Botohet romani “Dashuri të paprekura”, kushtuar Leze Qenës

Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së aktores së njohur Leze Qena, botohet romani biografik “Dashuri të paprekura – Saga e një fryme të heshtur” i autorit Vilson Culaj, që paraqet jetën e aktores Qena që nga fëmijëria e saj e hershme e deri në kalimin e saj në amshim, përcjellë KultPlus.

Romani “Dashuri të paprekura – Saga e një fryme të heshtur” i autorit Vilson Culaj, i cili është botuar nga Shtëpia Botuese “Jakup Ceraja”, është një roman biografik, që flet për jetën e aktores së njohur shqiptare Leze Qena. Si të ishte biograf i saj, autori na përshkruan në detaje jetën e veprën e artistes, duke e kthyer në një personazh romanor mu në thelb të kohës dhe hapësirës së kësaj vepre emblematike.

Nga dërrasat e skenës teatrore, sheshet e xhirimit e reflektorët e televizionit, imazhet plot dritë e jetë të artistes Leze Qena tani e tutje do të komunikojnë̈ me artdashësit përmes romanit “Dashuri të paprekura”, që plotëson një zbrazëti që lë prapa shënjuesit e kohëve.

Është një roman interesant dhe prekës për dashurinë dhe vlerat njerëzore. Është historia e paharrueshme e një aktoreje që nuk ikën dhe nuk zmbrapset përballë rrethanave të kohës, por që ballafaqohet me to. Një roman, në të cilin përshkruhet një jetë plot ëndrra e zhgënjime, por gjithashtu edhe dëshira dhe këmbëngulësia për të arritur qëllimin e jetës, pavarësisht sfidave dhe mungesave.

Romani paraqet jetën e aktores së madhe që nga fëmijëria e saj e hershme e deri në kalimin e saj në amshim. Është një sagë e rrëfyer nga goja e saj në frymën e besimit të një autori, i cili u mundua t’i qëndrojë besnik rrëfimit, elegjisë dhe mbijetesës se saj personale. Rrëfimi i romanit nis me jetën e saj familjare, fëmijërinë e saj dinamike, të zhvilluar në një ambient urban e civilizues, siç është qyteti i Prizrenit, ku ishin brumosur dhe ëndrrat e një vashe të etur për art e kulturë. E njëjta sagë e përjetimeve zgjat edhe pas arritjes së saj në Prishtinë, pasi që realizon ëndrrën për t’u bërë aktore, dhe shpërthimit të suksesshëm në teatër.

Përmes këtij rrëfimi, autori Culaj arrin të japë elemente etnopsikologjike, filozofike dhe bart te lexuesi një mesazh, fuqinë e bukurisë artistike të fjalës si tërësi teksti dhe fjalisë si kontekst. Romani, fund e krye, e përshkon indin e shpirtit fisnik-human të kryepersonazhit dhe rrezatimin hyjnor për jetën, njerëzit dhe botën.

Kjo sagë jetësore e artistes është shembulli më i mirë për ne se si njeriu i frymëzuar nga një mision i qartë dhe një ideal i kulluar mund t’u rezistojë furtunave e përplasjeve, duke e rimëkëmbur jetën, duke e gjetur kuptimin e saj dhe duke e pasuruar atë më artin e dashurisë dhe mirësisë.

Ky rrëfim romanor është mesazhi epik se jo pak artistë kaluan nëpër luginën e vdekjes por falë stoicizmit, trashëgimisë dhe vizionit të tyre, dolën ngadhënjimtar para kurtheve të botës.

Romanin “Dashuri të paprekura”, me një çmim prej dhjetë euro, mund ta gjeni në libraritë Dukagjini dhe Artini në kryeqytet, ndërsa shumë shpejt do të jetë edhe nëpër libraritë e qyteteve tjera të Kosovës./ KultPlus.com

Lufta sizifiane përballë psikologjisë së turmave

( Një vështrim Telegrafik për letërsinë psikologjike të prof. Dr. ILIR MUHARREMIT )

