Erza Muqolli është një këngëtare e njohur shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Francë. Ajo me origjinë është nga fshati Zabel i Drenicës. Talentin për muzikë e ka spikatur familja e saj në moshën dy vjeçare, shkruan KultPlus.
Ajo ka marrë pjesë në disa spektakle muzikore, ku me zërin e saj mahnitës fitoi zemrat e jurisë dhe publikut. Ajo tani krahasohet edhe me këngëtaren e famshme franceze Indila.
Sonte, KultPlus ju sjell një interpretim të saj nga mbrëmja artistike “Ta zbardhi ftyrën”, i cili organzohet çdo vit nga KultPlus.