Vallja e Tropojës është po aq e lashtë sa dhe vetë populli që e përfaqëson. Etnokoreografi Skëndër Haklaj tregoi se që prej vitit 2019 po përpiqet që ky kërcim të jetë pjesë edhe e UNESCO-s, sepse kjo valle është një pasuri e çmuar kombëtare. Ai u shpreh se jemi në rrugë të mbarë por shkak për të penguar punën është bërë vetëm pandemia.
‘’ Është fat i madh që ministria e ka marrë në dorë, dje pata takim me zv/ministren për këtë punë, është akorduar fondi, është caktuar grupi i punës shkencore që duhet të plotësohet dosja përfundimtare, janë bërë shumë filmime, ka momente që na del ndonjë problem dhe unë lëvizjet i kam të gatshme tashmë, dhe grupet i kam shumë të gatshme, dhe ata në Tropojë e duan shumë dhe fati më i madh është që Tropojanët e duan vallen’’ tha ai.
Ndër të tjera, ai tregoi se pothuajse të gjithë bëjnë gabim duke e ngatërruar vallen e Tropojës me atë të Rugovës:
‘’ Faktikisht kjo është futja në punë e një shteti tjetër, se Kosova po quhet shtet tjetër….ka motiv tjetër, ka kërcim tjetër se mbi Rugovën është edhe Shota dhe nëqoftëse nuk e dallon në Tropojë me këto bëhet pastaj një tallava që ka shkatërruar muzikën shqiptare , tallvaja e ka shkatërruar. Ai që ka e futur në youtube e ka bërë gabim, po ta takoja do t’i thosha hiqe more djalë se nuk është kjo, nuk është muzika. Rugova mund të zemërohet, por është shumë e çuditshme se nuk kemi nevojë të marrim ne kemi thesarin në Tropojë, e kemi aq shumë sa për ta na e marrë nuk biem defiçit’’ u shpreh ai.
Dosja e “Kcimit të Tropojës” për në UNESCO është në fazën e plotësimit të formularit, i cili do të dorëzohet në muajin mars 2021 për në UNESCO/Shqiptarja.com./ KultPlus.com