Ngjyrat e Van Gogh-ut mund t’i përjetoni edhe në mënyrë dixhitale

Gjenialiteti dhe fuqia e pikturës së artistit të madh holandez, Vincent van Gogh, tashmë mund të ndiqen në internet dhe do të jenë një histori e vërtetë muzike dhe arti.

Kjo është iniciativa e kompozitorit dhe pianistit Remo Anzovino, në bashkëpunim me Marco Goldin, kurator i ekspozitës së madhe padovane “Van Gogh. Ngjyrat e jetës”.

Pas të recitalit të parë të propozuar në Facebook, një iniciativë që arriti një rekord prej 200 mijë klikimesh në internet, Goldin dhe Anzovino do të kthehen për të treguar në lidhje me van Gogh, në katër episode të drejtpërdrejta, çdo të hënë të muajit nëntor.

Episodi i parë, i ndarë në tri pjesë (hyrje në temë, lexime dhe muzikë, si edhe diskutim me publikun), do të përmbajë kryesisht letrat e dërguara nga van Gogh për vëllain e tij Theo, motrën Ëil dhe Emile Bernard, të shkruara në kohën kur po pikturonte “Fushat e grurit” në fushën Crau, jo shumë larg Arlesit.

Episodet vijuese u kushtohen përkatësisht miqve të van Gogh-ut në Arles, temës së melankolisë në azilin e pleqve Saint-Rémy dhe fundit të udhëtimit të jetës në Auvers. /atsh/ KultPlus.com

Van Gogh: Në fillim i ëndërroj pikturat e mia, pastaj pikturoj ëndrrat e mia

Një jetë në mes të pikturave ngjyrë kaltër, verdhë dhe gjelbër e kishte kaluar gjeniu holandez i arteve pamore, Van Gogh i cili la pasë vetes vepra të shumëta, shkruan KultPlus.

Ky artist i madh i njohur botërisht filloi të pikturonte vetëm në në një moshë relativisht të vonë, 27 vjeçare dhe ishte kryesisht autodidakt.

Van Gogh filloi të pikturonte duke paraqitur disa nga realitetet e ashpra të jetës. Varfëria dhe vështirësitë financiare ishin një temë e zakonshme në shumë nga veprat e tij të hershme Gogh kishte hyrë thellësisht në botën e tij të artit.

\Këtë e dëshmon edhe fakti që ai pikturoi më shumë se 900 piktura në vetëm 10 vjet dhe gati 2 në cdo javë. Ndërkaq, përvec pikturave të tij, ai kujtohet edhe për disa thënie të tij, të cilat shprehin brendinë artistike dhe jetësore të tij: Në fillim i ëndërroj pikturat e mia mandej pikturoj ëndrrat e mia. / KultPlus.com

Sekreti i fundit i Van Gogh-ut

Edhe pse 130 vite larg nga vdekja e tij, piktori i madh holandez ende befason. Në Auvers-sur-Oise, siç shkruan “Le Parisien”, një nga specialistët më të mëdhenj botërorë të Vincent Van Gogh-ut, Wouter Van der Veen, ka zbuluar vendin ekzakt që frymëzoi veprën e tij të fundit piktorike “Rrënjët” (“Racines d’arbres”). Një zbulim ky hedh dritë edhe mbi orët e fundit të jetës së artistit, që e vrau veten më 29 korrik të vitit 1890.

Lajmi është zbuluar në Institutin Van Gogh të Amsterdamit, në kuadër të përvjetorit të vdekjes së tij. Siç ndodh shpesh, zbulimi erdhi si pasojë e një sërë situatash rastësore të njëpasnjëshme. Gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit, drejtorit të Institutit të Van Gogh iu desh të qëndronte i mbyllur në shtëpi.

“Në ato rrethana nisa të vendos pak rregull. Disa muaj më parë kisha skanerizuar disa kartolina të vjetra të viteve 1900-1910, të cilat i përkisnin një zonje të vjetër të Auvers-it. Në ekran u shfaq njëra prej tyre, me një çiklist që kishte ndaluar në anën e një shtegu, që sot quhet rruga ‘Daubigny’. Ajo që tërhoqi vëmendjen time ishte një pemë me rrënjët e saj të dallueshme, që më bënin të mendoja se diku i kisha hasur. Se ai imazh për mua ishte i njohur”, ka thënë Wouter Van der Veen.

Për dy ditë, eksperti e ka zmadhuar atë shkrepje në të gjithë mënyrat, duke e krahasuar me pikturën e Van Gogh-ut. Pas kësaj, ai shkoi ta shikojë nga afër vendin.

“Edhe mua vetë më dukej disi e pabesueshme. Por, më tej, duke avancuar me kërkimet, kuptova se çdo gjë po përputhej”.

