Një 14 vjeçar nga një shkollë e Prishtinës ka vdekur pas përleshjeve që kanë ndodhur, ngjarje për të cilën akoma nuk dihen informacione të hollësishme, shkruan KultPlus.
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, është tronditur nga kjo ngjarje dhe siguroi se hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë që sa më shpejt të zbardhet rasti.
“Si nënë, si mësimdhënëse, e si ministre, i lus të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit që të punojnë edhe më shumë në edukimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve, të jenë të kujdesshëm për sjelljet që mund të manifestojnë ata, t’i adresojnë problemet dhe vështirësitë që kanë dhe të kujdesemi për sigurinë e fëmijëve tanë”.
Nagavci thotë se si Qeveri e Kosovës, së bashku me kompetentet e sigurisë janë duke punuar që të krijojnë sa më shumë siguri për fëmijët në shkollë, në rrugë e kudo tjetër.
“Tragjeditë si kjo e sotmja, ku ne humbëm një nxënës, janë alarm për gjithë shoqërinë që të bashkëpunojmë ngusht për të mirën dhe sigurinë e fëmijëve tanë”, shkruan mes tjerash ministrja në “Facebook”. /KultPlus.com
Veprimtarinë e nisi si mësues në Kolegjin Arbëresh të Shën Dhimitër Koronës, për t’u kthyer më pas në Shqipëri, ku filloi të jepte mësim në Normalen e Elbasanit.
Aleksandër Xhuvani lindi në Elbasan më 14 mars 1880 në një familje të njohur për kontributin kombëtar e kulturor. Mësimet e para i kreu në vendlindje, të mesmet, në Çatillë të Maqedonisë. Më pas studioi filologji në Athinë, ku edhe u diplomua. Është një nga pionierët e arsimit dhe të gjuhësisë shqiptare.
Mjafton të kujtojmë këtu fjalimin që Xhuvanit mbajti mbi varr të Atë Gjergj Fishtës, për të treguar qartë vlerësimin e e tij të thellë për kontributin e klerit katolik e personalisht të Kangëtarit të Lahutës:
“Si vetimë u përhap an’ e kand të Shqipnisë lajmi i hidhët i vdekjes së poetit t’onë Kombëtar, At Gjergj Fishtës dhe e mahniten mbeti sot mbarë bota shqiptare, tue kujtue emnin zamadh të autorit të “Lahutës së Malcisë” që ka këndue, si dikur Omeri, burrnin e besën e fisit tonë, që ka ndezë zemrat e Shqiptarëvet, si dikur Tirteu, i vjetërsisë. E me të drejtë i kan thënë Fishtës “Tirteu i Shqipnisë, se sikurse ai me elegjitë e tij ndezi zemrat e Spartanëve për luftë, njashtu dhe epopeja e “Lahutës”, odet dhe elegjitë e “Mrizit të Zanave” e të poezive të tjera kanë mbledhë në zemër të djelmnisë sonë dashuninë e pamasë për truellin e të parëve dhe për gjuhën amtare. Këto dy ideale: Atdhedashunia dhe rujetja e gjuhës si dritë e synit, lavrimi dhe përdorimi e saj kanë qenë polet rreth së cilave shtrihej vepra e çmueshme e Fishtës. E s’ka kush tjetër veçse ne arsimtarëve që kemi pasë e kemi nëpër duer edhe ua kemi mësue nxënësve poezitë e tij, që e çmon ma mirë veprën zamadhe të tij, e cila sot si një far i madh dritëdhanës ka ndriçue mendjen e djelmënisë sonë, si një Ungjill shkëndimadh morali ka zbutë e ka edukue zemrën e saj”.
Aleksandër Xhuvani vdiq më 22 nëntor 1961. / KultPlus.com
Danimarka do të mbyllë shkollat, do të kufizojë jetën e natës dhe do t’i nxisë qytetarët të punojnë nga shtëpia në përpjekje për të frenuar rastet në rritje të koronavirusit, transmeton KultPlus.
Kështu ka bërë të ditur kryeministrja Mette Frederikse, ku edhe ka shtuar se kanë plan që të mos mbyllen gjatë.
“Ne e dimë se sa e rëndësishme është të qenit në shkollë për mirëqenien e fëmijëve”. Baret dhe restorantet duhet të mbyllen në mesnatë nga e premtja dhe shitja e alkoolit do të ndalohet pas kësaj ore. Zonja Frederiksen rekomandoi që njerëzit të punojnë nga shtëpia. “Unë e di se për shumë do të jetë një kthim i padëshiruar në zyrën e shtëpisë … Por tani për tani, është e nevojshme,” tha ajo.
