe alpinistja e njohur, Uta Ibrahimi, bashkë me alpinistë të tjerë, gjatë maratonës 4-ditore kanë kapur bukuritë e malit duke nxjerrë në pah pasojat e sjelljes së papërgjegjshme që kanë çuar deri në degradim të Parkut.

Uta Ibrahimi pas shfaqjes së dokumentarit tha që ai duhet të shërbejë për të mbrojtur Sharrin nga shkatërrimi që po i bëhet.

“Ndërtimet në zonën e mbrojtur, ndërtimi i hidrocentraleve pa kurrfarë planifikimi, prerja e drunjve e gjuetia ilegale duhet të ndalen”, tha ajo duke bërë me dije se vetëm në 5 vitet e fundit janë prerë 20 mijë metra kub dru.

Në këtë mbrëmje morën pjesë edhe ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

Pjesëmarrja e ministrit Çeku dhe përfaqësuesve të tjerë të institucioneve në shfaqjen e këtij dokumentari vjen si përkrahje e projekteve të tilla përmes të cilave tregohet rëndësia e aktiviteteve rekreative në natyrë duke dhënë mesazh të qartë se mbrojtja e natyrës është qenësor për zhvillimin e një vendi./ KultPlus.com

Dokumentari ‘Run for Sharr’ do të prezantohet sonte

Në ambientet e Kino Armatës në Prishtinë, në mbrëmjen e sotme do të prezantohet dokumentari “Run for Sharr”, që vjen në bashkëpunim me Fondacionit Utalaya dhe WWF Adria, shkruan KultPlus.

Në këtë dokumentar do të prezantohen xhirimet katër ditore, të cilat janë realizuar në gusht të këtij viti, ku edhe është mbajtur maratona 4-ditore,  me qëllim të promovimit të rëndësisë së Parkut Kombëtar Sharri në Kosovë.

“E shoqëruar nga alpinistë të tjerë, Uta Ibrahimi, alpiniste dhe vrapuese e njohur ka kapur bukurinë e malit dhe ka nxjerrë në pah pasojat e sjelljes së papërgjegjshme ndaj burimeve natyrore”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Në kuadër të prezantimit të dokumentarit, do të jetë edhe një panel diskutimi, ku edhe do të prezantohet rëndësia e Maleve të Sharrit.

Kjo ngjarje do të mbahet prej orës 19:00./ KultPlus.com

Uta Ibrahimi fiton ‘medaljen e Artë’ në Kirgistan për ngjitjen në Majën Lenin 7134 metra

Alpinistja kosovare, Uta Ibrahimi ka fituar medaljen e Artë në Kirgistan për ngjitjen në Majën Lenin 7134 metra.

Njoftimin e ka bërë vetë Ibrahimi përmes një postimi në Facebook

“Kosova merr edhe një medalje të Artë, për herë të parë, por këtë herë në Kirgistan, për ngjitjen në Majën Lenin me 7134 metra 🥰 … e faqet e mia, njifar ngrimje e djegje të vogël 🧿

Paramendojeni në secilën ngjitje me marr kaj medalje, mu kish thy qafa”, ka shkruar Uta Ibrahimi./KultPlus.com

‘Utalaya Foundation’ shpërndanë 1000 libra në Mitrovicë

Utalaya Foundation, sot ka kurorëzuar punën për krijimin e librit dy-gjuhësh për fëmijë, me aktivitete të ndryshme me fëmijët e komuniteteve të ndryshme të Kososovë, aktivitet ky i cili ka zënë vend në Mitrovicë, përcjell KultPlus.

Dy karakteret kryesore të librit, Uta Ibrahimi dhe @Miljana Bulatovič, dy gra shumë të zonja, njëra alpiniste e tjetra artiste, përveç që frymëzojnë gjeneratat e reja me veprimtarinë e tyre, ato vazhdimisht angazhojnë fëmijët e komuniteteve të ndryshme në aktivitete që ndihmojnë zhvillimin e tyre mendor dhe fizik përmes sportit e artit, si dhe kultivojnë në ta vlera universale si paqja, toleranca ndër-etnike, të lexuarit, kuptuarit.

Edhe sot Uta e Miljana dhanë fjalimet e tyre motivuese para fëmijëve, lexuan rrëfimin e librit “Ngjyrat e natyrës me Utën dhe Miljanën” për ta, u përgjigjën pyetjeve të tyre, si dhe i dhuruan secilit fëmijë librin me autografin e tyre si dhe materialet tjera promovuese.

Utalaya Foundation, ndër të tjera ka shpërndarë 1000 libra tek OJQ, Qendra, Shkolla, Librari dhe entitete tjera në Mitrovicë.

Ndërkaq, në njoftimin e shpërndarë në rrjetin social Facebook, Uta Ibrahimi thekson se ky libër synon të nxit imagjinatën, kuriozitetin, respektin për njerëzit, natyrën e kafshët si dhe të ndihmojë fëmijët të mësojnë gjuhë të reja e të fitojnë shprehi të punës. Por mbi të gjitha libri i shumëngjyrshëm vjen për ti gëzuar ata, gjë që u dëshmua nga entuziazmi dhe hareja e të vegjëlve. / KultPlus.com

Një qershori i gjen fëmijët e Kosovës me një libër të ri për fëmijë nga Uta Ibrahimi

Fjala është për librin ‘Ngjyrat e Natyrës me Utën dhe Miljanën’, projekti më i ri nga Fondacioni Utalaya, mbështetur nga UNMIK. Ky libër synon të promovojë dy-gjuhësine, tolerancën etnike, natyrën dhe mbrojtjen e saj si dhe sportin e artin si terapi mendore e fizike.

Personazhet e librit janë dy gra të cilat frymëzojnë me punën e tyre, ato janë: Uta Ibrahimi- alpiniste nga komuniteti Shqiptar dhe Miljana Bulatović- artiste nga komuniteti Serb, dhe rrëfimi përfshin ngjarjet a aventurat që zhvillohen në mes Utës e Miljanës të cilat takohen rastësisht në Mitrovicë, ku nis një shoqëri e veçantë. Kjo shoqëri spontane shërben si shembull i rrënimit të paragjykimeve dhe tregon se sa shumë gjëra të bukura mund të realizohen në një shoqëri që e përkrah të mirën dhe njëri tjetrin pavarësisht dallimeve racore, etnike apo fetare.

Me këtë libër synohet që të ndërtohet besimi mes komuniteteve si dhe të përçohen mesazhe edukative, paqësore dhe dashmirëse për Kosovën dhe komunitetet që jetojnë në të.

Libri do të shpërndahet falas nëpër qendra e organizata që punojnë me fëmijë nga grupe të margjinalizuara por edhe shkolla dhe qendra edukative e kulturore në Mitrovicë.

Ky është libri i dytë për fëmijë që krijohet nga Fondacioni Utalaya, dhe kjo organizatë shprehet të jetë shume ë motivuar për të vazhduar me projekte tjera që lidhen me botimin e librave për fëmijë.