Dhe, në fakt, ato rrënjë të pikturuara nga Van Gogh-u ishin ende atje, në atë vend magjik të Auvers-it. Ndonëse sot qëndrojnë të mbrojtura përmes një rrjete, do t’i zbulohen së shpejti publikut dhe do të bëhen pjesë e itinerareve turistike të qytetit.

“Ajo pikturë është realizuar nga Van Gogh-u po të njëjtën ditë që Van Gogh-u u nda nga kjo jetë. Ai e kishte zakonin që të punonte pranë Hostel Ravoux-it, ku kishte marrë edhe një dhomë. Mund të mendohet se kishte nisur të punojë pa asnjë motiv specifik, me qetësi. Punën e kishte nisur në mëngjes dhe pastaj e kishte rifilluar më vonë. Kjo mund të thuhet pasi drita që ndriçon rrënjët është ajo e një pasditeje të vonë”.

Pra, Van Gogh-u është rikthyer në pensionin e tij për të lënë pikturën dhe pastaj ka dalë sërish. Bazuar në intuitën e tij dhe të dhënat që ka mbledhur, eksperti thotë: “Vetëvrasja e tij, pikërisht gjatë kësaj kohe, midis orës 19 dhe 21, tregon sipas mendimit tim gjendjen e kthjellët në të cilën gjendej në momentet kur vendosi t’i jepte fund jetës. Një situatë shumë e largët nga imazhi i një njeriu të dehur, që ka rënë pre e një krize çmendurie”. /Panorama /KultPlus.com

Letra e “pazakontë” e shkruar nga Van Gogh dhe Paul Gauguin gjersa jetuan së bashku

   

Van Gogh dhe Paul Gauguin, shkruan një letër “të pazakontë” ndërsa jetuan së bashku, në fund të vitit 1888.

Letra, e nënshkruar nga artistët Vincent van Gogh dhe Paul Gauguin, që përmbante detaje të vizitës së tyre në bordello, u shit në ankand, për 210.600 euro. Letra u paraqit nga Fondacioni Vincent van Gogh, pranë shtëpisë së ankandeve “Druo” në Paris, të martën.

Artistët shkruan një letër piktorit francez Emile Bernard, në fund të vitit 1888. Në letër, ata përshkruajnë sesi është të jetosh dhe të punosh në qytetin francez, Arles. Van Gogh dhe Gauguin, të dy postimpresionistët me famë botërore, ishin të bindur se kishin filluar “rilindjen e madhe të artit”, sipas letrës.

Artistët formuan vizionin e tyre në Arles, por pasi kaluan disa muaj së bashku, miqësia e tyre përfundoi keq dhe Gauguin u largua.

Si datë, përmenden 1 dhe 2 nëntor, ndërsa letra u shkrua disa javë përpara se Van Gogh të pësonte një sulm nervor dhe preu veshin e tij të majtë.

Artisti hollandez kreu vetëvrasje në vitin 1890. Muzeu “Van Gogh” në Amsterdam, ku letra do të ekspozohet më vonë, gjatë këtij viti, thotë se është e vetmja korrespodencë që kishte Van Gogh me një artist tjetër.

Muzeu e përshkroi letrën si “dokumenti më domethënës i shkruar nga Van Gogh, që ishte në pronësi private”.

Shtëpia e ankandeve “Druo”, thekson se letra është “e pazakontë”, për shkak të asaj se, sa të bindur ishin artistët se veprat e tyre do të çonin në një revolucion në art.

Van Gogh dhe Gauguin, theksojnë shtëpinë e ankandeve, ishin “plotësisht të vetëdijshëm, se arti i tyre shënon një pikë kthese dhe se, vetëm gjeneratat e ardhshme do t’i kuptojnë ato”.

Drejtoresha e Muzeut Van Gogh, Emily Gordenker, deklaroi se ishte “e kënaqur” që një “letër e tillë” e rëndësishme, do të ekspozohej në muze.

Çfarë thotë letra?

Artistët kthehen pas në kohë, gjatë qëndrimit të tyre në Arles, ku punuan së bashku, në një apartament me qira në Shtëpinë e Verdhë.

“Tani, diçka që do t’ju interesojë – kemi shkuar në bordello, disa herë dhe me siguri, do të shkojmë më shpesh, për punë” – shkruante Van Gogh, në letrën që përmban katër faqe.

“Për momentin, Gauguin po punon në kanavacë rreth një nate në kafene, që e pikturova edhe unë, por me karaktere që u takuam në bordello. Premton, të jetë një punë e bukur”.

Edhe pse letra i drejtohet mikut të tyre, ajo gjithashtu, përfaqëson një bisedë midis Van Gogh dhe Gauguin, i cili, foli për përvojën e punës së bashku.

Në letër, Van Gogh e përshkroi Gauguin, si “një qenie të pakorruptuar, me instinktin e një bishe të egër”.

“Me Gauguin, gjaku triumfon ndaj ambicies,” – shtoi ai. “Por. mjaft për këtë, ju e patë atë afër më mirë dhe më gjatë se unë, thjesht desha t’ju jepja përshtypjet e mia të para, me disa fjalë.”

