Studiuesja shqiptare fiton çmimin “Early Career Award 2020”

Vigjilenca Abazi, me një përvojë të gjerë profesionale në institucionet ndërkombëtare dhe akademike, merr çmimin “Early Career Award 2020” nga “Akademia Mbretërore Hollandeze e Artit dhe Shkencës”. Ajo është vlerësuar për hulumtimin e saj mbi temën relativisht të re të sinjalizimit në Bashkimin Evropian, në fushën e shkencave të sjelljes, shkencave sociale dhe Juridike.

Kërkimi i saj ndërdisiplinor, duke kombinuar ligjin, shkencën politike dhe teorinë politike, siguron depërtim në forcimin e zërit të publikut përmes mbrojtjes ligjore. Ky studim i parë i thelluar mbi sinjalizimin zbulon gjithashtu kompleksitetin ligjor të Bashkimit Evropian. Shqiptarja Abazi gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në vlerësimin e arsimit dhe kërkimit jashtë shkencës. Ajo e bën këtë me leksionet dhe punët e saj ndërkombëtare, angazhimin e saj për ta bërë arsimin të arritshëm për vajzat dhe gratë dhe për hir të përsosmërisë akademike që ajo posedon.

“Çmimin e Hershëm të Karrierës-KNAW” e marrin dymbëdhjetë studiues të rinj.

Ky çmim që korrespondon me shumën prej 15,000 euro dhe një vepër arti, i jepet studiuesve në Hollandë të cilët janë në fillim të karrierës së tyre dhe kanë ide kërkimore inovative, origjinale. Të dymbëdhjetë fituesit vijnë nga fusha e gjerë e shkencës. / Diaspora Shqiptare/ KultPlus.com

Vigjilenca Abazi, shqiptarja që botoi libër në Universitetin e Oxfordit

Pa dyshim që të rinjtë shqiptarë janë duke arritur suksese të mëdha në botë, jo vetëm në fushën e muzikës dhe të sportit, por edhe në atë akademike.

E patjetër njëra nga këto është 27-vjeçarja shqiptare nga Shkupi, Vigjilenca Abazi.

Edhe pse Abazi është vetëm 27 vjeçe, ka një biografi të jashtëzakonshme, thuajse të pamundur për një person të moshës së saj.

Sipas informacioneve, thuhet se ajo tani është anëtare e ‘Emile Noel’ në Fakultetin Juridik në Neë York dhe asistente në Universitetin e Mastrihit.

Po ashtu, vlen të theksohet se ajo ka doktoruar në Universitetin e Amsterdamit dhe ka qenë një bursiste e Fulbright në Kolegjin e Ligjit të Kolumbias.

Gjithashtu, Abazi ka qenë edhe këshilltare e Këshillit Evropian dhe pjesë e ekipit të autorëve që kanë shkruar direktivën për mbrojtjen e informatorëve të Bashkimit Europian.

Ajo aktualisht është anëtare udhëheqëse e bordit të shumë revistave shkencore akademike dhe se ka më shumë se njëzet botime shkencore, duke përfshirë edhe librin të botuar edhe për Universitetin e Oxford’it,“Sekretet zyrtare dhe mbikëqyrjen në BE”, transmeton KultPlus.

Ky libër do të jetë një referencë për të gjithë ata që do të arsimohen në universitetet më të mira të botës. Abazi ka qenë e ftuar të ligjerojë në Universitetin e Oksfordit, Harvard Laë School, Universitetin e Kolumbias, NYU (Paris, Firence, Abu Dhabi).

Ajo gjithashtu është ftuar të prezentojë kërkimet e saj në Parlamentin Europian dhe Parlamentin Holandez. Vigjilenca është shprehë se në të ardhmen do të donte të transferonte përvojën e saj në Maqedoni dhe të investonte njohuritë e saj në vendin ku ajo lindi. /albinfo/ KultPlus.com