Violonçelisti Redi Hasa, i cili ka zhvilluar karrierën në Itali, do të performojë në një event muzikor ku muzika baroke takon atë tradicionale shqiptare.
“Bach is back” është projekti, i cili tregon për artistin shqiptar, historinë dhe prejardhjen e tij.
Ky event zhvillohet më 19 gusht në komunën Galatone, Itali.
“Muzika baroke takon atë tradicionale shqiptare “Bach is Back”. Një projekt që flet për mua, historinë time dhe rrënjët e mia”, shkruan violonçelisti shqiptar në faqen e tij në Facebook. / KultPlus.com
Violonçelisti shqiptar Redi Hasa ishte pjesë e Oscar-it 2021. Muzika e dy filmave, “Nomadland” të Chloe Zao dhe “The Father” të Florian Zeller, që triumfuan në këtë edicion të 93-të të Oscar-it mban firmën e kompozitorit dhe pianistit italian Ludovico Einaudi, i cili për realizimin e dy projekteve bashkëpunoi dhe me violonçelistin shqiptar.
Muzika e “Nomadland”, filmit që u vlerësua më tre Oscar, si “Filmi më i mirë”, “Regjia më e mirë” dhe “Aktorja më e mirë protagoniste”, është kompozuar nga Einaudi edhe është interpretuar në piano prej tij, në violinë ngaFederico Mecozzi dhe në violonçel nga Redi Hasa, pjesë të shkëputura nga “Seven Days Walking”, “Elements” dhe “Divenire” të Einaudi-t.
Ndërsa për “The Father”, që triumfoi në Oscar për kategorinë e “Aktorit më të mirë protagonist”, Ludovico Einaudi ka firmosur kolonën zanore me gjashtë pjesë të marra nga “Seven Days Walking” dhe ka kompozuar një pjesë origjinale në titullin “My Journey” (Udhëtimi im).
Por, kush është violonçelisti me famë ndërkombëtare Redi Hasa?
Redi Hasa (1977, Tiranë) lind në një familje muzikantësh në Tiranë. Rrugëtimin me violonçelin e ka nis në moshën 7-vjeçare, në shkollën e muzikës “Kongresi i Përmetit” në Tiranë. Është larguar nga Shqipëria në vitin 1998 për të ndjekur studimet në Leçe të Italisë. Ka bashkëpunuar me këngëtaren italiane Maria Marzotta, edhe prej shumë kohësh bashkëpunon me kompozitorin dhe pianistin me famë botërore Ludovico Einaudi, rokerin Robert Plant dhe Led Zeppelin.
Bashkëpunimet e tij janë të shumta, si me Officina Zoè, Xanti Yaca, Orkestra Salento, Manigold, Adria, Band Adriatica, Admir Shkurtaj Trio, “L’Orchestra Popolare Italiana”, duke bashkëpunuar me artistë si Mbreti Naat Veliov, Orkestra e Koçanëve, Ambrogio Sparagna, Claudio Prima, Emanuele Coluçia, Eva Quartet, Enzo Pagliara dhe shumë të tjerë. /shqiptarja/ KultPlus.com
Një violonçelist dhe producent i koncerteve klasike, Gauthier Herrmann, njoftoi se kishte filluar sot një tur prej 900 kilometrash, nga rajoni parizian në Provence, për të mbrojtur rikthimin e spektakleve skenike.
“Nisja u bë në orën 10:00″ që prej Montgeron (Essonne), në repsektim të plotë të detyrimeve shëndetësore”, theksoi një zëdhënës i operacionit, i quajtur “unë vrapoj për kulturën”.
Katër persona, mes të cilëve dhe një person me aftësi të kufizuara në biçikletë, morën pjesë në këtë nismë përkrah Herrmann dhe synojnë ta shoqërojnë gjatë gjithë udhëtimit të tij deri në Aix-en-Provence (Bouches-du-Rhône), programuar për 13 ditë.
“Kjo sfidë është greva ime e urisë. Unë po marr përsëri kontrollin mbi të ardhmen time, po rimarr lirinë për të lëvizur, zgjedh të shkoj përpara duke mbështetur artistë në të gjithë Francën”, theksoi Herrmann në vendin e operacionit.
Gara do të bëjë të mundur mbështetjen e projekteve kulturore dhe do të shoqërohet nga tre koncerte përgjatë rrugës. /atsh/ KultPlus.com