Rrëfehet vajza e Vedat Kokonës: Babai ishte punëtor, solli në gjuhën shqipe mbi 15 mijë vargje nga poezia botërore

Mirvjen Kokona është vajza e shkrimtarit, leksikologut dhe përkthyesit të njohur, Vedat Kokona. E ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ajo ka bërë një rrëfim të rrallë për babain e saj, duke e cilësuar si një njeri punëtor dhe shpërndarës të dijes.

“Babain tim e kujtoj në fillim si njëri, pastaj si baba, si një njeri të thjeshtë që gjithmonë mundoheshe që të tjerët të dinin, të mësonin, të kulturoheshin, aq sa ai ishte vetë, ose kishte dashur të dashur të ishte.

Ai kishte këtë që shkroi dhe e thotë dhe vetë sigurisht ato që donte të shkruante dhe në kohën kur ai nuk shkroi ato që donte të shkruante iu fut përkthimit. Edhe fati e dërgoi si të thuash në atë rrugë, sepse shkoi në ndërmarrjen e botimeve, sepse atje ishte një gjë e madhe shumë, sepse atje përktheheshin veprat nga shkrimtarët më të mëdhenj të botës. Kështu që pati fatin të përkthente dhe të mos shkruante ato që nuk donte”.

Më tej, ajo tha që babai ka përkthyer rreth 15 vargje të poezisë botërore në gjuhën shqipe, pasi kjo gjuhë për të ishte më e dashura.

“Rreth 15 mijë vargje të poezisë botërore dhe emrave më të njohur, i solli në gjuhën shqipe që ai e kishte kaq shumë merak, pasi e donte të ishte e kulluar. Gjuha shqipe ka qene e para për të dhe më e dashura. Edhe nuk lejonte që ta uli gjuhën shqipe në krahasim me gjuhët e tjera. Thoshte La Fonten vetëm në shqip është përkthyer si duhet, as në italisht nuk është përkthyer si duhet. E kam fjalën që gjithmonë ka qene punëtor i madh i gjuhës shqipe”./abcnews.al / KultPlus.com

Ekspozitë në 110-vjetorin e lindjes së Vedat Kokonës

Në kuadër të Tetorit të Librit, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në 110-vjetorin e personalitetit të jashtëzakonshëm të gjuhës dhe të kulturës shqipe, Vedat Kokona, çelën të martën, më datë 31 tetor, ekspozitën “Vedat Kokona në 110-vjetorin e lindjes”.

Drejtori i BKSH-së, Piro Misha, drejtorja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, përkthyesit dhe shkrimtarët Diana Çuli dhe prof. Edmond Tupja vlerësuan figurën e Vedat Kokonës, duke vënë theksin në rëndësinë e veprimtarive të tilla si forma më e mirë për të kujtuar dhe përcjellë te brezat e rinj gjurmën dhe trashëgiminë që këto personalitete kanë lënë në kulturën shqiptare. Në këtë veprimtari morën pjesë familjarë, miq, shkrimtarë, përkthyes, studiues, pedagogë, si dhe dashamirës të librit e të kulturës.

Kjo ekspozitë tenton të ndërtojë rrugëtimin e krijimtarisë dhe të veprimtarisë së Vedat Kokonës, si shkrimtar, përkthyes dhe leksikograf; fillesa e saj nis që në moshën 16-vjeçare në revistat dhe gazetat e viteve ’20-’30, si: “Iliria”, “Ora”, “Vatra”, “Diana”, “Minerva”, “Përpjekja shqiptare” etj., me poezinë e tij të parë “Elfet”, botuar në gazetën “Ora”, në vitin 1929, apo novelën “Lutja e fundit”, botuar në gazetën “Vatra”, më 1933, e cila është edhe fituese e çmimit të parë letrar. Për të vijuar më pas me botimet e veprave të para “Nga Tirana në Stockholm: përshtypje udhëtimi” (1935); “Dritë dhe hije” (1939) dhe “Shtatë prilli” (1943). Sprova e tij e parë në fushën e përkthimit sjell në gjuhën shqipe shkrimtarit francez Victor Hugo, botuar në gazetën “Illyria”, në vitin 1934, kontribut ky që do të vijonte të sillte në shqip emrat më të rëndësishëm të letërsisë botërore, si: Victor Hugo, Pierre Corneille, Volter, La Fonten, Honoré de Balzac, Charles Dickens, William Shakespeare, Jean-Baptiste Racine, Ivan Turgenev etj.

