KE: Miratohet kontrata për sigurimin e një vaksine të re kundër Covid-19

Komisioni Evropian ka miratuar kontratën e tetë me një kompani farmaceutike për blerjen e një vaksine kundër Covid-19.

Marrëveshja me Valneva-n u ofron mundësinë shteteve anëtare që të blejnë pothuajse 27 milionë doza në vitin 2022. Po këtu përfshihet edhe mundësia e përshtatjes së vaksinës për variantet e reja që Shtetet Anëtare të porosisin më tej deri në 33 milionë vaksina shtesë në vitin 2023.

Kontrata me Valneva-n i shtohet një portofoli të gjerë vaksinash tashmë të siguruara që do të prodhohen në Evropë, duke përfshirë kontratat e nënshkruara tashmë me AstraZeneca, Sanofi-GSK, Janssen Pharmaceutica NV, BioNtech-Pfizer, CureVac, Moderna dhe Novavax Commission.

Ky portofol i larmishëm vaksinash pritet që të sigurojë që Evropa të jetë e përgatitur mirë për vaksinim, pasi dozat të kenë rezultuar të sigurta dhe efektive. Shtetet anëtare mund të vendosin ta dhurojnë vaksinën për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ose ta ridrejtojnë atë në vende të tjera evropiane. /abcnews.al / KultPlus.com

Mbi 16 mijë mësimdhënës dhe 21 mijë infermierë të vaksinuar në Kosovë

Mbi 1.3 milion është numri i dozave të vaksinave anti-COVID që janë administruar në Kosovë, që nga fillimi i fushatës së imunizimit ndaj këtij virusi.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, më së shumti persona që kanë marrë vaksinën anti-COVID-19, janë deklaruar si amvise, ndërkaq në vendin e dytë janë pensionistët.

Të dhënat tregojnë se në Kosovë me të paktën një dozë të vaksinës janë imunizuar 16 mijë e 349 mësimdhënës dhe 21 mijë e 686 infermierë.

Në listën e MSH-së, për të vaksinuarit në bazë të profesionit në dhjetë vendet e para janë: amviset, të pensionuarit, studentët, të papunësuarit, punëtorët, ekonomistët, infermierët, punëtorët e rastit, mësimdhënësit e të tjerë./KultPlus.com