Vexhi Buharaja, studiues e orientalist i famshëm shqiptar

Më 5 korrik 1987, u nda nga jeta Vexhi Buharaja, poet, përkthyes, shkrimtar, historian dhe orientalist, njohës i dhjetë gjuhëve kryesore lindore e perëndimore.

Buharaja lindi më 12 maj të vitit 1920, në lagjen “Murat Çelepi” në Berat. Rridhte prej një familjeje intelektuale, me trashëgimi të pasur fetare, kulturore e atdhetare. Babai i tij, Ibrahim Efendi, ishte hoxhë, myderriz, atdhetar, si edhe gjyshi i tij, Ismail Efendi, që të dy, burra të përmendur për dituri, në Berat e nëpër Shqipëri.

Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, në Berat. Pas kësaj vazhdoi studimet në Medresenë e Përgjithshme në Tiranë, ku u diplomua në vitin 1940 si një nga studentët më të dalluar.

Menjëherë pas diplomimit, në moshën 20-vjeçare, u punësua në redaksinë e revistës “Kultura Islame”, e përmuajshme fetare, diturore, artistike, letrare, organ i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Tiranë.

Në rrafshin e përkthimit njihet ndër të tjera për shqipërimin nga gjuha perse të veprave të Naim Frashërit. Në shtypin shqiptar, emri i tij do të lakohej më së shumti me publikimet e tij në revistën “Kultura Islame”, kryesisht gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu, Buharaja ka kontribuar në përkthimin në shqip të dokumenteve në gjuhën osmane të Insitutit të Historisë dhe të Arkivit Qendror të Shtetit./atsh/KultPlus.com

Përkujtohet studiuesi e poligloti Vexhi Buharaja

Kujtohet sot në ditën e lindjes Vexhi Buharaja, atdhetar, dijetar, poet, përkthyes, shkrimtar, historian, studiues, hulumtues, njohës i dhjetë gjuhëve kryesore Lindore e Perëndimore.

Vexhi Buharaja lindi më 12 maj të viti 1920 në lagjen “Murat Çelepi” në Berat. Ai rridhte prej një familjeje intelektuale, me trashëgimi të pasur fetare, kulturore e atdhetare. Babai i tij, Ibrahim Efendi, ishte hoxhë, myderriz, atdhetar, si edhe gjyshi i tij, Ismail Efendi, që të dy, burra të përmendur për dituri, në Berat e nëpër Shqipëri. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, në Berat. Pas kësaj vazhdoi studimet në Medresenë e Përgjithshme në Tiranë, ku u diplomua në vitin 1940 si një nga studentët më të dalluar. Menjëherë pas diplomimit, në moshën 20-vjeçare, u punësua në redaksinë e revistës “Kultura Islame”, e përmuajshme fetare, diturore, artistike, letrare, organ i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Tiranë.

Në fushën e përkthimit njihet ndër të tjera për shqipërimin nga gjuha perse të veprave të Naim Frashërit. Në shtypin shqiptar, emri i tij do të lakohej më së shumti me publikimet e tij në revistën “Kultura Islame”, kryesisht gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu, Vexhi Buharaja ka kontribuar në përkthimin në shqip të dokumenteve nga gjuha osmane të Insitutit të Historisë dhe të Arkivit Qendror të Shtetit.

Vdiq më 5 korrik të vitit 1987./atsh/KultPlus.com

Vexhi Buharaja, studiues e orientalist i famshëm shqiptar

Më 5 korrik 1987, u nda nga jeta Vexhi Buharaja, poet, përkthyes, shkrimtar, historian dhe orientalist, njohës i dhjetë gjuhëve kryesore lindore e perëndimore.

Buharaja lindi më 12 maj të vitit 1920, në lagjen “Murat Çelepi” në Berat. Rridhte prej një familjeje intelektuale, me trashëgimi të pasur fetare, kulturore e atdhetare. Babai i tij, Ibrahim Efendi, ishte hoxhë, myderriz, atdhetar, si edhe gjyshi i tij, Ismail Efendi, që të dy, burra të përmendur për dituri, në Berat e nëpër Shqipëri.

Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, në Berat. Pas kësaj vazhdoi studimet në Medresenë e Përgjithshme në Tiranë, ku u diplomua në vitin 1940 si një nga studentët më të dalluar.

Menjëherë pas diplomimit, në moshën 20-vjeçare, u punësua në redaksinë e revistës “Kultura Islame”, e përmuajshme fetare, diturore, artistike, letrare, organ i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Tiranë.

