Është hapur audicion për filmin e metrazhit të gjatë “Vdekja e një të pafajshmi” të regjisorit Visar Morina, ku janë ftuar të gjithë aktorët dhe jo aktorët që të marrin pjesë në këtë audicion që do të mbahet me 27 prill.
Sipas njoftimit, kërkohen burra të moshës 35 deri në 75 vjeçar dhe gra të moshës 30 deri në 75 vjeç.
Për të aplikuar është e nevojshme që të dërgohen disa të dhëna personale ku përfshihen emri, mbiemri, mosha, një fotografi, CV dhe gjatësia e trupit.
Data e fundit për aplikim është 23 prill 2024. / KultPlus.com
Ambasada Amerikane në Kosovë ka bërë thirrje për mbrojtjen e autorësisë intelektuale të prodhimeve kreative në Kosovë, shkruan KultPlus.
Ambasada Amerikane një kërkesë të tillë e ka bërë duke vënë në pah krijimtarinë e gjerë të artistëve kosovarë, duke filluar që nga suksesi i Blerta Bashollit, Dua Lipës, e nominimin e Visar Morinës në Globin e Artë.
“Kosovarët janë të njohur për krijimtarinë e tyre. Vetëm këtë vit, Blerta Basholli fitoi 3 çmime Sundance për “Hive”, Dua Lipa fitoi një Grammy, dhe “Exile” i Visar Morinës u bë i nominuari i parë i Globit të Artë në Kosovë. Kjo krijimtari duhet të mbrohet, jo të shfrytëzohet. Kjo është ajo që kanë të bëjnë me të drejtat e pronësisë intelektuale. Çfarë do të bëni për të mbrojtur prodhimet kreative të Kosovës?”, shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë./ KultPlus.com
Filmi ‘Exil’ i regjisorit Visar Morina do të prezantohet në edicionin e 78-të të ‘Golden Globes’, shkruan KultPlus.
Filmi ‘Exil’ në ceremoninë ‘Golden Globes’ konkurron në kategorinë e filmave të huaj.
Exil është një përpjekje për të zgjuar pasiguritë e jetës dhe arsyet e mikroagresioneve. Xhaferi, një kosovar që jeton në Gjermani, gjen një mi të vdekur, të cilin dikush e ka lënë të varur në derën e tij të përparme. I irrituar nga rutina e tij e ashpër në punë, Xhafer mendon dhe përpiqet të zgjidhë misterin dhe arsyet pse dikush do ta bënte atë gjë. Ai përpiqet ti fajësojë të gjithë; nga politika e zyrës deri tek disa nga qëndrimet e kolegëve të tij, por ai nuk mund të gjejë një arsye. Bashkëshortja e tij mendon se e gjithë kjo duhet të jetë shaka e dikujt.
‘Exil’-i është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga Ministri për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRË, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, dhe German Federal Film Board.
Festivali i 32-të i Filmit në Trieste i cili do të zhvillohet nga 21 deri më 30 janar 2021, drejtuar nga Fabrizio Grosoli dhe Nicoletta Romeo, ka nisur të zbulojë disa nga titujt e filmave që do të jenë pjesë e festivalit, shkruan KultPlus.
Midis filmave artistikë në garë, dy kanë për regjisorë shqiptarë.
“Galaktika e Andromedës” i regjisores More Raca dhe “Exil” nga regjisori Visar Morina janë bërë pjesë e konkurrencës zyrtare të Festivalit të Filmit të Triestës në Itali.
Drama “Exil” merr Çmimin e Filmit “Günter Rohrbach” të shoqëruar me vlerë monetare prej 10.000 eurosh. Juria e ka justifikuar përcaktimin e saj për këtë vepër, duke e vlerësuar atë si “një film tërheqës që merret me kompleksin mjaft aktual të dukurive si racizmi dhe diskriminimi, shkruan dpa.de.
Drama flet për një inxhinier të kimisë, Xhaferin, i cili ka lindur në Kosovë dhe tani jeton në Gjermani, i cili merr tipare paranojake.
