“Po ku ka si ti o Shqipëria ime, o fisnikja përmbi gur” (VIDEO)

Vaçe Zela është një nga emrat më të pavdekshëm në rrafshin artistik në gjithë hapësirën shqiptare, shkruan KultPlus.com

Shumica e këngëve të saj, janë ripërpunuar dhe vazhdojnë të këndohen e dëgjohen edhe sot e kësaj dite. Ato qëndrojnë si ‘monumente artistike’, që koha vetëm sa i forcon.

“Rrjedh në kënge e ligjërime”, është pa asnjë dyshim, kryevepra e e të madhes Zela, e cila bart emocione të pafundme nacionale dhe artistike.

KultPlus, këtu ka sjellur tekstin dhe videon e kësaj kënge:

“Eh i fortë po shndrit ai diell
dhe burimi këngës lugjeve
i përcjell.

Eh i fortë po ngroh ky diell
edhe trimat nëpër mend mi sjell,
mi përkëdhel.

Nga ky diell i kohës sime
shndrisin shekujt në agime
dhe naganti i shqiptarit zjarr
flakëron!

Po ku ka si ti, o Shqipëria ime,
O fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur!

(x2)

Eh i fortë po bien ai tel
dhe lahuta tingujt mi çon larg,
m’i përcjell.

Eh i forte po bjen ai tel,
partizanët nëpër mend mi sjell,
po m’i sjell.

Nga ky zë i tokës sime
flasin shekujt me gjëmime,
edhe krisma e shqiptarit rrjedh
brez më brez.

Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime,
Oh fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur!
(x2)

https://youtu.be/kYD5dtQjGNY

Komiteti Qendror për Vaçe Zelën: Arrogante dhe mospërfillëse, refuzoi 15 këngë shqip dhe këndoi spanjisht

Libri i Dashnor Kaloçit, “Shkrimtarët dhe artistët nën diktatin komunist”, publikon raport-informacionin e 17 marsit të vitit 1973 për Enverin, Mehmetin dhe Hysniun lidhur me Estradën e Tiranës, i hartuar nga funksionari i lartë i Komitetit Qëndror, Enver Halili, i cili informon rreth atyre që ndodhnin dhe thuheshin aty ku mes të tjerash shkruhet: “Nga diskutimet autokritike me partishmëri të aktorëve të njohur, Skënder Sallaku, Plasari, Shehu, Bukri, Sojli, etj, deri tek kritikat dhe akuzat e ashpëra ndaj këngëtares së famëshme që ishte bërë objekt diskutimi edhe te kolegët”?!

Dokumenti që po publikojmë në këto kapitull të librit i përket datës 17 mars të vitit 1973 ku funksionari i lartë i Komitetit Qëndror të PPSH-së Enver Halili, informon Enver Hoxhën mbi një mbledhje që është zhvilluar me kolektivin e Estradës Profesioniste të Tiranës dhe organizatën bazë të partisë së atij institucioni. Në atë mbledhje e cila zhvillohej po në të njejtën kohë me mbledhjen e mbajtur nga Enver Hoxha në Presidiumin e Kuvendit Popullor, së cilës i kishte paraprirë fjala e tij në Pleniumin e III-të të Komitetit Qëndror të PPSH-së, si bosht kryesor, të dyja kishin të njetën temë: “Shfaqjet e huaja dhe ndikimi i tyre në art, kulturë, letërsi dhe gjithë jetën e vëndit”.

Dhe gjithashtu të dyja këto mbledhje mbaheshin vetëm pak kohë pasi kishte përfunduar Festivali i 11 Kombëtar i Këngës në Radio Televizion, i cili u bë shkas në një farë mënyre, apo mundet me shumë gjasa që të kishte qenë edhe preteksti që u gjet për goditjet që iu dhanë shumë shkrimtarëve dhe artistëve me në krye të ashtuquajturin: “Grupi armiqësor në Art e Kulturë me në të kryesuar nga Fadil Paçrami e Todi Lubonja”.

Ashtu siç do të shohim në raport-informacionin në fjalë, i deleguari i Komitetit Qëndror të PPSH-së, Enver Halili (askohe instruktor ne K.Q. deputet në Kuvendin Popullor, sekretar i parë në disa rrethe dhe vite më pas ministër dhe anëtar i Byrosë Politike), ia ka përshkruar me detaje gjithçka ndodhte në kolektivin e Estradës Profesioniste të Tiranës dhe organizatën bazë të partisë së atij institucioni.

Madje jo vetëm aq, pra në atë çka ndodhte në punën e tyre, por informacioni shtrihej deri edhe në jetën personale e familjare të aktorëve dhe artistëve të atij institucioni. Ajo që vihet re aty, është se kritikat e ashpëra nuk kursehen as ndaj Vaçe Zelës, e konsideruar që asokohe si një nga legjendat e këngës shqiptare, apo regjizorit të njohur, Bujar Kapexhiu, ndaj të cilit ishte bërë objekt sulmesh, edhe prej faktit se kishte drejtuar si konferencier Festivalin e 11 të Këngës në Radio-Televizion, së bashku me partneren e tij, Edi Luarasi.

Dhe të gjitha këto të trajtuara me detaje të hollësishme në raport-informacionin në fjalë të të deleguarit të komitetit Qëndror, i drejtoheshin vetë Enver Hoxhës, gjë e cila duket edhe nga firma që ai ka vënë në dokumentin përkatës, por ndryshe nga praktika e zakontë, aty ai nuk ka vënë ndonjë shënim përveç nënshkrimit të tij.

Dhe siç ishin rregullat e punës me të cilat funksiononte aparati i Komitetit Qëndror, përveç Enver Hoxhës, ai raport-informacion, është parë edhe nga Hysni Kapo, Mehmet Shehu dhe Petro Dode, të cilët gjithashtu kanë vënë nënshkrimet përkatëse mbi atë dokument. Ashtu si edhe pjesa më e madhe e dokumenteve që janë pjesë e librit që cituam më lart, edhe ky publikohet I plotë dhe pa asnjë ndryshim, ashtu siç ndodhet në dosjen përkatëse në Arkivin Qëndror të Shtetit, Fondi 14, Aparati, Komiteti Qëndror i PPSH. (Nëntitujt e këtij shkrimi janë redaksional dhe janë marrë në mënyrë integrale në dokumenti në fjalë).

