Pamjet nga Bjeshkët e Kukësit bëhen virale në rrjet

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka postuar në rrjetet sociale një video të filmuar në “Shtegun e ngjyrave”, në Kukës dhe që kohët e fundit është bërë virale në rrjet, duke promovuar alpet e Shqipërisë.

Videoja me kuajt e Afrim Tahirajt, një udhërrëfyes lokal, është rimarrë nga faqja @beautifuldestinations dhe ka bërë xhiron e botës.

Beautifuldestinations me 25 milionë ndjekës, është vetëm njëra nga shumë prej faqeve që kanë shpërndarë këtë video. Përveç saj janë dhe Nature, Earthbestshots, Heaven, Kingdom of Horses, Natgeomagarab etj.

Video në total ka arritur mbi 35 milionë shikime në dy javët e fundit, duke arritur madje 1 milion pëlqime te faqja “Heaven”.

Xhirimi i bukur me kuajt e lirë, me një peizazh befasues, shfaq bukurinë natyrore dhe qetësinë që ofron Kukësi e Shqipëria, duke ftuar miliona ndjekësit e këtyre faqeve, në një udhëtim nëpër veriun e vendit./ atsh / KultPlus.com

Imazhi i famshëm i Sandersit tani edhe në ambalazhin e një birre

Një birrari ka vendosur që të hedhë në treg një lloj të veçantë të birrës për ta nderuar senatorin Bernie Sanders, i cili u bë i famshëm me pozicionin që kishte marrë gjatë inaugurimit të presidentit Joe Biden.

Ata që e përdorin alkoolin tani mund ta blejnë birrën e quajtur “Bernie’s Smitten Mittens”, që prodhohet në Vermont. Sidoqoftë, këtë mundësi e kanë vetëm për Ditën e të Dashuruarve, që është të dielën.

Vëmendje të veçantë më 20 janar, ditën e inaugurimit të presidentit të ri, morën dorezat e senatorit Sanders, të cilat ia kishte punuar Jen Ellis, që jep mësim më shkollën Essex Westford.

Senatori i kishte marrë dorezat si dhuratë para gati tre vjetëve, shkruan Daily Mail.

Një pjesë e të hollave që do të grumbullohen nga shitja e kësaj birre do t’i dhurohen një qendre lokale për shpërndarjen e ushqimit.

Ndryshe, fotografia e Sandersit i ka nxitur shumë njerëz që të bëjnë montazhe të ndryshme, duke e vendosur atë në situata nga më të çuditshmet dhe qesharaket. /express/ KultPlus.com

Dua Lipa me një rrëfim ndryshe, shpalos problemet me shëndetin mendor pas talljeve që ju bënë

Karriera e yllit të muzikës pop, Dua Lipës, filloj të merrte hov në vitin 2017 me albumin e parë të saj të quajtur ‘Dua Lipa’ mirëpo, një sërë talljesh ndaj saj i bënë keq në shëndetin mendor. Ndërkaq në vitin 2018 ajo u bë virale me një video të performancës së saj të kërcimit që përqeshej dhe shndërrohej në një video satirike në internet.

Këngëtarja u tregua e hapur në lidhje me videon në fjalë gjatë një interviste të fundit për Revistën “Attitude”, ku ajo pranoi se luftoi me shëndetin e saj mendor pas talljes që iu bë në internet.

“Unë e kam provuar ngacmimin kur publikova albumin tim të parë dhe ishte padyshim diçka që më dha ankth dhe më bëri të mërzitem e të ndjehem sikur nuk isha mjaft e mirë dhe mendoja me vete: ‘Mbase nuk jam menduar mirë për të qenë këtu, në skenë’’, zbuloi ajo.

Pasi videoja e vallëzimit u bë virale, këngëtarja fitoi dy çmime ‘Grammy’ për “Artisten e re më të mirë” dhe “Këngën më të mirë ritmike” në vitin 2019, megjithëse kishte akoma disa që e kontestonin.

Edhe pas Grammy-t, disa njerëz thoshin: ‘Epo, ajo nuk e meriton atë’”, shtoi ajo.

“Për një periudhë të shkurtër kohore, kjo gjë ngatërroi shëndetin tim mendor. E dini, unë ngjitesha në skenë dhe nëse dikush do të më xhironte, në kokën time unë isha duke thënë: ‘Oh, ata po më filmojnë sepse ata duan ta mbajnë atë video. Ata do ta filmojnë në mënyrë që të mund të qeshin me mua ose diçka tjetër’”, tha ajo./ DailyMail/ KultPlus.com

“E urrej celularin e mamit”, tema e një 7-vjeçari që u bë virale në rrjet

“E urrej telefonin celular të mamit tim”. Tema e një fëmije 7 vjeçar është virale dhe bën të reflektosh, çdo prind duhet ta lexojë atë. Fëmija shkruan një temë për varësinë e nënës së tij nga telefoni.

Një mësues amerikan ka vendosur të publikojë temën e një studenti 7-vjeçar në profilin e tij në Facebook, arsyeja është e habitshme. Tema ishte bazuar në shpikjen që urrenin më së shumti dhe ky fëmijë shkroi në detyrën e tij se e urren celularin, sepse prindërit e tij janë gjithmonë në telefon. Mësuesja ishte vërtet e befasuar nga përgjigjet e studentëve të saj, nga 21 studentë, 4 kishin treguar telefonin celular si shpikjen më të neveritshme. Kështu, ai donte të lëshonte një lloj apeli, duke i ftuar të gjithë prindërit që të dëgjojnë fëmijët e tyre dhe të lënë telefonin e tyre celular.

“Dëgjoni fëmijët tuaj dhe lini celularin”, shkroi mësuesja në Facebook. Detyra kryesore e fëmijës u bë virale pasi ai tha se si nëna e tij ishte gjithmonë me telefonin e saj në dorë: “Nuk më pëlqen telefoni sepse nëna ime është në telefon gjatë gjithë ditës . Një telefon ndonjëherë është një gjë e keqe. E urrej telefonin e mamit dhe do të doja që ajo të mos kishte pasur kurrë një të tillë. Kjo është një shpikje që nuk më pëlqen”.

Tema me shkrim dore u shoqërua me dizajnin e një celulari me një kryq dhe një fytyrë të trishtuar me një re të vogël që thoshte: “E urrej”.

“Çdo ditë të jetës sonë, bëjmë një depozitim të vockël në bankën e kujtesës së fëmijëve tanë”

  • Charles Swindoll

/ bota.al / KultPlus.com