Rolin e inxhinierit e luan aktori me prejardhje kroate, Mišel Matičević, i cili gjithashtu mori çmimin për aktorin më të mirë për portretizimin e tij të rolit ambivalent, transmeton KultPlus.
Nina Hoss u nderua si aktorja më e mirë. Në filmin “Pelikanblut” ajo mishëron një trainere kuajsh dhe nënë të një vajze të adoptuar e cila merr një vajzë tjetër nga Bullgaria. Të dy çmimet janë të pajisura me 3000 euro. Çmimi i Transmetimit i Saarland iu dha Ralf Husmann për skenarin e “Mbreti i Këlnit”.
Ky çmim është i pajisur me 5000 euro. Gala e çmimeve të filmit, në të cilën zakonisht shpallen fituesit, u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit. Fituesit e këtij viti do të nderohen përsëri në gala-në tjetër.
Për filmin “Exil” është shkruar dhe po shkruhet në superlativ nga mediat e zonës gjermanishtfolëse.
“Duhen më pak se 20 minuta, dhe filmi “Exil” i Visar Morinës tregon të gjitha shenjat e një trileri të shkëlqyeshëm psikologjik që zhvillohet në korridore dhe në dhomat e takimeve të një kompanie gjermane të mesme shkruan “Der Standard”, transmeton albinfo.ch. Jo domosdoshmërisht nga fakti që Xhaferi ka lindur në Kosovë, filmi “Exil” edhe si një triler konvencional mund të ishte i imagjinueshëm dhe sigurisht shumë tërheqës.
Por, ajo që e bën këtë një film kyç për Gjermaninë e sotme dhe për shoqëritë e ngjashme migrante evropiane – përfshirë edhe Austrinë – është diçka tjetër. Xhaferi duket se është “integruar” mirë në çdo aspekt, por ka një ndryshim këtu. Ai ju bën të pyesni veten menjëherë nëse ndjenja e këtij ndryshimi është subjektive apo objektive. Dhe, këtë tension Morina e përpunon me një siguri të jashtëzakonshme narrative”.
E gjitha është një udhëtim i errët në mendjen e një njeriu që ndjen se po trajtohet padrejtësisht nga bota që e rrethon. Me këtë rast regjisori Visar Morina dhe ekipi i tij arrijnë të empatizojnë audiencën me këtë njeri.
“Exil” është një projekt ambicioz që adreson në një mënyrë jo konvencionale çështje serioze si racizmi dhe ngacmimi (mobingu). Dilema e ngatërruar në mes të racizmit të vërtetë dhe paranojës e përshkon në fakt gjithë filmin. Dhe duket se vetë regjisori Morina e njeh më së miri këtë fushë: përvojat e tij personale me racizmin që përjetohet në përditshmëri gërshetohen në këtë film, transmeton albinfo.ch. Ai tregon sesi racizmi dhe paranoja shkojnë krah për krah dhe ushqejnë njeri-tjetrin.
Filmi është bashkëprodhim në mes të Gjermanisë, Kosovës dhe Belgjikës: Titulli origjinal: “Exil”; Drama; D, Bel, RKS 2020; Regjisori: Visar Morina; Skenari: Visar Morina; Aktorët: Mišel Maticevic, Sandra Hüller, Rainer Bock, Thomas Mraz, Flonja Kodheli; distribucioni: Alamode Film. / KultPlus.com
Sukseset e filmi ‘Exil’ të regjisorit, Visar Morina nuk kanë të ndalur. Së fundmi është bërë ditur se filmi do të marrë pjesë në festivalin e filmit në Karlovy Vary, shkruan KultPlus.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Morina ka shkruar se ndjehet i lumtur që filmi ‘Exil’ do të marrë pjesë në festivalin e filmit në Karlovy Vary.
“I lumtur që Exil do të jetë pjesë e Karlovy Vary IFF Special “KVIFF 54½”. Shumë dashuri për Karlovy Vary”, ka shkruar ai.