I n f o r ma c i o n

MBI DISKUTIMIN E FJALIMEVE TE SHOKUT ENVER, NE ORGANIZATEN BAZE DHE KOLEKTIVIN E ESTRADES PROFESIONISTE TIRANE

Analiza për problemet që trajton shoku Enver në dy fjalimet e fundit u bë mirë si në organizatë ashtu dhe në kolektiv. Komunistët dhe mjaft pjestarë të kolektivit të cilët diskutuan, ishin përgatit serjozisht dhe me frymmën e kritikës dhe autokritikës ngritën mjaft probleme në mënyrë të veçantë për veten e tyre dhe për të tjerët. Në organizatë bazë diskutuan pa përjashtim të gjithë komunistët, kurse në kolektiv mbi 15 vetë.

Në fillim, në organizatën bazë, diskutimet u përqëndruan më shumë në një drejtim, në atë të shijeve dhe modës, por me ndërhyrjet që u bënë, morrën rrugë më të drejtë, ndërsa në kolektiv orientimi për t’i parë problemet në gjerësinë e tyre u bë më parë dhe kjo ndihmoj për mbarëvajtjen e punës. Në tërësi diskutimet, me ndonjë përjashtim, trajtuan problemin e ndikimeve të huaja të ideologjisë borgjeze revizioniste në përmabjtje dhe formën e punës në skenë, si dhe për sjelljen e kulturuar, shijet estetike dhe modën.

“NE ESTRADE KANE DEPERTUAR FORMA DHE NDIKIME TE HUAJA”

Gjatë zhvillimit të mbledhjes doli se në përgjithësi ka pasur një preokupacion nga organizata bazë dhe disa punonjës pa parti për t’i parë dhe trajtuar drejtë disa probleme si të përmbajtjes dhe të formës së çfaqjeve, ashtu dhe për sjelljen e kulturuar në jetë, shijet ideoestetike dhe modën. Tek këto të dytat rezulton se ndonjëherë është ndalë organizata bazë dhe drejtoria e institucionit sidomos këto dy vitet e fundit me emërimin si drejtor të të shokut Dhimitër Gjoni. Megjithë këtë shokët dhe shoqet që folën, me syrin kritik, ngritën dhe vunë në dukje mjaft çfaqje dhe ndikime të ideologjisë së huaj, kapitalise dhe revizioniste në art, që kanë depërtuar në forma të ndryshme e nga ndonjë person i veçantë edhe në spektaklet e tyre sidomos në muzikë, dekor dhe paraqitje.

Disa nga ndikimet e huaja që kanë depërtuar në trupën e Estradës

-Nga një herë të prirë për të siguruar “suksesin”, pa marrë parasysh misionin e ngarkuar, rolin e estradës si revist folëse edukative, nga udhëheqja dhe më shpesh nga regjia dhe ndonjë aktor i kanë kushtuar rëndësi humorit për humor, pa përmbajtje. Në këtë drejtim u sollën mjaft shëmbuj të realizuar në premierë të ndryshme. Ky fenomen i theksuar ka qenë intermexo dhe parodi, ndonjë nuancë ka pasur dhe në skeçe.

“VAÇJA NUK VJEN TRE MUAJ NE PUNE DHE I PAGUHET RROGA”

-Për të “rritë” vlerën e premierës, për të pasë shumë “sukses”, me dashje kanë vënë një numër të madh këngë të huaja nga njëherë pa ditë dhe përmbajtjen. Përveç “arsyeve”, të sipërpërmëndura tek disa ka ekzistuar edhe predispozicioni e dëshira për të vënë ose kënduar këto këngë. Në një premierë, nga 15 këngë shqiptare që iu afruan për të zgjedhur 1 ose 2 këngëtares, Vaçe Zela nuk pranoi asnjë, dhe isnsistoj të këndoj një të huaja spanjolle, mbas diksutimit me të, drejtuesit u thyen dhe u bë ashtu ashtu siç deshi ajo. Ky debat u bë me Vaçen edhe për një premierë tjetër, por me të drejtë nuk u morr parasysh kërkesa e saj.

Vazhdimisht ka mbajt dhe mban qëndrim kapriçioz, mospërfillës dhe arrogant karshi organizatës bazë, drejtorisë dhe kolektivit, ka mbi tre muaj që nuk paraqitet fare në punë pa asnjë arsye. Nga drejtoria dhe kolektivi janë bërë përpjekje për ta ndihmuar por më kot. Komiteti Ekzekutiv i rrethit është në dijeni të këtyre qëndrimeve të saj por megjithatë ka porositë drejtorinë që t’i paguaj rrogën sikur ajo të ishte në punë. Organizata bazë dhe kolektivi nuk janë dakord me këtë qëndrim.

“SKENDER SALLAKU: E KEMI EDUKUAR KEQ SPEKTATORIN ME MUZIKE TE HUAJ”

-Të udhëhequr nga arsyetime të gabuara ideologjikisht, se gjoja muzika e huaj e sidomos ajo ritmike i pëlqen rinisë, ishte bërë zakon në Cirk dhe Estradë, nga regjizori, (Bujar Kapexhiu, shënimi ynë. D.K), ndonjë krijues dhe aktor, shoqërimi i parodive e ndonjë skeçi kryesisht me muzikë ritmike të huaj.

Në diskutimin e tij kandidati partisë, artisti Skënder Sallaku në mes të tjerave tha: “Ne kemi edukuar keq spektatorët e sidomos rininë duke vënë në parodi muzikën e huaj, bile është zgjedhura jo më eksituesja, jemi entuziasmuar nga duartrokitjet të cilat zakonisht fillonin sa dëgjoheshin notat e para të muzikës dhe aq bënte për përmbajtjen e tekstet i cili në më të shumtën e rasteve nuk dëgjohej fare”. Kujtim Shehu, aktor dhe krijues në Estradë tha: “Kur kishim ndonjë skeç të dobët, me qëllim për ta bërë të suksesëshëm, i futnim melodi të huaj, në gabime të tilla në ndonjë rast kam vënë dhe unë, por tani e kuptoj se duke dashur të vëmë vetulla, kemi nxjerrë sytë” /memorie.al/ KultPlus.com

Vaçe Zela dhe zëri i saj i artë në këngën “Më ka zënë meraku”

KultPlus ju sjellë këngën “Më ka zënë meraku” të kënduar mjaft bukur nga këngëtarja e njohur shqiptare Vaçe Zela.