Për më tepër në lidhje me projektet e Utalaya vizitoni: https://www.facebook.com/utalaya/
https://utalaya.com/ / KultPlus.com

‘Nëna më tha shko drejt majes, e zemra më thojke shko te nana’

Sfidat e rrugëtimi i Uta Ibrahimit nëpër majet më të larta të botës, asnjëherë nuk ka qenë i lehtë. Së fundi, Ibrahimi humbi edhe babain e saj, shkruan KultPlus.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Ibrahimi ka treguar për momentin kur e ka kuptuar për humbjen e babai të saj, e ndër të tjera ka shpalosur edhe sfidat e të qenurit një alpiniste e pothuajse gjithmonë larg familjarëve.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Ibrahimit.

Pas ngjitjes dhe suksesit në Majen Anapurna, e vendosa me vazhdu ma tutje edhe ne ngjitjen ne Majen Dhaulagiri …

U ndijsha mire, edhe e forte … baba e nana veq kishin bo ma mire, mas Covidit .. e kisha shpirtin e qete edhe pse ngjitja ne Annapunra ishte shume e veshtire fizikisht dhe mentalisht …

Gjeta perkrahjen e shume njerzve per me vazhdu ma tutje … edhe pse ende nuk i kisha siguru mjetet financiare, me publikimin neper rrjete sociale dhe me ndihmen e Federates Bjeshkatare te Kosoves dhe disa Shoqatave Bjeshkatare ne Kosove, u sigurua 20% i mjeteve … e me pas edhe 20% tjeter nga shoqesia ime dhe organizata te tjera … ( do ta publikoj listen ne ditet ne vazhdim).

Ishim tu e prit motin e mire, per me shku drejt majes … edhe pse ende nuk jane fiksuar litaret .. por kishim te gjithe energji te mire, kisha shume shpresa qe do te ja dalim majes se bashku … e gjithashtu isha e sigurt qe gjithcka ne shpi eshte mire …

Kur e mora lajmin per vdekjen e babes, ishim bashk ne tent me shoqen time meksikane Viridiana me te cilen u bam si motra dhe e kem perkrah njona tjetren ne secilin gezim e dhimbje per keto dy muaj …

E para qe dojsha me bo me gjith zemren ke me mujt me kthy kohen veq 1 dite ma perpara, e me ja ni zanin veq edhe nji here … e tani ja nisa menjiher me mendu se qysh me u kthy … e tek vone dikur mendova, nashta edhe mundem me nejt edhe me vazhdu ekspediten ..
Ke teper e veshtire me vendos cka me ba … nana me tha shko drejt majes, e zemra me thojke shko te nana … e gjithashtu, e dijsha qe bibi jem kish dasht qe une me e njek andrren tem …
Me vendos me u kthy, perveq qe e humba mundesine me e ngjit nje maje shpejt e mire, gjithashtu isha e obligume ndaj donatoreve per pagesen qe e kishin ba, e gjithashtu ende jam e obligume me pagu edhe 50% te pageses tjeter, te cilat as nuk i kom e as skom qysh me i siguru me ..

Me vendos me vazhdu ma tutje, per 2 dite qendrimi ne Kamp Baze, s’ma thojke as zemra e as menja!
Kisha qef me mujt me ja lon kete vendim dikujt tjeter .. ja nisa me ju lut qjellit, gureve edhe malit!
Dhaulagiri, ne mengjes ne diten kur e lash, ishte e mbyllun me mjegull edhe e merzitun … mu dok qe po e bashkendjen me mu!

Sa isha tu fol me telefon satelitor me Mingmen nga kompania e Helikopterave – me tha qe ka me sjell ushqime ne Kamp Baze dhe nese du me u kthy, mundem me u kthy me helikopter ne Kathmandu — por tha, nuk mundet me u nis sepse moti eshte i keq gjithkah neper male .. dhe shpresat per me ardh ishin shume te vogla! …
U gezova qe vendimin tem, ja lash nones natyre … edhe sa isha tu fol me Vi-ne, veq ja nisi me rrezu djelli … edhe per 40 min erdh helikopteri ne kamp dhe u ktheva ne Kathmandu!
Tash, sa po pres qe neser me u kthy ne shpi, po mendoj se cili u kan vendimi i duhun!

Gajte dites se djeshme, edhe sot, kam marr mijra mesazhe, nga shoqe e shok, edhe nga njerez te tjere, te cilet ose e kan njoft Bibin tem, ose veq e kane pa ne fotografite e mia, apo veq e kane percjell jeten tem … e disa prej tyne, kane qene mesazhe qe une jam e forte edhe mundem me vazhdu ekspediten … e duhet me shty veten .. etj …
E shume te tjera kane qene mesazhe qe kane ndje dhimbjen bashk me mu, e qe bibi jem asht krenar me cka bej, e shume prej tyne qe une duhet me qene krenare se cfare bibi kom pas, … e qe, krejt ne fund nuk e paskna dijt qe paskna qaq shume njerez, qe perveq qe e gezojne suksesin tem, edhe e ndjejn dhimbjen tem!
E krejt keto mesazhe, m’kan bo me kuptu qe Bibin tem edhe veprat e tij duhet me ja kujtu tu kesh, se qashtu ka qene Bibi jem!
I lumtun, i gzum, i qeshun, gjithmone i ka konsideru krejt njerzt ne rreth, ska dasht kurr kerkujt me i bo keq, gjithmone mka msu mos me fol keq per njerez, gjithmone e gjejke nje arsyetim per nje veprim jo te mire te dikujt, e sa here ma zbutke egon edhe me bojke me e nal veten! E qe na ka msu me dasht natyren, me mbjell bashqen, me e rujt teshen e huj, me e vleresu njersen e njerzve … e ma e shumta, me e dasht jeten edhe me ju gezu cdo momenti ne jete ❤

Kurr nuk e harroj, pasi e paten largu nga puna gjate viteve 90′, e shume mundimeve per mbijetese deri sa u rritem e ja nisem me punu … e ja nisa me kuptu ma shume per jeten .. me pat than: Qika jem, mas 90′, s’jemi tu e jetu jeten, po jemi tu e harxhu – e tha mos harro, qe jeta duhet me u jetu!
E une, gjithmone jom mundu me i njek mesimet e tij … Me jetu jeten, me i njek andrrat e mia.
Bibi jem, edhe pse ne fillimet e mia ne ngjitjet ne Himalaya, ka refuzu me me perkrah, per shkak te frikes se ka me me humb, ai edhe Ana, jane dy njerzt qe mu m’kan ba qe une me luftu, me i mri majat e botes, me i bo krenar ata edhe vendin tem!
Tash, sa po pres me u nis per Kosove, hala po mendoj se a asht kjo cka une duhet me ba, a asht Bibi i gezum qe une po kthehna apo isha dasht me vazhdu ngjitjen!
Jam shume e sigurt qe mali ka me kon aty, edhe qaq sa ekziston kjo toke, por, menja jem edhe zemra jem sot ka shume nevoje per Anen tem, e motrat e mia, edhe torin tem! E ma se shumti, njerzt e mi, vendi jem ka nevoje une me kon gjalle edhe e shnosh!