Exil është një përpjekje për të zgjuar pasiguritë e jetës dhe arsyet e mikroagresioneve. Xhaferi, një kosovar që jeton në Gjermani, gjen një mi të vdekur, të cilin dikush e ka lënë të varur në derën e tij të përparme. I irrituar nga rutina e tij e ashpër në punë, Xhafer mendon dhe përpiqet të zgjidhë misterin dhe arsyet pse dikush do ta bënte atë gjë. Ai përpiqet ti fajësojë të gjithë; nga politika e zyrës deri tek disa nga qëndrimet e kolegëve të tij, por ai nuk mund të gjejë një arsye. Bashkëshortja e tij mendon se e gjithë kjo duhet të jetë shaka e dikujt.
‘Exil’-i është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga Ministri për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRË, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, dhe German Federal Film Board.
Frika që Xhaferi kishte ndaj minjve shfaqet që në minutat e parë të këtij filmi, ku n’derën e shtëpisë së tij qëndron i varur një mi i vdekur. Xhaferi, kosovari që tash e sa kohë kishte migruar në Gjermani bënë përpjeke për të zgjidhur misterin, për të kuptuar se pse janë minjtë ata që po e përndjekin në secilën pjesë të ditës, e mbi të gjitha për të kuptuar se kush qëndron pas kësaj.
Ora 16:00 shënoi premierën e filmit ‘Exil’ për publikun kosovar, dhe pikërisht minutat e këtij filmi shënuan edhe hapjen e edicionit të dymbëdhjetë të festivalit ‘PriFest’. Ndryshe nga herët e tjera, ky edicion erdhi në formatin online, për ti dhuruar kështu publikut emocionet e njëjta nga ekranet e tyre. Magjia që edicioni i sivjetëm ‘PriFest’ e filloi qysh në natën e parë, do të vazhdoj deri këtë të diele, shkruan KultPlus.
Në një intervistë për KultPlus, regjisori i këtij filmi Visar Morina ka treguar se për ‘Exil’ ka filluar të punohet qysh në vitin 2016, prandaj edhe për të përshkruan një punë katër vjeçare është pak të thuhet në disa rreshta.
“Ka qenë një proces pak shumë i gjatë, në vitin 2016 kam filluar ta shkruaj skenarin, xhirimi është bërë në vitin 2018, kurse premiera është bërë në Janar të këtij viti. Gjatë tërë kësaj kohe kam qenë i zënë vetëm me këtë projekt, kam punuar për plot katër vite në të. Është e vështirë të thuhen vetëm dy apo tre rreshta”, ka deklaruar Morina.
Rrugëtimi dhe puna katërvjeçare për filmin ‘Exil’ ka pasur edhe sfidat e tij. Për regjisorin Morina pjesa më e komplikuar e gjithë procesit të bërjes së filmit ka qenë procesi i montazhes, ngase siç thotë ai materiali që ka pasur në dispozicion një xhirim 87 orësh.
“Vështirësi në kuptimin e fjalës nuk ka pasur, ka pasur sfida në një far mënyre. Pricesi i motazhes për mua ka qenë i komplikuar sepse ka pasur shumë material, kanë qenë 87 orë material të xhiruar prandaj dhe procesi i montimit ka marrë një kohë të gjatë. Mirëpo kam pasur fat me aktorët, produksionin, pra disa kushte që kanë qenë të mira e njëkohësisht të rëndësishme”, ka thënë tutje regjisori.
Ndonëse në film Xhaferi është një shqiptar, emigrant nga Kosova, i cili herë pas here flet edhe në gjuhën shqipe, aktori që jetësoj personazhin e Xhaferit është kroati Mišel Matičević. Madje edhe në filmin ‘Exil’, kolegët e tij ngatërrojnë prejardhjen e tij, ku herë pas here, vendlindjen e Xhaferit, kosovarit emigrant, e quajnë Kroaci.
