KE: Miratohet kontrata për sigurimin e një vaksine të re kundër Covid-19

Komisioni Evropian ka miratuar kontratën e tetë me një kompani farmaceutike për blerjen e një vaksine kundër Covid-19.

Marrëveshja me Valneva-n u ofron mundësinë shteteve anëtare që të blejnë pothuajse 27 milionë doza në vitin 2022. Po këtu përfshihet edhe mundësia e përshtatjes së vaksinës për variantet e reja që Shtetet Anëtare të porosisin më tej deri në 33 milionë vaksina shtesë në vitin 2023.

Kontrata me Valneva-n i shtohet një portofoli të gjerë vaksinash tashmë të siguruara që do të prodhohen në Evropë, duke përfshirë kontratat e nënshkruara tashmë me AstraZeneca, Sanofi-GSK, Janssen Pharmaceutica NV, BioNtech-Pfizer, CureVac, Moderna dhe Novavax Commission.

Ky portofol i larmishëm vaksinash pritet që të sigurojë që Evropa të jetë e përgatitur mirë për vaksinim, pasi dozat të kenë rezultuar të sigurta dhe efektive. Shtetet anëtare mund të vendosin ta dhurojnë vaksinën për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ose ta ridrejtojnë atë në vende të tjera evropiane. /abcnews.al / KultPlus.com

Bëhet i detyrueshëm vaksinimi i studentëve në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri dha një vendim për vaksinimin e studentëve është i detyrueshëm. Sipas këtij vendimi studentët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit Covid-19 apo kartën e vaksinimit, për të hyrë në institucionet e arsimit të lartë, duke filluar nga data 11 Tetor 2021.

Në urdhrin e mëparshëm Ministria e Shëndetësisë kishte përcaktuar se “Për studentët që nuk paraqesin Certifikatën e Vaksinimit COVID-19, drejtuesit e Institucioneve të Arsimit Universitar të marrin masa për ofrimin e studimit në platforma alternative, duke filluar nga 11 Tetori”.

Nëpërmjet këtij urdhri, studentët që nuk do vaksinoheshin do kishin mundësi që të bënin mësim online. Por me ndryshimin që iu bë këtij dokumenti më 27 Shtator, i cili mban firmën e Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, studentët që nuk do vaksinohen nuk do mund të hyjnë në auditor dhe u rrezikohet të humbasin vitin akademik.

Drejtuesit e universiteteve dhe pse kanë zhvilluar disa mbledhje nuk kanë marrë një vendim përfundimtarë se si do të nisë vitit i ri akademik 2021-2022. Por me ndryshimin e vendimit nga ana e autoriteteve shëndetësore dhe përcaktimin e vaksinimit anti-Covid si kusht për të hyrë në auditore edhe drejtuesve të universiteteve u lehtësohet vendimmarrja.

Vaksinimi i studentëve është në nivele të ulëta, por ende nuk ka një të dhënë të saktë se sa përqind e 120 mijë studentëve në total janë vaksinuar. Sipas Institutit të Shëndetit Publik kanë marrë një nga dozat e vaksinave anti-Covid rreth 34% e grupmoshës 18-30 vjeç. Për të mundësuar imunizimin e popullatës, edhe Tetori do të jetë muaj i hapur i vaksinimit./KultPlus.com

Mbi 16 mijë mësimdhënës dhe 21 mijë infermierë të vaksinuar në Kosovë

Mbi 1.3 milion është numri i dozave të vaksinave anti-COVID që janë administruar në Kosovë, që nga fillimi i fushatës së imunizimit ndaj këtij virusi.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, më së shumti persona që kanë marrë vaksinën anti-COVID-19, janë deklaruar si amvise, ndërkaq në vendin e dytë janë pensionistët.

Të dhënat tregojnë se në Kosovë me të paktën një dozë të vaksinës janë imunizuar 16 mijë e 349 mësimdhënës dhe 21 mijë e 686 infermierë.

