Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin për përhapjen e një nënvarianti të ri të mutacionit Omicron.
Në përditësimin e saj të fundit, OBSH tha se nënvarianti i ri, i quajtur BA.2, është “pasardhës i Omicron”, ky i fundit tashmë variant dominues, shumë ngjitës. Ndryshe nga Omicron, BA.2 aktualisht nuk konsiderohet një “variant shqetësues”.
Por ndërsa përhapet në shumë vende, OBSH-ja po u kërkon qeverive dhe shkencëtarëve në mbarë botën që të “monitorojnë situatën dhe të studiojnë nënvariantin e ri”.
Që nga e premtja e kaluar, BA.2 ishte zbuluar tashmë në të paktën 40 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara. Ai tashmë është përhapur me shpejtësi në Danimarkë, ku raportet e hershme tregojnë se nuk duket të jetë më vdekjeprurës se varianti bazë. Varianti dytësor tani po përhapet me shpejtësi në Mbretërinë e Bashkuar. /abcnews. al/ KultPlus.com
Doza e katër e vaksinave kundër koroanvirusit, ka ngjallur debate të mëdha në të gjithë botën. Kjo ka bërë që një reagim të vijë edhe nga Agjencia Evropiane e Barnave. Kjo e fundit rekomandon se doza e katërt e vaksinës nuk është e nevojshme në popullatën e gjerë.
Nga ana tjetër organizatat dhe shkencëtarët kryesorë shëndetësorë, si specialisti i sëmundjeve infektive Anthony Fauci , flasin për nevojën e prodhimit të një vaksine që do të synojë ekskluzivisht variantin dominues të Omicron.
Agjencia Evropiane e Barnave, nga ana e saj, e bëri të qartë në një konferencë për shtyp se doza përforcuese e koronavirusit në intervale të rregullta nuk do të ishte e nevojshme në planin afatgjatë. Sa i përket dozës së katërt , EMA thekson se nuk është e nevojshme për popullatën e përgjithshme.
Sipas Agjencisë Evropiane të Barnave, nëse vaksinimi duhet të përsëritet në të ardhmen, ai do të bëhet pak para dimrit, siç ndodh me gripin , i cili do të rrisë antitrupat e trupit, pikërisht atëherë kur kemi më shumë nevojë për të.
EMA vëren se ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme për dozën e katërt. Megjithatë, nuk ka asnjë provë që një dozë e katërt është e nevojshme në popullatën e përgjithshme që tashmë është vaksinuar.
EMA nuk përjashton mundësinë e miratimit të një regjimi vaksinimi me katër doza për Covid-19 për njerëzit me “sistem imunitar të dobësuar”, tha Marco Cavaleri, kreu i Divizionit të Kërcënimeve Biologjike dhe Infrastrukturës, në një konferencë shtypi. /abcnews.al/ KultPlus.com
Hulumtimet tregojnë se varianti Omikron i koronavirusit përhapet më shpejt se ata paraprak dhe ekspertët kanë paralajmëruar për mutacione të tjera të virusit.
Ndërsa infeksionet me Omicron po rriten në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Joe Biden premtoi se administrata e tij do të blejë një miliard teste COVID-19 dhe do të vërë në dispozicion, falas për amerikanët, “maska me cilësi të lartë”.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, së fundi lëshuan udhëzime të reja për maskat që duhen përdorur ndaj COVID-19. N95, konsiderohet si maska më e mirë për mbrojtjen kundër infeksionit.
“Qëllimi i vaksinave është t’u shpëtojë jetën dhe t’u mbajë larg spitalit. Nga kjo pikëpamje, vaksinat funksionojnë dhe funksionojnë mirë. Tani, do të dëgjoni raste që janë të lehta ose pa simptoma, njerëz që rezultojnë pozitiv pavarësisht se janë vaksinuar ose kanë marrë dozën përforcuese. Por kini parasysh se ajo që shpesh parandalohet është një infeksion më i rëndë”, thotë Kirurgu i Përgjithshëm Vivek Murthy.
Vivek Murthy shtoi se të dhënat tregojnë një efikasitet të lartë të vaksinës, pavarësisht nga një shans afërsisht 20 për qind për infeksion tek ata që janë plotësisht të vaksinuar dhe kanë marrë një dozë përforcuese.