Nga 9 tetor 2020, letra, së bashku me 40 dokumente të tjera, do të shfaqen në muzeun “Van Gogh” në Amsterdam. / KultPlus.com

Vërtetohet origjinaliteti i pikturës së Van Gogut

Është konsideruar për vite me radhë, si joorigjinal. Portreti i rrallë i Vincent van Gogh-ut, rezulton së fundmi, të jetë vepër autentike e mjeshtrit holandez.

Në këtë përfundim, studiuesit kanë arritur pas kërkimeve thuajse 6-vjeçare. Aktualisht i ekspozuar në muzeun “Van Gogh” në Amsterdam, piktura vlerësohej si origjinale deri në vitin 1070-të, kur specialitët ngritën dyshime mbi teknikat e pazakonta dhe përzgjedhjen e ngjyrave.

Studiuesi Louis van Tilborgh, vlerëson si devijim nga stili i zakonshëm, nuancën e jeshiles së errët në flokë, që piktori nuk e përdorte zakonisht. Por, sipas tij, kanavaca, pigmentet dhe detajet e tjera, ishin tipike të piktorit hollandez, shkruan Konica.al

“E vetmja gjë e pazakontë, janë ngjyrat e errëta të portretit, që mendojmë të jenë përdorur për të treguar, se kemi të bëjmë më një person të sëmurë”, tha Louis Van Tilborghe.

Autoritetet pranë muzeut “Van Gogh” në Amsterdam, u shprehën se, sipas të gjitha gjasave, kjo është e vetmja vepër e piktorit, realizuar gjatë një episodi psikotik, verën e vitit 1889-të, kur ai u shtrua në spital, në qytezën franceze, Saint Remy.

Van Gogh ka luftuar me problemet mendore gjatë gjithë jetës. Ai vrau veten me armë zjarri, në 1890-ën, në moshën 37-vjeçare. /KultPlus.com

Artistët dhe pagjumësia, një lidhje e fuqishme drejt kreativitetit

Si shumë njerëz, unë kam vuajtur nga pagjumësia për pjesën më të madhe të jetës sime. Në kohë zgjimi të padëshiruar, e lë mendjen time të endet në territore të pashpjeguara. Duke hyrë në një dimension surreal dhe pa gjumë, ndonjëherë mendoj të heq dorë nga procesi i dhimbshëm tërësisht dhe të shkruaj — me shpresën që mendimet e mia absurde nuk janë marrëzi të pakuptueshme, shprehej artistja Lee Krasner

Mirëpo shumë artistë përgjatë historisë, i kanë kushtuar me sukses vuajtjet e tyre pa gjumë, krijimtarisë. Si Vincent van Gogh-u dhe Salvador Dali.

Piktorit surrealist Salvador Dali, ka vuajtur shumë shpesh nga pagjumësia, mirëpo e përdori mjaft mirë në krijimtarinë e tij, shpesh ai u përpoq të futej në nënndërgjegjen e tij duke u ulur në këmbë në një karrige tërë natën, ndërsa duke hequr dorë nga dora dhe duke mbajtur një lugë në dorë.

Van Gogh, përjetoi pagjumësinë gjatë luftimeve të tij me shëndetin mendor dhe angazhimin eventual të një azili. Megjithatë, ajo periudhë ishte një nga më të mirat e tij për sa i përket prodhimtarisë artistike. Historiani i artit, Joachim Pisarro, ka pohuar se Van Gogh “jetonte natën” dhe “nuk flinte deri në tre ose katër të mëngjesit. … Ishin orët e natës ato prej të cilave eksperimentet e tij me imagjinatë dhe kujtesë, shkuan më larg.”

Nëse krijimtaria është rritur apo nuk është rritur si pasojë e mungesës së gjumit, ende është duke u studiuar. Sidoqoftë, është e qartë se me shekuj, artistët mbi mendimet e tyre mahnitëse të natës kanë krijuar shpesh kryeveprat e tyre. /artsy.net/KultPlus.com

Del në ankand revolveri me të cilin u vetëvra Van Gogh

Revolveri i tipit, Lefaucheux që Vincent Van Gogh përdori për t’i dhënë fund jetës së tij më 27 korrik 1890 në Auvers-sur-Oise do të dalë në ankand, të mërkurën në Paris, në hotel ”Drouot’’.

Do të jetë shtëpia e ankandeve  ‘’AuctionArt – Rémy Le Fur’’ e cila do të prezantojë për shitje armën famëkeqe të kalibrit 7 mm. Megjithëse autenticiteti ndoshta nuk do të provohet zyrtarisht, origjina është cilësuar e sigurtë. Revolveri llogaritet mes vlerës 40 000 deri në 60 000 euro.