Edhe per fund, ju faleminderit shume qe keto dy dite m’keni shkru, ma keni zbut dhimbjen edhe m’keni kallxu qe duhna me u bo e forte se qashtu ka qef Bibi jem me na pa, e ju qe e keni njoft, ma keni kujtu se sa krenare po ndihna per veprat e Bibit tem ❤
Ju boft shnet e jete!
Uta,

(Teksi është publikuar pa ndërhyrje). / KultPlus.com

Pas ngjitjes dhe suksesit në Majen Anapurna, e vendosa me vazhdu ma tutje edhe ne ngjitjen ne Majen Dhaulagiri … U…

Posted by Uta Ibrahimi on Saturday, May 1, 2021

Uta synon ngjitjen e radhës me alpinistet më të mira të botës, i duhen 13 mijë euro për “Dhaulagiri”

Uta Ibrahimit i është dhënë mundësia për ekspeditën e radhës, e cila është ftuar bashkë me shtatë gratë më të mira të botës që të ngjitet në majën e “Dhaulagirl”, dhe kjo ngjitje njëherësh e bën që kosovarja Uta Ibrahimi të bëhet ballkanasja e parë që ngjet shtatë majat më të larta në botë, shkruan KultPlus.

Mirëpo, për këtë ngjitje alpinistes kosovare i duhet ndihmë e shpejtë financiare, në vlerë prej 13 mijë eurove, pasi që ekspedita do të nisë pas një jave.

KultPlus ju sjell kërkesën e Federatës Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës për këtë ekspeditë.

Te dashur shok e shoqe, Faleminderit krejt qe jeni mbledh se bashku, per me e ndihmu vazhdimin e ekspeditava. Kane mbet edhe pak dite, e kam nevoje edhe për shume mbeshtetje … Nji thanje e vjetër … pika pika, mbushet pusi ❤️Ju faleminderit me shume dashuri ❤️🇽🇰🇦🇱Postimi nga Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës – FBAK Kërkesë për mbështetje të alpinistes tonë, Uta Ibrahimi!!! Të dashur miq, Uta Ibrahimi këto ditë ka ngjitur majën e saj të 6-të, nga 14 majat më të larta 8000 metërshe në botê, majën Annapurna në Himalaje, dhe edhe një herë na ka bërë krenarë si Kosove dhe si komunitet e Federatë Bjeshkatare. Sot kemi kuptu qe Utës iu ka ofruar një mundësi pas kthimit nga Annapurna, gjatë qëndrimit në kampin bazë. Ajo është ftuar të ngjitet edhe në majën e 7-të, Dhaulagiri, t’i bashkëngjitet një ekspedite prej shtatë grave nga më të mirat në botë. Çka vlen të theksohet, është se Uta është ne kampin bazë, dhe e aklimatizuar, kështu që shpenzimet për ketë ekspeditë do të jenë shumë herë më të vogla se po ta bënte veçmas ketë majë. Ekspedita fillon për një javë dhe koha është shumë e shkurtër kështu që nevoja për ta ndihmuar, është shumë urgjente. Kjo ngjitje do ta bënte Utën ta thyejë rekordin ekzistues, dhe të bëhet e para nga Ballkani që ka ngjitur 7 majat më të larta në botë. Kostoja e kësaj ekspedite është rreth 12-13,000 Euro dhe Uta nuk ka mundësi të ngrisë fonde nga vendi ku është. Ne si Federatë po mundohemi të bëjmë çfarë është e mundur, për t’ia mundësuar këtë ngjitje pra, ju lusim që aq sa keni mundësi të kontribuoni në xhirollogarinë në vijim si dhe ta shpërndani këtë postim sa më shumë. Për me shume detaje shihni faqen e Utës ne linkun https://utalaya.com/ Xhirollogaria: 2020-0001-7141-6535 Teb Bank Për pagesa jashtë vendit: Përfituesi: Flutura Ibrahimi Banka e përfituesit: TEB Sh. A. Prishtinë, Kosovë Swift/BIC code: TEBKXKPR IBAN i përfituesit: XK052020000171416535./ KultPlus.com

MKRS: Uta e majave të maleve, nuk u dorëzua përkundër vështirësive

Ditën e djeshme u bë e ditur se Uta Ibrahimi përfundoi ngjitjen në majen Annapurna, ndër majat më të rrezikshme në Himalaje, duke u bërë kështu alpinistja e parë shqiptare që ngjiti atë maje, shkruan KultPlus.

Sot, përmes një postimi në faqen zyrtare, MKRS ka uruar Ibrahimin për punën e saj të madhe, përkundër vështirësive.

”Uta e majave të maleve!

Uta Ibrahimi ka përfunduar ekspeditën e ngjitjes në majën Annapurna me lartësi 8091m, e cila është ndër majat më të rrezikshme për ngjitje në Himalaje, Nepal.

E përgëzojmë Utën për përfundimin e kësaj ekspedite sfiduese. Ekspedita e saj ishte disaditore dhe përkundër vështirësive gjatë ngjitjes – ajo nuk u dorëzua. Me këto suksese Uta bëhet alpinistja e parë shqiptare që ngjitet në Annapurna.

Alpinistja synon të ngjitë 14 majat e Himalajave me lartësi mbi 8000m. Kjo ishte maja e gjashtë që Uta e ka ngjitur në kuadër të nismës së saj.

Utës i urojmë shumë suksese në ngjitjet e ardhshme”, thuhet në postimin e MKRS. / KultPlus.com

Uta Ibrahimi shënon edhe një rekord, bëhet alpinistja e parë shqiptare që ngjitet në Annapurna (FOTO)

Uta Ibrahimi bëhet alpinistja e parë shqiptare që ngjet majën e Annapurnes.

Ajo aktualisht është duke zbritur nga maja e Annapurnes pas shumë përpjekjeve të vështira për ngjitje.

Lajmin e bëri të ditur trajneri i saj Xhim Begeja përmes një postimi në Facebook.

“Anapurna 8090metra mposhtet… në këto momente Uta është në maje dhe po zbret”, tha Begeja.

Vlen të ceket se Annapurna është një ndër masivet më të rrezikshme në Himalaje.

Utës i shtohet maja e gjashtë nga tentimi i saj për t’i ngjitur 14 majat me lartësi mbi 8000 metra./klan/ KultPlus.com

‘Google’ liston Uta Ibrahimin si një ndër gratë më të suksesshme në botë

Alpinistja Uta Ibrahimi, vajza e parë nga Ballkani e cila ka ngjitur pesë majat e Himalajeve është listuar e 138-ta në listën e ‘Google’, listë kjo e krijuar në nderim të Hitorisë së Muajit të Gruas, shkruan KultPlus.

‘Vitin e kaluar, bota ka kërkuar në Google për ‘gruan e parë’ më shumë se kurrë më parë’, ka shkruar Google në kanalin zyrtar në Youtube. Google poashtu ka shtuar se gratë e kësaj liste janë ato që kanë thyer barriera e kanë inspiruar të tjerat.

https://www.youtube.com/watch?v=Oy-L-OVwmZQ&ab_channel=Google

Ndërkaq, lajmi u bë i ditur nga vetë Uta, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar ndjekësit e saj se edhe ajo është në mesin e shumë grave të tjera të suksesshme.

‘Mirëmëngjesi … në mesin e shumë grave të tjera edhe unë në Majen Everest, në videon e Goggle tu e festu Javën e Grave’, ka shkruar ajo. / KultPlus.com

Uta Ibrahimi paralajmëron ngjitjen e radhës me zero përkrahje financiare: Kur të kryhet, mos jeni krenarë

Alpinistja Uta Ibrahimi, vajza e parë nga Ballkani e cila ka ngjitur 5 majat e Himalajeve, po vazhdon rrugëtimin e saj deri në përfundimin e projektit të saj për ngjitjen në 14 Majat më të larta të tokës, shkruan KultPlus.

