Shqipëria ka arritur të fitojë sot dy medalje në Kampionatin Evropian të Mundjes që po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë.
Mundësi i Shqipërisë, Chermen Valiev është shpallur kampion i Europës, në peshën deri në 74 kg. Sportisti kuqezi mposhti në finale rusin Sidakov, me rezultatin 4-2. Ky sukses i Valiev vjen pas medaljes së bronztë në Olimpiadën e Parisit,
Po ashtu medalje ka fituar dhe mundësi tjetër i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov. Ai fitoi medaljen e bronzit. Në peshën deri 61 kg, Abakarov triumfoi në finalen për vendin e tretë ndaj moldavit Colesnic, me një fitore të pastër 11-0./atsh/ KultPlus.com