Pas një qëndrimi për rreth dy vite në Jug, Vincent Van Gogh u vendos më 20 maj 1890 në Auvers-sur-Oise, me këshillën e të vëllait Theo. Doktor Paul Gachet, një mik i piktorëve impresionistë, u kujdes në atë kohë për artistin holandez, i cili kishte përjetuar kriza të shpeshta psikologjike. Van Gogh, i cili mori me qira një dhomë tek pronari i hanit, Arthur Ravoux, ishte në atë periudhë në kulmin e artit të tij. Ai mund të pikturonte më shumë se një pikturë në ditë.

Ditën e dielë, më 27 korrik 1890, piktori mori udhën drejt një fushë aty pranë, ngriti këmishën dhe qëlloi veten në gjoks, me armën që e kishte marrë hua nga i zoti i hanit. Revolveri i shpëton nga duart dhe ai bie në tokë pa ndenja.  Ai përmendet rreth mbrëmjes, i plagosur dhe merr rrugën drejt hanit. Pavarësisht kujdesit të doktor Gachet, Vincent Van Gogh vdiq, pas dy ditë në agoni, përcjell Atsh.

Arma e paraqitur në Drouot u gjet rreth vitit 1960 nga një fermer dhe iu dorëzua prindërve të pronarit aktual të hanit Ravoux. Revolveri u ekspozua në Muzeun Van Gogh në Amsterdam në vitin 2016

Më 30 mars 1853 lindi Vincent van Gogh, piktor gjenial hollandez

Vincent Willem van Gogh (shqip: Vincent Villem van Gog) lindi më 30 Mars 1853 në Groot-Zundert te Breda, 29 korrik 1890 në Auvers-sur-Oise, Francë) ishte një piktor hollandez dhe një nga themeluesit më të rëndësishme të modernes.

Vincent Van Gogh u lind më 30 mars të vitit 1853 në Groot-Zundest, një fshat i vogël në jug të Holandës. I ati ishte pastor dhe xhaxhallarët e tij-shitësa veprash të artit. Edhe ai vetë nisi të punojë që në moshën 16-vjeçare në Hagë si një shitës i veprave të artit për kompaninë. Pikturat e tij patën qenë gjithnjë të errëta, por kohë pas kohe nisën të përkeqësoheshin deri më 1886, kur nisi sërish studimet në Cormon dhe u takua me piktorët impresionistë, mes të cilëve edhe Camille Pissarro, Claude Monet, Henri de Toulouse-Lautrec dhe Paul Gauguin. Pas takimit me mjeshtrat impresionistë, të cilët zgjidhnin ngjyra të çelura edhe ai nisi ta çelte disi paletin e të pikturonte me dorë më të vendosur. Jeta e tij ishte gati-gati e lumtur, por temperamenti shumë nervoz e bënte atë njeri të vështirë. Më 27 korrik të vitit 1890 ai shkoi në një fushë me grurë dhe qëlloi veten me armë në kraharor, më pas u kthye në dhomë, ku vdiq dy ditë më pas. Van Gogh e kaloi të gjithë jetën e tij të shkurtër duke pikturuar e duke luftuar me vetveten. Çrregullimet nervore, një kompleks i fëmijës së zëvendësuar, që e ndoqi pas gjithë jetën dhe absurditeti i epokës së artit, ku veprat e tij nuk shiteshin dhe aq shumë, e shtynë shpesh drejt akteve skizofrenike. Një nga historitë më tipike, e famshmja histori e veshit të tij.

Sipas biografëve, një të diel në mbrëmje, më 23 dhjetor 1888, Vincent Van Gogh, atëherë 35 vjeç, preu veshin dhe shkoi në një hotel të dorës së dytë ku kërkoi një prostitutë me emrin Rachel. Ia dhuroi asaj dhe i tha ta ruante me shumë kujdes. Biografë të tjerë pohojnë se ky episod ka ndodhur gjatë një grindjeje me mikun e tij Paul Gauguin, në shenjë proteste ndaj piktorit që ishte i shurdhët, lidhur me vetë Van Gogh.

Mes gjenialitetit dhe çmendurisë së Van Goghut

Një artist që lëkundet mes fesë, pikturës, dashurisë dhe çmendurisë. Një jetë në zgrip të varfërisë dhe një vdekje e papritur e mbetur mister, për t’u vulosur me përjetësi veprat e tij absolutisht të përsosura. Kur flitet për Van Gogh, nuk mund të mos flitet edhe për dikotominë gjeni-çmenduri, mishëruar më së miri në këtë motor të pikturës origjinale, unike.

Ekzistojnë mijëra hipoteza sëmundjeje. Ata që bazohen në biografi flasin për një lloj sëmundjeje veneriane, ose për sifilizin të trashëguar nga i ati, ose për skizofreni, depresion etj. Ata që bazohen në artin e tij, shohin në pikturat e tij karakteristika të përbashkëta me mijëra pacientë të tjerë që vuajnë nga sëmundje të trurit.