Në muajin janar, Uta u prit në takim nga Ministrja Vlora Dumoshi e cila i kishte ofruar mbështetjen e saj dhe të MKRS-së për rrugëtimet e saj drejt çative të botës, por këto premtime mbetën vetëm pjesë e atij takimi.

Përderisa ka njoftuar për ngjitjen  e radhës në MAJËN Anapurna – 8091, si maja e trembëdhjetë nga më të lartat në tokë dhe si më e rrezikshmja, Uta ka njoftuar që për këtë sfidë të re ka 0 përkrahje financiare pavarësisht premtimit që i është bërë nga Dumoshi.

Tutje, Uta ka kërkuar që në përfundim të kësaj ekspedite institucionet e vendit të mos jenë krenarë e të mos mburren me suksesin sepse vetëm sa po ja vështirësojnë.

Ky është postimi i plotë i Ibrahimit:

M’kan mbet edhe pak ditë për me u nis drejt ngjitjes së radhës, në Majen Anapurna 8091, si maja e trembëdhjetë nga më të nalta në tokë, edhe si ma e rrezikshmja .. për me e vazhdu projektin e ngjitjes së 14 Majave ma të nalta të Tokës.

Pak parase mu nis, i hina pak arkivsës … i gjeta këto dy video nga Ekspedita e ngjitjes në Lhotse South Face, njëra prej ngjitjeve ma teknike në Himalaya.

Këtu jam dikun afër 8000 metrave. Po më dridhet pak barku edhe komt … edhe mu, kur po e shoh tash … edhe kur po e dij se çka po më pret.

Po, pavarsisht krejt sfidave edhe pëkrahjes financiare 0 për këtë ekspeditë deri më tani ( edhe pse premtimet nga Ministrja Vlora Dumoshi.

nuk munguan në takim – e që sigurisht ky takim është bë veq për qëllime të PR dhe jo tamon pëkrahjes … unë nisem me 13 Mars, për me e vazhdu projektin ma madhor të alpinizmit…

Deri sa ti ngjes krejt, qofsha shnosh e mirë … e shpresoj që ndonjeher në të ardhmen problemi ma të madh – Financimin e Ekpseditave, nuk kom me e pas barr sikurse në secilën ekspeditë.

E kur të kryhet krejt, ju lutna mos jeni krenar e as mos u mburrni, sepse veq ma rond ma keni ba! / KultPlus.com

Dumoshi takohet me Uta Ibrahimin, i premton mbështetjen e MKRS-së

Ministrja Vlora Dumoshi ka takuar sot Flutura Ibrahimin, më shumë të njohur si Uta e Maleve, vajzën e parë nga Ballkani e cila ka ngjitur 5 majat e Himalajeve.

Ibrahimi e njoftoi ministren më shumë për vazhdimësinë e projektit të saj ‘14 Majat më të larta të tokës’ dhe ekspeditat e radhës në Anapurna, Makalu dhe K2 majën më të rrezikshme në botë.

Ministrja tha se Uta do të ketë mbështetjen e saj si ministre dhe të MKRS-së për rrugëtimet e saja drejtë çative të botës, ku besoj sërish do të valojnë flamuj tonë. / KultPlus.com

Filmi për Uta Ibrahimin ‘Her Story’, shpallet Filmi më i mirë i shkurtër për malet

Alpinistja Uta Ibrahimi ka shënuar edhe një sukses të radhës, por kësaj here në filmimin ‘Her Story’, që dokumenton përvojën e saj në majën më të lartë në botë, shkruan KultPlus.

Uta vite më parë u bë simbol i maleve, pasi u bë gruaja e parë shqiptare që shkeli majën më të lartë në botë, Everest.

Filmi “Her Story” që portretizon dokumentimin e përvojës së saj të ngjitjes në Everest, sot është shpërblyer me çmimin “Filmi i shkurtër më i mirë për malet”, në Festivalin e Filmit në Stamboll.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Uta Ibrahimi nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka shkruar se ndihet e lumtur që edhe një ëndërr e saj po bëhet realitet.

çfarë dite e bukur … Unë jam aq e lumtur që historia ime po fiton njohje ndërkombëtarisht. Ja një ëndërr tjetër që po bëhet realitet në Festivalin e Filmit në Stamboll. Filmi i shkurtër ‘Historia e saj’ i cili përshkruan përvojën time në Himalajet dhe qëllimin tim për të ngjitur 14×8000 (të katërmbëdhjetë kulmet e botës), u vlerësua me çmimin ‘Best Short Mountain Film Aëard”, ka shkruar Ibrahimi.

what a beautiful day … I am so happy that my story is gaining recognition internationally. Here’s to another dream…

Posted by Uta Ibrahimi on Wednesday, January 6, 2021

Kjo njëherësh shënon edhe hapat e parë të njohjes së përvojës së Utës globalisht./KultPlus.com

Uta Ibrahimi vizitoi fëmijët rom, ashkali e egjiptian në Gjakovë, të entuziazmuar me sukseset e alpinistes

Vizita e sotme e mbajtur në Qendrën për Zhvillimin e Fëmijërisë së Hershme në Gjakovë nisi dhe mbaroi me brohoritjet Urra.

Në vazhdën e aktiviteteve të projektit URRA që është  partneritet i UNICEF me Fondacionin Utalaya, sot me 15 shtator, 472 fëmijë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian përfituan nga pakot me materialit didaktike të Edukimit të Hershëm.  

Ata takuan për herë të parë Uta Ibrahimin, prej së cilës dëgjuan rrëfimet frymëzuese mbi ngjitjet e saj në malet më të larta në botë me ç ‘rast ajo mbajti edhe fjalim inspirues për fëmijët duke i nxitur ata që të ëndërrojnë sa më shumë dhe të punojnë drejt realizimit të ambicieve të tyre duke qenë të rregullt në mësime dhe shkollë.

Përveç pakove dhe mundësisë së bashkëbisedimit me Utën, fëmijëve dhe prindërve të këtyre komuniteteve iu shpërndanë edhe maska të ripërdorshme për mbrojtje ndaj COVID-19, si dhe u fol për rëndësinë e bartjes së maskës në kohë pandemie.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe: Larisaa- Brunn, Zëvendës Shefe e UNICEF-it në Kosovë, Berat Thaqi, Drejtor i Qendrs Bethany për Shërbime Krishtere,  Edukatoret e Qendrës në Gjakovë si dhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Edukatoret që janë pjesë e programit për zhvillimin e fëmijërisë së hershme u shprehën se kjo iniciativë mund të duket si gjest i vogël nga jashtë mirëpo ndikon shumë në zhvillimin dhe disponimin e fëmijëve me status të paqëndrueshëm ekonomik si dhe u shprehën të gatshme për bashkëpunime tjera me shpresën se në të ardhmen do të ketë angazhim më të madh të të gjitha instancave përgjegjëse me komunitetet jo-shqiptare dhe grupet e margjinalizuara. 

