Pesë vendime për të cilat mund të pendohesh përgjithmonë

  1. Marrja e vendimeve bazuar në mendimet e të tjerëve

Kur merr një vendim në bazë të atyre që mendojnë njerëzit, në përgjithësi ndodhin dy gjëra:

a. Bën një zgjedhje të keqe në punë: ka kaq shumë njerëz që kanë studiuar për një diplomë për të cilën pendohen, ose kanë kaluar një jetë duke ndjekur një karrierë që ata me të vërtetë nuk e donin.

Nëse jeni duke kërkuar për miratimin e prindërve tuaj, ose duke vënë paratë dhe prestigjin para pasionit, një vendim i gabuar në biznesit është diçka me të cilën do të duhet të ballafaqoheni përgjithmonë.

b. Nuk arrin të mbështetesh në parimet e tua: kur i kushton shumë rëndësi mendimit të shefit, pyet se sa para i duhen bashkëshortit që të jetë i lumtur, ose merakosesh për përshtypjen e keqe që bën nëse dështon, rrezikoni që të shkelësh parimet e tua morale.

Dëshira e zjarrtë për të bërë një përshtypje të mirë komprometon aftësinë për të qëndruar besnik ndaj vetes dhe, në thelb, të ndihesh mirë me ndërgjegjen tënde.

Mënyra më e mirë për të shmangur përfundimin me mendimet e njerëzve të tjerë është të kuptosh se ato janë thjeshtë opinione… dhe kaq! Ky është vetëm mendimi i tyre. Vetëbesimi i vërtetë vjen nga brenda.

2. Pendimi se ke punuar kaq fort

Të punosh shumë është një mënyrë shumë e mirë për të bërë dallimin në botë, për të mësuar, për t’u rritur, për t’u ndjerë i realizuar, ndonjëherë edhe për të gjetur lumturinë.

Por bëhet problem kur ata që e vuajnë janë njerëzit e tu të dashur. Paradoksalisht, ne shpesh punojmë shumë për njerëzit që duam pa e kuptuar se ato i japin më shumë vlerë shoqërisë sonë, sesa parave tona.

Sekreti është gjetja e një ekuilibri mes të bërit asaj që do, dhe të qenit me njerëzit që do. Përndryshe një ditë, duke hedhur sytë prapa, mund të pendohesh që nuk i ke dhënë më shumë rëndësi alternativës së dytë.

3. Pendimi për mos shprehjen e ndjenjave

Që fëmijë na mësojnë se emocionet janë të rrezikshme dhe duhet të shtypen dhe të kontrollohen. Zakonisht funksionon në fillim, por në fund ato emocione do të rriten deri sa të shpërthejnë. Gjëja më e mirë që mund të bësh, është që menjëherë t’i bësh ndjenjat të qarta. Është e dhimbshme, por të detyron të jesh e sinqertë dhe transparente.

4. Mos mbajtja e kontakteve me miqtë

Kur rrëmbehesh nga rutina javore, është e lehtë të harrosh se sa njerëzit mbështeten tek ti. Marrëdhënia me miqtë e vjetër është një nga gjërat e para që dështojnë kur jemi të angazhuar. Është keq, sepse shpenzimi i kohës me miqtë ndihmon në luftën kundër stresit. Vetëm miqtë e dashur janë në gjendje të sjellin energji, ide të reja dhe ndjenjën e përkatësisë.

5. Mos rendja pas lumturisë

Kur jeta është duke mbaruar, të gjitha vështirësitë me të cilat je ballafaquar, shuhen përballë momenteve të lumtura. Kjo ndodh sepse ti e kupton se, shpesh, vuajtja është një zgjedhje. Për fat të keq, pothuajse të gjithë e kuptojnë kur është tepër vonë.

Ne të gjithë duhet të përballojmë dhimbjen, por mënyra se si reagojmë ndaj saj, është nën kontrollin tonë, ashtu si dhe aftësia për të përjetuar gëzimin dhe lumturinë. Mësoni të qeshni, buzëqeshni dhe jini të lumtur (sidomos kur jemi të stresuar).

Mund të jetë e vështirë ndonjëherë, por është një sfidë për të cilën ia vlejnë të gjitha përpjekjet.

Si konkluzion:

Pasojat e disa zgjedhjeve zgjasin përgjithmonë. Ne marrim shumicën e këtyre vendimeve çdo ditë dhe kemi nevojë për përqendrim dhe vizion, për të bërë që të mos na mundojnë. / Bota.al / Filozofia.al

Qeveria merr vendim për Filharmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar Koncept Dokumentin për Filharmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, thotë se ky dokument është mundësi e adresimit dhe trajtimit adekuat të tyre.

