Këta janë pesë shqiptarët fitues në zgjedhjet e SHBA-ve

Pesë shqiptarë kanë dalë fitues në zgjedhjet e mbajtura në SHBA: Buta Biberaj, Jetlir Kulla, Donna Colorio, Robert Gjonaj dhe Vedat Gashi, raporton albinfo, përcjellë KultPlus.

Kandidatja shqiptare, Buta Biberaj, nga bashkësia demokratike mposhti republikanen Nicole Wittmann, me 53,684 vota ndaj Wittmann me 51,476.

Shqiptarja Buta Biberaj zgjidhet prokurore në qarkun Loudon, Virginia, SHBA. Ajo ka fituar garën në zgjedhjet e mbajtura në SHBA.

Jetlir Kulla ka shkuar që fëmijë në SHBA dhe ka kandiduar për mandatin e tretë në Këshillin Bashkiak të qytetit Waterbury. Kulla ka fituar mandatin e tij të tretë për Këshillin Bashkiak të qytetit Waterbury.

Ai shprehet krenar për këtë arritje dhe për përfaqësimin në këshill.

Nga ana tjetër, Donna Colorio do të jetë pjesë e Këshillit të Qytetit të Worcester-it.

Gjithashtu edhe Robert Gjonaj është shpallur fitues për Këshillin e Qytetit në Livonia, Michigan ndërsa Vedat Gashi do të përfaqësojë shqiptarët në Bordin e Legjislatorëve në Westchester, pra Gashi u bë ligjvënësi i parë shqiptar në prefekturën Uestçestër të Nju-Jorkut. / KultPlus.com

Vedat Gashi, një tjetër kandidat shqiptar në zgjedhjet në ShBA

Një tjetër kandidat shqiptar në zgjedhjet në SHBA. Vedat Gashi është avokati shqiptar i cili kandidon në qytetin e Westchesterit në New York. Deri tani janë katër shqiptarët të cilët kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre në zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA, shkruan KultPlus.com

Dy kandidatë garojnë për këshilltarë bashkiakë në Connecticut, Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Visar Tasimi dhe Jetlir Kulla. Ndërsa dy kandidaturat e tjera janë për postin e prokurorit, një në prefektuaren Loudon, Virginia, Buta Biberaj dhe në prefekturën Yorktown në New York, Vedat Gashi.