Poashtu edhe njëherë u promovua platforma e edukimit të  hershëm(https://edukimihershem.rks-gov.net/), e cila është krijuar enkas për prindër, edukatorë dhe fëmijë, ashtu që fëmijët të jenë të angazhuar me detyra e aktivitete që mund të mbahen në kushte shtëpie e që ndihmojnë zhvillimin dhe mirëqenien e tyre./ KultPlus.com

Projekti ‘URRA’ vjen për të krijuar momente të çmuara me fëmijë dhe prindër

Zyra e Unicef-it në Kosovë në bashkëpunim me Fondacionin Utalaya kanë sjellur në jetë projektin “URRA”, që synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e angazhimit të fëmijëve me prindër në aktivitete të ndryshme që nxisin zhvillimin e fëmijëve, përfshirë leximin, ndërveprimin dhe aktivitete të ndryshme në natyrë për mirëqenien e tyre të përgjithshme.

Programi i Zhvillimit të Fëmijërisë së Hershme në kuadër të UNICEF-it ofron studime shkencore të cilat flasin për rëndësinë e momenteve të hershme në jetën e fëmijëve nga mosha 0-6 vjeç. Jo rastësisht edhe sllogani i iniciativës për shpërndarjen e pakove mbështetëse me materiale didaktike është “Gjashtë vitet e para nis e mbara”!

Këto vite paraqesin kohën vendimtare për zhvillimin e trurit të fëmijëve dhe këtu hyjnë gjidhënja dhe të ushqyerit e shëndetshëm, mbrojtja dhe siguria, edukimi në fëmijërinë e hershme dhe vëmendja e përgjegjshme nga kujdestarët. Ky kombinim i natyrës dhe ushqimit vendos themelin e së ardhmes së një fëmije.

Statusi i ulët socio-ekonomik mund të ndikoj negativisht në zhvillimin e fëmijëve. Konsideruar shkallën e varfërisë në Kosovë, e cila qëndron në 18% sipas statistikave të vitit 2019, mund të kuptojmë se fëmijët në Kosovë kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme dhe programe që u mundësojnë atyre një zhvillim të shëndetshëm për të arritur potencialin e tyre të plotë. 

Përveç kësaj, në Kosovë vetëdija e prindërve mbi rëndësinë e zhvillimit të fëmijërisë së hershme dhe parapërgatitjes për shkollë është e ulët. Aktualisht rreth 14% e fëmijëve mes moshës 3-5 vjeç janë duke ndjekur një program arsimor të fëmijërisë së hershme.

Mirëpo ky nuk është i vetmi faktor determinues për ngecje në zhvillim. Kohëve të fundit jeta dinamike e të rriturve dhe pamundësia për t’iu përkushtuar fëmijëve, izolimi me rastin e pandemisë Covid-19 dhe ekspozimi i tepërt i fëmijëve ndaj pajisjeve elektronike si dhe mos angazhimi fizik, shpesh dëmtojnë zhvillimin kognitiv dhe fizik të fëmijëve. Prandaj, është mëse e rëndësishme që prindërit e kujdestarët të nxiten sa më tepër për përfshirjen më të madhe të fëmijëve në aktivitete edukative dhe fizike (sportive). Kjo është edhe arsyeja pse “URRA” ka filluar punën e vet pikërisht në këtë periudhë.

Ekipi entuziast i “Urra”-s, planifikon të vizitojë shkolla, qendra dhe grupe të ndryshme të fëmijëve dhe prindërve në të gjitha komunat e Kosovës, duke u fokusuar në vizitat e komuniteteve të cenueshme, grupe këto të cilat kanë më së shumti nevojë për vëmendje, angazhim dhe përkushtim. 

Projekti “URRA” ka mundësuar përkthimin e librit “Uta e Maleve” edhe në gjuhën Rome dhe Serbe, ashtu që fëmijët e prindërit e këtyre grupeve minoritare të kenë mundësinë të kuptojnë rrëfimin e alpinistes Uta dhe të inspirohen nga veprimtaria e saj e cila filloi me një ëndërr të thjeshtë si fëmijë nga ana e saj, me përkushtimin e prindërve të saj nga ana tjetër, të cilat ishin gurthemelet e ambicies dhe vendosmërisë së saj për të arritur qëllimin pavarësisht vështirësive.

Përveç kësaj është krijuar edhe libri i ri “Uta e Maleve-Libër për Ngjyrosje” poashtu i përshtatur dhe adaptuar në tre gjuhë. Në këtë libër përfshihen edhe detyra të ndryshme të cilat nxisin fëmijët të krijojnë rutinë të shëndetshme trupore dhe mendore. Faqet e para të librit për ngjyrosje “Uta e Maleve” i dedikohen virusit Covid-19 dhe me ilustrime e tekst të thjeshtë udhëzojnë e mësojnë fëmijët se si të mbrohen nga ky virus.

Ditën e djeshme, me datën 10 shtator u përurua dhe zyrtarizua kjo iniciativë ku prezent ishin Ramë Likaj- Ministër i Edukimit dhe Shkencës, i cili shprehi mirënjohjen ndaj kësaj iniciative duke theksuar rëndësinë e edukimit të hershëm si dhe përfshirjen e programit në strategjitë e Ministrisë së Shkencës dhe Edukimit, me ç’rast falënderoi edhe njëherë UNICEF-in për përkrahjen e dhënë për krijimin e platformës së Edukimit në Distancë e cila iu del në ndihmë prindërve për realizimin e aktiviteteve ditore me fëmijët. 

Prezent ishte edhe Mentor Morina – u.d Udhëheqës i Departamentit për Politika Sociale dhe Familjare, i cili tha se këto iniciativa maksimalizojnë gjithpërfshirjen duke targetuar grupet e margjinalizuara dhe duke kontribuar në asistencën sociale me mjete mbrojtëse nga COVID-19, si dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së familjeve në nevojë në aspektin e edukimit dhe zhvillimit të hershëm. 

Fjalën e mori edhe Ambasadori i Japonisë Mitsunori Ogasawara, ambasadë e cila njëherit është edhe mbështetëse e projektit, dhe u shpreh se kjo mënyrë e ndihmës për familjet në nevojë në këtë kohë ka ndikim shumë pozitiv dhe vjen në kohën e duhur. Ogasanawara tha se përkrahja me materiale shkollore dhe argëtuese vjen si surpriza më e këndshme për fëmijë. 

Shefi i Zyrës së UNICEF në Kosovë, Murat Şahin tha se Shtatori është muaj tepër i rëndësishëm për secilin fëmijë sepse vjen koha e bërjes së librave, materialeve shkollore dhe gjithcka tjetër të nevojshme për nisjen e vitit shkollor, mirëpo për familjet e varfëra kjo periudhë nuk është aq e mirëpritur. Prandaj, tha Şahin, ky donacion i ofrohet plot 5000 familjeve ashtuqë secili fëmijë të ketë mjetet e veta, dhe jo ti ri-përdor mjetet e vjetra të vëllezërve ose motrave. Ai përgëzoi ministrin e Edukimit dhe Shkencës për punën e bërë në lidhje me lansimin e platformës për Edukim në Distancë (www.edukimihershem.rks-gov.net), dhe tha se suksesi i saj shihet e matet nga vizitat që i bëhen kësaj platforme (deri tash 2.5 milion vizita), ku fëmijët mund të mësojnë, këndojnë e vizatojnë nga shtëpia. 

