Një video e rrallë e heroit Zahir Pajaziti (VIDEO)

Komandanti i UÇK-së dhe Heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti, ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut.

KultPlus ju sjell sot një video të rrallë të vitit 1996, ku shihet Zahir Pajaziti duke qëndruara në odën e Naim Hysenit në Shtedim. Në këtë video gjithashtu shihen edhe Selim Haziri dhe Naim Haziri.

Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës.

Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.

Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin “Hero i Kosovës”. / KultPlus.com

Diellza Kolgeci kishte kënduar edhe kur ishte fëmijë, një video e këngës së saj nga viti 1989 (VIDEO)

Këngëtarja dhe modelja shqiptare Diellza Kolgeci, që nga fëmijëria nuk u është ndarë ekraneve televizive, shkruan KultPlus.

Ajo në një moshë të njomë kishte filluar të këndoi e më pas, saktësisht në vitin 1996, u zgjodh Miss Kosova.

Sot po kthehemi edhe më shumë në kohë, në vitin 1989, kur Diellza Kolgeci kishte interpretuar një këngën me Flutura Gërmizaj.

Kjo video e rrallë e Kolgecit, e marrë nga arkiva e RTK-së, e shfaqë atë me një pamje të këndshme e një zë magjik.

Shikoni videon e vitit 1989, ku këndon Diellza Kolgeci./ KultPlus.com

Flutura Gërmiza & Diellza Kolgeci – 1989

A post shared by iRTK (@rtklivecom) on

Dokumentari i rrallë i 1976 për Lasgush Poradecin, liqenin dhe qytetin e Pogradecit (VIDEO)

Pamjet filmike që risjell SCAN, i përkasin një dokumentari të vitit 1976 që i kushtohet Lasgush Poradecit (Llazar Gusho).

Poeti dhe shkrimtari i madh shfaqet në dokumentar buzë liqenit e duke shëtitur në rrugët e Pogradecit.

Poradeci është autor i dy vëllimeve me poezi “Vallja e yjeve” më 1933 dhe “Ylli i zemrës” më 1937. Ai është autor i më shumë se 100 poezish dhe i përkthimit në shqip të disa kryeveprave botërore. Gjatë periudhës së regjimit komunist ai do të nënvlerësohej e do të përballej me një serë vështirësish për jetesën.

Me 12 nëntor 1987 (30 vite më parë) ai u nda nga jeta. Pas vdekjes atij i është akorduar titulli “Nderi i Kombit”, ndërsa disa rrugë e shkolla mbajnë emrin e tij. (Marrë nga SCAN)/ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=isZZU6OL8uo

Video e rrallë e mbretit Zog me ministrin amerikan (VIDEO)

Studiuesi dhe gazetari Ilir Ikonomi ka postuar një video të rrallë të mbretit shqiptar Ahmet Zogu.

Në këtë video afro 50 sekondësh, duket mbreti i Shqipërisë i shoqëruar nga ministri amerikan në Shqipëri Herman Bernstein.

“Po i paraqes miqve në FB një filmim, rreth 50 sekonda, besoj të panjohur deri tani.

Është Mbreti Zog me ministrin amerikan në Shqipëri Herman Bernstein duke shëtitur në Durrës. Filmimet që tregojnë Zogun në lëvizje janë tepër të rralla, por kjo është e veçantë. Është një film pa zë, realizuar me sa duket nga dikush që shoqëronte ministrin (ambasadorin) Bernstein në vizitë te Mbreti Zog, në vilën e tij buzë detit. Duhet të jetë bërë mes viteve 1930 dhe 1933, kohë kur Bernsteini shërbente në Shqipëri. Shihni reagimin e Zogut në pozicionin e tij të preferuar me njërën dorë në bel, kureshtar për aparatin që e filmon.

Duhet të jetë hera e parë që kemi rast të vëzhgojmë mimikën e Zogut në lëvizje ndërsa filmohet nga afër. Videoja është nxjerrë nga një material më i gjatë filmik që gjendet në Arkivin e Qendrës së Historisë Hebraike në Nju Jork. Bernsteini, i cili u emërua në Shqipëri nga Presidenti Herbert Hoover, ka shkruar disa libra me vlerë, mes të cilëve “Celebrities of Our Time” – një përmbledhje intervistash me krerë shtetesh dhe figura të tjera të njohura botërore. Ai njihet gjithashtu si mik i Ajnshtajnit dhe si njeriu që hodhi në gjyq për fyerje industrialistin e famshëm Henry Ford në vitin 1923. Bersteini e fitoi gjyqin dhe gjykata i akordoi 200 mijë dollarë. Ai ka hartuar edhe një biografi në anglisht të Zogut, në bazë të pyetjeve që i dërgoi Mbretit dhe përgjigjeve që mori prej tij.”-shkruan Ikonomi.
Herman Bernstein në fjalimin e lamtumirës, me rastin e largimit nga Shqipëria në vitin 1933 tha:

“Gjatë tre vjetëve e gjysmë, Tirana ishte për mua vendi më magjepsës për të dëgjuar dhe vëzhguar. Vura re se, ndonëse Shqipërinë e kanë quajtur shpesh një nga zonat më të ndjeshme ndaj rrezikut në Evropë, shqiptarët janë një popull paqedashës dhe politika e qeverisë suaj është pa dyshim një politikë e paqes në Ballkan.

Vizitova praktikisht çdo pjesë të Shqipërisë dhe mësova ta njoh e ta dua popullin tuaj. Thjeshtësia, ndershmëria, mikpritja dhe zemra e tij e bardhë më ka lënë një përshtypje të pashlyer”.(Marrë nga Konica.al)./ KultPlus.com