Më ka zënë meraku
me një cucë matjane 
Si  lule zambaku 
Moj vetull gajtanë
fol o fol me goje
lule malësore 

O  moj cucë matjan 
Zemrën seç ma more

Besën kur ta dhashë moj 
Fjalën se të due 
Ditën kur ti pash moj 
Nja ta sytë e shkrum 

Fol o fol me gojë
Lule malësore 
O moj cucë matjan 
Zemrën seç ma more. /KultPlus.com

‘Dil moj nënë lajmëro dasmorët, se do shkoj unë partizane’

Për Vaçe Zelën padyshim mund të themi se ishte një këngëtare ikonë e skenës shqiptare, një këngëtare që me zërin e saj të fuqishëm, la gjurmë në mëdha në historinë e muzikës shqipe, shkruan KultPlus.

Ajo e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962.

Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.

Sonte, KultPlus ju sjell këngën ”Nënë moj do pres gërshetin”, kënduar kaq fuqishëm nga këngëtarja jonë e madhe.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

https://www.youtube.com/watch?v=q5NW6G82AgU&feature=emb_title

Nënë, moj do pres gërshetin,
E do dal malit përpjetë,
Shok’ e shoqe po më presin,
N’ato bjeshkë ku puthin retë

Dil, moj nënë, lajmëro dasmoret,
Se do shkoj un’ partizane,
Mos me bëj nuse zakoni,
Do marr pushkë, në mal do dal.

Refreni:
Në m’u kalbtë rripi I pushkës
Nënë, moj në shi e n’ere
Do ta lidh në ballët e luftës
Me gërshetin tim të prerë, o mori nënë!

Në të martë malli për mua,
Dil dëgjo krisma nga mali,
Mbi lirin asgjë nuk dua
Se jam nuse partizani.

Mos I pyet zogjtë nëpër pyje
Ku kam qenë e ku s’kam qenë
Gjurme me gjurme do le ca yje,
Të më gjesh kudo, moj nënë.

Refreni:
Në m’u kalbtë rripi I pushkës
Nënë, moj në shi e n’ere
Do ta lidh në ballet e luftës
Me gërshetin tim të prerë, o mori nënë! / KultPlus.com

Vaçe Zela kthehet në vendlindje, vendoset shtatorja e këngëtares në qendër të Lushnjës

Këngëtarja e njohur Vaçe Zela, muzika e së cilës do të jetojë përgjithmonë me ne, këtë vit është rikthyer në vendlindjen e saj, në Lushnjë, shkruan KultPlus.

Mediat në Shqipëri kanë bërë të ditur që në qendër të qytetit të Lushnjës, është vendosur shtatorja e këngëtares së madhe shqiptare.

Qytetarët e adhuruesit e këngëtares kanë qenë të pranishëm në vendosjen e shtatores, një shtatore kjo që shfaq një nga momentet më të bukura të këngëtares, momenti kur ajo me kitarë këndonte ”Moj e bukura Arbëri”.

Shtatorja është punuar nga skulptori Arben Bajo, ndërsa ky event u përcjell me këngë nga këngëtarë të njohur shqiptarë, si Irma dhe Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Orgesa Zaimi e të tjerë.

Vendosja e shtatores së këngëtares nuk është bërë rastësisht këtë muaj dhe këtë vit, pasiqë përkon me organizimet e rastit të 100 vjetorit të Kongresit të Lushnjës. / KultPlus.com

“Vaçe Zela, ikonë e skenës shqiptare”

Vaçe Zela, padyshim mund të themi se ishte një këngëtare ikonë e skenës shqiptare.

Ajo e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962.

Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.

Fituese 12 herë e festivalit, Vaçja fitoi famë gjatë kohës komuniste dhe iu dha titulli ‘Artist i Merituar’ në vitin 1973 dhe ‘Artist i Popullit’ në vitin 1977.

Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Ajo ishte e martuar me Pjetër Rodiqin dhe së bashku ata kanë vajzën Irma. Që nga viti 2002 Zela ka jetuar me burrin e saj në Bazel të Zvicrës, për të marrë kujdes më të mirë shëndetësor.

Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin “Nderi i Kombit” më 24 dhjetor 2002 nga presidenti Alfred Moisiu me arsyen: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor”.

Për nder të këngëtares, viti 2009 u shpall nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Së fundi, edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj.

U nda nga jeta më 6 shkurt 2014, në Bazel të Zvicrës.

Kanë thënë për të:

Dritëro Agolli: “Unë mund të them pa asnjë lëkundje se Vaçe Zela, si artiste e madhe, hapi një epokë të re në të kënduarin e këngës shqiptare dhe u bë nismëtare e një kulture moderne në këtë fushë.”

Nexhmije Pagarusha: “Nuk kam parë shkëlqim më të bukur që del nga shpirti i njeriut se tek Vaçe Zela.”

Osman Mula: “Vaçe Zela ishte një këngëtare e madhe me zemër të madhe. Krijoi një botë të sajën. Ajo qëndroi me të dyja këmbët në tapetin e këngës shqiptare, si këngëtarja e krahasuar me një simfoni pambarim të së ardhmes. Vaçe Zela ishte një këngëtare potente, në vokalin e së cilës morën jetë shumë zhanre këngësh. Dhe në secilin syresh ajo dha maksimumin.”

Avni Mula: “Vaçja kishte një inteligjencë natyrale. Ia ka bërë “hyzmetin” këngës në të gjitha vështrimet. Dhe, gjithmonë ia ka arritur qëllimit. Vaçja ishte edhe njeri i sakrificës. E vendosur në atë që kërkonte të bënte. Madje, ishte kurajoze, trime. Për këto cilësi çdo këngëtar duhet t’ia ketë zili. Në shpirt ishte thellësisht humane, demokrate në mendime. Edhe si njeri ishte e drejtë, e dashur. Me kontributin që i solli këngës shqiptare, Vaçja mbeti një artiste e madhe, një patriote e vërtetë”.”