“Në funksion të përkrahjes dhe avancimit të sektorit kulturor ka paraparë një varg angazhimesh, duke parë rëndësinë e avancimit të fushës ligjore,” është shprehur Gashi në mbledhjen e Qeverisë, raporton Gazeta Alo. Përfaqësues të këtyre institucioneve kulturore ende nuk kanë marrë trajtimin adekuat në lidhje me funksionimin e tyre pavarësisht kërkesave të vazhdueshme./ KultPlus.com

Aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës hyjnë në grevë, KultPlus sjellë vendimin e aktorëve drejtuar MKRS-së

Që nga sot më datën 16 tetor, SHSTKK hyn në grevë të përgjithshme dhe bllokon tërësisht repertorin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, deri në realizimin e kërkesave të tyre, shkruan KultPlus.

Kjo gjë është bërë e ditur përmes letrës së nisur tek ministri i Ministrisë së Kulturës Kujtim Gashi, letër të cilën e posedon KultPlus, ku njëherësh edhe tregohen të gjitha kërkesat e Shoqatës Sindikale të Teatrit Kombëtar të Kosovës, se pse po hyjnë në këtë grevë të përgjithshme.

Pikërisht për këtë çështje, sot SHSTKK, ka organizuar konferencë për medie me fillim nga ora 13:30 në Sallën A të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Në vijim, KultPlus sjellë njoftimin e plotë të kësaj shoqate drejtuar Ministrisë së Kulturës, Drejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit Artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës:

Për: Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. Kujtim Gashi Këshillin drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës Drejtorin Gjeneral të TKK-së dhe Udhëheqësin Artistik

NJOFTIM

Të nderuar, Ju njoftojmë se, bazuar në nenin 44 paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (për lirinë dhe organizimin sindikal), në nenin 89 të Ligjit të Punës, neni 27 të Ligjit për Organizim Sindikal, në Ligjin për Grevë nr. 03/L-200 si dhe konform vendimit unanim të Shoqatës Sindikale të Teatrit Kombëtar të Kosovës në bashkërendim me SBASHK-un, është marrë vendim t’ua rikujtojmë që:

Marrë parasysh gjendjen e rëndë dhe neglizhencën e aktorëve dhe punëtorëve të TKK-së, tash e 17 vjet, nga ana e Ministrisë së Kulturës së Kosovës, Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës Kosovës, pas tre kërkesave, për ngritjen e pagës bazë, të cilat ua kemi drejtuar ne si Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar te Kosovës gjatë muajve maj dhe qershor 2016 si dhe mars 2017; Pas dy kërkesave të Këshillit drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, (te nënshkruara edhe nga menaxhmenti i TKK-së), të datës 02.06.2016 dhe datës 03.11.2016, lidhur me Ngritjen e pagës bazë për aktorët rezident, përkatësisht inicimin e procedurave për përmirësimin e “Rregullores 05/2011 Për Krijuesit dhe Performuesit e Kulturës dhe Punonjësve Profesional të Trashëgimisë Kulturore”, konform Nenit 20 të kësaj rregullore; Pas zotimeve publike të datës 20.05.2016 dhe 07.06.2016 nga ana e Ministrisë se Kulturës, përkatësisht ish-ministrit Kujtim Shala, për ngritjen e pagës bazë për krijuesit dhe performuesit e artit; Pas mosfunksionalizimit të komisionit të ngritur nga ana e Ministrisë së Kulturës Pas takimit të datës 2 tetor 2017 me ministrin e ri të Kulturës Kujtim Gashi me ç’rast u paralajmërua që pas afatit 10 ditor SHSTKK do të jetë e detyruar të marrë masa të tjera ligjore dhe sindikale.

Pas mospërfilljes së kërkesave tona nga ana e MKRS-së, duke konsideruar se janë shtjerrur të gjitha format e tjera për realizimin e kërkesave tona, ne Aktorët e Trupës Rezidente të TKK-së, ua dërgojmë këtë njoftim:

Që nga data 16 Tetor 2017 (ditë e hënë), ashtu siç ju kemi paralajmëruar edhe në shkresat tona paraprake gjatë vitit 2016 dhe 2017, SHSTKK hyn në grevë të përgjithshme dhe bllokim të tërësishëm të reperorit të TKK-së deri në realizimin e kërkesave tona. Në të ardhmen, SHSTKK do të angazhohet dhe do të jetë partner i institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht i MKRS-së duke luajtur rol aktiv në amandamentimin e Ligjit të Teatrit dhe amandamentimin e Rregullores Nr. 05/2011 për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe Punonjësve profesional të Trashëgimisë Kulturore, deri në miratimin e ligjit të veçantë për Performuesit e Artit në Republikën e Kosovës. Me respekt, SHSTKK,

Prishtinë 13.10.2017
Udhëheqës të sindikatës: Ismet Azemi, Shkelzen Veseli dhe Adrian Morina./ KultPlus.com