Në listën e MSH-së, për të vaksinuarit në bazë të profesionit në dhjetë vendet e para janë: amviset, të pensionuarit, studentët, të papunësuarit, punëtorët, ekonomistët, infermierët, punëtorët e rastit, mësimdhënësit e të tjerë./KultPlus.com

Qeveria e Kosovës: Mbi 500 mijë qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza të vaksinës

Deri më sot, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës.

Kështu kanë njoftuar nga Qeveria e Kosovës teksa thonë se vetëm gjatë muajit shtator janë rezervuar mbi 400 mijë termine për vaksinim.

Njoftimi i plotë:

Deri më sot, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës.

Kosova, që procesin vaksinimit e ka filluar e fundit në rajon, falë vaksinimit masiv, sidomos gjatë muajve gusht dhe shtator, tani ka lënë prapa katër shtete të Ballkanit Perëndimor, për nga përqindja e banorëve të vaksinuar. Vetëm gjatë muajit shtator janë rezervuar mbi 400 mijë termine për vaksinim.

Për këtë, meritë kanë ekipet e vaksinimit, ekipet menaxhuese, komiteti i imunizimit dhe qytetarët e Republikës që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjeve tona dhe të ekspertëve shëndetësorë.

Vaksinimi po vazhdon. Çdo ditë të javës, përfshirë fundjavët. Andaj caktoni terminin tuaj, për veten dhe familjarët tuaj.

Bashkë ia dalim! / KultPlus.com

Ministria e Shëndetësisë: Vaksina kundër COVID-19 nuk shkakton infertilitet

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një video-mesazh të gjinekologut të QKUK’së, Memli Morina, për rëndësinë e vaksinimit kundër COVID-19.

Me këtë rast, Morina ka thënë se vaksina kundër COVID-19 është dëshmuar se është e sigurt dhe efektive.

Sipas tij, kjo vaksinë nuk shkakton infertilitet, nuk rrezikon bebet gjatë shtatzënisë e fëmijët që janë duke u ushqyer me gji.

“Të nderuar qytetarë, bazuar në fakte shkencore, ne ju inkurajojmë fuqishëm që të vaksinoheni me vaksinën kundër COVID-19. Juve shtatzënave, grave që ushqejnë bebet me qumësht gjiri dhe çiftet të cilat planifikojnë shtatzëni. Vaksina kundër COVID-19 është dëshmuar që është e sigurt dhe efektive. Vaksina kundër COVID-19 nuk shkakton infertilitet, nuk rrezikon beben e juaj derisa jeni shtatzënë dhe nuk e rrezikon fëmijën tuaj që jeni duke e ushqyer me qumësht gjiri”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se rreziku që variant Delta paraqet te gratë shtatzëna është i madh.

“Për më tepër, variant Delta i virusit është shumë i përhapshëm dhe rreziku që paraqet tek shtatzënat për komplikime shumë serioze është shumë i madh. Prandaj, çështja e vaksinimit është shumë urgjente. Ju lutem, vaksinohuni”, ka shtuar ai./KultPlus.com

Vendi me shkallën më të lartë të vaksinimit

Portugalia tani është vendi me shkallën më të lartë të vaksinimit në botë, sipas shifrave nga Our World In Data.

Me një popullsi prej 10.3 milionë banorë, Portugalia tashmë ka vaksinuar plotësisht 84 për qind të popullsisë së saj. Kjo është norma më e lartë në botë, dhe paraprinë Emiratet e Bashkuara Arabe (80.8%) dhe Singaporin (77.3%) dhe është shumë më përpara se 61.6% e popullsisë së vaksinuar në 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Qëllimi i Portugalisë për të vaksinuar plotësisht 85% të popullsisë së saj tani është i arritshëm dhe vendi pritet të lehtësojë disa nga masat e vendosura për të frenuar përhapjen e virusit.