Şahin, për fund shtoi se Uta Ibrahimi kësaj radhe ka ndërruar planet e saj për ekspedita vetëm për të qenë pranë fëmijëve në këtë kohë, si dhe u shpreh se veprimtaria e saj është model që duhet të shërbej si shembull për të gjithë fëmijët dhe mesazhi kryesor është “ndiq ëndrrat tua dhe lufto çdo paragjykim”.

Ndërkaq, Uta Ibrahimi tha “Sot po e shënojmë ditën më të rëndësishme të një pune tash disa mujore në bashkëpunim me UNICEF. Fondacioni Utalaya është tepër mirënjohës për faktin se merr pjesë në një projekt humanitar që gëzon edhe zhvillon gjeneratat e reja, si dhe u rikujton prindërve që momentet e hershme të zhvillimit të fëmijërisë janë themelet e ndërtimit të një karakteri të shëndoshë si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikologjik.

“Gëzimi më i madh për mua personalisht është fakti se do të takojë fëmijë nga komunitetet e ndryshme dhe ata do të kenë rastin të inspirohen nga rrëfimi im, në gjuhën të cilën e flasin”, thotë Uta.

Përmes këtyre librave të cilët do të dhurohen në 5,000 familje si pjesë e pakove me materiale didaktike të përgatitura nga UNICEF, do të mbahen edhe aktivitete që zhvillohen nga ekipi i URRA’s, udhëhequr nga Uta Ibrahimi-personazhi kryesor i librit.

Këto aktivitete do të përfshijnë punëtori me fëmijë dhe prindër, ku përmirësohen aftësitë e leximit dhe shkrimit, mësim-nxënies, shprehjen e mendimeve dhe ëndrrave të fëmijëve për të ardhmen, krijimin e shprehive të shëndetshme, stimulimin për angazhim fizik të fëmijëve me planifikim ushtrimesh, socializimin, edukimin mbi tolerancën, barazinë gjinore dhe etnike etj.

Projekti “URRA” është urë lidhëse në mes prindit dhe fëmijës si dhe qëllimi fondamental i tij mbetet angazhimi më i madh i prindërve në kujdesin ndaj fëmijës, duke qenë në dispozicion për ta jo vetëm me obligimet rutinore por tu lexojnë fëmijëve më tepër, si dhe të luajnë me ta sa më shumë, sepse këto aktivitete krijojnë rrënjë të forta për zhvillimin kognitiv dhe emocional, si për fëmijët ashtu edhe prindërit.

Pra, URRA vjen si një brohërimë e fortë gëzimi dhe fton të gjithë prindërit e fëmijët të përcjellin aktivitetet e realizuara nga projekti (të cilat mund ti përcjellni në Utalaya Facebook dhe Utalaya Instagram) sepse përfitimet janë të shumta për të dyja palët.

UNICEF zhvillon edhe projekte tjera me qëllimin e njëjtë, dhe për tu qasur në aktivitete ditore për fëmijët tuaj, vizitoni platformën e Edukimit në Distancë  “Kujdesi Zhvillimi dhe Edukimi në fëmijërinë e hershme për moshën 0-6 vjeç”. / KultPlus.com

‘Uta e Maleve’ shpërndahet në 5000 familje nëpër gjithë Kosovën

Uta Ibrahimi në vitin 2017 u bë gruaja e parë shqiptare që ngjiti Everestin duke rrënuar kështu paragjykimet gjinore e etnike si dhe duke lobuar në mënyrën më të veçantë për Kosovën e Shqipërinë.

Këtë vit, Uta bototi edhe librin e saj të parë për fëmijë “Uta e Maleve”. Libri u prit shumë mirë dhe fëmijët që tashmë e kanë lexuar atë, kanë krijuar ilustrimet e tyre unike të inspiruara nga libri duke ia dorëzuar ato heroinës së tyre të maleve – Utës.

Libri përmes ilustrimeve dhe rrëfimit flet për eksperiencën e ngjitjes së majës më të lartë të botës nga Uta dhe e ndërlidh atë me dashurinë e pangopshme që ajo kishte për natyrën qysh si vajzë e vogël. Qëllimi i Utës është që me rrëfimin e saj të inspirojë fëmijët për të vazhduar ëndrrat e tyre deri në realizim si dhe t’i vetëdijesojë ata për madhështinë e rëndësinë e natyrës.

Ndërkaq, sot, Uta njoftoi përmes një statusi në rrjetin social Facebook, se ‘Uta e Maleve’ do të shpërndahet në 5000 familje nëpër gjithë Kosovën dhe do të jetë në gjuhën shqipe, rome dhe serbe.

”Java e mirë, niset të hanën 😍

Jam tepër e gëzume me kuptu që libri dhe libri për ngjyrosje ‘Uta e Maleve’ ka me u shprenda në 5000 familje, nëpër gjithë Kosovën, në gjuhën shqipe, rome dhe sërbe.

Ska shpërblim ma të mirë se sa fakti që puna që e bajmë çdo ditë, po inspiron të ardhmen e Kosovës.

Projekti URRA, i financuar nga @unicef_innovations_lab_kosovo dhe menaxhuar nga Fondacioni Utalaya, sapo ka filluar një rrugëtim të bukur dhe me shumë ngjyra!

Faleminderit të gjithëve që jeni pjesë e këtij rrugëtimi”, shkruan Uta në Facebook. / KultPlus.com

Aksidenti në Valbonë, Uta Ibrahimit i ka kushtuar edhe financiarisht, as një ndihmë nga shteti

Sot një vit, alpinistja Uta Ibrahimi është lënduar në pjesën e këmbës teksa po ngjitej në malin e Rragamit në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Alpinistja ka qenë duke u ngjitur së bashku me alpinistin Aurel Duka në një faqe shkëmbore ku është shkëputur nga mali një gurë, i cili i ka rënë në këmbën alpinistes duke i shkaktuar dëmtime serioze.

Qysh nga ajo kohë, Uta tregon se çdo ditë ka dhimbje të këmbës dhe se kjo i ka kushtuar asaj financiarisht dhe mentalisht. Përkundër kësaj, ajo ka gjetur ndihmë veç tek miqtë e afërt por asnjëherë tek shteti.

Sipas Utës, në rrethana normale ajo do të duhej të kishte një Sigurim Shëndetësor që do t’i mbulonte shpenzimet  e aksidenteve në mal, apo edhe Ministria e Shëndetësisë apo ajo e Sportit do të dukej të kryenin punën e tyre.

Duke qenë e zhgënjyer nga kjo përvojë personale, Uta ju drejtohet edhe me një mesazh: Kujdesuni për vetën se kërkush nuk lodhet për juve.

Ky është postimi i plotë i Uta Ibrahimit:

Nganjëher gjithçka që të duhet është nji gjest i vogël i dikujt, e nganjëher ajo nuk mjafton .. po duhet pak ma shumë 😜
E shpesh, eksperiencat e tilla të japin edhe ma shumë forcë për me u përball me sfidat edhe ma të vështira ne jetë!❤️🦋

Sot, u bën nji vjet prej aksidentit tem në Valbonë😌 Nëse nuk rrej, nuk ka dit të që nuk kam dhimbje në këmb .. e kur e rrej vetën edhe i msheli syt, qohna dal e i boj krejt sportet e mundshme ..