Me mjetet aktuale çdo supozim është i mundur, por asnjë nuk mund të jetë absolutisht i vërtetë. Ajo që na lejohet të themi është se arti i Van Gogh-ut është ndriçues dhe figura e tij e dobët, e vogël dhe vetmuar shpaloset në një realitet gjigant dhe të fuqishëm në historinë e artit dhe të ndjenjave njerëzore. Van Gogh lindi në Groot-Zundert, një fshat holandez, më 30 mars 1853, nga martesa e Theodorus van Gogh, pastor protestant, dhe Anna Cornelia-s. Ishte i pari i gjashtë vëllezërve, pas vdekjes së të parëlindurit të familjes, që mbante gjithashtu emrin e tij dhe që vdiq pas lindjes ekzaktësisht një vit para tij. Vincent do të kujtojë gjithmonë varrin pas shtëpisë, mbi të cilin shihte të shkruar emrin e tij. Ai ka pasur një fëmijëri të trazuar edhe për shkak të shetësimeve të herëpashershme të prindërve të tij dhe jeta e tij ngjan një ecjeje plor disfata ekzistenciale dhe sociale. Në vitin 1857 lindi vëllai Theodorus, i thirrur shkurt Theo, që do të kishte një rëndësi shumë të madhe në jetën e tij.

Udhëtimi në Evropë

Nga viti 1861 deri në 1868-ën frekuenton shkollën e vendit të tij dhe pastaj kolegjin e Zevenvergen, ku mëson frëngjishten, anglishten, gjermanishten dhe artin e vizatimit. Në vitin 1869 fillon të punojë në një dyqan arti në Aja, i themeluar nga xhaxhai i tij po me emrin Vincent. Kohën e lirë e kalon duke lexuar dhe duke vizituar muze, fillon një korrespondencë me vëllain e tij Theo dhe kalon pushimet tek prindërit në vendin e tij të lindjes. Vitet që pasojnë shënojnë për Van Gogh një udhëtim të vazhdueshëm nga një filial në tjetrin në dyqanin e artit të xhaxhait, transferime që do ta çojnë në Bruksel, Londër e Paris. Një nga punimet e tij më të rëndësishme është edhe “Kafja e natës”.

Predikues mes minatorëve

Në 1876-ën e lë punën përfundimisht dhe niset në një vend afër Londrës, në Ramsgate, ku punon si mësues i përkohshëm, duke marrë si shpërblim vetëm ushqim dhe strehim. Bëhet edhe ndihmës predikues dhe gjithmonë e më shumë dëshiron që t’ia dedikojë jetën fesë, por gjatë një vizitë tek prindërit e tij këta të fundit ngelen të tronditur nga kushtet në të cilat jetonte i biri dhe nuk duan që ai të niset sërish për në Londër.

Xhaxhai Vincent i gjen një tjetër punë, kësaj radhe si shitës në një librari të Dordrecht-it. Van Gogh fillon të jetojë sërish vetëm, frekuenton kihen e vendit dhe përkthen pjesë nga Bibla. E bind të atin që ta lejojë të frekuentojë një shkollë për predikues, por shumë shpejt i ndërpret studimet, të cilat u bënë shumë të vështira për të. E megjithatë, në 1879-ën punon si predikues në minierat e karbonit në Ëasmes të Borinage-s, ku realizon edhe skicat e para. Jeton në një varfëri të skajshme dhe shqetësohet për kushtet në të cilat punojë minatorët, të cilët përpiqet t’i ndihmojë me aq sa mundet. Por ky veprim shkakton pakënaqësi tek punëdhënësit e tij që e pushojnë nga puna duke e konsideruar të papërshtatshëm dhe duke e privuar nga talenti i tij. Van Gogh vazhdon të ndjekë prirjen e tij pa marrë asnjë kompensim. Jeton në kushte të vështira dhe vazhdon të lexojë dhe të vizatojë. Në këtë periudhë duhet të kenë filluar krizat që do të shënonin të ardhmen e tij. Vëllai Theo e kritikon për mënyrën se si është katandisur jeta e rij dhe Vincenti i ndërpret marrëdhëniet me të, për t’i rifilluar sërish pas një viti.

Egoist për dashuri

Theo e ndihmon financiarisht dhe e nxit të vazhdojë me pikturën. Kështu, Vincent shkon në Bruksel dhe frekuenton shkollën e artit, ku njihet me shumë piktorë dhe duke u bërë në vitin 1880 mik i piktorit Anton van Rappard. Në këtë periudhë realizon kopje të veprave të Jean-François Millet.

Në vitin 1881 dashurohet me kushërirën Kate, vejushë prej pak kohësh dhe me një fëmijë, po pa arritur të ketë një lidhje me të. Pas një kërkese për martesë, ai merr refuzimin e saj. I dëshpëruar Van Gogh djeg njërën dorë në flakën e një llambe duke kërkuar të tregojë forcën e dashurisë së tij. Duke refuzuar edhe një herë tjetër një ndihmë ekonomike nga prindërit e tij, Van Gogh riniset për në Aja, ku merr leksione pikture nga piktori Anton Mauve, por edhe me të marrëdhëniet shkatërrohen, sepse Vincent nuk kishte dëshirë të punonte me gips.