Në rrafshin e përkthimit njihet ndër të tjera për shqipërimin nga gjuha perse të veprave të Naim Frashërit. Në shtypin shqiptar, emri i tij do të lakohej më së shumti me publikimet e tij në revistën “Kultura Islame”, kryesisht gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu, Buharaja ka kontribuar në përkthimin në shqip të dokumenteve në gjuhën osmane të Insitutit të Historisë dhe të Arkivit Qendror të Shtetit./atsh/KultPlus.com

Në 102-vjetorin e lindjes së poetit, shpallet Çmimi letrar “Vexhi Buharaja” në letërsi

Me rastin e 102-vjetorit të lindjes së dijetarit, përkthyesit, studiuesit dhe poetit Vexhi Buharaja, Bashkia Berat shpall Çmimin letrar “Vexhi Buharaja” në letërsi, përcjellë KultPlus.

Çmimet janë të ndara sipas kategorive të përcaktuara në thirrjen që ka shpallur Bashkia Berat dhe do të jepet nga një çmim për secilën prej kategorive.

Anëtarë të jurisë janë: Ymer Çiraku, Alda Bardhyli, Ndue Ukaj, Aleksandër Cipa dhe Yzedin Hima.

Gjinitë letrare të cilat do të zhvillohet ky çmim:

1.Cikël poetik me 7 poezi

2.Ese letrare me titull: “Poezia e ndritshme e Vexhi Buharasë”

2.1.Ese letrare me titull :“Mrekullitë poetike të Firdeusiut e Sadiut dhe përkthyesi Vexhi Buharaja”.

3.Cikël me 9 poezi të përkthyera.

Afati i dorëzimit të krijimeve për konkurrim është data 30 prill 2022. Fituesit e konkursit do të shpallen më 12 maj 2022 në 102-vjetorin e lindjes së Vexhi Buharasë.

Të gjithë tekstet mund t’i nisni në [email protected] / KultPlus.com

Meditim për poetin dhe dijetarin e përndjekur, Vexhi Buharaja

Nga: Agim Dëshnica

Si gjithmonë, kur vjen muaji i këndshëm i majit me qiell të kaltërt, Berati hijeshohet nga lule shumëngjyrëshe. Gjelbërimi  i dendur harbon në kopshte e oborre shtëpish të bardha, një mbi një, mbi Osum, ku pasqyrohen lagjet, Mangalem e Goricë, përballë njera-tjetrës, nën pamjen e largët të malit Tomor, që ndërron veshjet sipas stinëve.

Lumi shekullor pasi çlirohet nga trysnia e kenioneve, hyn e kalon mespërmes qytetit të lashtë me zhurmërimë të lehtë, rrëshket nën tri ura, njera e varur,  tjetra legjendare, duke u harkuar në qendër, e në mbarim e treta, ku ndodhet lagjja Murat Çelepi në fushë dhe mbi shpatin perëndimor të Kalasë. Kjo panoramë mahnitëse mbyllet nga mali i zgjatur i Shpiragut,  i shtrirë sa gjatë e gjerë sikur fle nën qiell. Mbi të në mbarim të ditës dielli përskuqet e dalë ngadalë shuhet e humbet prapa tij duke lënë pas muzgun e mbremjes mbi qytet e rrethinat me ullinj, pemë frutore e pisha mbi kodra e male. Gjithkush tek sodit qytetin nga kullat e Kalasë, nga lartësitë e malit të Goricës, nga dritaret plot dritë, nga parmakët anës lumit apo urat, sidomos nga rruga e ura e re dhe e gjerë e ndërtuar mbi zallishte në afërsi të Velabishtit si fillim i austotradës së ardhshme Berat-Tepelenë, pushtohet nga ajri i pastër, hareja e fymëzimi poetik. Lagjja Murat Çelepi dikur me ndërtesa monumentale, me rrugica të pastra, bahçetë përrallore buzë lumit, në shekujt e shkuar mahniti udhëtarë si, Evlia Çelebiu, piktorë dhe shkrimtarë të huaj, nga vende të perëndimit e lindjes. Jo më kot Berati njihet në histori si qyteti i poetëve dhe i këngëtarëve gazmor, larg çdo trishtimi, qytet i mësuesve të apasionuar, qytet i myezinëve, zëri i të cilëve nga minaret e bardha dëgjohej në largësi. Edhe shtëpitë me shumë dritare, rrugicat, bahçetë, ndërtesat e xhamive dhe e kishave me pikturat e Onufrit, disa mbi shkëmbinjë,  ura e e gurtë me shumë harqe harmonike, janë vepra të mirëfillta artistike nga dorë mjeshtërish.

