Gjatë ceremonisë për nderimin e kampionit Florian Marku, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Floriani mund të kishte zgjedhur çdo arenë, në çdo vend të botës, por zgjodhi Shqipërinë dhe Tiranën për të triumfuar. Kryebashkiaku tha se pas një fitoreje të madhe, ka shumë punë, mund dhe djersë.
“Sot jam shumë i lumtur për suksesin e vëllait tonë, Flor Markut. Një histori e jashtëzakonshme, nga ato historitë që fantazia ndoshta nuk e përshkruan dot, por realiteti ndonjëherë tejkalon edhe fantazinë. Pas fytyrës se tij nuk është vetëm fati, por ka shume mund dhe djersë e shumë punë”, u shpreh Veliaj.
Florian Marku të enjten në stadiumin ‘Air Albania’ mposhti meksikanin Miguel Parra Ramirez, duke fituar titullin WBC Silver./ KultPlus.com
Një lajm i mirë jo vetëm për komunitetin e artistëve, por dhe për të gjithë qytetarët artdashës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bën të ditur se menjëherë pas ndërtimit të Teatrit Kombëtar, do të nisë puna dhe për Teatrin e ri të Metropolit.
Teksa uron drejtoreshën e re të Teatrit Metropol, kryebashkiaku Veliaj siguron se Tirana nuk ndalet dhe projekte të reja do të vijojnë.
“Faleminderit Jonida për 6 vite magjike të ringritjes së Teatrit të Metropolit – pa zhurmë e pa tam-tame, u kthye në energjinë e bukur të Tiranës sonë me punë e pasion! Suksese Armeles – koha të nisim dhe Teatrin e ri të Metropolit pas atij Kombëtar. Tirana nuk ndalet më”, shkruan Veliaj. / gazetamapo.al / KultPlus.com
Falemnderit Jonida per 6 vite magjike te ringritjes se Teatrit te Metropolit – pa zhurme e pa tam-tame, u kthye ne energjine e bukur te Tiranes sone me pune e pasion! ❤️🎭
Sot janë shpallur fituesit e Festivalit Letrar për të Rinj “Tirana Gate- 2020”, shkruan KultPlus.com
“Në fjalën përshëndetëse, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se mbështetja për artin dhe kulturën nuk do të mungojë”, thuhet në njoftim.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Shpallen fituesit e Festivalit Letrar për të Rinj “Tirana Gate-2020”, Veliaj: “Festivalet si ky, kanë fuqinë të transformojë qytetin”
Festivali Letrar për të Rinj “Tirana Gate-2020” shpalli sot fituesit e Edicionit të VI në tre kategori, esse, prozë dhe poezi, ku konkurruan me dhjetra nxënës e studentë të shkollave të kryeqytetit. Juria e festivalit vlerësoi me çmim të parënë Esse – Antea Spahiun, në Prozë – Ersona Duro dhe në Poezi – Sara Hidri. Edhe pse në kohë pandemie, festivali e nisi punën e tij në mars, duke e ndryshuar tërësisht mënyrën e organizimit, pasi gjithçka u krye online. Ai u organizua si çdo vit nga Instituti i Librit dhe i Promocionit dhe u mbështet nga Bashkia e Tiranës. Tema e këtij edicioni ishte “Shpirti i një kryeqyteti që ndryshon”, e lidhur ngushtësisht me Tiranën dhe 100 vjetorin e shpalljes Kryeqytet.
Në fjalën përshëndetëse, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se mbështetja për artin dhe kulturën nuk do të mungojë. Ai shprehu kënaqësinë se ky festival po kthehet në një traditë të bukur të Tiranës. “Të bësh art e kulturë është sfidë në kohët ku jetojmë. Por, kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Komercalizmi, zelli për t’u dukur, ndoshta i kanë shkurajuar ata që merren me letërsi ose mendojnë të investojnënë art e kulturë. Ama, aleanca që kemi krijuar sot me këtë festival, ka mundësi të transformojë, në mos botën, të paktën këtë qytet. Nëse nuk ndryshojmë dot botën, të paktën mund ta përmirësojmë qytetin tonë, qoftë edhe duke u frymëzuar. Do të kemi shanse të tjera si ky festival dhe mezi pres që bashkia të vazhdojë të jetë partneri shqiptar i këtij konkursi”, tha ai.
Sipas tij, pavarësisht ndonjë minorance që kritikon nga interneti, qyteti ka nevojë edhe për art, kulturë e letërsi. Veliaj shtoi se një vend që investon në kulturë, është edhe më i mirë. “Detyra e një qyteti në rast pandemie apo tërmeti është të ndihmojë ata më në nevojë, por edhe shpirti ka nevojë të ushqehet me bukë. Sikur ‘buka për shpirtin’, siç është ky konkurs, të ishte në të njëjtat përmasa me ndihmat, besoj se do të ishim një vend edhe më i mirë, me shpirtin edhe zemrën plot”, u shpreh kryebashkiaku.
Irena Toçi, si organizatore e këtij Festivali falënderoi Bashkinë e Tiranës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj këtij festivali letrar dhe për kulturën. “Shumë prej tyre iu përgjigjën thirrjes tonë për të eksperimentuar me fjalën e bukur dhe për të ndërtuar ese, poezi e proza të konsiderueshme, të vlerësueshme të cilat sjellin të gjithë ndjeshmërinë e brezit të ri të paktën të kryeqytetit tonë që këtë vit mbushi 100 vjeç. Sot Tirana mbush 100 vjet kryeqytet dhe të gjithë ju që do të jeni fitues të këtij edicioni do të mbani mend që në 100 vjetorin e Tiranës morët një çmim të madh që ju veçoi nga moshatarët tuaj në fushën e letërsisë. Falenderoj Bashkinë e Tiranës që na mbështeti për ta realizuar, qoftë edhe në kushte të vështira, këtë edicion të Festivalit Letrar, për të mos ndërprerë mënyrën se si ai ka funksionuar gjatë gjithë këtyre viteve”, u shpreh Irena Toçi.