Intervenimi në këmb, edhe krejt muajt pa punë dhe pa ekspedita, m’kan kushtu finaciarisht edhe mentalisht kogja shumë … e në ndërkohë ndihma morale edhe finaciare ka ardh veq prej një numri të vogël të njerzve të shpirtit .. e që secili e din se kush janë ❤️

Sikur aksidenti të kish qenë aksident trafiku, ku secili kish marr përgjegjësi për veprimet apo edhe sigurimi, sigurisht nuk isha ndi kështu.

Në ndërkohë, sikur Kosova të kishte qenë një vend ma i mirë me jetu, atëher unë e kisha pas një Sigurim Shëndetësor që mi mbulon shpenzimet e aksidenteve në mal (nuk ka kompani të sigurimeve që e ofron këtë gjë) apo, Ministria e Shëndetësisë apo edhe Ministria e Sportit, apo institucionet e tjera relevante ta kishin kry punën e vet siç duhet … sigurisht që këtë eksperiencë të keqe e kisha kalu ma leht …

Çka po du me thënë për fund .. Kujdesuni për vetën se kërkush nuk lodhet për juve. / KultPlus.com

Uta Ibrahimi ngjitet në majën më të lartë në Turqi: Këtë ngjitje ja kushtoj prindërve të mi

Alpinistja e njohur, Uta Ibrahimi, tashmë është ngjitur në majën më të lartë në Turqi, shkruan KultPlus.

Ngjitjen në Majën Ararat, alpinistja e kishte filluar katër ditë më parë, ndërsa sot nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ajo ka njoftuar se tashmë lindjen e diellit ka arritur ta shoh nga maja më e lartë e Turqisë.

Tutje ajo ka shtuar se këtë ngjitje ja kushton prindërve të saj të cilët pa reshtur e kanë përkrahur atë në secilën lindje të diellit që ajo ka arritur ta shoh nga majat e tjera të larta të botës.

Ibrahimi ka bërë të ditur se detaje të tjera do t’i shpërndajë më vonë, kurse në postimin e sotëm ka bashkangjitur një foto e cila është bërë afër kampit 2, 4200 metra, pas majës Ararat. / KultPlus.com

Uta Ibrahimi nuk ndalet, paralajmëron ngjitjen në majën më të lartë në Turqi

Alpinistja e njohur, Uta Ibrahimi, e cila njihet për energjinë dhe pozitivitetin e madh që posedon, së fundi ka lajmëruar se do të fillojë ngjitjen edhe majën më të lartë në Turqi, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur Ibrahimi përmes një statusi në llogarinë e saj personale në Facebook.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Ibrahimit.

”Qështu ish tradita … para se me u nis malit, ish mirë mu la në Liqenin Van, ma i madhi në Turqi… i cili e kish ujin me kryp / mineral! Nejse, mu dok si Dhërmiu jonë, veq uji ma i nxehtë, nuk ja shihsha fundin e besa ish në naltë kogja, 1600metra lartësi mbidetare.
Nesër nisemi te nalt, drejt majës ma të naltë në Turqi, Ararat 5137m.”, shkruan ajo në Facebook. / KultPlus.com

3 vite nga ngjitja e Uta Ibrahimit në Majën Everest, sot mban në duar librin që flet për guximin e saj

Ishte data 22 maj e vitit 2017 kur alpinistja Uta Ibrahimi arriti Majën Everest. Kjo ditë ishte historike për vendin tonë, ndërsa për Utën një ëndërr e realizuar që i shërbej për shumë gjëra, e në veçanti e ka shtyrë atë të bëhet inspirim për të rinjtë e sidomos për fëmijët, shkruan KultPlus.com

Historia e alpinistes së Kosovës, Uta Ibrahimi, me të gjitha sukseset e saj është përmbledhur tashmë edhe në një libër.

 “Uta e Maleve” është libri i cili flet për guximin e saj dhe sot në këtë datë të shënuar ajo mban librin në duar, duke u ndjerë krenare e duke i motivuar njerëzit që të ecin përpara.

Përmes një postimi në Facebook, Uta ka përshkruar momentin e ngjitjes në Majën Everest dhe ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar në rrugëtimin e saj.

KultPlus ju sjell të plotë postimin e saj:

22 Maj 2017, në ora 0505, e ngjita majën ma të naltë të Botës, Majën Everest 8848metra.

Kur ka dal djelli edhe rrezet ma kanë shkri akullin në fytyrë, mu ka dok që krejt bota po më përqafon në qat moment. M’ka dhan energji me vazhdu me shku te posht edhe nja 15 orë të tjera, pa ushqim e pa ujë.

Çdo ditë pas asaj dite, s’ka qenë ma si përpara. Çdo ditë ka qenë ma e bukur e me shumë sfida!

Prej asaj dite, e kam marr përsipër një punë shumë të dashur për mu e me shumë nevojë për vendin tem …me i inspiru të rinjtë, e sidomos fëmijët <3

Këtë herë bashk me ekipen ma të dashur në botë, e kemi botu librën pë ngjitjen në Everest.

Libri ‘ Uta e Maleve’ / ‘Uta and the Mountains’ është botuar në dy gjuhët, shqipe dhe angleze, e pritet me u botu edhe në shumë gjuhë të tjera nëpër botë, e që do ta ndihmojmë vendin tonë të vogël me zemra të mëdhaja me ec përpara.

Ju du pafund, njerëz të mirë që keni qenë motivi jem që unë me arrit mi realizu andrrat e mia, e që më vonë na u ban endërrat tona <3

Videoja e Çatisë së Botës – ku flamuri i Kosovës valvoi për herë të parë!
https://www.youtube.com/ëatch?v=EGehJ9FexE0&t=8s.

Librin e gjeni në: Dukagjini Bookstore

Mbështësit e Projektit Utalaya dhe Librit: UN Kosovo Team UN Women Kosovo UNICEF Innovations Lab Kosovo UNHCR Kosovo UNFPA Kosovo Komuna e Prishtinës Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Studio Permanent Butterfly Outdoor Adventure Lum Ademi KultPlus.com

Ekipa e Librit: Autore: Teffta Kelmendi, Ilustruesja: Katerina TeRi Nikolovska, Dizajni: Nita Salihu Hoxha Urtina Hoxha. / KultPlus.com

Guximi i Uta Ibrahimit edhe në libër, së shpejti promovimi

Historia e alpinistes së Kosovës, Uta Ibrahimi, me të gjitha sukseset e saj tashmë është përmbledhur në librin “Uta e Maleve”, shkruan KultPlus.com

“Moti kohë nuk jam ndi si sot … do ndjenja të përzime … gati gati si me ngjit Everestin edhe një herë”, ka shkruar Ibrahimi në Facebook duke paralajmëruar lansimin e tij së shpejti.

Këtu keni postimin e saj të plotë:

“Moti kohë nuk jam ndi si sot … do ndjenja të përzime … gati gati si me ngjit Everestin edhe një herë.
Me tentu me nda jetën tem me në libër për fëmijë, ska qenë edhe shumë e lehtë, po gjithçka ka qenë shumë e bukur, sidomos për faktin që e kemi punu me një ekip fantastik, që dhanë shpirt në këtë libër, sa unë.
Andaj, unë sot i falemderoj me zemër, Vigan Hoxha që bashk me mu ka qenë iniciator i idesë, autorës së librit Teffta Kelmendi, ilustrueses Katerina TeRi Nikolovska, Studio Permanent Nita Salihu Hoxha dhe Urtina Hoxha, Shpend Qamili, pa juve sot nuk isha kon tu e përjetu këtë ditë.