Lindja e poetit dhe e dijetarit

Në këtë qytet, ku jetuan e krijuan Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Hasan Zyko Kamberi dhe poeti kombëtar Naim Frashëri, në familjen e Ibrahim Buharasë më 12 maj 1920, 90 vjet më parë, u lind një fëmi. Shtëpia ndodhej në fund të një rrugice  me kopësht apo bahçe plot pemë buzë lumit e përballë Shpiragut, në lagjen Murat Çelepi, tashmë rrafshuar, tok me shtëpi të tjera patriotësh, qysh në kohën e diktaturës komuniste. Pra, u lind një fëmi, një djalë, i cili do të quhej Vexhi. Një djalë, i cili  do të nderonte fisin e Buharasë. Një njeri, që do të shquhej për sjelljen fisnike. Dijetari i ardhshëm që do të ngrinte lart vlerat e Beratit dhe të atdheut. Një fetar i kulturuar i besimit ndaj Zotit. Një poet i dashurisë për njeriun e bukuritë e natyrës shqiptare. Bota letrare do ta njihte qysh në moshën 19 vjeç. me poezitë si, “Përpara Tomorit”, fituese e çmimit të parë, “Poeti”, “Zemrës”, “Shiu”, “Çudit’ e fshatit tim”, “Dua të jem flutur”, “Manushaqja”, etj. me nivel artistik dhe frymëzim poetik, të cilat të sjellin ndër mend Lasgush Poradecin. Të krijuara sipas traditës rilindase, shprehin ndjenjat e pastra të një njeriu të mirë. Vargjet me gjuhë të kulluar shqipe, rrjedhin ëmbël e natyrshëm. Pseudonimet “Valater Çokdari” e “Lulëzari” në atë kohë u njohën kudo. Vlerësimet për Buharanë u pasqyruan në shtypin e kohës, nga Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, Ali Asllani, Nexhat Hakiu etj.

Drama e jetës së tij

Vexhi Buharaja pas mësimeve të para në Berat, në vitin 1940 u vendos në Tiranë. Atje kreu me përfundime të shkëlqyera Medresenë e Lartë. Më pas dha mësim po në atë shkollë dhe drejtoi revistën “Kultura Islame”. Vitet 1940 -1944 i përkasin një krijimtarie të larmishme, në poezi e prozë, studime figurash e ngjarjesh historike, përkthime e redaktime punimesh për revistën. Në këto vite bashkëpunoi edhe me organe shtypi të kulturës si, “Njeriu”, “Tomori i Vogël” etj.  Në fillim të vitit 1944, e shohim të kthehet në Berat. Në ditët e premte, i ftuar në xhamitë kryesore të qytetit, tek jepte vas në shqip për çështje fetare e shoqërore, dëgjohej zëri i tij i ngrohtë me një oratori e filozofi të përkryer. Deri në vitin 1947 jep mësim në shkollat e qytetit. Në atë vit të zi për njerëzit e ditur, Vexhi Buharaja si shumë intelektualë të tjerë u arrestua. Biblioteka e tij e pasur u sekuestrua. Librat u mbartën me një kamion ndërtimi!… Gjyqi komunist me akuzën për “agjitacion e propagandë”, e dënoi me 8 vjet burg. Nga burgu e dërguan në kampin e Maliqit. Emrat: kënetë, kanal, Maliq, Roskoveç, Tërbuf, Çermë, na kujtojnë martirët patriotë, dijetarët e shquar, profesorët, inxhinerët e aftë, shkrimtarët e talentuar, njerëzit e shërbesave fetare etj. Pas burgut, Vexhi Buharaja për të siguruar jetesèn e familjes, iu nënshtrua një pune sfilitëse. Me duart e pafuqishme, të përdorte sërish kazmën! Megjithatë penën dhe librat i mbajti pranë si mjetet e tij më të shtrenjta.

