Grimerja kosovare Sellma, miqësi me vajzën e Arkanit, vrasësin e mijëra shqiptarëve

Kur flasim për krimet e shtetit serb ndaj shqiptarëve, emri i parë që na bije në mend është Arkani, ai i cili njihet si një ndër kriminelët më të mëdhenj për shqiptarët dhe jo vetëm, shkruan KultPlus.

Zheljko Raznatoviq, i njohur si Arkani, ishte udhëheqës paramilitar dhe vrasës i mijëra shqiptarëve në luftën e Kosovës. Ai vrau, preu e dhunoi shumë shqiptarë deri sa u vra në rrethana shumë misterioze më 15 janar të vitit 2000 në hotelin Plaza në Beograd.

Por, si duket shqiptarët harrojnë shpejt, e madje kur është fjala për biznes edhe shoqëria me familjarë të Arkanit nuk mungon. Këtë e ka dëshmuar make up artisja kosovare Sellma e cila si duket ka miqësi me vajzën e Arkanit.

Në një fotografi të postuar nga kjo e fundit në Instagram, Sellma i ka komentuar edhe atë në gjuhën serbe: “Lepotica” që në gjuhën shqipe do të thotë “Bukuri”. E nuk ka munguar edhe replika e vajzës së Arkanit për grimeren kosovare duke i kthyer komentin me fjalët: “Hvalaaa draga”.

Këtë e ka vërejtur edhe skenaristja dhe profesoresha, Getoarbë Mulliqi Bojaj e cila e ka shpërndarë këtë me ndjekësit e saj në Facebook e befasuar me veprimin e grimerës kosovare.

“Mirmengjes Kosovë. Kur keqkuptohet “Arti nuk njeh race, nacionalitet e k’si gjana” Cikes se Arkanit, kriminelit me te madh ne Ballkan, qe ka vra e pre kah e ka kthy kryte gra e femije ne Kosove, ka dhunu gra e cika, e me pas pase ymer e me zgjate lufta, dyshoj qe nuk e kish bo prape, grimerja nga Kosova, e cila eshte pasuru me paret e familjareve te viktimave te Arkanit, i shkruan cikes se Arkanit ne instagram! Une s’di mo…”, ka shkruar Mulliqi Bojaj, e ku menjëherë pas postimit nuk kanë munguar edhe komentet e qytetarëve të cilët shprehen të tmerruar nga ky veprim i Sellmes. /KultPlus.com