Së bashku me rritjen e numrit të vaksinimeve, shkalla e infeksionit dhe shtrimet në spital për shkak të virusit kanë rënë në nivelin më të ulët për gati 18 muaj./KultPlus.com

Holandezët protestojnë kundër kushtit për t’u vaksinuar për të hyrë në restorante

Qindra protestues e kundërshtuan të shtunën përdorimin e të ashtuquajturës pasaportë të koronavirusit, dëshmi për vaksinim, e cila është bërë e detyrueshme për ata që duan të hyjnë në kafene, restorante, tetro e hapësira tjera publike.

Kërkesa e re për të treguar dëshmi të vaksinimit ose test jo të vjetër për koronavirus u fut në fuqi të shtunën, pikërisht në ditën kur u larguan pothuajse të gjitha rregullat për distancë sociale.

Qindra njerëz dolën rrugëve të kryeqytetit holandez, Hagë, duke lëshuar edhe muzikë. Disa prej tyre mbanin pankarta në duar, në të cilat shkruhej: “Aparteid mjekësor. Ndalini pasaportat e vaksinimit”.

Deri më tani, 72 për qind e popullsisë në Holandë e ka marrë të paktën dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, shkruan Reuters.

Përderisa përdorimi i maskave ende do të jetë i detyrueshëm në transportin publik, nxënësit dhe mësuesit nuk e kanë më këtë obligim në shkolla dhe qeveria e ka hequr edhe rregullën për 1.5 metër distancë mes njerëzve në hapësira publike./KultPlus.com

Javën e ardhshme merret vendimi për dozën e tretë të Pfizer

Vlerësimi do të bëhet në bazë të të dhënave të paraqitura nga kompania farmaceutike dhe rezultati pritet “brenda javëve të ardhshme, përveç nëse kërkohet informacion shtesë”.

Agjencia Evropiane e Barnave ka filluar të vlerësojë aplikimin për përdorimin e një doze përforcuese të vaksinës Comirnaty (Pfizer-BioNTech) që do të administrohet gjashtë muaj pas dozës së dytë te personat e moshës 16 vjeç e lart.

“Dozat përforcuese u jepen njerëzve të vaksinuar (d.m.th. njerëzve që kanë përfunduar vaksinimin parësor) për të rikthyer mbrojtjen pasi të ketë rënë”, shpjegon EMA, transmeton CNN.

Ndër informacionet e siguruara nga Pfizer-BioNTech për shqyrtimin e Komitetit për Mjekimet Njerëzore (CHMP) të EMA-s janë edhe rezultatet e një studimi klinik të vazhdueshëm, në të cilin rreth treqind të rritur me sistem imunitar të shëndetshëm morën një dozë përforcuese rreth gjashtë muaj pas dozës së dytë. / KultPlus.com

Presidentja Osmani: 503 mijë vaksinat e dhuruara nga SHBA-të janë 503 mijë shanse shtesë për të shpëtuar jetë nga virusi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në rrjetin social facebook ka bërë të ditur se Kosova ka pranuar gjithsej 503 mijë vaksina të dhuruara nga SHBA-të, e të cilat kanë arritur sot, përcjellë KultPlus.

“Nuk ka asnjë arsye për mos vaksinim! Të rinj, pleq, mësues, shtatzëna, gra e burra, vaksinimi shpëton jetë! Vaksinohu edhe TI të shpëtosh veten, më të dashurit e tu, ekonominë dhe të ardhmen tonë!”, shkruan Osmani.

KultPlus ju sjell njoftimin e saj të plotë:

503 mijë vaksinat e dhuruara nga SHBA-të e të cilat arritën sot në vendin tonë janë 503 mijë shanse shtesë për të mbrojtur e shpëtuar jetë nga virusi.
Nuk ka asnjë arsye për mos vaksinim! Të rinj, pleq, mësues, shtatzëna, gra e burra, vaksinimi shpëton jetë! Vaksinohu edhe TI të shpëtosh veten, më të dashurit e tu, ekonominë dhe të ardhmen tonë!
Faleminderit Presidentit Biden dhe popullit amerikan që na u gjindën sërish pranë, ashtu sikurse gjithherë. / KultPlus.com

Ambasada amerikane: Vaksinohuni sa ma shpejt që mundeni për të mbrojtur veten

Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka dalë edhe një herë me thirrje për qytetarët që të vaksinohen sa më shpejt kundër COVID-19.