Edhe pse premira e parë e filmit ishte dhënë qsyh në Janar, për publikun Kosovar ishe pikërisht nata e parë e ‘PriFest’ që e solli ‘Exil’ në ekranet e tyre. E për Visar Mornën shfaqja e filmit në Kosovë është esenciale e madje edhe emocionale.
“Normalisht që shfaqja për mua në Kosovë, ka diçka shumë emocionale, është madje esenciale. ‘Exil’ ka një lidhje me Kosovën, madje Kosova ke qenë co – producenti i projektit”, ka thënë tutje Morina.
Për regjisorin është një situatë jo e mirë, fakti që ‘PriFest’ nuk po mbahet në formatin e tij të zakonshëm, por në të njëjtën kohë ai e konsideron të mirë mundësinë e shfaqjes së filmave në formatin online, sesa anulimin e krejtësishëm të festivalit.
Por, festivali ‘PriFest’ nuk është rruga e parë që ndoqi ‘Exil’. Filmi i regjisorit shqiptar, Visar Morina deri tani ka korrur suksese të shumta. ‘Exil’ ka marrë pjesë në shumë festivale e ka rrëmbyer shumë çmime, madje në festivalin e Sarajevës ai rrëmbeu çmimin kryesor të këtij festivali, ‘Zemra e Sarajevës’.
Morina ka rrëfyer se situata që u krijua në festivalin e Sarajevës ishte e njëllojtë me ‘PriFest’ ngase ai kishte pritur një kohë të gjatë për të marrë pjesë në këtë festival. Kurse për të ‘Zemra e Sarajevës’ është një nder dhe një nga çmimet më të rëndësishme.
“Situata ka qenë e njëjtë edhe në Sarajevë, i kemi pasur biletat e nxejerrura dhe në fund festivali është mbajtur online. Që nga hera e parë kur kam qenë në Sarajevë, ky festival ka qenë gjëja më e mirë që kam përjetuar. Nuk po them për nga rëndësia, por ka qenë lezet me shku në Sarajevë, në një far mënyre më kujtonte edhe Prishtinën. Por, prap se prap jam gëzuar jashtë mase, është nder dhe është diçka shumë e rëndësishme jo vetëm për mua, por edhe për filmi” ka përfunduar kështu intërvistën Visar Morina.
‘Exil’-i është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga Ministri për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRË, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, dhe German Federal Film Board.
Pas ‘Babai’-t në 2016, ‘Exil’-i do të jetë filmi i dytë lartëvlerësuar i Visar Morinës që Kosova propozon për OSCARS. Në gusht ‘Exil’-i fitoi çmimin kryesor të Festivalit të Sarajevës, Zemrën e Sarajevës në kuadër të kategorisë kryesore.
Ndërsa në janar dhe shkurt filmi shfaqi premierën botërore dhe atë evropiane në Sundance dhe Berlinale. Këtë jave ‘Exil’-i u përzgjodh nga komiteti selektues që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë Best International Feature të Oscars.
Filmi përcjellë Xhaferin me origjinë nga Kosova (luajtur nga Misel Maticevic), një inxhinier i kimisë që jeton në Gjermani i cili dyshon që është bërë shënjestër e kolegëve të tij racistë.
“EKZILI është një portret i mprehtë i gjeneratës së integruar të emigranteve, gjenerate kjo që rrallë e shohim në film, të cilët pavarësisht arritjeve personale rrallë lirohen nga ndjenja e të qenit të huaj. Konsiderojmë se ky film flet në mënyrë shumë univerzale, jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë ata që largohen nga vendlindjet e tyre për të gjetur qytete të reja që kurrë nuk u shëndërruan në shtëpi. Ekzili shtyen për një dialog aq të munguar mbi politikat e mikpritjes.” ishte deklarata e komitetit selektues pas përzgjedhjes së filmit.
‘Exil’-i është bashkëprodhim në mes Gjermanisë, Kosovës dhe Belgjikës, prodhuar nga Komplizen Film – Gjermani, Ikonë Studio – Kosovë dhe Frakas nga Belgjika.