Rikthim në shtëpi

Në këtë periudhë Vincent njeh një prostitutë rrobalarëse të alkoolizuar, Sien Hoornik (që do të jetë edhe modelja e tij) dhe shkon të jetojë me të dhe me djalin e saj. Shëndeti i saj fillon t’i hapë probleme dhe në këtë periudhë sëmuret nga gonorea. Lidhja e tyre mbizotërohet nga dehjet emocionale të të riut Vincent, i cili për shkak të egërsisë së jetës së tij do të mbetet gjithmonë i ngurtësuar në mes të çmendurisë dhe dashurisë më të pastër. Nga ky pasion i parë do të mbetet piktura e mrekullueshme “Sorroë”. Xhaxhi i tij bën një porosi për njëzet piktura peizazhesh. Kjo do të jetë vetmja punë e tij me porosi. Fillon të pikturojë me ngjyra vaji peizazhe dhe portrete, kurse vëllai i tij i paguan materialet. Dëshironte të martohej me Sien-ën, por familja e frenon dhe Vincent merr vendimin e dhimbshëm për t’u ndarë me të pas një viti bashkëjetesë.

Nga viti 1883 deri në 1885 jeton me prindërit në Nuenen dhe në harkun e këtyre viteve pikturon dyqind tablo, kujdeset me shumë dashuri për të ëmën, e cila kishte thyer njërën këmbë dhe merr leksione muzike dhe kantoje, sepse mendon se ekziston një lidhje midis ngjyrës dhe muzikës. Sajon një atelie në një ahur të shtëpisë-famulli të babait të tij, i cili vdes nga një goditje apopleksike më 26 mars 1885. Në këtë kohë pikturon “Ngrënësit e patateve”.

Parisi dhe piktorët e “Petit Boulevard”

Viti tjetër e gjen Van Gogh të sëmurë rëndë për shkak të mosushqyerjes dhe duhanit. Ndërkohë nuk e ndërpret për asnjë moment leximin leksionet e pikturës. Një agjent shitjesh i blen një seri pikturash, por shet vetëm njërën prej tyre për disa qindarka, duke i hedhur të tjerat në zjarr. Në Paris lidh miqësi me Paul Gauguin, dhe bashkë me të e me Henri de Toulouse-Lautrec e ad Emile Bernard themelojnë të ashtuquajturin grupin e Piktorëve të Petit-Boulevard, për t’u dalluar nga grupi i piktorëve të Grand-Boulevard (Claude Monet, Alfred Sisley, Camille Pissarro, Edgar Degas, Georges-Pierre Seurat), që përfaqësoheshin në galerinë e Theo-s.

Ngjyrat e Arles-it

Më pas i duhet të lërë Parisin dhe të transferohet në Arles, ku gjen një shtëpi dhe vendos të pikturojë fasadat e verdha. Në qytetin francez pikturon mes të tjerash disa prej kryeveprave të tij kryesore që karakterizohen nga ngjyra të shndritshme plot jetë ndër të cilat “Vazoja me 12 luledielli”, “Ura e Langlois”, “Kafja e natës” dhe “Shtëpia e verdhë”. Pikërisht gjatë qëndrimit në Arles ndodh një nga episodet më të diskutuara dhe dramatike të jetës së Van Gogh. Natën e 23 dhjetorit piktori pret veshin e majtë dhe e çon në një shtëpi publike, për t’ia dhuruar një prostitute me të cilën ishte dashuruar. Ndërkohë shtrohet në spital me diagnozën e epilepsisë, alkoolizmit dhe skizofrenisë dhe pikturon “Autoportretin” me veshin e fashuar.

Që nga ai moment Van Gogh do të ketë gjithmonë e më shumë kriza haluçinacionesh dhe do të shtrohet herë pas here në spital për t’u kuruar nga sëmundjet mendore. Në këtë periudhë pikturon “Iris” dhe “Pemët e qiparisit”. Pas krizës së fundit kurohet në maj të 1890-ës në Auvers-sur-Olse. Këtu njihet me mjekun-piktor që e kuron, Paul Gachet, të cilin e portretizon në një pikturë shumë të famshme. Pikturat e kësaj periudhe përshkohen nga një ndjenjë e fortë depresioni. Ndjeshmëria e tij e lë të plagosur pas çdo vështrimi dhe komenti, që njerëzit nuk ua kursejnë kurrë personave të çuditshëm.