Ferdinand Deda: “Ishte fat për ne njerëzit e artit, të kishim mes nesh një këngëtare si Vaçe Zela, për vokalin e saj të shkëlqyer në të gjitha komponentët. Kishte një forcë të madhe interpretative, që lidhej me shkallën e lartë të frymëzimit artistik. Përdorte një mjeshtëri të veçantë të kënduari, ku gjenin vend ngjyrime të shumta. Ishte njeri i thjeshtë dhe mjaft i dashur, por edhe e ashpër kur s’i përfilleshin kërkesat.

Luan Zhegu: “Vaçja ishte e lindur si talent. Me punë u bë një këngëtare e veçantë në llojin e vet, një zë brilant. Ajo shpalosi prirjen e saj në një kohë kur mungonin mjetet auditive moderne. Vaçja këndoi gjithmonë “dal vivo”. Kjo mënyrë e të kënduarit i jepte vokalit të saj një amplitudë të madhe. Ishte e vendosur në përzgjedhjen e këngëve, në kërkesat artistike. Madje e sertë dhe në konflikt me “drejtuesit”, sa herë që ata nuk e kuptonin. Kishte nuhatje të dukshme për skenën, si vend i shenjtë. Vetveten, shikuesit i kishte mbi të gjitha. Kjo bëri që vokali i Vaçe Zelës të lartësohej në përmasat që kërkoi.”

Rikard Ljarja: “Vaçe Zelën e kam njohur në vitin 1961. Kemi qenë bashkëstudentë në shkollën për aktorë. Kemi qenë në një klasë. Vaçja ka qenë një tip i jashtëzakonshëm sepse ishte e formuar si artiste në atë moment që erdhi në kursin tonë. Kanë kaluar vite, vite vite… Ajo nuk arriti të bëhej aktore sepse Zoti a natyra, i kishte dhënë një dhunti të jashtëzakonshme, një zë vërtet të jashtëzakonshëm./KultPlus.com

Foto arkive, te kengetares Vace Zela “Nderi i Kombit”, e cila u nda nga jeta ne moshen 75 vjecare, pas nje semundje te rende ne Basel te Zvicres.

‘Sa kemi mall s’ka deti valë, shikojmë nga larg, mendojmë për ty, o moj e bukur Shqipëri’ (VIDEO)

Në breg pulëbardhat çajnë fluturim
si kënga jonë plot mall.
Këndojmë nga larg me dashuri,
moj Arbëri.


Të parët tanë me brengë të lanë,
sa kohë më nuk të panë?
por sot si lule më je ti,
moj Shqipëri.

(refreni)
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s’ka deti valë,
o moj e bukura Arbëri.
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o moj e bukur Shqipëri.

Këtej ne degë, ti rrënjë matanë,
N`mes deti me stuhi.
Shkuan kaq mote e degët s’u thanë,
moj Arbëri!

Kjo kënga jonë, për ty përherë
na djeg si zjarr në gji.
Tek zjarri yt ne jemi përjetë,
moj Shqipëri!

(refreni)
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s’ka deti valë,
o moj e bukura Arbëri.
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o moj e bukur Shqipëri./KultPlus.com

”Sa kemi mall s’ka deti valë, o moj e bukura Arbëri”

Vaçe Zela, këngëtarja e njohur shqiptare e cila njihet për zërin e saj madhështor, me të cilin arriti të mahnitë publikun shqiptar edhe sot e kësaj dite, shkruan KultPlus.

Njëra ndër këngët më të njohura të saj, është kënga ”Moj e bukura Shqipëri”. Këngë kjo që Vaçe Zela e interpreton me një lehtësi të këndshme.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës. / KultPlus.com

Në breg pulëbardhat çajnë fluturim
si kënga jonë plot mall.
Këndojmë nga larg me dashuri,
moj Arbëri.

Të parët tanë me brengë të lanë,
sa kohë më nuk të panë?
por sot si lule më je ti,
moj Shqipëri.

Valët e detit shkumojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s’ka deti valë,
o moj e bukura Arbëri.
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o moj e bukur Shqipëri.

Këtej ne degë, ti rrënjë matanë,
N`mes deti me stuhi.
Shkuan kaq mote e degët s’u thanë,
moj Arbëri!

Kjo kënga jonë, për ty përherë
na djeg si zjarr në gji.
Tek zjarri yt ne jemi përjetë,
moj Shqipëri!

Valët e detit shkumojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s’ka deti valë,
o moj e bukura Arbëri.
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o moj e bukur Shqipëri.

Cfarë thoshin Nexhmije Pagarusha e Dritëro Agolli për Vaçe Zelën

Vaçe Zela lindi më 7 prill 1939, në qytetin e vogël të Lushnjës. Padyshim mund të themi se ishte një këngëtare ikonë e skenës shqiptare.

Ajo e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Me këngën Fëmija i parë, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962.

Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.

Fituese 12 herë e festivalit, Vaçja fitoi famë gjatë kohës komuniste dhe iu dha titulli ‘Artist i Merituar’ në vitin 1973 dhe ‘Artist i Popullit’ në vitin 1977.

Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992.

Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin “Nderi i Kombit” më 24 dhjetor 2002 nga presidenti Alfred Moisiu me arsyen: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor”.

U nda nga jeta më 6 shkurt 2014, në Bazel të Zvicrës.

Në vijim mund të lexoni se cfarë mendonin mendjet më me ndikim në artin shqiptar, për Vaçe Zelën:

Dritero Agolli: “Unë mund të them pa asnjë lëkundje se Vaçe Zela, si artiste e madhe, hapi një epokë të re në të kënduarin e këngës shqiptare dhe u bë nismëtare e një kulture moderne në këtë fushë.”

Nexhmije Pagarusha: “Nuk kam parë shkëlqim më të bukur që del nga shpirti i njeriut se tek Vaçe Zela.”

Osman Mula: “Vaçe Zela ishte një këngëtare e madhe me zemër të madhe. Krijoi një botë të sajën. Ajo qëndroi me të dyja këmbët në tapetin e këngës shqiptare, si këngëtarja e krahasuar me një simfoni pambarim të së ardhmes. Vaçe Zela ishte një këngëtare potente, në vokalin e së cilës morën jetë shumë zhanre këngësh. Dhe në secilin syresh ajo dha maksimumin.”