Administrata Biden është përballur me kritika për mungesën e maskave dhe testeve të mjaftueshme ndërsa varianti Omicron përhapet në të gjithë vendin.
“Kur mbërriti Omicroni, krijoi një rritje të jashtëzakonshme të kërkesës. Kjo është arsyeja pse SHBA, Britania e Madhe dhe vendet e tjera e gjetën veten pa testime të mjaftueshme. Por situata po përmirësohet”, thotë Vivek Murthy.
Dr. Murthy thotë se midis dhjetorit dhe janarit administrata pa një rritje tetëfish të testimit. Kritikët thonë se kjo thjesht nuk mjafton.
“Ne kemi porositur shumë pak komplete testimi, kështu që kapaciteti ynë ka vazhduar të mbetet pas në çdo valë infeksioni. Është pak vonë, por vlen të kihet parasysh për valën e ardhshme. Ne kemi porositur shumë pak testime dhe shumë pak trajtime dhe nuk kemi ende një plan global të shpërndarjes për vaksinat, kështu që ka shumë punë për të bërë”, thotë Tom Bossert, ish Këshilltar i Sigurisë Kombëtare.
Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Tom Bossert, shton se amerikanët e lodhur nga pandemia duhet të qëndrojnë vigjilentë.
“Amerikanët që janë të irrituar dhe të pashpresë, mendoj se duhet të kuptojnë se duhet njëfarë rigoroziteti në distancimin shoqëror, sepse shtretërit në spitale – dhe më e rëndësishmja, shtretërit në dhomat e emergjencës – po mbushen dhe në disa shtete janë tërësisht plot”, thotë Tom Bossert.
Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi së fundmi 15 milionë raste të reja me COVID-19 në një javë, një rritje prej 55 për qind nga shifrat e mëparshme. Vetëm Shtetet e Bashkuara patën afro 800,000 infeksione të reja çdo ditë.
CDC-ja ende nuk ka rekomanduar përdorimin mbarëkombëtar të maskës N95, por gazeta Washington Post raporton se agjencia po shqyrton udhëzime të reja./ VOA / KultPlus.com
Vaksina e Moderna-s e cila është krijuar specifikisht për të luftuar variantin Omicron të koronavirusit do të futet në zhvillimet klinike në javët që vijojnë.
Kompania pret që të ketë mundësi t’i ndajë të dhënat me rregullatorët nga marsi, sipas asaj që bëri të ditur sot CEO Stéphane Bancel.
“Vaksina është drejt përfundimit, duhet të jetë në teste klinike në javët në vijim. Po shpresojmë që gjatë marsit të kemi mundësi që të kemi të dhëna për t’i ndarë me rregullatorët në javët që do të pasojnë,” tha ai.
Kompania po zhvillon po ashtu një vaksinë që kombinon një dozë përforcuese kundër Covid-19 me vaksinën eksperimentale për gripin.
Bancel tha se skenari më i mirë do të ishte që vaksina e kombinuar për Covid-19 dhe gripin mund të jetë gati nga vjeshta e vitit 2023, të paktën në disa vende. /abcnews.al/ KultPlus.com
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër virusit Covid-19.
Ata kanë paralajmëruar se ka mundësi që gjendja epidemiologjike të përkeqësohet në ditët në vazhdim.
“Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Nga ky institucion shëndetësor kanë kërkuar që të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, si dhe të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave për ta parandaluar dhe luftuar pandeminë.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë!
Ju lutemi vaksinohuni!
Omicron (B.1.1.529) është duke e shtuar intensitetin çdo ditë dhe është varianti dominues në qarkullim.
IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik.
Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.
Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19.
Omicron është tejet ngjitës, andaj mbani maskat në çdo vend, mbani distancën mbi dy metra edhe në mjedise të hapura edhe po qe se të gjithë bartin maska!
Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës nga mosha 12 vjeçare.
Vaksinat mund të merren çdo ditë në të gjitha institucionet e kujdesit parësor në komunën tuaj.
Gjithashtu apelojmë për vaksinimin me
dozën pērforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare.
Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!
Duke u vaksinuar vetë, ju mbroni veten, mbroni edhe njerëzit për rreth jush, në rend të parë familjen.