Një vend të veçantë në ekspozitë zë edhe kontributi i tij në fushën e leksikografisë përmes hartimit të fjalorëve dygjuhësh frëngjisht-shqip, të cilët konsiderohen si “gurë themeltarë” të mësimit të gjuhës franceze.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun për disa ditë. / KultPlus.com

110 nga lindja e Vedat Kokonës, autorit që na la një dhuratë të çmuar për gjuhën, fjalorin 35 mijë fjalësh shqip-frëngjisht

Ashtu si sot, 110 vite më parë, lindi publicisti, poeti dhe përkthyesi shqiptar Vedat Kokona. Jo rrallë herë gjatë shekujve të historisë, vende të vogla kanë rritur njerëz të mëdhenj që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në histori. I tillë ishte Vedat Kokona.

Kokona u lind në Izmir, nga një familje qytetare gjirokastrite. I ati, Elmazi, ishte avokat. Më 1920 kthehet në Tiranë, ku kreu shkollën fillore dhe më pas vijoi mësimet në Liceun e Korçës. Gjatë studimeve në këtë shkollë, më 1935, Kokona fitoi çmim në një konkurs letrar. Çmimi ishte një aparat fotografik Kodak, që e ëndërronte, dhe një botim i bukur poezish të Lamartinit. Po atë vit nisi studimet e larta në Paris për drejtësi, ku qëndroi deri në fillim të 1939-s. Pas përfundimit të universitetit, u emërua në gjykatën e Krujës, ku nuk shkoi të merrte detyrën. Ai punoi si mësues i gjuhës frënge, në po Liceun e Korçës, ku kishte qenë nxënës. Aty u dallua si një nga mësuesit më të mirë. Gjatë invazionit fashist, kur Kokona punoi si profesor, udhëzimi ishte që të spiunonte nxënësit gjë që ai nuk mund ta pranonte për arsye të parimeve dhe të karakterit të tij. Për shkak të trysnisë politike, dha dorëheqjen më 1942 dhe i hyri profesionit të tij të fillimit, avokatisë. Në shkurt 1944, së bashku me Mitrush Kutelin, Nexhat Hakiun dhe Sterjo Spassen, themeloi dhe kryesoi redaksinë e së përdyjavshmes Revista letrare, jetëshkurtër, por me ndikim në jetën kulturore.

Ai solli si trashëgimi për ditët e sotme vepra të rilindësve tanë. Përkthimin e parë e bëri që në vitet ’30 kur botoi në të përkohshmen “Illyria” me kryeredaktor Ernest Koliqin, poezinë “Njerëz të varfër” të Hygoit, për të cilën e përgëzuan Koliqi dhe diplomati Fico. Vedat Kokona përktheu shumë klasikë të letërsisë së përbotshme, si Pier Kornejin, Zhan Rasinin, Shekspirin dhe Tolstoin “Ana Karenina”, Gorkin “Fundërrinat”, Xhon Gollsuorthin “Saga e Forsajtëve”, Dikensin “David Koperfildin”, Aleksandër Beku “ Udha e Volokolamksut”, Rabindranat Tagoran “Stuhi në Gang” , Ernest Heminguejin “Lamtumirë armë”, La Fonten “Fabula të zgjedhura” , Stefan Cvaig “Letra e një të panjohure” etj.

Vedat Kokona ka sjellë në shqip rreth 15 mijë vargje nga poezia botërore. Ai ishte një nga përkthyesit kryesorë nga frëngjishtja, italishtja, anglishtja dhe rusishtja. Ai mbetet një figurë akademike me shumë kontribute në jetën e vendit, i cilësuar shpesh edhe si ati shpirtëror i frankofonisë.

Vedat Kokona u largua nga ne, por me kujtimin më të mirë të një njeriu zemërmirë, me pasion për jetën, për gjuhën, për frëngjishten që aq mirë e zotëronte, duke na lënë, ndër të tjera, një dhuratë të çmuar për gjuhën: fjalorin 35 mijë fjalësh shqip-frëngjisht.

Kokona mban titullin doktor “Honoris Causa” i Universitetit të Tiranës, dhe është nderuar me titujt e dhënë nga Republika Franceze “Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe të Letërsisë” më 1995 dhe “Oficeri i Urdhrit të Palmave” më 1996. / KultPlus.com

‘Ishte me të vërtetë koha e dashurisë dhe e lumturisë’

…Më kujtoheshin shpesh fjalët e poetit vlonjat Ali Asllanit, mikut tim të shtrenjtë, që më thoshte plot gaz: ”Amore, felicita!”.

