Iu deshën disa minuta Vignesh Sundaresanit dhe Anand Venkatesëaranit që të kuptonin se ishin ndarë nga ankandi me 69.3 milionë dollarë për një vepër arti digjitale të ruajtur në formatin JPEG.
Më 11 mars ankandi në Londër e bëri veprën e artistit të njohur si Beeple një nga më të shtrenjtat të shitura nga artistët, shkruan AP.
Beeple theu rekordin për kriptovalutën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë. Shuma e përfshirë aty tërhoqi vëmendjen e botës dhe ngriti dyshime se mund të ketë qenë për të rritur publicitetin duke tërhequr vëmendjen nga kriptovaluta.
Beeple është një artist digjital, emri i të cilit është Mike Winkelmann. Ai ka thënë se nuk priste që vepra e tij artistike të arrinte një vlerë aq të madhe. / KultPlus.com
Një vepër arti me vlerë 280 000 euro (339 570 dollarë), i piktorit surrealist francez, Yves Tanguy, u shpëtua nga një fund fatkeq kur u zbulua në koshin e riciklimit të letrave në një aeroport, sipas policisë gjermane.
“Një biznesmen e kishte harruar pikturën, e paketuar në një kuti kartoni, në aeroportin e Dusseldorfit, para se të nisej për në Tel Aviv”, tha ajo në një deklaratë.
Sapo pronari i pikturës e kuptoi se e kishte harruar pas bagazhin e tij të vlefshëm, u përpoq të gjente përgjigje në Izrael, por pa sukses.
Nipi i tij, nga Belgjika, u nis për në Dusseldorf dhe raportoi për pronën e humbur.
Policia e atjeshme kontaktoi me kompaninë e pastrimit, e cila kontrolloi të gjitha letrat e hedhura imtësisht.
“Në fakt, piktura e vlefshme ishte pikërisht në fund të koshit”, sqaroi policia.
Piktura iu rikthye pronarit të saj./atsh/ KultPlus.com
Koleksioneve artistike të Galerisë Kombëtare të Kosovës iu shtuan veprat e Šejla Kamerić, shkruan KultPlus.
Artistja nga Bosnja e cila tanimë është e dëshmuar në skenën artistike, ka dhuruar disa pjesë nga seria e punës së saj me emrin “Fragile Sense of Hope (XGLASS)”, të cilat në vitin 2015 ishin ndeshur me syrin e publikut kosovar në këtë Galeri në ekspozitën personale të quajtur “30 Vite më vonë”.
“Praktika e zakonshme në zonat e konfliktit dhe zonat e katastrofave natyrore është të përpiqesh të sigurosh dritaret me shirit. Kjo ishte pika e fillimit për një seri të pjesëve të instalimit të xhamit “Fragile Sense of Hope (XGLASS) që Šejla Kamerić filloi të bënte në 2013”, thuhet në njoftimin e GKK-së.
Këto punime artistike të Šejla Kamerić demonstrojnë çmimin dhe brishtësinë e shpresës dhe rëndësinë e të qenit aktiv për ata që jetojnë në kohë të dëshpëruara.
Ajo është shpërblyer me çmime të shumta dhe veprat e saj kanë shëtitur vende të ndryshme të botës duke përfshirë Londrën, Barcelonën, Parisin. / KultPlus.com
Komuniteti shqiptar në Kroaci, pjesë aktive e të cilit janë Arbneshët e Zarës, kanë një jetë të pasur artistike e kulturore, dhe së fundmi kanë organizuar edhe Shoqërinë Dramatike Shqiptare “Mërgimtari”.
Në kuadër të festave të nëntorit, kjo shoqëri do të vë në skenë më 28 Nëntor veprën e autorit shqiptar Armand Bora, “Ata hyjnë pa trokitur”, me regji të Leonard Hamitajt. Tragjikomedia do të interpretohet nga vetë Hamitaj dhe aktorja kroate Ana-Marija Burušić.
Kjo vepër e konceptuar në formën e teatrit bashkëkohor, shfaqet për herë të parë për publikun në Kroaci, duke sjellë para tyre ndërthurjen e elementeve të absurdit, ekzistencializmit, komedisë me tragjedi, sarkazëm dhe ironi.
Subjekti përshkruan situata të jetës së një çifti të martuar intelektualësh shqiptarë të izoluar brenda katër mureve të shtëpisë së tyre dhe brenda kufijve të Shqipërisë së periudhës së komunizmit. Të dy janë në kërkim të fajit. Ata kthehen vazhdimisht në historinë e jetës së tyre, duke e analizuar atë për të gjetur secili prej tyre e bëri gabimin fatal.
Vazhdimisht paketojnë rrobat, duke përgatitur t’i marrin me vete në rast internimin e detyruar. Burri është një artist, muzikant me profesion, një person emocional, i lidhur me gruan e tij nga dashuria sublime dhe mbizotërimi irritues i situatave të vogla të jetës së përditshme që përbëjnë jetën e tyre. Gruaja, megjithëse nuk ka një profesion specifik, simbolizon bukurinë fizike dhe shpirtërore. Autori Bora konfirmon se drama është frymëzuar nga historia e çiftit të njohur aktorë Pirro dhe Pavlina Mani, që nuk tregon jetën e tyre, por është një dedikim dhe kujtim të tyre. /dp/ KultPlus.com
Artisti i pakapshëm Banksy, edhe një herë ka krijuar një vepër të re arti në Birmingham. Artin e ka shfaqur me një temë festive.
Në fotografitë e para të realizuara, shihet i shtrirë në stol një person, e drerët festivë sikur të ngjitur në stol.
Siç raporton BBC, dikush ia spërkati më vonë hundët e drerëve me ngjyrë të kuqe, transmeton Koha.net.
Duke zbuluar veprën, Banksy duket se vlerëson bujarinë e njerëzve që i dhanë Ryanit ushqim dhe pije derisa edhe e filmuan, pas artit që ai e krijoi në një mur.
Në një postim në instagram, Banksy shkruan “Zoti e bekoftë Birmingham. Në 20 minuta ne e filmuam Ryanin në këtë stol ku kalimtarët i dhanë atij një pije të nxehtë, dy bare çokollate dhe një çakmak – pa kërkuar ai asgjë”. / KultPlus.com