Avni Mula: “Vaçja kishte një inteligjencë natyrale. Ia ka bërë “hyzmetin” këngës në të gjitha vështrimet. Dhe, gjithmonë ia ka arritur qëllimit. Vaçja ishte edhe njeri i sakrificës. E vendosur në atë që kërkonte të bënte. Madje, ishte kurajoze, trime. Për këto cilësi çdo këngëtar duhet t’ia ketë zili. Në shpirt ishte thellësisht humane, demokrate në mendime. Edhe si njeri ishte e drejtë, e dashur. Me kontributin që i solli këngës shqiptare, Vaçja mbeti një artiste e madhe, një patriote e vërtetë”.”

Ferdinand Deda: “Ishte fat për ne njerëzit e artit, të kishim mes nesh një këngëtare si Vaçe Zela, për vokalin e saj të shkëlqyer në të gjitha komponentët. Kishte një forcë të madhe interpretative, që lidhej me shkallën e lartë të frymëzimit artistik. Përdorte një mjeshtëri të veçantë të kënduari, ku gjenin vend ngjyrime të shumta. Ishte njeri i thjeshtë dhe mjaft i dashur, por edhe e ashpër kur s’i përfilleshin kërkesat.

Luan Zhegu: “Vaçja ishte e lindur si talent. Me punë u bë një këngëtare e veçantë në llojin e vet, një zë brilant. Ajo shpalosi prirjen e saj në një kohë kur mungonin mjetet auditive moderne. Vaçja këndoi gjithmonë “dal vivo”. Kjo mënyrë e të kënduarit i jepte vokalit të saj një amplitudë të madhe. Ishte e vendosur në përzgjedhjen e këngëve, në kërkesat artistike. Madje e sertë dhe në konflikt me “drejtuesit”, sa herë që ata nuk e kuptonin. Kishte nuhatje të dukshme për skenën, si vend i shenjtë. Vetveten, shikuesit i kishte mbi të gjitha. Kjo bëri që vokali i Vaçe Zelës të lartësohej në përmasat që kërkoi.”

Rikard Ljarja: “Vaçe Zelën e kam njohur në vitin 1961. Kemi qenë bashkëstudentë në shkollën për aktorë. Kemi qenë në një klasë. Vaçja ka qenë një tip i jashtëzakonshëm sepse ishte e formuar si artiste në atë moment që erdhi në kursin tonë. Kanë kaluar vite, vite vite… Ajo nuk arriti të bëhej aktore sepse Zoti a natyra, i kishte dhënë një dhunti të jashtëzakonshme, një zë vërtet të jashtëzakonshëm. /konica.al/KultPlus.com

“Sekretet” e Vaçe Zelës

Ikonat e mëdha si Vaçe Zela janë të pazëvendësueshme dhe të pakrahasueshme si për artin, kulturën ashtu edhe për gjithë vendin. Ikja e saj nga jeta ka qenë një humbje shumë e madhe, po le ta kujtojmë përsëri këtë legjendë të këngës.

Vaçe Zela ka lindur në 7 prill 1939 në Lushnjë  dhe ka vdekur në 6 shkurt të vitit 2014. Ajo e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës.

Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.

“Kur ishte 13 vjeçe, Vaçja mbrëmjeve merrte kitarën dhe ulej poshtë një ulliri para shtëpisë së saj.  Aty këndonte derisa gjyshja i dilte dhe i thoshte: ‘Ç’e ke këtë zë të bukur moj bijë?! Por po na lë pa gjumë’”.

Kujtimet rikthehen më ethshme tek të afërmit e Vaçes tani që kanë mësuar se ajo nuk rron më. Sot, as ulliri nuk është më, gjithashtu edhe shtëpia ku lindi dhe u rrit Vaçe Zela po rrënohet. Në Lushnjë kujtimet për Vaçen janë të forta te kushërinjtë, miqtë dhe bashkëqytetarët e saj.

Ata tregojnë se meloditë e para Vaçja i këndoi në shtëpinë e saj, në qendër të Lushnjës, derisa një koncert e bëri atë të famshme menjëherë. Pëllumb dhe Syrja Zela janë dy kushërinjtë e Vaçe Zelës, që jetojnë ende në qytetin e Lushnjës. Ata tregojnë se çdo mbrëmje Vaçja këndonte dhe i binte kitarës së saj, pa e ditur se shumë shpejt do të bëhej ikona e muzikës shqiptare.

“Vaçja ka jetuar këtu në Lushnjë që në moshën 14-15-vjeçare e më pas u largua për në Tiranë që të ndiqte shkollën e mesme. Kjo do të ishte dhe shkëputja e madhe e saj nga Lushnja. Në atë periudhë mori pjesë në një koncert në Kinë, ku zëri i saj bëri menjëherë jehonë. Prej atij momenti karriera e saj mori hov dhe i gjithë aktiviteti u përqendrua në Tiranë”, tregojnë kushërinjtë e Vaçes.

Brenda pak kohësh u shpërngul nga Lushnja për në Tiranë dhe pjesa tjetër e familjes Zela. Për këtë arsye shtëpia e saj private iu shit një kushëriri të familjes dhe vitet në vazhdim Vaçja kthehej shpesh në Lushnjë, por tashmë për të dhënë koncerte në qytetin e saj të lindjes.

Shtëpia e së famshmes Vaçe Zela vazhdon të njihet si e tillë edhe sot, ndonëse prej dekadash në dokumentet e pronësisë ajo u takon personave të tjerë. Mësohet se pronarët e shtëpisë kanë emigruar në shtetin grek dhe fakti që në të nuk banon njeri prej vitesh ka sjellë amortizimin e plotë të saj.

Shtëpia është modeste, njëkatëshe, me sipërfaqe rreth 70 metra katrorë. Muret e saj në një pjesë të mirë janë rrëzuar, dritaret janë mbuluar nga bari dhe shkurret që depërtojnë brenda saj, ndërsa tjegullat rrezikojnë të bien nga dita në ditë.

Vaçe Zela është fituese 12 herë e Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar. Iu dha titulli “Artist i Merituar” në vitin 1973 dhe “Artist i Popullit” në vitin 1977. Ka kënduar për herë të fundit në skenën e Festivalit të RTSH-së në vitin 1980 dhe u largua përfundimisht prej skenës në vitin 1992.

