Me origjinë nga Korça, ai u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë, ku gjithashtu fitoi dy çmime për restaurimin dhe pikturën.
Mio është një nga piktorët më të rëndësishëm midis artistëve realistë shqiptarë të shekullit të 20-të. Ai me të drejtë është quajtur “poet i peizazhit shqiptar”
Puna e Vangjush Mio kontribuoi në edukimin e brezave të rinj të artistëve në kushtet e izolimit të egër kulturor, në të cilin gjendeshin, sepse ajo i përkiste një shkolle arti jashtë kornizave të realizmit socialist.
Piktori ka marrë pjesë në shumë ekspozita të arteve figurative të organizuara si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj. Mund të kujtojmë Italinë, Rumaninë, Kinën, në Bienalen e Aleksandrisë, Greqinë, Egjiptin, Turqinë, Rusinë dhe ish-Jugosllavinë.
Punimet e tij numërohen në 500 piktura, 200 vizatime dhe 80 bocete, të cilat ruhen në shtëpinë e tij Muzeu “Vangjush Mio” në Korçë.
Kritikët e konsiderojnë atë si piktorin që bëri hapin e parë të pikturës shqiptare drejt koncepteve moderne, duke e çliruar atë nga format statike dhe ndonjëherë edhe amatore të artit të Rilindjes./Hejza/KultPlus.com