24 vite nga publikimi i albumit të grupit muzikor Metallica

Ishte 18 nëntori i vitit 1997 kur rok grupi i njohur, Metallica i gëzuan dashamirët e muzikës së tyre, nëpërmjet publikimit të albumit ‘’Reload’’, shkruan KultPlus.

Ky album i përbërë prej 13 këngësh do të ishte vazhdimi i albumit të tyre paraprak, ‘’Load’’. Këto krijime të reja artistike do të priteshin tejet mirë nga publiku. ‘’Reload’’ debutoi në numrin një në billboard  e shumëta dhe arriti të shitej me 436,000 kopje që në javën e parë.

Rok grupi muzikor dha 3 muaj mund pa ndërprerë, në mënyrë që albumi të dilte edhe më mirë sesa që ishte planifikuar nga ta.  

Reload u regjistrua në ‘The Plant’, një studio me pllaka druri në Sausalito, California. Sesioni u prodhua nga Bob Rock, i cili gjithashtu prodhoi dy albumet e mëparshme të Metallica. Vepra artistike e albumit tregon një foto nga Andres Serrano.

Disa nga këngët të cilët e përbëjnë këtë album janë: ‘’Fuel’’, ‘’The memory remains’’, ‘’Devil’s dance’’, ‘’The Unforgiven II’’ dhe shumë të tjera që vazhdojnë edhe sot të dëgjohen tejet shumë. / KultPlus.com

“Nothing Else Matters”, kënga e parë e ‘Metallica’ që kapërcen 1 miliard shikime në YouTube

“Nothing Else Matters” është videoklipi i parë i grupit Metallica që kapërcen 1 miliard shikime në YouTube.

Kënga, që është pjesë e albumit “Black Album”, i vitit 1991, është postuar në YouTube në tetor të vitit 2009.

Kjo këngë është nga të paktat këngë e zhanrit heavy-metal që ka kaluar 1 miliard klikime. Këtë shifër e kanë arritur edhe “November Rain” e Guns N Roses, “In the End” e Linkin Park, “Chop Suey” e System of a Down dhe “It’s My Life” e Bon Jovit.

Në rreth 4 dekada jetë, Metallica ka shitur 125 milionë albume në të gjithë botën dhe është grupi me më së shumti koncerte në histori. / KultPlus.com

Photo by Fin Costello/Redferns