Victoria Beckham tregon arsyen pse nuk do të jetë pjesëmarrëse në ribashkimin e “Spice Girls”

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve People’s Choice Awards në Los Angeles, Victoria Beckham ka thënë se aktualisht karriera e saj si dizajnere është më e rëndësishme për të dhe kjo është arsyeja pse nuk do të jetë pjesëmarrëse në ribashkimin e “Spice Girls”.

Në këtë eveniment, britanikes i është ndarë çmimi ‘Ikona e modës’, i cili ndahet për ndikim global në industrinë e modës.

“Gjithmonë është fjala për forcimin e femrave dhe për atë që femrat të ndihen si versioni i tyre më i mirë, më i bukur dhe më i fuqishëm”.

“Kështu ka filluar me vajzat e grupit ‘Spice Girls’, por sot e kam shansin t’i fuqizoj femrat përmes modës dhe dizajnit”.

“Vazhdimisht jam e rrethuar me femra të fuqishme, të cilat më ofrojnë mbështetje dhe ky çmim shkon për to”, ka thënë Victoria.

Ajo ka thënë më tej se angazhohet shumë dhe ka thënë se shpreson që njerëzit pasi të shikojnë arritjet e saj, të mbledhin forcën dhe të përpiqen vet të arrijnë suksese të ngjashme.

“Brendi im ekziston qe dhjetë vite, ndërsa ky çmim është një mënyrë e shkëlqyer për ta shënuar këtë vit”, ka theksuar 44-vjeçarja. /KultPlus.com

Victoria Beckham, ikona e modës për vitin 2018

Është zyrtare, Victoria Beckham është femra më fashioniste. Ka shumë femra me stil në botë, por stilistja e famshme provon vit pas viti se është ikonë dhe përcjell shumë elegancë.

Dhe është zbuluar se Victoria do të marrë çmimin Ikona e Modës 2018 në E! People’s Choice Awards.

Të martën E!, njoftoi se 44-vjeçarja do të nderohet me çmimin e madh gjatë shfaqjes live People’s Choice Awards, më 11 nëntor.
https://www.instagram.com/p/BnyEBgBFJcb/?taken-by=victoriabeckham
“Ndihem kaq e nderuar që po marr çmimin e parë të ikonës së modës në E! People’s Choice Awards. Këtë vit festoj 10-vjetorin e markës sime dhe kjo është mënyra më e mirë për të shënuar këtë dekadë,”- tha stilistja.

“Jam kaq mirënjohëse. Unë e dua atë që bëj dhe më pëlqen që më është dhënë mundësia të fuqizoj femrat përmes koleksioneve të mia. 11 nëntori do të jetë një moment shumë i veçantë për mua”,u shpreh Beckham./a.a/KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/Bn6e_4Bg2To/?taken-by=victoriabeckham

Victoria Beckham sjell koleksion me Reebok

Ajo ka bashkëpunuar me “Estée Lauder” dhe “Target”, ndërsa tani dizajnerja Victoria Beckham ka realizuar një bashkëpunim me Reebok.

Për këtë bashkëpunim është folur qysh në nëntorin e vitit të kaluar, ndërsa tani vetë Victoria ka bërë publike disa nga produktet e këtij bashkëpunimi.

“Jam tejet e lumtur për këtë partneritet, për vlerat e përbashkëta. Gjithmonë jam munduar të nxis vetëbesimin tek gratë dhe marka Reebok ka përçuar një mesazh të tillë për dekada”.

Më poshtë mund të gjeni disa nga dizajnet./KultPlus.com