Danimarka po kalon një periudhë të vështirë me COVID-19, ku së fundmi janë shfaqur gjatë 6,629 raste të reja dhe ajo ka regjisturar 2,986 vdekje nga COVIDi që nga fillimi i pandemisë. /KultPlus.com
– Je në vete?!- madje publikisht, në mes të sheshit … -Mos ke luajtur mendsh?
Kësaj radhe sytë ju kishin zgurdulluar dhe merrnin një pamje të trishtë.
Zamira, studentja e letërsisë së huaj, që nga mëngjesi kishte mbetur vetëm për vetëm me qiriun e tyre, Stresin. Të tjerët, ata të katit të parë gjysëmbodrum, me torbë ding me gjëra të domosdoshme për rrugë, kishin lëshuar shtëpitë. Urdhri i dal nga megafoni ushtarako – policor shtonte shqetësimin e frikë nga të gjithë. Të gjithë duhet të iknin nga këtu, nga qyteti i lindjes dhe i kujtimeve …
Stresi me shikim në dritë, grilat e lëshuara të së cilës I jepnin mundësi të paktën për shikim të pastër. Gjithçka I dukej me pamje zebarake. Diçka mbante në dorë, që më shumë e ledhatonte se sa e vinte në shërbim. A thua e kaluan kufirin nëna me grua e fëmijët, ai nxori pyetjen në heshtje shqetësimi për ta. Ata i nisi për udhë, kurse vetë nuk mund të binte në dorë të tyre. Kishte rënë në sy dhe kishte evidencuar që kur e zunë në një mbledhje politike në terren dhe e mbajtën një natë të tërë nën grushtim në polici. Ikni ju, i këshilloi, se unë dal më vonë, mos u merakosni. Nënës iu fsheh lagështia e lotëve në rrudhat e shumta në fytyrën e rreshkët, kurse e shoqja u skuq gjak faqeve të fryra dhe, në vend se të shoqin përqafoi ngrohët fëmijët që i mbante tepër afër.
Kur u kthye në shtëpi, s’ishte askush pos Zamirës, që e priste mbështetur në ballkonin e vogël të katit. Madje mezi dukej ajo nga vazot e mëdha të luleve. Eja lartë! – i tha posa e fiksoi figurën e tij. Jam vetëm! Poshtë është më sigurt,- ia ktheu ky, duke mos e pasur mendjen fare as te ajo dhe as te qëndrimi i saj i vetmuar këtu. Unë ngela këtu, – s’iu prit të rrëfehej sapo u ul në një kanape dalëboje. Të mitë shkuan e më thanë që të qëndroja këtu, se rrezikohen vajzat e reja shikimin e kishte të shpërfillur dhe pak si në faj I nxirrte fjalët me drojë, sikur priste një qortim të rreptë më pastaj. Ndoshta gjej ndonjë shteg të fshehtë me dikë dhe bashkohem diku, – e përmbylli, ngj se e mërzit Stresi i cili as që jep shenja që po e dëgjon.
– Tashti kemi mbetur të vetëm, e mund të kontrolloj shtëpi për shtëpi!
– Si po mendon, pra?
– Dalja e fshehtë na rrezikon edhe më shumë.
– Ani…!
– Ti në krahët e mi duke më puthur, si dashnorët e Venedikut, sheshit përstrup. Dyshimet e zbehta siguria më e madhe. Së fundi, ti je deklaruar për guximin!
Ajo futi gishtin delikat përmes flokëve të shkurtra të zeza, ngriti pak harqet e vetullave fushës së ballit të lëmuar e të zbehtë dhe ofshan thellë. Jetë o jetë, i tha vetes. Unë të puthem me këtë burrë që veç i afrohet moshës së babit tim. O, Zot!
Në çast iu kujtua kolegu i grupit, nga një fshat malor, që e vështronte me shikim të ndrojtur vazhdimisht gjatë ligjëratave, prej ku ajo lexonte dëshirën për afrim, për shoqëri. Adhurimi i tij veçsa shtohej përditë e më shumë, sa dikur nuk ju durua dhe zinte vendin në të njëjtën ulëse apo pranë saj, në çdo ligjëratë. Kush e di se sa netë ka ëndërruar, dhe sa herë ka fantazuar një takim intim, duke u përkëdhelur e duke thënë fjalë përplot emocione, që dalin me një timbër të dridhshëm, herë-herë edhe me kuptime fragmentare, vetëm sa për të thënë diçka. Për të nisën edhe shoqet e kursit ta gërgasin, se, ajo një ditë do të bëhej nuse e katundit, dhe do t’i rrinë mirë rrobat e malësores… Atëherë as që mendoja për të ardhmen. Provimet, studimet, dëshmia për aftësi njohurish, këto ishin preokupimet e mia. Pret koha, i thosha vetës gjithmonë, kur përvidhej heshturazi ndonjë pyetje e natyrës së tillë brenda meje. E tash, ja çfarë ndryshimi i shpejtë. Ende pa përfunduar diplomimin, ik kah të mundesh e bëj çfarë të thonë! O, Zot, të qofshim falë!