Ishte me të vërtetë koha e dashurisë dhe e lumturisë! Të nesërmen u nisëm për në Romë, ku ramë po në atë hotel ku kishim fjetur një natë bashkë si motër e vëlla. Ramë të flemë në orën dhjetë dhe u ngritëm nga shtrati të nesërmen mbrëma! –

Meqë Romën e njihnim mirë, si ajo, ashtu edhe unë, u nisëm për në Firence, ku qëndruam dy ditë dhe soditëm thesaret e këtij qyteti të lashtë dhe të famshëm për veprat e artit, si edhe bukurinë e Fiesolës. Nga Firencja në Bolonjë dhe andej në Venecie, që s’e kishim parë as ajo, as unë.

Sa zbritëm nga treni, hipëm në një gondolë dhe i thamë gondolierit të na shpinte në një hotel. Pas një vozitjeje të shkurtër në Kanal Grande, ai na shpuri në Albergon “Luna” që ishte, me sa duket, një nga hotelet më të mira të Kanal Grandes.

Ishte hera e parë që do të flinim në një hotel të tillë, mjaft të shtrenjtë për ne. Tiranasja, shumë më dorëlëshuar nga natyra se gjirokastriti, u tregua më e matur këtë radhë, duke thënë se një luks i tillë ishte i tepërt për ne, por ku i shpjegova se gjithë ai udhëtim nëpër Itali me tren të klasës së parë, na kishte rënë shumë lirë dhe se një pjesë e këtij fitimi, mund ta shtinim në punë për të kaluar tri a katër net në këtë hotel luksoz, ajo u ngushëllua dhe më dha të drejtë.

Kur hymë në dhomë me atë shtrat të gjerë të ngritur një pëllëmbë mbi dysheme e shtruar me qilim dhe të mbuluar me xhiblikun e madh rozë që binte me palë të gjëra dhe kur hapëm pastaj dritaren që na shpalosi para syve ujërat e Kanal Grandes, që shkreptinin në diell dhe ku vozitnin gondolat, sodisnim të habitur atë bukuri që kishin ëndërruar dhe shijuar, para nesh, shumë njerëz të dëgjuar të kësaj bote. Mos kish fjetur vallë këtu Bajroni, apo Zhorzh Sandi me Alfred de Mysenë?

P.S.
Çifti i ri do të shkojë edhe në Milano për të soditur bukurinë e Duomos, pastaj në Torino për të shëtitur në parkun Valentino dhe andej në Liqenin e bukur të Komos, për t’i dhënë fund në këtë qytet udhëtimit që do të mbante gjallë ëndrrat e tyre për më shumë se pesëdhjetë në Shqipërinë komuniste. Vetëm pesëdhjetë vjet më pas, ata do të udhëtonin sërish bashkë, për të mbërritur përmes detit në Bari.

Vedat Kokona / KultPlus.com

“Ishte me të vërtetë koha e dashurisë dhe e lumturisë”

Përkujtohet përkthyesi Vedat Kokona

Më 8 gusht 1913 lindte përkthyesi, leksikografi, shkrimtari, poeti pedagogu e avokati Vedat Kokona.

Profesor Kokona lindi në Izmir të Turqisë nga një familje Gjirokastrite. Familja u rikthye sërish në atdhe dhe i riu Kokona u shkollua në vend deri në përfundimin e Liceut të Korçës. I shtyrë edhe nga profesioni i të atit, si avokat, ndoqi studimet e larta në Francë në fushën e drejtësisë.

Vitet e pushtimit do ta rikthejnë Vedat Kokonën në atdhe ku edhe rifilloi punë në arsim aty nga ku ishte shkëputur, nga bankat e Liceut në Korçë duke dhënë mësim gjuhën frënge. Krahas pedagogjisë e cila po krijonte trysninë e saj për shkak të politikave arsimore fashiste ai i rikthehet pasionit të vjetër letërsisë duke u renditur në zërat më të dashur për rininë e kohës së bashku me plejadën e ndritur si Kuteli, Spasse, Hakiu pjesë e redaksisë së revistës letrare.

Krahas letërsisë ai vazhdonte tashmë te punonte si avokat nga ku e stopon këtë profesion pas lufte. Rifilloi profesionin e mësuesit dhe përkthyesit pranë Shtëpisë Botuese Shtetërore “Naim Frashëri”. Me hapjen e Universitetit të Tiranës vite më pas ju besua edhe puna e profesorit në këtë universitet si lektor i gjuhës frënge. Ai është autor i disa fjalorëve në gjuhën frënge. Pas viteve ’90 ai u nderua me një sërë çmimesh për punën e pa lodhur në fushën e artit dhe të letërsisë. /atsh / KultPlus.com