Nesër hapet Pavioni i Kosovës në Venedik

Nesër me 21 Maj 2021, në kuadër të ekspozitës së 17 Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venedikut, do të inaugurohet Pavioni i Republikës së Kosovës.

Në kuadër të temës së përgjithshme të Bienales “How will we live together” ekspozita e Kosovës me titull “Containporary” është ideuar dhe kuruar nga arkitekti dhe artisti Maksut Vezgishi. Komisioner i Republikës së Kosovës është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përfaqësuar nga znj. Jehona Shyti.

Inaugurimi zyrtar i Pavijonit të Republikës së Kosovës do të bëhet nga Ministri i Kulturës, z. Hajrulla Çeku ne Arsenale. I pranishëm në inaugurim do të jetë edhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, si dhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, znj. Lendita Haxhitasim.

Më poshtë gjeni linkun e Pavijonit të Republikës së Kosovës. / KultPlus.com

https://kosovopavilion17th.com/?fbclid=IwAR0rrqsWdw_IpKmAgUPBNNI0iAEvEP_1Gc-vCUpiT9dAAyThWGCyjj-SAhc

‘Acqua Alta’, një nga libraritë më të bukura në botë (FOTO)

Libraria Acqua Alta gjendet në Venedik, mirëpo ajo çfarë e bënë më të veçantë këtë librari është fakti se për të hyrë aty janë dy qasje, njëra nga toka dhe tjetra nga një ndër kanalet e shumta që gjendet në Venedik, shkruan KultPlus.

Librat që gjendet aty janë të ngritura të gjitha pesëmbëdhjetë centimetra nga dyshemeja në mënyrë që të mbrohen nga uji dhe shumë prej tyre janë vendosur në vaska, barka ose në gondola karakteristike. / KultPlus.com

‘Acqua Alta’, një nga libraritë më të bukura në botë (FOTO)

Libraria Acqua Alta gjendet në Venedik, mirëpo ajo çfarë e bënë më të veçantë këtë librari është fakti se për të hyrë aty janë dy qasje, njëra nga toka dhe tjetra nga një ndër kanalet e shumta që gjendet në Venedik, shkruan KultPlus.

Librat që gjendet aty janë të ngritura të gjitha pesëmbëdhjetë centimetra nga dyshemeja në mënyrë që të mbrohen nga uji dhe shumë prej tyre janë vendosur në vaska, barka ose në gondola karakteristike. / KultPlus.com

Bienalja e Arkitekturës në Venedik lëviz datat për shkak të Koronavirusit

Datat e reja të Bienales së Arkitekturës në Venedik kanë lëvizur si pasojë e rrezikut nga Koronavirusi shkruan KultPlus.

Këto masa janë marrë me qëllim që të ketë efekt kur të mbahet Bienalja, pasi që, sic dihet lëvizja e njerëzve do të jetë e madhe.

Kjo Bienale komplekse, përfshin arkitektë nga më se 60 shtete nga të gjitha kontinentet.

Situata aktuale paraqet rrezik për realizimin e saj, e cila ishte paraparë të mbahet me datën 23 maj.

Duke parë situatën e krijuar, kuratori Hashim Sarkis ka vendosur që ta shtyjë përurimin e saj për datën 29 gusht, dhe kohëzgjatja të jetë deri në nëntor. /KultPlus.com

Shqiptari-nga emigrant në prodhues të maskave në Venedik

Shqiptari ka ngritur biznes në Venedik Kastriot Zilja, artist nga qyteti i Vlorës, tani e rreth 29 vjet jeton në Venedik, ku ka ngritur edhe biznesin e tij të prodhimit dhe tregtimit të maskave veneciane.

E ka nisur këtë aktivitet rastësisht, por tashmë është një nga furnizuesit e tregut të suvenireve te maskave në Venedik.

Ai shprehet se,“përgatitja dhe dizejnimi i maskave, përbëjnë një art më vete, që kërkojnë fantazinë dhe profesionalizmin e një piktori”.

Përgatitja e formave, e dekorit etj kalon në disa procese, ku duhet të zotërohen të fshehtat e përgatitjes së maskave, pasiqë ato i bën 100 % punë dore, për dallim nga tregtarët kinez, të cilëtt kanë dëmtuar tregun, duke shitur maska jo origjinale./KultPlus.com

Sot hapet Pavijoni i Kosovës, artisti Alban Muja dërgon në Venedik historitë e refugjatëve

Alberina Haxhijaj

Artisti i mirënjohur Alban Muja, sivjet përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venedikut, ngjarjen më të madhe në fushën e artit bashkëkohor. Në Pavijonin e Kosovës i cili do të hapet sot duke filluar nga ora 14:00, ai do të paraqitet me projektin e tij multimedial të quajtur “Albumi Familjar”. Në këtë projekt, Muja flet për të kaluarën e kosovarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, ngjarje kjo që ndodhi 20 vjet më parë, shkruan KultPlus.

Gjithë ideja për këtë projekt sipas Mujës ka filluar në kohën kur ai ishte duke shfletuar albumin e tij familjar dhe kishte gjetur një fotografi të tij së bashku me kryeministrin e Spanjës, në vitin 1999 (Jose Maria) Aznar. Mirëpo sipas tij, përdorimi i kësaj fotografi mund të shihej si një projekt politik pasi që babi i tij ishte një ish i burgosur politik si dhe mund të ishte subjektive. Prandaj projekti mori një drejtim tjetër dhe krijoi lidhshmëri me përjetimet e tij që i kishte si refugjatë.

Projekti i tij multimedial flet për të kaluarën e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe si pikë referuese i ka përvojat e refugjatëve. Në këtë projekt do të flitet për tri fotografi të njohura të luftës, duke bërë kështu që të mos diskutohet për luftën direkt mirëpo për anën njerëzore të kësaj periudhe. Videoja e realizuar për këtë projekt sjell kujtimet e katër personazheve.

Sipas Mujës kjo është edhe një ftesë për të mos e harruar të kaluarën e Kosovës si dhe njëkohësisht nxitë diskutimin për gjendjen e refugjatëve nëpër botë./ KultPlus.com

Shqiptarët e vjetër të Venedikut (VIDEO)

Cila është historia e shqiptarëve të vjetër të Venedikut. Çfarë ruhet ende edhe sot në këtë qytet?

Shkolla shqipe e viteve 1500, afresket e Skënderbeut e shumë dëshmi të tjera mund t’i ndiqni në ciklin Gjurmë Shqiptare të gazetarit Marin Mema.

Të panjohurat e shqiptareve të vjetër të Venedikut… Shkolla shqipe e viteve 1500, afresket e Gjergj Kastriot Skënderbeut e Flamuri Kombëtar, 11 rrugët e shqiptarëve, e për shumë dëshmi të tjera ndiqni të plotë videon e dokumentarit të gazetarit Marin Mema nga Venecia./ KultPlus.com