– Nuk e di cila është koha më e mirë?- tha ai.
– Ta presim sa terri I mbrëmjes ta mbulojë qytetin,- dëshironte ajo.
– Nuk mendova të rrezikojmë aq shumë.
– Ani, si po mendon?
– Ditën me diell dhe duke luajtur lojën e dashnorëve të marrë në këtë dreq rrethimi.
Për pak kohë pllakosi heshtja brenda dhe jashtë. Pas disa çasteve një uturimë i ngriti që të dy në këmbë, me shikim kah grilat e dritareve, që shikonin vetëm sa ishte e gjerë rrugica për karshi. Më pastaj hapat e zhurmshëm këpucësh ushtarake, me një ritëm të çrregullt.
– A thua kanë ikur të gjithë këta flliqanë?
– Në daç i kontrollojmë shtëpi për shtëpi. Kohë kemi mjaft dhe ushtarët po ashtu.
– Po e bëjmë edhe një xhiro, kur të kthehemi sigurohemi më mirë. Mos po na del diçka e papritur. Këta janë me sherr e kush e di si ndodh.
Zamira ju ngjit për trupi Stresit, i cili veç bëri gati revolen e vogël, që e mbante në xhepin e brendshëm të sakos. Mos u frikëso!- i tha më tepër vetës se sa asaj, ngase zëri nuk u dëgjua fare. Me gishtat e shkurtë zgjeroi edhe pak shufrën e roletës. Hapat me zërat dhe hijet e tyre u zhdukën pas kthesës së parë të një pesëkatësheje. Ndoshta nuk kthehen më këndej, se shumë rrugë e rrugica ka qyteti. Apo mos veç bëjnë propagandë sa për të futur frikën. Ku e di njeriu ç’i pjellë mendja dreqit të mallkuar.
– A ikim tashti, pra?- tha Zamira e frikësuar.
– Edhe pak
– A futemi pra në pjesën e errët të bodrumit? Ata dinë vetëm të vrasin, kupton!
– Më duhet të raportojë për gjendjen e krijuar këtu. Nuk bën gjithçka të shkojë pa dëshmi.
– Gazetare je, ti?!
Pyetja i doli me një habi aq të madhe, sa Stresit i gufoj një gaz i përçudshëm. Kush kishte menduar se në këtë gjendje gufon nga ndrydhja një gaz i pakontrolluar.
– Pse, nuk më njeh ti?
– Tashti asgjë nuk po kuptoj. Gjithçka po më duket se është mister për mua. Edhe këto mure që i pashë posa linda, tashti më bëhet se janë tjera, më të buta, më të huaja, më të…
– Gazetar nuk ka. Ikën se ata janë fytyra të njohura. Rrezikohen.
– E ti?!
– Do ta njoftoj me telefon BBC-inë.
Ai nuk shikon nga ajo. Mendonte se ta formulojë mendimin, ngase ishte hera e parë për raportim të tillë. Mos po bëj më shumë keq sesa mirë me këtë njoftim, i lindi dyshimi. Jo, i tha vetes menjëherë, le të dihet gjithçka që po ndodh këtu. Më nuk ka çka humb nga kjo. Gjithçka mori fund. Është fare e mundshme që të vritemi ne të dy këtu, pa na parë kush, apo dhe në mes të sheshit, nëse nuk na del interpretimi teatral bindës. Më mirë një zë në shkretëtirë se heshtje mortore para kohe. Fundja, të gjithë e dinë se unë nuk e kam ushtruar ndonjëherë gazetarinë, e aq më pak raportimin e drejtpërdrejtë.
– Nisja, pra, më shpejt, e ikim nga këtu. M’u bë se dëgjova sërish zëra.
– Sa ta gjej numrin e telefonit,- i tha qetë.