Është nderuar me Urdhrin “Nderi i Kombit” më 24 dhjetor 2002 nga ish-presidenti Alfred Moisiu, me motivacionin: “Për vlerat e rralla si artiste e shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor”.

Vaçe Zela është fituesja e Festivalit të Parë të Këngës në Radio me këngën “Fëmija i parë”, më 26 dhjetor të vitit 1962, ndërsa ishte 23 vjeçe. Pas kësaj, Vaçe Zela do të bëhej numri një i skenës shqiptare, duke bashkëpunuar me emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare:

Grimci, Daija, Prodani, Krajka, Deda, Gaci, Kushta etj. Këngë si “Djaloshi dhe shiu”, “Lemza”, “Sot jam 20 vjeç”, “Valsi i lumturisë”, “Mesnatë”, “Gjurmë të arta”, “Kënga e gjyshes”, “Të lumtur të dua”, “Nënë moj do pres gërshetin”, “Gonxhe në pemën e lirisë”, “Shoqet tona ilegale” etj. kanë ngelur në fondin e artë të muzikës shqiptare.

Të parët që zbuluan talentin e Vaçes ishin mësuesit e shkollës 7-vjeçare në Lushnjë. Provoi të studionte në Liceun Artistik, por pa mundur. Ndoqi gjimnazin “Qemal Stafa”, por talenti i saj shpejt do të binte në sy. U emërua fillimisht këngëtare në Estradën e Ushtrisë, më pas në atë të Shtetit dhe së fundmi në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore.

Ndonëse brenda një sistemi të mbyllur, zëri i Vaçe Zelës i kishte kaluar kufijtë. Aktori Astrit Çerma shkroi dje në faqen e tij në Facebook ato çfarë prezantuesi italian Mike Bongiorno do të thoshte për Vaçe Zelën, vite më parë:

“Më kujtohet në ato vite kur u vendosën televizorë nëpër ndërmarrje e institucione, ne në Institutin e Arteve ndiqnim pothuajse çdo natë RAI-n. Një natë, i madhi i asaj kohe, Mike Bongiorno, në një nga programet që drejtonte, që në mos gabohem quhej “Pyetje për të gjitha”, bëri 3 pyetje që çuditërisht kishin lidhje me Shqipërinë….

Pyetja e tretë kishte të bënte me këngëtaren e madhe të asaj kohe, Caterina Caselli dhe me këngën hit të saj, “Xhovane, xhovane”..

– Cila nga këngëtaret në botë do ta këndonte këngën “Xhovane” më bukur se Caterina Caselli…?

Përgjigjet ishin rreth një niveli këngëtarësh që trondisnin skenat e botës, por Mike Bongiorno vazhdimisht i hodhi poshtë deri sa shpërtheu:

– Këngëtarja që do ta këndonte më bukur këtë këngë është shqiptarja Vaçe Zela!”/konica.al/KultPlus.com

Dy ikona të muzikës shqiptare në një foto

Dy ikonat e muzikës shqiptare janë fotografuar sëbashku në Moskë gjatë vietve 60-të.

Nëpërmjet kësaj fotografie konfirmohet shoqëria e vjetër e dy këngëtarëve edhe pse nuk është bërë asnjëherë publike. Ajo çfarë vihet re është fakti se Anita Take është e veshur me kostum popullor ndërsa Vaçe Zela vjen në këtë fotografi me një pamje kret të panjohur nga mosha e saj kur ishte mjaft e re.

Ato të dyja mësohet se nuk kanë asnjë këngë sëbashku.

Kjo foto e sjellë në rrjetet sociale nuk ka ndonjë burim se nga është marrë, por ka tërhequr goxha vëmendje./konica.al/KultPlus.com

Festivali “Vaçe Zela”, të rinjtë konkurrojnë në qytetin e lindjes së këngëtares

Në 80-vjetorin e lindjes së Vaçe Zelës, në Lushnje u organizua festivali për nder të saj.

16 djem dhe vajza u ngjitën në skenë në edicionin e katërt të festivalit “Vaçe Zela” në qytetin e saj të lindjes. Të ardhur nga Tirana, Vlora, Kavaja, Lushnja, Divjaka etj., shumica e interpretuesve ngjiten për herë të parë në skenë për të kënduar “live”.

Në fund të festivalit, fituese doli 16-vjeçarja Erisa Xharo. Në qytetin e lindjes, së shpejti Vaçe Zelës do t’i ngrihet një monument. Në Lushnje, godina e kinoteatrit dhe ansambli folklorik mbajnë emrin e këngëtares së madhe. /KultPlus.com

Sot 5 vite nga vdekja e Vaçe Zelës, kumbimi i këtij zëri që vazhdon të magjeps

Nga Albert Vataj

Pesë vite më parë, në orën 01:00 të mëngjesit të asaj të enjte të datës 6 shkurt 2014, u shua në një spital në Basel të Zvicrës, pas një sëmundjeje të gjatë, Vaçe Zela. Kishte shteruar së frymuari kumbimi i një zëri që mahniti një brez të tërë dhe ngasi në grishje gjeneratën që pasoi të artistëve. Me zërin e saj të papërsëritshëm, Vaçe Zela për më shumë se 40 vjet krijoi mitin e së përgjithmonshmes, duke hyrë në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë Atdheut. 

Këngëtarja ikonë e skenës shqiptare, zëri befasues i forcës dhe virtuozitetit, mishëruan tek ajo pavdekësinë. Ishte dhe mbeti e papërsëritshme. Kumbimi dhe emocioni i këtij zëri vazhdon të magjeps jo vetëm nostalgjikët por edhe gjeneratën e re të këngëtarëve dhe artdashësve. Forca kumbuese, thellësia dhe aftësia depërtuese, bënë që ky dëshmim i artit shqiptar të rrëmbej edhe interesin dhe vlerësimin në arenën ndërkombëtare. Ajo e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës.

Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.

Kujtesa jone kolektive është gjithnjë e më e gjymtuar, prej egos së njeriut bashkëkohor, i cili duke u ndjerë plot energji krijuese dhe me një shpirt flakatar protagonizmi, e ka ta pamundur të ngjitet aq lart për të vendosur qoftë edhe një mirënjohje mbi mermerin e ftohtë të Panteonit ku ruhet shkëlqimi i atij dielli që na ngrohu zemrën dhe na mbush me mall kujtimesh.