Frymëmarrja nëpërmjet krijimtarisë/Në vitet ’60, kur diktatura do të ndalte vrullin e vet vrastar, krijohet mundësia të kthehet në arsim. Në shkollat e mesme jep lëndën e gjuhës ruse, të mësuar në burg. E shohim të punojë për Muzeun e Beratit. Kur institucionet qendrore të asaj kohe patën nevojë për dijet e tij, në vitin 1965 pranohet punonjës shkencor në Institutin e Historisë, Gjuhës e Letërsisë të UT, më vonë e Akademisë së Shkencave. Për Buharanë do të niste një kohë e re krijuese dhe hulumtuese. Shquhet për punë të palodhëshme e cilësore për historinë e Shqipërisë. Kjo u duk në shkrimet e shkëlqyera, ndërmjet tyre kumtesa për Gjergj Kastrotin- Skënderbe, me rastin e 500 vjetorit të lindjes,  mbajtur në një sesion shkencor në Berat. Të një rëndësie të veçantë janë përkthimet e tij. Siç dihet në vitet e diktaturës shumë poetë e shkrimtarë të paraluftës, u burgosën ose u lanë mënjanë. Mundësia e vetme për të mbijetuar e për të shprehur aftësitë e tyre, ishin përkthimet e shkrimeve politike, e poezive dhe romaneve të letërsisë shqipe e të huaj. Të tillë qenë, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Vedat Kokona, Bujar Doko, Isuf Vrioni etj.  Po atë fat pati edhe Vexhi Buharaja. Në Institutin e Historisë, përktheu shumë dokumente arkivore turke që hedhin dritë mbi kohën e pushtimit osman. Me vlera kombëtare janë përkthimet e Defterëve (regjistrave) të administratës turke. Përkthimi i shkrimeve dhe qindra letrave në turqisht të rilindasve tanë, si Hasan Tahsini, Sami Frashëri, Dervish Hima etj. Ndihmesa e tij, shkëlqeu sidomos në studimet shkencore, për shpjegimin e toponimeve të vendbanimeve; transkriptimin e përkthimin e mbishkrimeve në gjuhën osmanisht, në shumë rrethe të vendit, në objektet fetare, në kështjella, në kulla sahatesh, në ura, në shtëpitë e lashta etj. Një nga veprat e tij me titullin, “Monumente të kulturës turko-arabe” përmban rreth 300 mbishkrime, të një kohe që nis nga Shekulli XV deri në Shekullin XX. Shumë studjues për temat e tyre përdornin punimet e tij. Kur përmendnin burimin e lëndës, shënonin shkurt formulën, “sipas arkivit të Institutit të Historisë”. Pra, e gjithë kjo veprimtari e Vexhi Buharasë, kaloi në heshtje. Shpesh në konferenca kombëtare këto arritje i përfaqësuan padrejtësisht të tjerët, të cilët ishin nën nivelin e tij kulturor. Megjithatë ato u vlerësuan nga dijetarët vendas e të huaj si, gjuhëtari i madh Prof. Eqrem Çabej, orientalisti Myqerem Janina, orientalisti gjerman Prof. Franc Babinger etj. Në lëmin e letërsisë, përveç poezive e shkrimeve të Vexhi Buharasë, njihen përkthimet në shqip, si drama “Besa” e Sami Frashërit, krijimet e poetëve persë e turq. Me një interes të veçantë u prit nga lexuesit,  botimi  në shqip i veprës së Saadiut “Gjylistanit dhe Bostanit”, perlë e poezisë botërore. Përgatiti dhe një antologji me poezi të zgjedhura të poetëve persianë.

Për letërsinë tonë e një rëndësie të veçantë, është dhe kthimi  në shqip nga Vexhi Buharaja i dy vëllimeve me poezi në gjuhën perse të Naimit, “Endërrimet” (Tahajjulat) dhe “Katër Stinët.” Sipas një letre publiçisti N J, i njohur si hartues antologjish me shkrime autorësh shqiptarë, kërkoi prej tij ndihmë për një kumtesë, rreth këtyre dy librave. Lasgush Poradeci për këto punë arti, do të shkruante: “Për mua dy janë të mëdhenj në fushën e përkthimeve nga gjuha perse, i madhi Noli në Amerikë dhe i madhi Buharaja këtu.” Prof. Eqrem Çabej pas leximit të “Gjylistanit” u shpreh me fjalë të ngrohta: “Mjaftonte vetëm studimi hyrës, shënimet sqaruese dhe fjalori enciklopedik, që Vexhi Buharaja të meritonte gradë shkencore”. Siç del nga letrat, i dashur dhe bujar shpesh punimet e veta të pabotuara ua jepte të tjerëve si burim për  tema që kishin në program. Si shpërblim pas kërkesash të lodhshme, disa ktheheshin e disa humbisnin.

