Ndotja plastike është një problem urgjent global që kërkon një marrëveshje ndërkombëtare të detyrueshme të OKB-së, thuhet në një raport të Agjencisë Kërkimore (EIA).
OJQ-ja mjedisore thotë se ka prova të shumta për efektet e dëmshme të plastikës dhe argumenton se ndotja plastike është një problem po aq i rëndësishëm sa edhe ndryshimi i klimës.
Ajri që thithim sot përmban mikrogrimca plastike, plastika u gjet në borën e Arktikut dhe gjithashtu gjendet në tokë dhe ushqim, shkruan BBC.
Kjo mbështetet nga një raport që thotë se rreth 20 elefantë ngordhën në Tajlandë pasi hëngrën mbetje plastike nga deponitë.
Autorët e raportit u bëjnë thirrje kombeve të bien dakord për një marrëveshje detyruese të OKB-së që synon reduktimin e prodhimit të plastikës dhe mbetjeve plastike.
“Është koha që ne ta trajtojmë këtë problem vdekjeprurës”, tha Tom Gammage nga EIA.
“Nëse kjo valë ndotjeje vazhdon, deri në vitin 2040 pesha e mbetjeve plastike në dete mund ta kalojë peshën totale të të gjithë peshqve detarë”. / KultPlus.com