Në mënyrë që t’u mundësohen disa të drejta bazike njerëzore, vajzat në Afganistan mund të veshin një palë pantallona, të presin flokët e të hiqen si djem. Kështu shprehet Jenny Nordberg, autore e librit “The Underground Girls of Kabul.
“Kjo praktikë mund të rezultojë e rrezikshme, por në disa raste mund të rezultojë e dobishme,” thotë Nordberg pasi gratë janë tejet të diskriminuara nga regjimi i talebanëve.
Herën e fundit që talebanët kishin në kontroll Afganistanin, pas luftës në vitet 1980, jeta për gratë në vend ishte torturë.
Siç thuhet në një raport nga Shërbimi Kërkimor i Kongresit, “talebanët i ndaluan gratë të punonin, të ndiqnin shkollën pas moshës 8 vjeç dhe të dilnin në publik pa një të afërm mashkull dhe pa u mbuluar. Gratë e akuzuara për thyerjen e këtyre ose kufizimeve të tjera ndëshkoheshin rëndë fizikisht, shpesh edhe në publik.”
Tashmë, pas largimit të amerikanëve vendi ka rënë sërish në duart e grupit militant duke bërë që grupet për të drejtat e njeriut të shprehin shqetësimin për sigurinë e vajzave dhe grave./KultPlus.com