Vaksinimi mbetet arma më e fortë për të parandaluar hospitalizimin.
Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!
Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje:
“Vala e baticës” nga perëndimi në lindje e infeksioneve Omicron rrezikon të përmbysë sistemet shëndetësore në të gjithë Evropën, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke paralajmëruar se më shumë se gjysma e popullsisë së rajonit do të infektohet me variantin në dy muajt e ardhshëm.
Hans Kluge, drejtori i OBSH’së për Evropën, tha se rajoni kishte regjistruar më shumë se 7 milionë raste të reja në javën e parë të 2022, dyfishi i dy javëve më parë.
Kluge tha se varianti ishte raportuar në 50 nga 53 shtetet e rajonit të Evropës dhe po bëhej dominues në Evropën Perëndimore. “Me këtë ritëm, më shumë se 50% e popullsisë në rajon do të infektohet me Omicron në gjashtë deri në tetë javët e ardhshme”, tha ai.
Ndikimi i tij do të ishte më vdekjeprurës aty ku normat e vaksinimit ishin më të ulëta, si në Evropën qendrore dhe lindore, parashikoi Kluge, duke thënë se ishte “thellësisht i shqetësuar” që ndërsa Omicron lëvizte drejt lindjes, “ne duhet të shohim ende ndikimin e tij të plotë në vendet ku nivelet e vaksinimit janë më të ulëta, dhe ku do të shohim sëmundje më të rënda tek të pavaksinuarit”.
Në Danimarkë, ku rastet e Omicron kishin “shpërthyer javët e fundit”, shkalla e shtrimit në spital për pacientët e pavaksinuar gjatë javës së Krishtlindjes kishte qenë gjashtë herë më e lartë se për ata që ishin plotësisht të vaksinuar. / KultPlus.com
CEO i Moderna-s, Stefan Bancell tha se kompania po punon për të zhvilluar një vaksinë kundër variantit Omicron, e cila do të jetë në dispozicion së shpejti.
Në një intervistë për CNBC, ai tha se Moderna do të prodhojë 2 deri në 3 miliardë doza përforcuese të vaksinës së saj brenda një viti.
Sipas një njoftimi të kompanisë, muajin e kaluar një dozë përforcuese e vaksinës së saj është efektive kundër variantit Omicron dhe se vaksina aktuale është mbrojtja kryesore kundër Omicron./abcnews.al / KultPlus.com
Varianti i ri dhe mjaft shqetësues i Covid-19, Omicron, ka shfaqur disa simptoma të reja, të cilat, sipas ekspertëve mund të shfaqen në lëkurë, buzë apo thonj. Nëse vini re një nuancë tjetër të ngjyrës normale të lëkurës në këto zona, do të thotë se keni nevojë për trajtim urgjent.
Sipas ekspertëve të CDC, një nga simptomat mund të jetë një nuancë e zbehtë, gri ose blu në lëkurë, buzë ose të thonj.
Megjithëse Omicron përhapet shumë më shpejt, është më i lehtë në krahasim me variantet e tjera, sipas një raporti zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar.
Rreziku i shtrimit në spital është 50 deri në 70% më i ulët në krahasim me Delta. Dozat përforcuese të Covidit konsiderohen si një mundësi për t’i dhënë fund pandemisë.
Shenja të tjera të pazakonta të Omicron përfshijnë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, djersitje gjatë natës, dhimbje të muskujve dhe rrufë. Ndërkohë, simptomat e varianteve të tjera janë temperaturë e lartë, kollë e vazhdueshme dhe humbje e shijes ose nuhatjes. / KultPlus.com
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të mërkurën se rreziku që e paraqet varianti Omicron i koronavirusit është ende shumë i lartë, pasi numri i infeksioneve në nivel botëror javën e kaluar u rrit për 11 për qind.
Gjatë përditësimit javor të gjendjes me pandeminë, OBSh-ja tha se varianti Omicron është prapa rritjes së numrit të rasteve në disa shtete, përfshirë ato që tashmë e kanë tejkaluar variantin Delta, shkruan France24.
