Tingujt magjik të Shkëlzen Dolit do të jehojnë në Spanjë

Violinisti me famë botërore, e anëtar i Filarmonisë së njohur të Vjenës, Shkëlzen Doli, do të marrë pjesë në një koncert të madh në Spanjë, konkretisht në qytetin e Barcelonës, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Doli e bëri të ditur lajmin që do të marrë pjesë në një koncert në Barcelonë.

“Më datë 15 dhe 16 dhjetor në Asamblen Filharmonike të Spanjës”, shkroi ai.

Me disa fotografi të publikuara, shihet edhe fytyra e Shkelzen Dolit, që ka bërë emër në Filarmoninë e njohur të Vjenës. /KultPlus.com

May be an image of 1 person
May be an image of 1 person

Vjena shndërrohet në “qytet fantazmë”, pas sulmit shihen vetëm policët me armë të gjata

Një ditë pas sulmit terrorist në qendër të Vjenës, rrugët janë të zbrazëta, kurse qytetarët në masë të madhe po qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Nëpër rrugë mund të shihet aty-këtu ndonjë kalimtar rasti, e policët po patrullojnë me armë të gjata në çdo lagje të kryeqytetit austriak.

Mbi qytet po fluturojnë shumë helikopter dhe po dëgjohen sirena të policisë që patrullojnë pothuajse në çdo cep.

Kujtojmë që në sulmin terrorist kanë humbur jetën pesë persona, kur një person i armatosur me pushkë automatike filloi të shtie mbi qytetarët që ishin të ulur nëpër kafene në afërsi të një sinagoge.

Është konfirmuar se bëhet fjalë për një 20-vjeçar të lindur në Modling të Austrisë, me prejardhje nga Maqedonia e Veriut. Ai është vrarë nga policia, kurse policia është vënë pas pjesëmarrësve tjerë në këtë sulm.

Në po të njëjtën natë kur ndodhi sulmi ka hyrë në fuqi edhe “izolimi” si preventivë kundër coronavirusit. E këtë e shfrytëzuan sulmuesit që panë kafenetë e mbushura me civilë.

Ndryshe kujtojmë që ora policore hynë në fuqi nga ora 20:00 dhe zgjatë deri në 6 të mëngjesit./indeksonline/ KultPlus.com

Viena shpallet qyteti më i gjelbërt në botë

               

Agjencia kanadeze-amerikane, Resonance, ka publikuar një listë të dhjetë qyteteve më të gjelbërta në botë. Kryeqyteti austriak Viena ka zënë vendin e parë në listë. Qyteti i Mynihut në Gjermani vjen pas saj.

Organizata ka zgjedhur qytetet më të mira të gjelbërta në botë, në mbi njëqind qytete të botës, duke shqyrtuar çështje të ndryshme

Lista e qyteteve të gjelbërt është shpallur bazuar në shtrirjen e pylltarisë së gjelbër në qytet, energjinë e rinovueshme, sasinë e ndotjes së ajrit, sistemin e transportit publik, rrugët miqësore për këmbësorët etj. Kryeqyteti austriak Viena ka zënë vendin e parë këtë vit. Në vendin e dytë është Mynihu, Gjermani, dhe në vendin e tretë është Berlini, Gjermani.

Transporti publik i Vienës është i njohur si një pikë referimi për Evropën dhe rreth gjysma e popullsisë së qytetit përdor biletat e transportit publik vjetor, tha Rezonanca. Kryetari i Vjenës, Michael Ludwig, ndërkohë, tha se parqet dhe pyjet e gjelbërta të Vienës janë të hapura për të gjithë, duke ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së jetës për njerëzit e Vienës.

Ai shtoi se parqet e hapura të Vienës dhe pyjet e gjelbërta janë burime të rëndësishme për qytetin në këtë kohë të ndryshimit të klimës. Në vitet e fundit, kryeqyteti austriak Vjena ndodhet në krye të listës së qyteteve të banueshme në botë./Gazeta Liberale / KultPlus.com

Inva Mula me koncert në Vjenë, përfshihen edhe shumë artistë të famshëm shqiptarë

“Vienna Salutes To Tirana”, është koncerti që do të mbahet në Vjenë të Austrisë, shkruan KultPlus.

Artistja kryesore që do ti paraprijë këtij koncerti është Inva Mula, koncert i cili do të ngërthejë edhe shumë artistë të rëndësishëm shqiptarë si: Genc Tukici, Eno Peci, Olen Cezari e Gëzim Myshketa.

Koncerti do të mbahet në shenjë të marrdhënies diplomatike mes Shqipërisë dhe Austrisë, dhe kjo ngjarje artistike është mbështetë nga Ambasada e Shqipërisë në Vjenë dhe Ambasada e Austrisë në Tiranë.
Koncerti do të mbahet më 16 nëntor, në Konzerthaus të Vjenës, në Mozart- Saal, me fillim në ora 19:30./KultPlus.com