Largimi nga puna

Kur diktatura me luftën e klasave u zgjua më e tërbuar në vitin 1975, Vexhi Buharaja, u pushua nga puna. Ky veprim i egër u prit me pakënqësi të thellë nga disa intelektualë të ndershëm. Në letrën e dijetarit të njohur Samim Visoka, për këtë akt të mbrapsht, dërguar Institutit të Historisë dhe Akademisë së Shkencave, ku sekretari shkencor mbulonte kuadrin, midis të tjerave lexojmë: “S’ka dyshim se elementë si Vexhi Buharaja nuk duhen pushuar nga puna, po duhet të ruhen e të mbrohen si diçka shumë e vlefshme, sepse siç e dini ju vetë, jeta, mosha, po i rrallon këta specialistë me vlera të mëdha në fushën e orientalistikës. Elementë të tillë si Vexhi Buharaja janë perlë…” Vexhi Buharaja, i prekur, por aspak i thyer u largua nga puna shkencore. Pushtetarët e mefshtë të Beratit për ta fyer më tej këtë intelektual të rrallë, e caktojnë arkëtar në një lokal shërbimi. Megjithatë populli i Beratit si përherë e respektonte dhe mburrej me të. Ashtu si më parë, ai vijoi të merrej me art e shkencë. Të gjithë ata që patën fatin ta takonin, njohën njeriun idealist e gojëmbël, poetin e hijshëm të lirisë, dijetarin serioz e bujar, profesorin e vërtetë shqiptar.

Përfundimi

Muret u shembën e idhujt ranë. Në vitin 1993 Vexhi Buharaja u nderua me titullin “Qytetar Nderi” i Beratit dhe “Mësues i Popullit”. Medreseja dhe Biblioteka e Beratit mbajnë emrin e tij. Ahmet Kondo më 1995 botoi librin “Vexhi Buharaja-Njeriu, poeti, dijetari”. Ai përmendet në librin, “Antologjia e Krimit Komunist”, botuar në vitin 2006. Në vitin 2008, në Tiranë, u botua libri me titull: “Vexhi Buharaja pa mite e mjegull”, shkruar nga Yzedin Hima. Pas një heshtje të gjatë foli edhe Akademia e Shkencave me Fjalorin Encikopedik Shqiptar.

Tashmë, emri i Vexhi Buharasë, njihet kudo për dhuntitë  e rralla: poet, publicist, fetar-filozof, orientalist, historian, përkthyes, njohës e zotërues i 10 gjuhëve. Së pari, gjuhët klasike të Lindjes Islame: persisht, arabisht, osmanisht dhe turqishte e re. Së dyti. gjuhët e perëndimit: anglisht, gjermanisht, frengjisht dhe italisht. Së fundi rusisht. Lexuesi në kohët tona u njoh edhe me shqipërimin e përkryer të “Shah-Name-së” së Firdusiut, një kryevepër tjetër botërore, e lënë në dorëshkrim nga Vexhi Buharaja. /KultPlus.com

Sot bëhen 33 vjet nga vdekja e intelektualit të shquar, Vexhi Buharaja

Vexhi Buharaja ishte qenë letrar, epigrafist dhe përkthyes shqiptar i persekutuar gjatë regjimit komunist. Falë tij mund të lexohen në gjuhën shqipe materiale si të Rilindjes Kombëtare e Lidhjes së Prizrenit, ashtu edhe veprat klasike të letërsisë perse, shkruan KultPlus.

U lind me 12 Maj 1920, në lagjen “Murat Çelepi” në Berat, i biri i Hoxhë Ibrahimit të Ismail Efendiut. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, në Berat. Pas kësaj vazhdoi studimet në Medresenë e Përgjithshme në Tiranë, ku u diplomua në vitin 1940 student i dalluar. Menjëherë pas diplomimit, në moshën 20 vjeçare, u punësua në redaksinë e revistës “Kultura Islame”, e përmuajshme fetare, diturore, artistike, letrare, organ i Komunitetit Musliman Shqiptar në Tiranë. Në vitin 1944 u largua nga Tirana, për shkak të rrethanave të vështira të luftës dhe qëndroi familja e tij në Berat.[2][3] Familja e tij strehoi hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.[4]