Nga:Vilson Culaj

Libri ,, Psycho ‘’ është sfidant për tu kuptuar dhe i lehtë ( shije ) për tu lexuar. Eshte fuqia Gnostike dhe Epistimiologjike për ti perceptuar gjerat jashta shablloneve klasike të traditës që nuk është traditë por rigjiditet e fatkeqësi sociale. Aty është e etiketuar dhe e atakuar hipokrizia, miopia, formalizmi dhe emitimet e rrejshme të jetës – jetë që nuk shijohet por vetëm na shpifet si e lumtur. Aty kryqezohen kohërat kalorsiake, moderne e posmoderne në kërkim të njeriut real por gjakimi i shkrimtarit megjithatë mbetet i kotë. Hulumtimi për mbinjeriun e Niçës dhe njeriut normal të autoit mbetet i njejte në ketë libër edhepse shekujt rrjedhin si uji ndër urë. Autori si Eugeni dikur nga prizmi i tij letrar ,, Psycho ‘’ sheh vetëm hije njerëzish në sheshin e Athinës e jo njerëz që në sytë e zemrat e tyre gjallon jeta.. Është lufta e përhershme e legjendës Edipiane për tu shkëputur njëherë e mirë ,, kërthizën ndërpsikike ’’ me prindin, ambientin, shoqerinë naive dhe masat primitive edhepse të gjitha keto të veshura më maskën e postmodernës dhe rrobave të argjendëta.

Në këtë libër reflektohet vazhdimisht e gjakohet ngultas për identitetin personal dhe pranverën e moshës dhe formimin e një desingu ndërpsikik jashta diktatit të botës e nga bota. Është një gjakim letrar e jetësor për tu shkëputur nga Narcisi kolektiv i kësaj shoqerie e cila në vend të lumturisë e progresit sjell vetëm ligësi, maska, intriga, obsukurantizem, lufta, përplasje ideologjike, mu ata prototipa që mbjellin luftë dhe fshehin gjurmët e luftës. Është renja – goditja në kokë përmes një gjykimi Iluminist ndaj veseve njerëzore, luftën e mirë të Logosit ( Fjalës së gjallë ) që nuk mbaron kurrë dhe Etnosit që kapitullon e rikapitullon vetën nëpër gjurmet e historisë hera heres, por më plot herezi e më shpesh përbysje e vendnumërim. Ky libër nuk është libër i Epikondrisë morale as seksuale ( edhepse trajtohet kjo temë ) por i një realiteti të thyer dikur në kohë e hapësirë, që askund si shihet drita në tunel. Romani PSYCHO nuk është një pelhurë e bardhë për lexuesit as autorin por është libër i jetës i mbushur plot jetë dhe bërthamë – ngjarje të jetës.

Idetë e autorit nuk janë të ngurta falë kultures se tij të madhe të leximit e njohjes por janë tepër fluide e konkrete që sillën mes qiellit tokës, e realitetit tonë hera herës të dhimbshëm dhe pa një rrugë zgjidhjeje. Edhepse në shikim të parë libri të krijon përshtypjen e një qasjeje Nihiliste dhe Egzistencializmi post modern në fakt ky libër në strukturën e tij ngerthen edhe racionalizëm Dekartian, klasicizëm, frymë të rilindjes Evropiane , por edhe një lloj Platonizmi të nënshtresuar që fijen e tij mund ta nuhas vetëm lexuesi i kultivuar. Autori është relator idesh dhe lundron nëpër ide sepse idetë e reflektimet letrare i ka tepër të konceptuara, dritëgjata, largpamëse dhe frymëdhuruese.
Libri Psycho është libër për veshët e shurdhër e mendjet e hapura.

Duhet kulturë leximi për ta lakmuar e durim për ta shijuar ketë libër unik. Aty nuk i është vënë pika e dualizmit të jetës si diskurs, por në të ka dualizëm të theksuar që një faqët e para të tij. Ndoshta pak kush nga lexuesit e ka më të kjartë thënjen e John Lockut se sa autori : ,, Bota zhvillohet e përparon si rezultat i të kundërtave ‘’. Autori prof. Dr. Ilir Muharremi nuk është kundra botës përmes diskursit e kosmosit të ketij libri, por botën psikologjike shqiptare deshiron dhe synon ta kultivoj e pikëveshtroj më të përparuar pikërisht përmes fenomenit Ezistencial Psycho.
Psycho është aftësia e autorit për ta njohur psikën e tij përsonale e kolektive, por është edhe një lloj thirrjeje se : Njohja e vet njohja është njëra ndër misionet më fisnike të kësaj botë pa fillim e mbarim, përveç jetës dhe lirisë sonë nese ajo… ( liria ) nuk është e arratisur diku në shkëmbinjtë e thërrmuar të kohës…/KultPlus.com