Gjithashtu, libri “Uta e maleve” është mundësuar në bashkëpunim me agjencitë e OBK-së në Kosovë – UNWOMEN, UNDP, UNFPA, UNICEF, dhe entitetet tjera të Ekipit të Kosovës të agjencive të OKB-së (UNKT), Komunën e Prishtinës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Fondacionin Utalaya, dhe Studio Permanent, Vi-Print dhe Dukagjini Bookstore.

Për ma shumë, kemi me ju fol live këtë të mërkure .”

Alpinistja Uta Ibrahimi, vullnetare për të ndihmuar të moshuarit dhe fëmijët

Alpinistja Uta Ibrahmi është shprehur e gatshme të ndihmojë vullnetarisht në këto ditë të vështira, shkruan KultPlus.

Postimi i saj i plotë

Natën, pe kqyri Prishtinën për dritare, tepër e qetë, edhe spo më besohet çka po i ndodh njerëzimit!
E çdo mëngjes po mendoj që është veç nji andërr e çuditshme …
E di që krejt ka me kalu, herët ose vonë, edhe dyqysh .. veç të paktën secili të mundohemi me ba diçka, që ta ndihmojmë këtë proces.

Unë, pe kom tepër të vështirë me u mbyll në shtëpi, por jam tepër shumë e kujdeshme sa herë po dal!

Populli jem ka qenë motivi edhe përkrahja morale ma e madhja e jemja për me i ngjit majat e botës, edhe unë sot po du me e ndihmu!
Jam e hapun me bë punë vullnetare, sidomos më të moshuar ose fëmijë – krejt çka muj me ba është me jau transportu ushqimet që ju mos me dal prej shtëpijave!
Nr im eshte 049 873 378 / jam ne disposition 10 -16. /KultPlus.com

Uta Ibrahimi e ftuar në Stokholm për të rrëfyer rrugëtimin e saj si alpiniste

Uta Ibrahimi është femra e parë shqiptare nga Kosova që pushtoi majat më të larta në botës, shkruan KultPlus.

Me rrëfimin e saj, alpinistja ka frymëzuar dhe inkurajuar shumë njerëzit e sidomos të rinjtë.

Kësaj, radhe ajo është ftuar nga Ambasada e Kosovës në Stokholm që të shpalos një rrëfim mahnitëse.

“Tregimi i Utës është tepër frymëzues andaj inkurajojmë sidomos të rinjtë që të na bashkohen në këtë evenimet. Ejani dëgjojeni dhe njihuni me Utën”, thuhet në njoftim.

Ngjarja do të mbahet më datë 24 nëntor, në ora 15:00 në ABF Stokhom. / KultPlus.com

Uta Ibrahimi flet pas lëndimit: Jam e mërzitur dhe trishtuar, mu ka thy zemra e po më dhemb shpirti…



Alpinistja Uta Ibrahimi është lënduar dje në pjesën e këmbës teksa po ngjitej në malin e Rragamit në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Alpinistja ka qenë duke u ngjitur së bashku me alpinistin Aurel Duka në një faqe shkëmbore ku është shkëputur nga mali një gurë, i cili i ka rënë në këmbën alpinistes duke i shkaktuar dëmtime serioze.

Një grup alpinistësh, banorë të zonës dhe një grup nga emergjenca civile janë kujdesur që t’i japin ndihmën e parë alpinistes duke e dërguar drejt lagjes Kukaj në Vlabonë, aty ku ndodhet ambulanca dhe shërbimi mjekësor.

Por, sot në mëngjes, Uta është kujdesur që t’i informojë të gjithë për gjendjes e saj shëndetësore.

KultPlus ju sjell postimin e plotë të Utes:

Të dashtun .. e dij që jeni ba shumë merak edhe jeni mërzit për krejt çka keni lexu këto ditë …
Këto ditë kam kaluar momentet ma të bukura të jetës … të gjitha vrapimet malore, ngjitjet nëpër Kosovë dhe Shqipëri …shpesh m’kanë piku lotët prej gëzimit dhe jam kan shumë falemderuese për jetën tem ..

Por, jo gjitmonë ndodhin gjanat që na dojm.

Është e vërtetë, e kam pas një aksident në Valbonë, datë 27.08 rreth orës 16:00 gjatë zbritjes nga tentimi për ngjitjen në Majën e Rragamit / Faqja Veriore, një rrugë teknike – bashk me Aurelin.
Në zbritje, afër përfundimit të ngjitjes teknike, lëviz një guri rreth 50Kg, fillimisht në këmbën e majtë dhe në trup i cili përfundon në thembër të këmbës së djathtë dhe një përplasje edhe ma tutje te posht.

Fillimisht e kemi lajmëru Nor Hysaj – i cili pastaj ka lajmëru të gjithë njerëzit e tjerë e te cilët kanë ardhë shumë shpejt deri afër vendit të aksidentit.
Në ndërkohë, ne kemi zbrit edhe nja 1 orë me litar deri në pikën kur më skam mund me ec më.
Kanë ardh ekipa e shpëtimit nga Valbona -Sami Hysaj, Arben Selimi, Nor Hysaj, Saimir Kalbaj, Keli Selimaj, Skender Selimaj, Erind Zalli, Ermali dhe të tjerë, të cilët për 6 orë më kanë bart te poshtë, deri te deri te qasja ma e afërt në rrugë, ku edhe kanë arritur ekipa e Shba Sharrit: Reshat Cana, Osman Uka, Fahmi Derda dhe Deni Hameli dhe ekipa e Shba Pashtrikut: Daja Lam dhe Besnik Dujaka.
Aty ka qenë edhe Policia dhe Ekipet e Ndihmës së shpejtë të cilët janë kujdesur për mua.

Gjendja shëndetësore:
Përveq lëndimeve të rënda në nyje dhe ligamenteve të këmbës, gjithashtu janë keq të thyera eshërat e thembrës së këmbës së djathtë – më sakt 4 gishatat në disa copa, copa-copa, dhe gishti i madh ne 8 copë që duhet intervenim mjeksor shumë shpejt … e që ma bënë të pamundur vazhdimin e ekspeditave për këtë vit e gjithashtu, trajnimeve, punës e jetës normale për disa muaj 🙁

Jam e mërzitur dhe trishtuar, mu ka thy zemra e po me dhemb shpirti … 
por jam shumë me fat që kjo ka përfundu me kaq dhe për gatishmërinë e njerzve për me më ndihmu gjatë këtij askidenti.

Faleminderit edhe Ambasadorit zt. Minxhozi, Kryetarit të Federatës Bjeshkatare të Kosovës Arben Lila, që e kanë ndihmuar krejt këtë proces.

Valbona, tash të du edhe ma shumë. Ma ke dëshmu edhe nji herë për dashninë e zemërgjonshinë e njerzve tonë <3

Mezi po pres me hjek gipsin e me vazhdu me ngjitje të tjera! / KultPlus.com