Këshilli i Bashkisë së Stokholmit në Seudi, vendi që pret ceremoni të mëdha, përfshirë dhe ato të ndarjes së çmimeve Nobel, është transformuar.
Gjatë pandemisë ka marrë një rol të ri, duke u kthyer në një qendër vaksinimi. Charlotta Zacharias është doktoreshë dhe po ndihmon në organizim.
“Jemi shumë me fat që kemi këtë vend për të kryer vaksinimin, është hapësirë e madhe dhe mund të vijnë shumë njerëz. Kjo është historike”, thotë ajo.
Ndër të parët që po vaksinohen janë vetë stafi mjekësor. Një prej tyre e përshkruan vaksinimin në atë ndërtesë si një emocion të veçantë.
“Të vaksinohesh në City Hall ishte shumë e bukur, me tavanet e larta, e ajrosur dhe e këndshme. Kurrë nuk kam qenë këtu,” tha Anneli Ljungqvist. / KultPlus.com