Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, Kinemateka Shqiptare dhe Ambasada Austriake, kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në shfaqjen e katër dokumentarëve të mirënjohur nga kineastja Austriake – fituese e Berlinales, Ruth Beckermann, e cila do të jetë personalisht në Tiranë, nga e hëna, 30 shtator deri të mërkurën, 2 tetor, 2019, për të prezantuar secilin prej filmave të saj.
Të hënën, më 30 shtator në ora 21:00, do të shfaqet në Kinema Millenium, WALDHEIM WALTZ, që dokumenton historinë e vërtetë të zgjedhjeve të vitit 1986, kur nazisti Kurt Waldheim, ish-sekretari i OKB-së, u përpoq të mbulojë krimet e tij të luftës. Të Martën, 1 Tetor, Ruth Beckermann do të prezantojë dokumentarin fitues të Vjenales, EAST OF WAR, në orën 21:00. Ky film i fuqishëm u xhirua në muzeun ku ekspozoheshin krimet e luftës gjermane dhe Ruth intervistoi veteranët mbi ngjarjet që mbajnë mend, dhe ato që i mohojnë.
Të Mërkurën, 1 Tetor, Ruth Beckermann do të prezantojë dy filma në Kinema Agimi. Në orën 19:00, Ruth do të ndajë me ne esenë emocionuese të 2013, THOSE WHO GO THOSE WHO STAY. Dhe në orën 21:00, do të shfaqim rrugëtimin brilant të vitit 1983 në të kaluarën hebreje të kryeqytetit austriak, KTHIM NE VJENE. Mes dy filmave, drejtorja e AQSHF-së, Iris Elezi, do të zhvillojë një masterklasë me kineasten Ruth Beckermann.
Të gjitha shfaqjet janë falas dhe u mundësuan nga mbështetja e Raiffeisen Bank dhe Ministria e Kulturës. Filmat janë të titruar në shqip dhe anglisht. / KultPlus.com