Nga kjo Ambasadë kanë thënë se njerëzit e pavaksinuar kanë 17 herë më shumë gjasa që të shtrohen në spital pas infektimit me koronavirus se sa ata që janë plotësisht të vaksinuar.

“Njerëzit e pavaksinuar kanë 17 herë më shumë gjasa të shtrohen në spital me COVID19 sesa njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar. Vaksinohuni sa më shpejt që të mundeni për të mbrojtur veten”, thuhet nga kjo Ambasadë në një postim në Twitter.

Përndryshe, Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka publikuar edhe një video-mesazh të Ministrisë së Shëndetësisë me anë të cilit i bëhet thirrje edhe grave shtatëzina, nënave gjidhënëse e grave që planifikojnë shtatzëni që të vaksinohen në mënyrë që të mbrojnë veten.

“Inkurajohen gratë shtatëzëna, nënat gjidhënëse dhe gratë që planifikojnë shtatzëni, të VAKSINOHEN për të mbrojtur veten nga COVID-19! Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thotë postimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Kujtojmë që Ambasada e Amerikës në Prishtinë tashmë disa herë ka dalur me thirrje për vaksinim, derisa ka ofruar edhe informacione për qytetarët për rëndësinë e vaksinimit./KultPlus.com

MSh u bën thirrje të vaksinohen grave shtatëzëna, nënave gjidhënëse dhe atyre që planifikojnë shtatzëni

Inkurajohen gratë shtatëzëna, nënat gjidhënëse dhe gratë që planifikojnë shtatzëni, të vaksinohen për të mbrojtur veten nga COVID-19.

Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin, thuhet në thirrjen e MSh-së.

Dr.Pranvera Zejnullahu-Raci, u ka bërë apel grave që të vendosin për vaksinim, pasi thotë se nënat gjidhënëse duke u vaksinuar ndihmojnë edhe në shtimin e imunitetit të foshnjes së tyre.

SBASHK: Janë vaksinuar shumica e mësimdhënësve, të tjerët po ankohen se s’ka termine të lira

Pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë dhe marrjen e masave të reja nga qeveria e Kosovës kusht për t’u imunizuar kanë edhe mësimdhënësit dhe personeli shkollor. Në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit thonë se mësimdhënësit duan të vaksinohen por ankohen se s’ka terminë të lira.

Thirrjes së Ministrisë së Arsimit për vaksinim i janë përgjigjur rreth 90 për qind të mësimdhënësve dhe personelit të shkollave. Kështu thotë kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj.

Sipas tij, pengesë mbetet mungesa e terminëve të lira për vaksinim.

“E kemi tejkaluar gati te 90 për qind i të punësuarve në sektorin e arsimit që janë vaksinuar të paktën me një dozë’, tha Jasharaj për RTV21.

Sipas masave të reja të vendosura nga qeveria gjatë javës që shkoi aktiviteti arsimor në institucione publike dhe private të arsimit parauniversitar është pezulluar deri më 13 shtator./KultPlus.com

“Unë nuk e di çka përmban vaksina, por u besoj mjekëve kur thonë se është e nevojshme”

Unë jam e vaksinuar dhe jo nuk e di se çfarë përmban vaksina- as kjo vaksinë dhe as ato që kam marrë si fëmijë. Unë u besoj mjekëve kur thonë se është e nevojshme. Unë gjithashtu nuk e di atë çfarë përmbajnë të tjerat ilaçe, kjo vetëm shëron dhimbjen time.

Unë nuk e di se çfarë është në bojë të tatuazhit, ose çdo përbërës në shampon ose deodorantin tim as në sapun. Unë nuk e di efektin afatgjatë të përdorimit të telefonit celular, as nuk di nëse ushqimi që haja në restorant ishte përgatitur nga duar të pastra.