Alo, alooo! Po ju raportoi nga Prishtina, nga kryeqyteti i Kosovës, vendi ku po bahet përzënia masive e popullatës nga të gjitha lagjet … Përtej, nga kufja e BBC-isë u dëgjua një a l o në fillim, e pastaj një ndrydhje suste. Ndoshta e incizoj në megafon, mendoi. Sot, më datën 3 prill 1999, ky qytet i zhurmshëm u boshatis dhe ka marr pamjen e një vendi të shkret, ku as zëra as gjë e gjallë nuk duket kund. Kolonat e gjata të njerëzve, me plaçka në krah, kanë mësyrë rrugën qendrore; disa për në stacionin e treni e disa edhe për në Fushë-Kosovë. Milicia e ushtria armike me megafon çirren e kërcënojnë, që të shkojmë të gjithë në A l b a n i, të cilën e adhurojmë kaq shumë. Edhe “Bregu i Diellit”, edhe lagjja “Arbëria”, edhe andej nga Gërmia, nuk kanë të ndalur ecjet lumë të njerëzve të moshave të shtyra , të grave e fëmijëve. Të rinjtë e të rejat janë më të rrezikuar dhe ende qëndrojë të strehuar podrumeve e garazheve. Ata që bëjnë kontrollin, kërkojnë para për të kaluar postblloqet. Madje ka nga te rinjtë që edhe i arrestojnë, po ashtu edhe vajzat e reja. Janë hapur fjalë që ato edhe i përdhunojnë edhe publikisht në disa raste. A l o, a l o! Po ju dëgjoi,- tha zëri për matanë. Ti veç fol edhe të falënderojmë që na flet nga vendi i ngjarjes. Jemi duke pritur momentin edhe ne që kemi ngelur, – vazhdoi raportimin Stresi, – për të ikur disi. Nuk e di a do mbetemi të gjallë, se rrugët janë rreth i mbyllur. Do të presim ndonjë moment më të përshtatshëm, e …
– Mjaft më, eja ikim, të lutem!- u përxherua Zamira.
– U këput lidhja, për dreq,- thirri me inat Stresi, duke u lëshuar këputshëm mbi kanape. Do bulëza djers të ftohta i shkëlqenin ballit.
– Tashti mund të bëjmë çfarë të dimë e të mundemi, – ofshani thellë.
– Dëgjo Zamira! Tash është më mirë të dalim, se rrugët sikur janë boshatisur. Nisemi kah rruga kryesore. Ti vërma dorën rreth qafës dhe kacavirru, sikur më dashuron, kupton… A ke luajtur teatër ndonjë herë?
– Unë, teatër?!- pyeti veten ajo. A do të mund ta bëjë një veprim të tillë? Vërtet për këtë njeri kam ndier simpati, që pas një jave kur u vendos te ne. Korrektësia e tij, puna e madhe që bënë, dhe një delikatesë e lindur, sikur ma krijonte një lakmi për të. Madje, duke e vlerësuar për shumë veprime dhe një butësi shpirtërore që e manifestonte në përditshmëri, një ndjenjë simpatie, që nuk guxoja t’ia thosha as vetes, në vetmi. Pse jam kaq e marrë, e pati gjykuar sa herë vetën. Një njeri i martuar, i moshuar, ta krijojë simpatinë, e ai kolegu i kursit, që për një fjalë që ma thotë, skuqet deri te veshët, asgjë! Hajde, mendje, hajde! Si po u bllokuaka truri nganjëherë, sa mos të gjykohet drejt! Kush ka të drejtë më shumë: mendja apo zemra?! …
– A je kësajde, moj!- i mëshoi zërit thekshëm Stresi, me një fije nervozizmi.
Ajo u shkund nga përsiatja dhe ia përqendroi shikimin…
Rruga ishte e boshatisur. Çdo lëvizje e vogël krijonte thyerje të qetësisë mortore. Do zëra të shkëputur herë – herë vinin dhe shuheshin pa u përcaktuar drejt kahjeardhja e tyre. Këta ecën rreptë, me një hap gati ushtarak. Ajo ia kishte future dorën nën krahë dhe bëhej gati që, sapo dukej ndonjë grup milicësh, t’ia niste lojës… Ecën edhe ca, me shikim të përvjedhur përanash. Dhe, ia zhurmëri hapash të thatë, që shoqëroheshin me do fjalë të pa qarta, jo nga largësia sa nga ndjenja e frikës.
– Ndalu, kujdes tashti!,- i tha Zamirës, dhe ajo iu hodh në përqafim, sa e shtrëngonin duart pas qafës, edhe nga ndjeja e herës së par të një puthjeje, aq e ndihmonte frika, që të mos shihte fundin e jetës. Edhe Stersi, i mbështetur për një shtylle elektriku, kishte fshehur sytë nën jakën e ngritur të saj …
– Shiko do njerëz!- tërhoqi vërejtjen njëri nga ta.
– Tanët janë!- ia priti tjetri.
– Këta nuk din të bëjnë dashuri, e aq më pak kështu rrugëve, në mënyrë moderne.
– Thua të mos i certifikojmë?
– Dihet kush ka vullnet për dashuri tashti, kupton.
Derisa hapat e tyre ua rrëmbeu kthesa e parë, ajo nuk i shqitej atij. Në sy i shkëlqyen lot të vaktë, përzier gëzim e ndjenjë bashkë.