Komiteti selektues i aprovuar nga Akademia e Çmimeve Oscars ishte e përbërë nga kineastë kosovarë: Sevdije Kastrati, Alban Ukaj, Kaltrina Krasniqi, Bujar Kabashi, Doruntina Basha, Ilir Gjocaj, dhe Kreshnik Keka Berisha. / KultPlus.com
Pas një vere të gjatë e të mundimshme me situatën e krijuar nga pandemia, PriFest ka vendosur të sjellë kinemanë në shtëpinë tuaj përmes edicionit të sivjtshëm online, në pamundësi t’a mbajë atë sic do vit tjetër në qendrën e kryeqytetit në Prishtinë.
‘Pas shume diskutimesh e shumë idesh se si ta mbajmë edicionin e sivjetmë, menyra e vetme që u konfirmua ishte edicioni online’, thuhet në komunikatën për media.
Ky edicion do të mbahet në muajin Tetor të këtij viti, në datat 19-25. Filmat që do shfaqen këtë vit do shfaqen ekskluzivisht për shikuesit që ndodhen në shtetin e Kosovës.
Poashtu, në pamundësi të prezencës fizike të mysafirëve të shumtë ndërkombëtar si çdo vit, si dhe anëtarëve të jurive, ky edicion nuk do jetë garues.
Drejtori Artistik i festivalit: Fatos Berisha, ka konfirmuar që edhe këtë vit, filmat e përzgjedhur do jenë filma të cilët dëshmojnë që PriFest vazhdon të mbetet festival I rëndësishëm për të gjithë filmbërësit në rajon dhe më gjerë. “Megjithëse këtë vit për shkak të edicionit online jemi detyruar të reduktojmë numrin e filmave, jemi shumë të kënaqur me të gjitha aplikimet që janë bërë, me të gjithë filmat që janë përzgjedhur dhe me gjithë punën që po bëhet për të realizuar këtë edicion, më ndryshe se të gjithë edicionet e mëparshëm.”
Për të ndjekur filmat online ju duhet të regjistroheni në platformën online përmes një linku të cilin do e publikojmë 1 javë para festivalit në webfaqen e PriFest www.prifest.org
Filmi “Exile” në regji te Visar Morinës do bëjë hapjen e festivalit me datë 19.10.2020
Këtë vit, PriFest ka filluar bashkëpunim me EFA-European Film Academy, dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi do të sjellin 6 filma të shkurtë të cilët do shfaqen brenda datave të festivalit.
‘Edhe këtë vit kemi pasur përkrahjen nga partnerët dhe sponzorët, pa të cilët festivali nuk do mund të realizohej. Raiffaisen Bank Kosovë, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Youth Artivists for Change përkrahur nga Qeveria Holandeze janë disa nga sponzorët dhe përkrahësit tanë, të cileve PriFest u është gjithnjë mirënjohës’, thuhet tutje në komunikatë
Për më shumë informata rreth programit, orareve të filmave dhe aktiviteteve mund të informoheni në rrjetet sociale Instagram, Facebook dhe Twitter si dhe në webfaqen e PriFest www.prifest.org
Poashtu, në komunikatë ceket se meqë natyra e edicionit të sivjetëm të këtij festivalit nuk është garuese, nuk është bërë as ndarja e filmave sipas kategorive.
Më poshtë gjeni të gjitha filmat pjesëmarrës në këtë vit në PriFest, të renditur pa kategori.
Filmat e metrazhit të gjatë
1. Tel Aviv on Fire / Regjisor: Sameh Zoabi 100 min
Shoqëria njerëzore ende vuan dhe është nën kompleksin, konfliktin dhe kërcënimin që ndien ndaj tjetrit (të huajit). Apo, thënë ndryshe, në klasiken e psikologjisë, ajo e konfirmon veten e saj si një kolektiv në raport me shtypjen dhe stigmatizimin e tjetrit.
