Kina ka pezulluar përkohësisht miratimin e lojërave të reja video, në atë që është një goditje e re për kompanitë në sektor dhe, në përgjithësi, për sektorin e teknologjisë.
Siç raportohet edhe nga gazeta ”South China Morning Post”, që citon burime pranë dosjes, vendimi u mor dje në mbledhjen e drejtuesve të gjigantëve të lojërave video, të tilla si ”Tencent” dhe ”NetEase”, nga zyrtarë të Departamentit Qendror të Propagandës të Partisë Komuniste, Administrata Kombëtare për Shtypin dhe Publikimet, Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës dhe Ministria kineze e Kulturës dhe Turizmit, transmeton KultPlus.
”Ngjarja u përqendrua sidomos në kufizimet për të miturit dhe në kontrollin e përmbajtjes”, shpjeguan burimet.
Ky skenar çoi menjëherë në humbje të mëdha në teknologji (”Tencent” në minus 8,48% dhe ”NetEase” në minus 11,03%).
Bursa e Hong Kongut u mbyll në të kuqe me 2,30%. / KultPlus.com