“Rreziku i përgjithshëm në lidhje me variantin e ri shqetësues, Omicron, mbetet shumë i lartë. Dëshmitë e vazhdueshme tregojnë se varianti Omicron e ka përparësinë e rritjes në raport me variantin Delta me kohë të dyfishimit prej dy deri tri ditësh dhe rritje e madhe e përhapjes së rasteve shihet në një numër shtetesh”, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Sidoqoftë, OBSh-ja e theksoi rënien prej 29 për qind në përhapjen e rasteve në Afrikën Jugore, shteti që i pari e raportoi variantin e ri në Organizatën Botërore të Shëndetësisë më 24 nëntor.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se të dhënat e hershme nga Britania e Madhe, Afrika Jugore dhe Danimarka, që tash për tash e ka shkallën më të lartë të infeksioneve për numër banorësh në botë, sugjerojnë se ekziston rrezik më i vogël për hospitalizim nga varianti Omicron në krahasim me variantin Delta./KultPlus.com
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) për Evropën, Hans Kluge ka paralajmëruar “stuhi” të re të variantit Omicron të COVID-19 në gadishullin evropian.
Ai i ka ftuar të gjithë që të marrin dozën e tretë të vaksinës.
“Bëni vaksinën përforcuese, bëjeni, bëjeni! Vaksina përforcuese është mbrojtja më e rëndësishme ndaj Omicron”, tha ai.
Drejtuesit e OBSH’së kanë paralajmëruar vazhdimisht qeveritë se “doza e tretë e vaksinës është një luks dhe do të ishte më mirë që vaksinat shtesë të shiten në vendet më të varfëra”, raporton atsh.
Me përhapjen e variantit Omicron, shtete të shumta kanë filluar me administrimin e dozës së tretë të vaksinës.
Izraeli tashmë po bënë planet për administrimin e një dozë të katërt.
Shtete të shumta janë duke u përballur me një valë të re të pandemisë, përkundër që kanë një numër të madh te popullsisë së vaksinuar./KultPlus.com
Përhapja e variantit Omicron vazhdon të jetë shqetësues edhe në Itali. Sipas të dhënave të fundit nga kompania e sondazheve Demoskopika, tetë milionë italianë kanë vendosur të anulojnë festat e Krishtlindjeve, për shkak të shtimit të rasteve.
90%, nuk e bëjnë, ata që vendosën për të “shpëtuar” nga vendbanimi i tyre i përhershëm, madje edhe për një ditë të vetme, por do të mbeten brenda kufijve kombëtarë.
Në të njëjtën kohë, rajoni i Romës konfirmoi se po përgatitet të miratojë një masë që do ta bëjë përsëri të detyrueshëm përdorimin e maskës mbrojtëse në ambientet e hapura. Masa pritet të hyjë në fuqi të enjten, ndërsa një vendim i ngjashëm mund të merret brenda javës nga qeveria Draghi, me forcë në të gjithë vendin.
Në 24 e fundit në Itali janë regjistruar 16213 raste me koronavirus dhe 137 viktima. g.v/abcnews/KultPlus.com
IKSHP-ja në një reagim të publikuar në faqen zyrtare në “facebook” ka bërë thirrje për respektimin e masave anti-covid, meqë shfaqja e variantit të ri të SARS CoV-2 Omicron (B.1.1.529) e rrezikon edhe Kosovën.
Nga IKSHP thonë se situata pandemike në vend mbetet stabile, megjithatë përmendin faktin se në botë dhe rajon gjendja është përkeqësuar javëve të fundit dhe se duhet respektuar masat anti-covid dhe duhet vaksinuar.
Reagimi i plotë:
Të nderuar qytetarë!
IKSHPK është duke e përcjellur në vazhdimësi situatën epidemiologjike në vend, në rajon dhe në botë.
Situata epidemiologjike në Kosovë aktualisht është stabile, por në rajon, Evropë dhe botë është rënduar javët e fundit me shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS CoV-2 Omicron (B.1.1.529) i cili është raportuar tashmë në shumë shtete të botës dhe rrezikon përhapjen e këtij varianti edhe në Republikën e Kosovës.
Ne jemi duke vazhduar pandërprerë me gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik.
Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet në rast të rritjes së rasteve të reja, dhe kjo do të mund të paraqesë mbingarkesë të re për sistemin shëndetësor dhe për profesionistët shëndetësor.
Andaj, IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, për respektimin e të gjitha masave sipas vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.
Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19.
Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës.Prej sot Ministria e Shëndetësisë ka filluar vaksinimin me dozën pērforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare.
Doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë.
Doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues. Doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.
Duke u vaksinuar vetë, ju mbroni veten, mbroni edhe njerëzit për rreth jush, në rend të parë familjen.
Vaksinimi mbetet arma më e fortë për të parandaluar hospitalizimin.
Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!
Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje:
Përhapja e shpejtë e variantit Omicron ka shqetësuar autoritetet shëndetësore në mbarë botën. Rastet e infektuara me variantin e ri të Covid-19 vazhdojnë të rriten.
Epidemiologu i njohur në Gjermani, Christian Drosten, ka kërkuar nga qeveria gjermane që të veprojë me vendosmëri, duke theksuar se shpejtësia e përhapjes së sëmundjes “është dukshëm më e madhe se sa ishim mësuar me variantin Delta”.
Virologu vë në dukje se është ende herët për të vlerësuar me saktësi të dhënat që tregojnë se ky variant i ri i koronavirusit mund të kalohet më lehtë dhe thekson rëndësinë e njohjes së ndikimit të tij real midis njerëzve që nuk janë infektuar më parë dhe atyre që nuk janë vaksinuar.
“Informacioni për atë që po ndodh në Afrikën e Jugut më shqetëson gjithnjë e më shumë. Ajo që po shihet është se fëmijët më të vegjël po shtrohen gjithmonë e më shumë në spital, në gjendje të rëndë”, shtoi ai, raporton a2news.
“Një situatë e tillë, në një vend si Afrika e Jugut, ku praktikisht e gjithë popullata është prekur nga virusi ose është vaksinuar, mund të shërbejë si një paralajmërim për atë që mund të ndodhë në vende të tjera të botës. Rasti i Afrikës së Jugut mund të transferohet kudo dhe ekziston frika se ata që nuk janë vaksinuar dhe që nuk e kanë kaluar më parë sëmundjen, mund ta kalojnë më rëndë variantin e ri”, theksoi ai.
Eksperti gjerman thekson se vaksinat mbeten mjeti më i mirë për të luftuar pandeminë, veçanërisht përballë një varianti të tillë kaq ngjitës: “Kushdo që mundet, duhet të marrë një dozë përforcuese menjëherë”. / KultPlus.com
Në Britaninë e Madhe, Paul Burton, zyrtar kryesor mjekësor në Moderna, ka folur me deputetë në komitetin e shkencës dhe teknologjisë, për variantin Omicron të COVID-19.
Burton tha se ai pret që të dhënat në ditët në vijim të tregojnë se sa e përmirëson mbrojtjen kundër Omicron doza e tretë e Moderna-s.
Po ashtu ai doli edhe kundër pretendimeve, kryesisht nga Afrika e Jugut, se varianti shkakton sëmundshmëri më të lehtë dhe paralajmëroi se Omicron dhe Delta ka të ngjarë të qarkullojnë së bashku për ca kohë.
“Unë nuk mendoj se Omicron është një version më i butë, është më pak i rëndë i virusit aktual,” i tha ai komitetit. /abcnews.al / KultPlus.com
“Varianti Omicron, i koronavirusit i cili është shfaqur në më shumë se 60 vende, përbën një rrezik shumë të lartë global”, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ka dyshime për variantin Omicron, i cili u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe Hong Kong muajin e kaluar, mutacionet e të cilit mund të çojnë në transmetueshmëri më të lartë dhe më shumë raste të koronavirusit, sipas një dokumenti të OBSH-së të publikuar së fundmi.
“Rreziku i përgjithshëm i lidhur me variantin e ri të interesit Omicron mbetet shumë i lartë për një sërë arsyesh”, tha OBSH.
OBSH citon disa prova paraprake se numri i njerëzve të ri-infektuar me virus është rritur në Afrikën e Jugut. Megjithëse gjetjet paraprake nga Afrika e Jugut sugjerojnë se Omicron mund të jetë një variant më pak i rëndë se Delta që aktualisht dominon botën dhe të gjitha rastet e raportuara në Evropë janë të lehta ose asimptomatike. / KultPlus.com
Shifrat e infeksionit të variantit të ri të coronavirusit Omicron po rriten në Afrikën e Jugut dhe po përhapet gjithnjë e më shumë tek të moshuarit, raportoi ministri i Shëndetësisë Joe Phaahla.