Filmi “Exile” i regjisorit kosovar Visar Morina, është ko-produksion gjerman (Komplizen Film), kosovar (Ikonë) Studio), dhe belge Frakas.
“Exile” është film i cili hapë këtë problem njerëzor, në nivelin kontekstual dhe në atë universal, duke e vëzhguar njeriun në përpjekje të jetojë tjetër dhe të kalojë dallimin. I huaji, në zhargonin popullor, apo – tjetri në fjalorin më të lartë, është kërcënimi, qoftë edhe i vetëm. Është kërcënim qoftë edhe nëse është i suksesshëm, Apo në të vërtetë është kërcënim posaçërisht nëse është i suksesshëm. Tjetri është kërcënimi i kolektivit, asimilimit të tij, tëhuajsimit të tij dhe të dobësimit të tij.
Diku afër kulminacionit të filmit, në skenën e filmit “Exile” kur kompania ku punon protagonisti i filmit ka fituar kontratën për pesë vitet e ardhshme, flitet për të gjitha “nivelet” në të cilat “banojnë” dhe prej nga vijnë punëtorët e kompanisë. Në këtë protagonisti kosovar në ekzil, pyetet se prej nga është. Atij i duhet të përsëris disa herë se është nga Kosova. Për një moment të gjithë duartrokasin, fillojnë të duartrokasin në sinkroni dhe duke mos u ndalë. Vetëm pse personazhi Xhafer Kryeziu (luajtur nga Misel Maticevic) është nga Kosova.
Kjo duartrokitje, inciuar në film nga armiku në punë i protagonistit, dhe ngritur në nivel kolektiv dhe atë pa ndalë për kohë të gjatë, pa asnjë shkas apo kuptim, apo duke pas për të vetmin argument se një kosovar punon në atë kolektiv, është dhunë, izolim brenda kolektivit, dhe ironi e papërkitjes së tij në përhershmëri. Duartrokitja në të vërtetë është dhuna e cila shtresohet në totalitet si univers i paikshëm e në të njëjtën kohë edhe i pa-sfidueshëm.
Kjo duartrokitje në të vërtetë është pikërisht ajo që u quajt klasike e psikologjisë mbi konceptin e tjetrit: është konfirmim i arritjes, lirisë dhe mundësisë së shoqërisë/kolektivit të këtij universi real të këtij filmi përmes duartrokitjes një kosovari vetëm pse është kosovar brenda këtij kolektivi. Kjo është shtypja klasike e njeriut tjetër si ndryshe por edhe si i – zbutur – brenda kolektivit mikëpritës.
Filmi “Exile” në regji të regjisorit kosovar Visar Morina, në produksion gjerman me aktorët kryesor Misel Maticevic dhe Sandra Huller, është film tejet i sofisktikuar shprehur në planin up – close and personal të protagonistit, gjë që krijon efektin e të ndierët të aksionit, ngjarjes dhe jetësimit të filmit deri nën lëkurë. Kjo kinematografi është vëzhgim dhe përafrim i ndjeshmërisë së përjetimit të protagonistit deri edhe tej kufirit të mbrojtur të intimitetit, apo duke thyer edhe kufirin ndarës ndërmjet kinematografisë dhe përjetimit të filmit përmes kalimit të kufirit të aktrimit/personifikimit në (dyshim) të njerëzores . Në të vërtetë është film i rëndë/serioz i cili (siç edhe është cilësuar nga kritika – klaustrofobik në skenën e tij) krijon universin real të filmit të padalje, të paikshëm dhe në ballë të çdo frymëmarrje, lëvizje dhe edhe ëndërr të protagonistit.