Goditja fatale

Më 27 korrik 1890 shkon tek çifti i pronarëve të hanit ku jetonte. Ndihej shumë keq dhe u tregon se ishte qëlluar me një revolver nga një fshat aty pranë varrezave në Auvers-sur-Oise, ndërsa pikturonte veprën e tij të fundit. Vdiq më 29 korrik dhe u varros një ditë më pas në po atë varrezë ku u qëllua. Në funeralin e tij ishin të pranishëm i vëllai Theo, doktor Gachet dhe shumë artisë. Arkivoli mbulohet i gjithi me luledielli. Pak muaj më pas, më 25 janar 1891, vdiq i vetëvrarë edhe i vëllai, Theo./voal

Filmi mbi Vincent Van Gogh, vjen në kinema në 2019-ën

 Vetëm një regjisor i rangut të Julian Schnabel sjellë në ekranin e madh që prej 3 janarit 2019 filmin “At Eternity’s Gate”, një version i paparë dhe i thelluar për Vincent Van Gogh, jetën e tij, anën njerëzore po aq sa dhe krijimtarin e piktorit, kërkimet artistike dhe ato ekzistenciale.

Kjo falë edhe interpretimit të Willem Dafoe, i cili pas performancës në “La Coppa Volpi” në Venecia, është shpallur kandidatë për “Golden Glob”.

Është e pamundur të shpjegosh filmin, është e pamundur të japësh një arsye. Sa herë që tregojmë mbi Van Gogh-un, në një lloje mënyre gënjejmë në diçka. Në fakt, filmi është larg tradicionales Schnabel përçon te spektatori botën përmes subjektivizmit të piktorit, qoftë në qytetin Arles, ku Van Gogh lufton për tu integruar, qoftë në natyrën e mrekullueshme përreth, ku piktori kërkon inspirimin.

Për Willem Dafoe puna për realizimin e rolit ka qenë e thellë. ”Më është dashur të mësoj të pikturoj dhe të lexoj shumë. Rolet si këto mund të jenë përvoja që të ndryshojnë jetën përgjithmonë dhe për një aktor janë një transformim i vërtetë”, është shprehur aktori. 

Kjo falë edhe interpretimit të Willem Dafoe, i cili pas performancës në “La Coppa Volpi” në Venecia, është shpallur kandidatë për “Golden Glob”.

Është e pamundur të shpjegosh filmin, është e pamundur të japësh një arsye. Sa herë që tregojmë mbi Van Gogh-un, në një lloje mënyre gënjejmë në diçka. Në fakt, filmi është larg tradicionales Schnabel përçon te spektatori botën përmes subjektivizmit të piktorit, qoftë në qytetin Arles, ku Van Gogh lufton për tu integruar, qoftë në natyrën e mrekullueshme përreth, ku piktori kërkon inspirimin, shkruan ata.

Për Willem Dafoe puna për realizimin e rolit ka qenë e thellë.

“Më është dashur të mësoj të pikturoj dhe të lexoj shumë. Rolet si këto mund të jenë përvoja që të ndryshojnë jetën përgjithmonë dhe për një aktor janë një transformim i vërtetë”, është shprehur aktori. 

Van Gogh kujtohet me dy ekspozita në Belgjikë dhe Angli

Nuk ka periudhë të vitit kur nuk festohet jeta dhe puna e Van Gogh, së paku në një qytet të botës.

Momentalisht, në Bruksel po qëndron e hapur ekspozita me punët e piktorit të njohur holandez. Në fakt, në Bourse de Bruxelles mund të futeni në pikturat e Von Gogh, në dhomën e tij ku ai krijoi dhe ku e humbi dhe e gjeti veten, por mund të përjetoni në ‘virtual reality’ edhe kohën kur jetoi në Arles të Francës.

Në 360 shkallë mund të përjetoni gjithçka mbi jetën e Van Gogh, nëse e vizitoni ekspozitën ‘Van Gogh: the immersive experience’ e cila do të qëndrojë e hapur deri me 6 janar të vitit 2019-të.

Në anën tjetër, me 27 mars të vitit tjetër, në Angli do të hapet ekspozita e madhe për Van Gogh, shkruan KultPlus.

‘VAN GOGH AND BRITAIN’ do të hapet në Tate Britain, për disa muaj. Van Gogh ka jetuar në Londër për disa vite, si djalë i ri, ndërsa është dashuruar në kulturën angleze dhe sidomos në librat e Charles Dickens dhe George Eliot.
45 piktura do të tregojnë se si Gogh, piktori që preu veshin e tij, u inspirua nga anglezët dhe inspiroi anglezët e tjerë.

Van Gogh ka lindur në Holandë, ka ndërruar jetë në Francë. / KultPlus.com

Shitet 7 milionë euro, piktura e Van Gogh

Një pikturë e Van Gogh, e pikturuar kur ishte i ri, u shit sot në Paris për më shumë se shtatë milionë euro.

“Raccommodeuses de filets dans les dunes” (Riparueset e rrjetave në duna) e vitit 1882 u shit për 7,065 milionë euro tek një koleksionist amerikan, ndërkohë që kjo vepër vlerësohej midis tre dhe pesë milionë euro, shkruan insajderi.