Me ardhjen e komunistëve në pushtet, nëntor 1944, për pak kohë punoi në Berat si referent në Shtëpinë e Kulturës. Më 1946 e burgosin, duke e akuzuar se bënte propagandë kundër qeverisë komuniste të Shqipërisë. Pasi doli nga burgu, u detyrua të bënte punë të rënda fizike për të mbijetuar. Më pas u pranua në punë si mësues,[2][3] duke dhënë lëndën e gjuhës ruse të mësuar në burg.[5]

Në vitin 1965 e pranuan në Sektorin e Historisë së Mesjetës, pranë Institutit të Historisë në Tiranë. Mblodhi, përktheu në shqip, transkriptoi rreth 250 mbishkrime osmane. Duke u mbështetur në këtë material, shkroi studimin me titull: “Mbishkrimet turko-arabe në vendin tonë si dëshmi historike”, të cilin e ka lexuar si kumtesë në Konferencën e Dytë Shkencore të Studimeve Albanologjike, që i zhvilloi punimet në Tiranë, më 12-18 janar 1968. Më 1975 në maj u dëbua nga puna në Institutin e Historisë.

Ndërroi jetë në vendlindje, në Berat, me 5 korrik 1987, në moshën 67 vjeçare.

Në konkursin letrar që u shpall me 1 janar 1942, kur ishte 22 vjeçar, ai fitoi çmimin e parë me poezinë “Përpara Tomorit”. Ka shkruar e botuar edhe punime, studime historike, filozofike, islamo-mistike si “Lufta e Qerbelasë, Haxhi, etj., të cilat janë botuar në revistën “Zani i Naltë”, “Kultura Islame”, Njeriu” gjatë viteve 1938-1944 etj. /KultPlus.com

Meditim për poetin dhe dijetarin e përndjekur, Vexhi Buharaja

Nga: Agim Dëshnica

Si gjithmonë, kur vjen muaji i këndshëm i majit me qiell të kaltërt, Berati hijeshohet nga lule shumëngjyrëshe. Gjelbërimi  i dendur harbon në kopshte e oborre shtëpish të bardha, një mbi një, mbi Osum, ku pasqyrohen lagjet, Mangalem e Goricë, përballë njera-tjetrës, nën pamjen e largët të malit Tomor, që ndërron veshjet sipas stinëve. Lumi shekullor pasi çlirohet nga trysnia e kenioneve, hyn e kalon mespërmes qytetit të lashtë me zhurmërimë të lehtë, rrëshket nën tri ura, njera e varur,  tjetra legjendare, duke u harkuar në qendër, e në mbarim e treta, ku ndodhet lagjja Murat Çelepi në fushë dhe mbi shpatin perëndimor të Kalasë. Kjo panoramë mahnitëse mbyllet nga mali i zgjatur i Shpiragut,  i shtrirë sa gjatë e gjerë sikur fle nën qiell. Mbi të në mbarim të ditës dielli përskuqet e dalë ngadalë shuhet e humbet prapa tij duke lënë pas muzgun e mbremjes mbi qytet e rrethinat me ullinj, pemë frutore e pisha mbi kodra e male. Gjithkush tek sodit qytetin nga kullat e Kalasë, nga lartësitë e malit të Goricës, nga dritaret plot dritë, nga parmakët anës lumit apo urat, sidomos nga rruga e ura e re dhe e gjerë e ndërtuar mbi zallishte në afërsi të Velabishtit si fillim i austotradës së ardhshme Berat-Tepelenë, pushtohet nga ajri i pastër, hareja e fymëzimi poetik. Lagjja Murat Çelepi dikur me ndërtesa monumentale, me rrugica të pastra, bahçetë përrallore buzë lumit, në shekujt e shkuar mahniti udhëtarë si, Evlia Çelebiu, piktorë dhe shkrimtarë të huaj, nga vende të perëndimit e lindjes. Jo më kot Berati njihet në histori si qyteti i poetëve dhe i këngëtarëve gazmor, larg çdo trishtimi, qytet i mësuesve të apasionuar, qytet i myezinëve, zëri i të cilëve nga minaret e bardha dëgjohej në largësi. Edhe shtëpitë me shumë dritare, rrugicat, bahçetë, ndërtesat e xhamive dhe e kishave me pikturat e Onufrit, disa mbi shkëmbinjë,  ura e e gurtë me shumë harqe harmonike, janë vepra të mirëfillta artistike nga dorë mjeshtërish.