Shkurtimisht….. Ka shumë gjëra që nuk i di dhe nuk do t’i dij kurrë. Por një gjë e di: jeta është e shkurtër, shumë e shkurtër dhe unë ende dua të jetoj , përveçse thjesht të “mbyllem” në shtëpinë time. Unë ende dua të përqafoj njerëzit pa frikë.

Si fëmijë dhe i rritur, jam vaksinuar për poliomielit, rubeolë, etj., Dhe mjaft të tjerë; prindërit e mi dhe unë i besuam shkencës dhe kurrë nuk duhej të vuanim ose transmetonim ndonjë nga sëmundjet e përmendura …… thjesht thuajeni. Unë jam i vaksinuar, jo për të kënaqur qeverinë, por:

* Të mos vdes nga Covid-19

* Për të përqafuar të dashurit e mi

* Të mos kesh nevojë të bësh teste PCR ose antigjen për të shkuar në një restorant, për të shkuar me pushime dhe shumë gjëra të tjera në të ardhmen ……

* Për të jetuar jetën time

* Për të lënë fëmijet, nipërit e mbesat e tuaja të shkojnë në shkollë dhe në aktivitetet e tyre të kohës së lirë * Që Covid-19 të jetë një kujtim i vjetër

* Për të na mbrojtur.

Përkthyer nga Shkipe Bunjaku  

Nga 6 shtatori të gjithë kosovarëve do t’u kërkohet pasaporta e vaksinimit për të hyrë në Shqipëri

Shqipëria ka shtrënguar masat Anti-COVID për shkak të gjendjes me pandeminë.

Me këtë rast, Shqipëria ka marrë vendim që të gjithë ata që hyjnë në këtë shtet të paraqesin pasaportë vaksinimi, testin PCR, ose ndonjë provë për shërimin nga virusi.

Këto masa vlejnë edhe për të gjithë kosovarët që do të drejtohen për në Shqipëri nga 6 shtatori.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë ditën e sotme në një konferencë për media, për të njoftuar me situatën me COVID-19.

Duke vlerësuar situatën e deritanishme Komiteti në Shqipëri ka vendosur marrjen e këtyre masave:

Duke filluar nga 1 shtator ora policore nga 24:00-06:00 do shkojë në 23:00 -06-00.

Nga data 6 shtator qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit, ku data e vaksinimit të plotë të jetë jo më e vonshme se dy java nga data e hyrjes në kufi, testin PCR brenda 72 orëve ose testin e shpejtë brenda 48 orëve, ose provë të kalimit të SARS-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj nga shërimi.

Kjo është e vlefshme edhe për ata që kalojnë tranzit, ndërsa fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Qytetarët shqiptarë, rezidentë në Shqipëri të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipër cituara duhet të vetizolohen për 10 ditë dhe duhet të lajmërojnë autoritet shëndetësore për të kryer një test në përfundim të izolimit./KultPlus.com

Ambasada Amerikane në Prishtinë publikon të gjeturat e CDC-së: Vaksinat Anti-COVID nuk e ndryshojnë ADN’në e njerëzve

Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes një postimi të bërë në Twitter kanë publikuar të gjeturat e CDC-së (Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) ku thuhet se vaksinat Anti-COVID nuk alternojnë dhe nuk ndryshojnë ADN-në e personave që vaksinohen.

“A do të ndryshojë një vaksinë COVID-19 ADN-në time? JO Vaksinat COVID-19 nuk ndryshojnë ose ndërveprojnë me ADN-në tuaj në asnjë mënyrë”, thuhet nga kjo ambasadë.

Nga Ambasada Amerikane po ashtu kanë publikuar disa linqe ku ofrohen informacione në lidhje me vaksinat dhe se si funksionojnë ato në trupin e njerëzve.

