Premiera e veprës së re e kompozitores kosovare Donika Rudi, e titulluar LAMENT OF THE EARTH do të jepet nesër, 11 Mars 2022, e premte, në kuadër të Festivalit Belgian Music Days në Eupen, Belgjikë. Kjo vepër do t’jetë pjesë e koncertit bashkë me katër autor të tjerë të FeBeME Shoqata e kompozitorëve belg për muzikë elektroakustike ku kompozitorja Donika Rudi është anëtare që nga viti 2010.
Bienalja e “Ditët të Muzikës Belge” organizohet nga Archipel Vlaanderen (ComAV), nga Forumi i Kompozitorëve Belg, Kunstenpunt, Point Culture, FeBemE-BeFEM (Shoqata e Kompozitorëve Belg për Muzikë elektroakustike), Matrix, ISCM Vlaanderen dhe Unioni i kompozitorëve Belg. Belgian Music Days nis me datën 11 dhe mbaron me datën 13 Mars këtë vit .LAMENT OF THE EARTH (Vajtimi i Tokës) premierë në Festivalin BELGIAN MUSIC DAYS.
Lament of the Earth (Vajtimi i Tokës) është vepër vepër kushtuar efekteve të ndryshimeve klimatike në Tokë. Vepra është ndërtuar bazuar në grafikën e “warming stripes” apo shiritat e ngrohjes të cilat vizualisht portretizojnë ndryshimin afatgjatë të temperaturës në sipërfaqen e Tokës. Fillimi i veprës përqëndrohet në tinguj organikë kryesisht në një qetësi dhe harmoni, përderisa kulminacioni do t’arrihet me tinguj të transformuar dhe të deformuar.Vepra adreson atë që të gjithë ndjejmë por nuk e flas, shikojmë por nuk e shohim, dicka që na afekton por ne qëndrojmë indiferent.
Çdo qenie e gjallë është është pjesë përbërëse e Tokës, si e tillë ne ngrihemi dhe kthehemi tek ajo. Kjo vepër është mediumi midis dëgjuesit dhe gjenomit të tij të humbur prej kohësh, pasi përpiqet të eksplorojë ekzistencën e secilit prej nesh me një thirrje, një thirrje për të dëgjuar dhe vepruar, para se të jetë tepër vonë.
Ajo foli, por ne dëgjuam?
Ajo pyeti, por ne u përgjigjëm?
Ajo gulçoi, por a belbëzuam?
Jemi, derisa ajo të jetë!
Bienalja e “Ditët të Muzikës Belge” organizohet nga Archipel Vlaanderen (ComAV), nga Forumi i Kompozitorëve Belgjikë, Kunstenpunt, Point Culture, FeBemE-BeFEM (Shoqata e Kompozitorëve Belg për Muzikë elektroakustike), Matrix, ISCM Vlaanderen dhe Unioni I kompozitorëve Belg.
Donika Rudi (1982) është kompozitore kosovare e specializuar në muzikë akusmatike, elektroakustike. Që nga viti 2010 ajo është anëtare e FEBEME – BEFEM (Shoqata e kompozitorëve belg për Muzikë Elektroakustike) dhe anëtare e CEC (Komuniteti Kanadez Elektroakustik). Që nga viti 2010 ajo është Drejtoreshë e Festivalit ReMusica në Kosovë. Poashtu, ajo është artiste e asociuar për vitet 2020 -2024 në kuadër të IN SITU – Platforma Evropiane për krijimin artistik në hapësirën publike, udhëhequr nga publiku i Lieux në Francë.
Rudi studioi kompozimin (muzikë instrumentale dhe elektroakustike) në Konservatorin e Muzikës në Gjenevë, Zvicër. Ajo ka përfunduar MA në Royal Conservatorium of Mons, Belgjikë, përkatësisht kompozimin në muzikë akusmatike me kompozitoren e cmuar Annette Vande Gorne.
Disa nga veprat e saja më të rëndësishme janë: Baleti bashkëkohor “Life in Slow Motion”,dhënë premierë në Teatrin Kombëtar në Prishtinë; Veprat akusmatike “Emotion Machine “ mbështetur nga Wallonie Bruxelles;, “Unspoken”, “The Echoes of the Crying Earth” , “Ode to Life” akusmatike / sound installation, mbështetur nga platforma IN SITU, në kuadër të projektit ACT, bashkëfinancuar nga Programi Creative Europe i Bashkimit Europian ; veprat elektroakustike: “9” për trombon dhe elektronikë; “Aura I” për violinë, violë, mezosoprano, soprano, perkusion dhe elektronikë; “etj.
Ajo gjithashtu kompozoi muzikë për drama, dokumentarë dhe filma të shkurtër. “In the name of the Father” docu-theater dhe vallëzim me regji të Darrel Toulon me shfaqje në Sarajevo War Theatre October 2019 ; Srebrenica October 2019 Osijek Peace Awards 2020 ; , dokumentar SARABANDE me regji të Kaltrina Krasniqit, INSANE – project multivizual me regji të Zineb Benzekri, janë vetëm disa për të përmendur.
Kompozimet e saj janë interpretuar në Francë, Kolumbi, Zvicër, Portugali, Kosovë, Shqipëri, Itali, Australi, Bullgari, Serbi, Kanada, Spanjë, Belgjikë etj.
Kompozimet e saja janë transmetuaa në Radio Spain – Radio Spanjë – UNDÆ! Radio, France Musique (në radioshow Christian Zanési), Dutch National Radio Radio Kombëtare Holandeze “Sonema Lab”, National Portuguese Radio , Radio Kombëtare Portugeze (Arte Eletroacústica)./ KultPlus.com