Shitja e fundit në ankand e një pikture të Van Gogh në Paris përkon në mes të viteve 1990, dhe bëhet fjalë për pikturën “Le Jardin à Auvers” (Kopështi në Auvres) dhe arriti vlerën e 10 milionë dollarëve./KultPlus.com

Jeta e Van Gogh në 65 000 piktura të animuara (VIDEO)

“La Passion Van Gogh”, filmi i parë me metrazh të gjatë i animuar, kryesisht me piktura në vaj, tregon në 65 000 korniza, vizualisht të mahnitshme, historinë e artistit të madh, nëpërmjet një kërkimi për vdekjen e tij për edicionin e 90-të të çmimeve ”Oscar”.

Bashkëprodhuesi polako-britanik aspiron titullin për filmin më të mirë të animuar, përballë prodhimeve me buxhete të mëdha amerikane, thuhet në shkrimin e AFP-së qe e transmeton ATSH.

Ai ka kushtuar të paktën 5,5 milionë dollarë, rreth 30 herë më pak se “Coco” nga Disney, një prej katër konkurrentëve në listë.

“Sigurisht është gjithçka ose asgjë, dëshiroj statujën”, theksoi duke qeshur Dorota Kobiela, regjisorja polake e veprës.

“Vepra e Van Gogh është e përsosur. Tablotë e tij tregojnë në detaje jetën e tij, përditshmërinë, shtëpinë, miqtë e tij”, theksoi ajo.

Bashkëshorti i saj dhe bashkëregjisori i këtij filmi me metrazh të gjatë unik, Hugh Welchman, i cili kishte punuar tashmë për filmin “Guri dhe Ujku” (“Pierre et le Loup”), i cili ka fituar një Oscar për filmin më të mirë me metrazh të shkurtër në 2008, mbetet optimist.

“Van Gogh ishte tejet i pazakontë si artist, sepse në thelb, ai hidhte në telajo të gjithë botën e tij. Pikturonte këpucët e veta, dhomën e gjumit, pamjen që shihte nga dritarja e saj, ushqimin që hante, njeriun që ia shërbente atë ushqim. Ishte shumë e lehtë për ne të pikturonim botën, ashtu siç e shihte Vincent van Gogh. Arsyeja tjetër përse e zgjodhëm atë si subjekt ishte historia e tij dramatike, apo më mirë të themi tragjike”, theksoi regjisori Hugh Welchman.

Homazhi ndaj mjeshtrit të madh holandez përdor më shumë se 130 piktura të tij, për të krijuar rrëfenjën e përcjellë publikut në një mënyrë krejt të re.

Secila prej 65 mijë sekuencave të filmit të animuar është një pikturë në vaj, e realizuar me dorë nga 125 artistë profesionistë, të cilët kanë udhëtuar nga pjesë të ndryshme të globit, për t’u bërë pjesë e këtij projekti.

Sfida ka qenë shumë e madhe, veçanërisht për piktorët që janë përfshirë në këtë projekt. Në studiot në Gdansk, 125 artistë të ardhur nga mbarë bota kanë realizuar këtë vepër. Ata kanë pikturuar veprat duke u nisur nga skenat e xhiruara aktorët.

Për realizimin e filmit prej 93 minutash ka qenë i nevojshëm realizimi i 65 000 planeve të pikturuara me dorë.

Veprat e Van Gogh-ut thyen barrierat e ekspozimit tradicional të artit

Ekspozita ndërkombëtare “Van Gogh Alive” ka hapur dyert në Athinë, ku organizatorët kanë thënë se duan të thyejnë barrierat e perceptimit tradicional të artit, transmeton albinfo.ch.

Në dhoma të errëta e të mëdha, vizitorët rrethohen me më shumë se 3 mijë imazhe të punës së artit të piktorit holandez Vincent Van Gogh, të cilat projektohen nëpër ekrane gjigante, mure, dysheme dhe kolona të ndryshme, të shoqëruara me muzikë.

Sipas web-faqes së ekspozitës, edhe grafika multimediale, zërimi kinematografik kualitativ, si dhe afro 40 projektorë të cilësisë së lartë janë përdorur për të krijuar këtë ekspozitë. Organizatorët kanë thënë se duan të largojnë “idetë e paramenduara” kur vizitohen ekspozitat nëpër muze, ku duhet të shikosh vjedhurazi dhe në heshtje galeritë e artit, ndërsa kryeveprat gjithmonë vëzhgohen vetëm nga distanca.

Yannis Moustakas, nga kompania ekspozuese greke “Lavris Ltd.”, ka thënë se ideja është që vizitorët të rrethohen nga arti dhe të shkëmbejnë mendimet dhe ndjenjat e Van Goghut. Me një fjalë, të hyjnë në kokën e tij./KultPlus.com