“Vaksinat mRNA i mësojnë qelizat tona si të bëjnë një proteinë – apo edhe vetëm një pjesë të një proteine ​​- që shkakton një përgjigje imune brenda trupave tanë. Përfitimi i vaksinave mRNA, si të gjitha vaksinat, është që ata të vaksinuar të marrin mbrojtje pa pasur nevojë të rrezikojnë pasojat serioze të sëmundjes me COVID-19”, thuhet në një nga raportet e publikuara.

Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët: Mund t’i kombinoni vaksinat Astra Zeneca dhe Pfizer

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate drejtuar mediave ka njoftuar qytetarët se gjatë vaksinimit kundër COVID-19, mund të bëhet edhe kombinimi i vaksinave.

Në komunikatë thuhet se qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin llojin e vaksinës të cilën donë ta marrin.

E zgjedhjet janë Astra Zeneca dhe Pfizer BioNTech. Megjithatë nëse dikush do t’i bëjë kombinim, dozën e parë mund ta marrin Astra Zeneca dhe të dytën Pfizer apo anasjelltas.

Gjatë ditës u raportua se kombinimi i vaksinave në Kosovë nuk lejohet në qendrat vaksinuese.

E Ministria e Shëndetësisë thotë se kushdo që pretendon se diçka e tillë nuk lejohet, është e pavërtetë.

Qëllimi i kombinimit të vaksinave është rritja e imunitetit.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

Kombinimi i vaksinave në Kosovë bëhet që kur ka nisur vaksinimi masiv kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë i informon sërish qytetarët e vendit se ata që vaksinohen kundër COVID-19 kanë të drejtë të zgjedhin llojin e vaksinës të cilën do ta marrin prej dy llojeve të vaksinave të cilat përdoren në Kosovë si Astra Zeneca dhe Pfizer BioNTech.

Gjithashtu, që kur ka filluar vaksinimi i qytetarëve në masë kundër COVID-19 (qershor 2021), qytetarëve u është lejuar, me rekomandim të Komitetit të vaksinimit edhe kombinimi i vaksinave, që do të thotë se dozën e parë mund ta marrin të vaksinës Astra Zeneca dhe të dytën Pfizer dhe anasjelltas.

Deklaratat e kujtdo qoftë se në Kosovë nuk lejohet kombinimi i vaksinave janë të pavërteta.   

Me respekt,

Divizioni i Komunikimit me Publikun-MSh. / KultPlus.com

Jennifer Aniston shkëput kontaktet me njerëzit e pavaksinuar

Jennifer Aniston, si shumë njerëz në SHBA po përballet me vendimin se si t’i trajtojë njerëzit përreth saj që nuk duan ta marrin vaksinën anti-Covid.

Aniston ka vendosur t’i shkëpusë marrdhëniet me ta deri sa ata të vendosin ta marrin këtë vaksinë, tha ajo në një intervistë të re për Instyle.

“Është ende një grup i madh i njerëzve që janë kundër vaksinës ose thjesht nuk i dëgjojnë faktet. Është një turp i vërtetë,” tha Aniston në intervistë, transmeton KultPlus.

 “Unë sapo kam shkëputur kontaktin me disa njerëz të rutinës time javore vetëm pasi ata kanë refuzuar të vaksinohen ose nuk kanë treguar nëse ishin apo jo të vaksinuar, dhe është për të ardhur keq”, shton ajo.

Ansiton thotë se “është detyrimi juaj moral dhe profesional” të informoni ata me të cilët keni kontakte nëse jëni vaksinuar apo jo.

Ajo pranoi se “është e ndërlikuar sepse të gjithë kanë të drejtë të kenë mendimin e tyre rreth vaksinës. Por, shumë opinione janë të bazuara në asgjë tjetër përveç frikës ose propagandës.”/KultPlus.com

Barbie debuton kukullën në ngjashmëri me krijuesen e britanike të vaksinës anti-Covid

Formuesja britanike e vaksinave anti-Covid, Sarah Gilbert ka marrë shumë lëvdata për meritat e saj shkencore. Por, ajo tani ka hyrë në një grup me Beyonce, Marilyn Monroe dhe Eleanor Roosvevelt, pasi është bërë një kukull barbie në ngjashmëri me të.