Një ndërmendje e mbushur përplot nderim dhe respekt shkon për çdo copëz malli që përbashkon me kohën kur rrugëtoi ndër zemra ky zë, kjo qasje virtuoze e skenës së këngës. /KultPlus.com



Kur Vaçe Zela i këndonte gjyshes

Kënga “Gjyshes” nga Vaçe Zela.

Sot një këngë do këndoj,
Veç për ty , o gjyshja ime.
E di mirë dhe s’e harroj
të shkaktova shumë trazime

Këngën time ta kushtoj
e të falur të dërgoj
për shumë faje e gabime ,
net pa gjumë edhe mundime.

Ti u zbardhe, gjyshja ime.
E çdo vit një rrudhë shton
sa kokëçarje shqetësime
sjellja ime të shkakton.

Por ti je gjithnjë e mirë
edhe fajin shpejt ma fal
T’ jem e urtë unë kam dëshirë,
por se vrullin dot s’e ndal.

Kur fëmijë kam qenë një herë
e pranë zjarrit me ty rrija.
Më tregoje ti atëherë
shumë gjëra që unë s’i dija.

Unë dëgjoja gjithë çudi ,
plot kureshtje, kënaqësi.
Dhe sa shumë nga ti mësoja.
Me sa vrull të përqafoja.

Shkuan vitet e tani
s’jam e vogël si atëherë.
Por gjyshe unë përsëri
ta prish qejfin nganjëherë.

Por se prapë edhe sot
për çdo gjë ti më del zot.
E shikimi yt i dlirë
më jep forcë të jem e mirë./ KultPlus.com

Dil moj nënë lajmëro dasmorët, se do shkoj unë partizane…

KultPlus ju sjell këngën “Nënë moj do pre gërshetin”, të Vaçe Zela. Sjell mjaft bukur nga Anjeza Shahini.
na na na na na naaaaaa….
nene moj do pres gershetin
e do dal malit perpjete
shoke e shoqe po ma presin
na ta bjeshk ku puthin rete

dil moj nane lajmero dasmoret
se do shkoj une partizane
mos me bej nuse zakoni
do marr pushke ne male te dal

Ref.:
ne mu t’ka ky rrip i pushkes
nene moj ne shi e n’er
do ta lidhe ne balle te luftes
do ta lidhe ne balle te luftes
me gershetin tim te prer
o mori nan
do ta lidhe ne balle te luftes
do ta lidhe ne balle te luftes
me gershetin tim te prer
o moj nan

ne te marrt malli per mua
dil degjo krismat nga mali
mbi lirin asgje nuk dua
se jam nuse partizani

mos i pyet zogjt neper pyje
ku kam qene e ku skam qene
gjurme me gjurme do le ca yje
te me gjesh kudo moj nane./KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=ys1kRiSik1A

Kur Vaçe Zela i këndonte shpresës (VIDEO)

KultPlus ju sjellë këngën “Esperanca” të kënduar mjaft bukur nga këngëtarja e njohur shqiptare Vaçe Zela.

https://www.youtube.com/watch?v=7H1ggxYHYUM&feature=youtu.be

Esperanza, hayesperanza
Oyeeste tango se suelebailar

Esperanza, hayesperanza
Este tango se bailasincesar

Te conocí
y te enamoré y me ilusioné
y ahoratodo se acabó

Y alconocer
Tu fingidoamor, quecausódolor
Y a mi pobrecorazón

De nadavalen
losabrilesque he vivido
si de mujeresnunca se sabe

La quenoesmala
loaparentamuchasveces
y la queesbuenanoloparece

Ayqué pena me da
Esperanza, por Dios
tan graciosa, peronoeresbuena

Ayqué pena me da
Esperanza, por Dios
tan graciosa, y sincorazón

Y esperanza, hayesperanza

Oyeeste tango se suelebailar

Esperanza, esperanza
este tango se bailasincesar

De nadavalen
losabrilesque he vivido
si de mujeresnunca se sabe

La quenoesmala
loaparentamuchasveces
y la queesbuenanoloparece

Ayqué pena me da
Esperanza, por Dios
tan graciosa, peronoeresbuena

Ayqué pena me da
Esperanza, por Dios
tan graciosa, y sincorazón

Esperanza, esperanza
oyeeste tango se suelebailar

Esperanza, esperanza
este tango se baila ya./ KultPlus.com

Dritëro Agolli: Poetët dridheshin para Vaçe Zelës

KultPlus ju sjellë fjalët që i kishte thënë poeti Dritëro Agolli kur kishte marrë lajmin se këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Vaçe Zela, kishte vdekur.

Për poetin Dritëro Agolli, Vaçe Zela nuk ka vdekur, por do të kthehet në një flutur e cila do të fluturojë kudo përmes këngës së saj.

“Tingujt e këngëve të saj kanë hyrë në thërrmijat e tokës sonë, por dhe në fëshfërimën e fletëve të pemëve, të kopshteve, kanë hyrë në grumbullimat e përrenjve dhe valët e lumenjve. Kështu që ajo jeton përherë në këtë popull, do të jetojë edhe në brezat e tjerë që do të vijnë. Ajo është një pemë që nuk do të thahet kurrë. Gjithmonë ajo do të lulëzojë dhe do të bëjë fruta dhe fruti është kënga”, do të shprehej Dritëro Agolli.

https://www.youtube.com/watch?v=kYD5dtQjGNY

“Ajo edhe në diktaturë ka qenë yll i këngës sonë. Në atë kohë ajo u rrit si këngëtare, u bë këngëtare e vërtetë, këngëtare me kitarë. Pak kemi ne vajza edhe me kitarë edhe më këngë. Ajo ishte shumë kërkuese në çdo këngë që i bënin kompozitorët dhe në çdo varg që i shkruanin poetët. Edhe poetët tanë dridheshin para saj kur bënin vargjet. Incizimet e këngëve të saj duhet të ripërsëriten, të freskohen. Tani ka teknika që të bëhen këto pasi ç ’është e vërteta i kemi lënë mënjanë. Këngët e saj këndohen, por zëri i saj pak është ndjerë”, shkruan panorama.com.al se ka thënë Agolli. / KultPlus.com

Dy ikonat e muzikës shqiptare në një fotografi (FOTO)

Vaçe Zela dhe Nexhmije Pagarusha përbëjnë dy nga emrat më të njohur sa i përket muzikës shqiptare, shkruan KultPlus.