Festivali Letrar për të Rinj “Tirana Gate-2020” synon të sjellë në vëmendjen e lexuesve shqiptarë krijues të rinj e të talentuar, të cilët do të jenë autorët e së nesërmes, dhe t’i drejtojë ata përmes aktiviteteve të ndryshme për të fituar gjithnjë e më shumë bindje mbi talentin e tyre. Aplikimet u pranuan si në të gjitha edicionet e Festivalit përmes aplikimit në Faqen zyrtare të Festivalit në Facebook. Aplikimet u sistemuan dhe iu dorëzuan jurisë së përbërë nga Arta Marku, Ylljet Aliçka dhe Renato Kalemi, për të përzgjedhur grupet e 6 krijimeve më të mira dhe të fituesve në secilën gjini.
Me ndihmën e trajnerëve Aida Nova, Kristian Koroveshi dhe Klea Mani u zhvilluan përmes platformës Zoom takimet e seminareve rikrijuese, në të cilat konkurrentët u njohën me njëri-tjetrin, patën mundësinë të bisedonin mbi krijimet e tyre mbresat që kishin dashur të përcillnin përmes tyre dhe dëftuan sa kishte ndikuar kjo gjendje e jashtëzakonshme në krijimtarinë e tyre. Në seancën e dytë, pjesëmarrësit morën njohuri se si mund të lexoheshin në mënyrë profesionale krijimet e tyre. Ky lexim u shërbeu për leksionin mëtejshëm, ku ata morën disa njohuri mbi zhvillimin e videove artistike, të cilat do të përmbajnë krijimet e tyre. Çmimet e ndara në këtë ceremoni janë si në vijim:
Vendet e treta
Ese III Tea Kodra “Në shtëpinë tonë”, shkolla, “Sami Frashëri”
Prozë III Xhizel Agolli “Faqe ditari”, shkolla, “Sami Frashëri”
Poezi III Eda Aga “Qytet i heshtur”, shkolla “Sandër Prosi”
Vendet e dyta
Ese II Gresa Lika “Koktej ‘Tirana’”, shkolla, “Myslym Keta”
Ese II Jugerta Cuka “Shpirti i lodhur i një qyteti ëndërrimtar” shkolla, “M. Keta”
Prozë II Jorjona Biraku “Shpirti i një kryeqyteti që ndryshon” shkolla, “Myslym Keta”
Poezi II Diego Minxalli “Vërshim ndjenjash varfanjake”, shkolla, “Sami Frashëri”
Vendet e para
Ese I Antea Spahiu “Shtëpia e braktisur në zemër të qytetit” shkolla, “S. Frashëri”
Prozë I Ersona Duro “Gostia”. shkolla “Myslym Keta”
Poezi I Sara Hidri “Të rritesh me qytetin tënd”, shkolla “New York High School” / KultPlus.com
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një komunikim live shpjegoi se pse duhet një teatër të ri dhe pse u shemb i vjetri në vend të rikonstrukturimit.“Po e bëjmë live meqë jemi dhe në rrjetet socale, që mesazhi të shkojë te të gjithë. Ka qenë një fundjavë shumë e vështirë, Ka nisur një gjueti shtrigash, një lincim publik, por dua tju them që merrni zemër, nqs këto do ishin vendime të lehta do i kishte bërë ai që ishte para meje.
Është një moment i ngjashëm me atë të Astirit. Ka qenë për të gjithë e vështirë , sepse nuk është mirë kur zgjohesh në mëngjes dhe gjen mallkimet të të vdesë djali, nuk është e lehtë.
Them se keta që kanë këtë fjalor nuk kanë shkelur kurrë në teatër. I kuptoj hienat politike dhe lojën e tyre. 8930 m katror sipërfaqja e TK të së ri. pra kjo është 3 fish me atë që ishte, për zonën artistike, 4 auditore, njëri prej tyre i madh me 650 vende, një black box me 150 vend, një tjetër me 350 vende, dhe një të hapur në tarracë. Skena do jetë më e madhja që kemi sot në Republikë, ambiente ndihmëse për aktorët mbi 500 m katror. Do kemi ambiente për përgatitjen e artistëve para se të hyjnë në skenë.
Do ketë një zonë publike, 450 m katror, ambient pritje, do ketë funksione kateringu. ndërkohë pjesa më e madhe e atij të vjetrit kishte 8 lokale ku pihej kafe e raki. Do ketë një depo, ku çdo gjë do vendoset aty, që mos të ndahemi në 20 copa, hapësiara për teknikën , administratën.
Kjo është skeda teknike e TK së ri.
Sa për pyetjet se pse nuk u rikonstrukturua po ju them se Teatri i vjetër nuk mund të rikonstrukturohej për të qenë një teatër bashkëkohor. Siç e patë aty doli tallash, dhe nuk kishte si të zgjerohej më shumë, nuk ekziston më ajo teknologji përvecse në Afrikë që ta restauronim me tallash. Nuk gjetëm një gram beton apo çelik që të mbante. 97 nga 98 aktorë plus 60 vota në këshillin bashkiak donin një teatër të ri”, tha Veliaj, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.