Gilbert, një profesoreshë 59-vjeçare në Universitetin e Oksfordit dhe bashkë-krijuese e vaksinës Oxford/AstraZeneca, është një nga gjashtë gratë në luftën kundër COVID-19 që kanë Barbie të modeluara sipas pamjes së tyre, transmeton KultPlus.

Prodhuesi i këtyre kukullave, Mattel Inc (MAT.O) po i rëndit ato me një linjë kukullash Barbie “role model”.

Barbie e Gilbert ka flokët e saj ngjyrë gështenjë të gjatë dhe syzet e zeza të mëdha, ajo vesh një kostum blu dhe një bluzë të bardhë.

“Është një koncept shumë i çuditshëm të kem një kukull Barbie të krijuar në ngjashmërinë time,” tha Gilbert në një intervistë për Mattel.

Ndër të nderuarit janë edhe infermierja e dhomës së urgjencës, Amy O’Sullivan e cila trajtoi pacientin e parë COVID-19 në Spitalin Wycoff në Brooklyn, Nju Jork dhe Audrey Cruz, mjekja e vijës së parë të frontit në Las Vegas.

Kukulla të tjera përfshijnë Chika Stacy Oriuwa,  një fizikante në Universitetin e Torontos, e cila luftoi racizmin sistemik në kujdesin shëndetësor, dhe studiuesja biomjekësore braziliane Jaqueline Goes de Jesus, e cila drejtoi sekuencimin e gjenomit të një varianti COVID-19 në Brazil, tha Mattel./KultPlus.com

Kurti: Javën e ardhshme vjen një kontigjent i 95 mijë vaksinave të premtuara nga BE-ja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se një pjesë prej 95 mijë vaksinave të premtuara nga BE do të vijnë javën e parë të muajit maj.

Kurti ka thënë se kontingjenti i parë i vaksinave që erdhën si ndihma është shpenzuar dhe Kosova nuk ka vaksina anti-Covid për momentin për të vaksinuar qytetarët. Kurti që po qëndron në Bruksel ka bërë të ditur se është takuar me kreun e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, dhe ka treguar se njëra prej temave që është diskutuar është edhe ndihma me vaksina.

“Kemi folur edhe për sigurimin e vaksinave. Ne jemi shteti i vetëm europian që nuk kemi marrë vaksina nga Kina dhe Rusia. Kontingjenti i parë që erdhi me ndihma nga Covax kishte 24 mijë vaksina. Ato kanë mbaruar. Tani folën me zonjën Von der Leyen e cila na premtoi edhe 95 mijë vaksina të cilat, një pjesë e tyre do të vijë javën e ardhshme”, tha ai.

Tutje ai tha se kjo do të ndihmojë shumë në sektorin e shëndetësisë, mirëpo edhe në ekonomi.

“Javën e ardhshme. Ky është një lajm i mirë për Kosovën dhe shëndetësinë. Kështu do të kontribuohet edhe në zhvillimin sektorit publik, përvecse në sektorin e shëndetësisë”, shtoi ai./KultPlus.com

OBSH-ja komenton nisjen e vaksinimit kundër COVID-19: Jemi larg barrierës imunitare




Një zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e pyetur për ndikimin e vaksinave të para kundër koronavirusit, ka thënë se ato do të “ndihmojnë shumë”, por sipas saj, “jemi ende larg një barriere imunitare”.

Në Britani të Madhe të martën nisi vaksinimi i të moshuarve me vaksinën e aprovuar të “Pfizerit”. Personi i parë në botë që u vaksinua me këtë vaksinë që nga aprovimi ishte një 90-vjeçare nga Irlanda Veriore. Nga 8 dhjetori, Britania e Madhe bëhet shteti i parë në botë që filloi të përdorë vaksinën kundër koronavirusit.