Ndër vite ato i kanë sjellë publikut magji me interpretimet e zërave të tyre të veçantë. Këngët e tyre dëgjohen e përjetohen edhe sot me ndjesinë e njëjte, sikur në interpretimet e para të këngëtareve.

Sot KultPlus ju sjellë një fotografi të përbashkët të këtyre dy këngëtareve të mëdha shqiptare./
KultPlus.com

Sot në 79 vjetorin e lindjes së këngëtares Vaçe Zela

Shkruan Albert Vataj

Vaçe Zela ishte dhe mbeti emblemë e këngës shqiptare. Vokali i saj i jashtëzakonshëm, ai zë që i’u thurën legjenda, kujtesa dhe nostalgjia e gjeneratave e njohu si një mit. Vaçe Zela mishëronte përfytyrimin më konkret të asaj çka ne kërkonim si në eter të përmbushte atë shpirt të etur për magjiken e këngës. Këndoi gjithçka, dhe kudo la vulën e një personaliteti të papërsëritshëm, që komunikoi me tërë arsenalin e mundshëm të ndjenjave, prej të cilave do të veçoja atë çka përbën thelbin e shpirtit të saj: dhimbjen njerëzore. Arritjet e saja udhëtuan me kohën për tu shndërruar në model frymëzimi dhe inspirimi. Zëri dhe repertori i pasur që la trashëgim vijojnë të mbeten gurë shndritës në xhërdanin e traditës shqiptare të këngës.

Vaçe Zela u lind në Lushnjë më 7 prill 1939 dhe vdiq në Bazel, Zvicër, më 6 shkurt 2014. Vaçe Zela ishte një nga këngëtaret ikonë e skenës shqiptare. Ajo e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Me këngën Fëmija i parë, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.

Fituese 12 herë e festivalit, Vaçja fitoi famë gjatë epokës komuniste dhe iu dha titulli Artist i Merituar në vitin 1973 dhe Artist i Popullit në vitin 1977. Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Ajo ishte e martuar me Pjetër Rodiqin dhe së bashku ata kanë vajzën Irma. Që nga viti 2002 Zela ka jetuar me burrin e saj në Bazel të Zvicrës, për të marrë kujdes më të mirë shëndetësor.
Vace Zela ne festivalin e Kenges ne Radio TelevizionAjo është e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin “Nderi i Kombit” më 24 dhjetor 2002 nga presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor”.

Për nder të këngëtares, viti 2009 u shpall nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Së fundi, edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj./ KultPlus.com

Vaçe Zela kishte fituar njëmbëdhjetë herë çmimin e parë në Festivalin e RTSH-së

Festivali i Muzikës në Shqipëri,që viteve të fundit e dërgon këtë shtet edhe në Eurovizion, edicionin e parë e kishte nisur në vitin 1962, dhe sivjet ka shënuar edicionin e 56-të, shkruan KultPlus.

Po në këtë festival, në bazë të historikut të fituesve nëpër edicione të ndryshme, vendin e parë e mbanë këngëtarja e famshme Vaçe Zela, e cila nëpër vite të ndryshme ishte shpërblyer plotë njëmbëdhjetë herë me çmimin e parë.

Cmimin e parë e kishte fituar në vitin 1962, me këngën “Fëmija i parë”, më pas po kësaj këngëtare i është dhënë çmimi i parë për këngën “Sot jam 20 vjeç”, sikurse që i është dhënë edhe për këngën “Dritaren kërkoj”.

“Shqiponja e lirë”, “Këngë për Shkurte Vatën” “Mësuesit hero” janë këngët që janë shpërblyer për tri vite me radhë, 66,67 dhe 68, këngë që ishin interpretuar po nga kjo këngëtare.
Pastaj me këngën “Mesnatë” është shpërblyer në vitin 1970, “Gjurmët e arta” në vitin 1973. Në vitet pasuese 76, 77 poashtu ka dalë fituese me këngët: Nënë moj do të pres gërshetin dhe Gonxhe në pemën e lirisë”. Kurse fitorja e saj e fundit në këtë festival është shënuar në vitin 1980 me këngën “Shoqet tona ilegale”. Vaçe Zelan kishte lindur më 7 prill të vitit 1939 dhe ka vdekur më 6 shkurt të vitit 2014./KultPlus.com

“Po ku ka si ti, o Shqipëria ime” (VIDEO)

Një nga dy këngët që fitoi çmimin e dytë në festivalin e 19-të të Këngës në RTSH.

Kjo këngën erdhi në dhjetor të vitit 1980 përmes zëri të mrekullueshëm të Vaçe Zelës, shkruan KultPlus.

Po ku ka si ti, o Shqipëria ime,
Moj fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur…/ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=kYD5dtQjGNY

“Fëmija i parë” i Vaçe Zelës, kënga që qëndron thellë në kujtesën e adhuruesve (VIDEO)

Ikona e muzikës shqipe Vaçe Zela, edhe pse fizikisht nuk ndodhet më në mesin e adhuruesve të saj, zëri i saj ende vazhdon të kumbojë mes tyre.

KultPlus, sot po e kujton Vaçe Zelën, dhe këngën e saj “Fëmija i parë”.

Kjo këngë u këndua në edicionin e parë të Festivalit të Këngës në RTSH, në vitin 1962. Është kompozuar nga Abdulla Grimci me tekst të Dionis Bubanit.

Në atë edicion nuk u dha asnjë çmim i parë, morën çmim të dytë “Këndoj”, “Lule të bukura sjellë pranvera” dhe “Vashëzo”. Ndërsa çmimi i tretë i takoi “Fëmija i parë dhe “Mos më qorto”./ KultPlus.com

Anita Take dhe Vaçe Zela në një fotografi të rrallë

Një foto e rrallë e Anita Takes dhe Vaçe Zelës në Moskë gjatë viteve të 1950-ta. Fotografia është marrë nga faqja Albanian Vintage Photography, pople, cities, kulture and histori, ndërsa KultPlus, po e sjellë si foto lajmin e ditës së sotme./ KultPlus.com