Në rajonin më të prekur në vend – në provincën Gauteng, e cila përfshin Johannesburgun dhe Pretorian, numri i rasteve u rrit me 400 për qind nga java në javë, njoftoi Phaahla.
Testet treguan se rreth 70 për qind të rasteve i përkisnin variantit Omicron.
Sidoqoftë, shifrat duket se konfirmojnë studimet fillestare të simptomave relativisht të buta dhe shtrimet më të shkurtra në spitale, sipas shkencëtares Glenda Grey dhe koleges së saj Michelle Groome nga Instituti Kombëtar për Sëmundjet Transmetuese.
Hulumtimi nga profesori i Afrikës së Jugut, Alex Sigal tregoi gjithashtu se ndërsa Omicron redukton mbrojtjen ndaj vaksinës, ai ofron ende një mbrojtje deri në 70 për qind, në varësi të numrit të antitrupave të zhvilluar.
Sigal tha se nuk shihte asnjë arsye për të besuar se vaksinimi nuk mbron nga infeksioni i rëndë Omicron. / KultPlus.com
Në Kosovë ende nuk është konfirmuar ndonjë rast me variantin e ri të Covid-19, ose siç njihet ndryshe Omicron, ndonëse në shumë shtetet po raportohet për dyfishim të numrit të të infektuarve.
Përkundër që ende nuk është regjistruar ndonjë rast me këtë variant në vend, qytetarët shprehen të shqetësuar për përhapjen e tij.
Bekim Brestovci është shprehur se ka marrë shumë informacione sa i përket virusit.
Ai u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të mbrojnë veten dhe të tjerët.
“Po kemi dëgjuar natyrisht sepse ka qenë veç në media. Frika është permanente prej që është shfaq edhe Covidi. Natyrisht kemi shumë raste vdekshmërie që kemi pas nga Covid, andaj mendohet që edhe ky nuk do të jetë një virus i cili do të përballohet lehtë dhe do të kaloj pa viktima në njerëz. Apeli im kish me qenë te të gjithë ata që nuk janë të vaksinuar gjer më tani le të vaksinohen kundër Covid-19. Pastaj shohim se çfarë po preferohet edhe kundër virusit të ri, i cili veç e ka marrë përmasën në shumë shtete të Evropës”, shtoi ai.
Beqir Aliu ka kërkuar vaksinim masiv duke shtuar se nëse deri më tani në botë vaksinë e kanë marrë 4 miliardë njerëz, pse nuk duhet që ta marrim edhe ne.
“Na u bënë boll këto far lloje të viruseve. Jo nuk frikohem aspak, vaksinat i kemi marr. Kisha apeluar që të vaksinohen. Të gjithë le të vaksinohen. Për shembull pare ka erdhëm rrugës biseduam, kur janë vaksinuar diku afër 4 miliardë njerëz në botë, kush jem na me gjet kirifekte jo bën jo nuk bën”, tha ai.
Anita Zhegrova, ka kërkuar që vaksinimi të bëhet i obligueshëm për të gjithë pa përjashtim, për shkak të mundësisë së përhapjes së shpejt të varianti të ri të virusit, raporton EO.
“Po kom dëgjuar, kam dëgjuar që është më i rrezikshëm edhe po shpërndahet shumë ma shpejt se sa variantet që kanë qenë më herët. Kom dëgjuar po unë jam vaksinuar shumë herët, shpresoj që nuk ka njerëz më që dyshojnë te vaksina edhe e bëjnë sa më shpejtë, për arsye se kjo nuk ta fal. Unë e kam pas vet tash një vit domethënë koronën. Kam heq kogja shumë edhe nuk është hajgare domethënë duhesh me e ruajt veten rrethin edhe shoqëri nëse duam me kanë qysh jena kanë ma herët përndryshe është shumë i rrezikshëm”, shtoi ajo.
Rastet e variantit të ri deri më tani janë identifikuar në mesin e udhëtarëve në më shumë se dhjetë vende evropiane, duke përfshirë Danimarkën, Holandën dhe Mbretërinë e Bashkuar. / KultPlus.com