Megjithatë, sipas OBSH-së, vetëm masat parandaluese publike, jo vaksinat, mund të parandalojnë shpërndarjen e rasteve të reja me COVID-19.

“Vaksinat janë të mrekullueshme, do të ndihmojnë shumë, por efekti i vaksinës në prodhimin e barrierës imunitare është ende shumë larg”, ka thënë Margaret Harris, në një përgjigje nga Gjeneva, nëse vaksinat mund të kenë dalë në kohë për të parandaluar një valë të tretë të rasteve me COVID-19 në Evropë.

“Gjërat që duhet të bëhen për të parandaluar një rritje janë masat publike të shëndetësisë”, ka shtuar ajo. / KultPlus.com

Vaksinimi anti-Covid në Kosovë, tek në pranverë

Zyrtarja për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Isme Humolli, në një bisedë për Zërin e Amerikës tha se ky proces nuk mund të fillojë para stinës së pranverës.

“Ne po shpresojmë si OBSH që të jetë gjysma e marsit, eventualisht fillimi i prillit. Gjasa për të filluar më herët nuk ka, duke pasur parasysh sasinë e vogël të vaksinave që janë në prodhim dhe kërkesave shumë të mëdha që janë në mbarë botën”, tha ajo, përcjell Albinfo.ch.

Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se Kosova përballet me mungesë të kushteve teknike dhe profesionale për vaksinën e re kundër COVID dhe se janë duke mbështetur autoritetet në përgatitjen e terrenit për fillimin vaksinimit të popullatës.

“Si OBSH e kemi anën teknike, do të thotë do të bëjmë trajnimin e stafit mbi dhënien e vaksinën, për mbikëqyrjen e efekteve të padëshiruarve pas vaksinale, identifikimin e tyre, regjistrimin e vaksinave e kështu me radhë”, tha zonja Humolli.

Qytetarë të anketuar nga Zëri i Amerikës thonë se janë të gatshëm të marrin vaksinën, pasi që kjo të rekomandohet nga institucionet e vendit.

Të hënën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi 519 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi dhe 14 viktima në 24 orët e fundit.

Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se tre muajt e ardhshëm pritet të jenë të vështirë.

“Kemi hyrë në muajt e rrezikshëm kur numri i rasteve është jashtëzakonisht i lartë, por njëkohësisht edhe numri i rasteve të vdekjes, vërehet një rënie e lehtë e lakorës së rasteve të reja, por fatkeqësisht numri i vdekjeve është shumë i lartë dhe mbetet i lartë, pavarësisht a ka ndonjë sëmundje kronike apo jo dhe pavarësisht moshës”, tha zonja Humolli./ Albinfo.ch / KultPlus.com

In this undated photo issued by the University of Oxford, a volunteer is administered the coronavirus vaccine developed by AstraZeneca and Oxford University, in Oxford, England. Pharmaceutical company AstraZeneca said Monday Nov. 23, 2020, that late-stage trials showed its coronavirus vaccine was up to 90% effective, giving public health officials hope they may soon have access to a vaccine that is cheaper and easier to distribute than some of its rivals. (University of Oxford/John Cairns via AP)

Yjet bashkohen për mbledhje fondesh për vaksinën antiCOVID-19

Fushata për vaksinën antikoronavirus, e nisur nga Komisioni i BE-së më 28 maj, do të përfundojë me një mbledhje fondesh dhe një koncert më 27 qershor.

Ndër artistët më të njohur që do të interpretojnë në transmetimin direkt nga televizionet më të mëdhenj të botës do të jetë Shakira, Coldplay, Usher, Jennifer Hudson, Miley Cyrus dhe Justin Bieber.

Në këtë event të organizuar nga presidentja Ursula von der Leyen, do të jenë edhe Hugh Jackman, Kerry Washington, Charlize Theron, Forest Whitaker, David Beckham, Salma Hayek Pinault, Billy Porter, Diane Kruger, Nikolaj Coster-Waldau dhe Olivia Colman./ atsh / KultPus.com