Kjo është e arritur mjeshtërisht në këtë film përmes minimalizmit të skenës dhe të minimalizmit të ngjarjes në film. Në të vërtetë në tërësi janë vetëm dy vendngjarje: vendi i punës, një kompani kimike në Gjermani krejtësisht klaustrofobike, ku punon protagonisti Xhafer Kryeziu: dhe shtëpia e protagonistit. Po ashtu edhe numri i aktorëve është minimalistik, në përgjithësi me protagonistin, kundërshtarin Urs i cili bën vetëvrasje dhe gruan e protagonistit në të shumtën e filmit. Ky minimalizëm krijon afërsinë e paikshme dhe në ballë të çdo lëvizje dhe frymëmarrje të protagonistit duke e krijuar realen e përjetimit të një të mërguarit, të një të huaji në një ambient kolektivi bashkëkohor i cili nuk arrin të percpetoj, të integroj dhe të pranoj një të huaj – një tjetër i cili mundet dhe gjen kuptim të jetës së tij në këtë kolektiv.
Megjithëse filmi luhet dhe shprehet në rrafshin psikologjik, ai është në të vërtetë film me ndërthurje të zhanreve dhe të situatave që vëzhgojnë dhe trajtojnë shtresat e një jete të të mërguarit në përpjekje për integrim në tërësinë e saj. Në këtë filmi shprehet përmes asaj që quhet abject (përafërisht – neveri) të mungesës së kufirit të personës së protagonistit, në të vërtetë të afërsisë së tij tej intimes – deri në njerëzim të senzacionit kinematografik, thënë ndryshe dokumentarizim të tij.
Ky abject në filimin “Exile” është teknikë kinematogrfike e cila e vizuelizon dhe jetëson peshën, presionin real të tjetrit në një kolektiv konezarvativ. Një prej simbolikave të këtij abject është edhe kërcënimi i protagonistit nga kolektivi përmes minjëve të ngordhur e gjë e cila është fobi e tij treguar në kolektivin e punës së tij.
Mirëpo, më tutje, janë dy shtresa mbi të cilat ndërtohet kjo abject teknikë në jetësimin e presionit real të tjetrit në një kolektiv konservativ si ky i filmit “Exile”:
1. pamundësia për të pasur të drejtë; pamundësia për t’u ankuar; pamundësia për të qenë i përkahur izoluar në kontekstin e huaj klaustrofobik
2. up close and personal përvijimi i toruturës, dhunës dhe izolimit brenda këtij universi real të filmit “Exile”.
Por në të vërtetë abject në fjalë është përafrimi i përjetimit dhe skenave me pak dallim apo fare pak dallim ndërmjet dhunës dhe përpjekjes së “tjetrit”. Në këtë vëzhgim abject njeriu, tjetri, është një i arritur dhe i aftë, i cili tërësisht ngadalë, durimshëm dhe me sofisktikim teknik kinematografik dhe të skenarit thyhet, dezintegrohet dhe në fund humb tërë ndërtimin e jetës së tij në këtë univers. Ky kalim, nga fuqia dhe aftësia për të përballur tërë kolektivin dhe për të arritur tutje në kolektiv është pikërisht abject i cili jo vetëm se kinematografizohet por edhe e vendos shikuesin në burgun e “tjetrit” pa dalje dhe pa sensacionin e çudisë apo të papriturës artistike, si premtim për argëtim.
Dezintegrimi që e vëzhgojmë të mbyllur në klaustrofobinë e universit të filmit dhe të skenave të tij krijojnë neverinë e të qenit i shtypur, i huaj dhe tjetër deri në mungesë logjike, drejtësie dhe edhe mbrojtjeje.
Më tutje, filmi “Exile” është tejet i suksesshëm në renditjen e skenave të cilat shpërfaqin dezintegrimin e protagonistit nën këtë presion abject.
Në të vërtetë protagonisti si tjetër, është rrënjësisht i goditur dhe i tronditur në kolektivin ku jeton dhe me këtë ai kalon në paranojë tejet të rrezikshme.
Në skenën brilante, derisa Xhaferi dhe bashkëshortja e tij (Sandra Huller) janë duke fjetur, Xhaferi i përfshirë në paranojë fillon të merr erë gruan e tij për të gjetur shkasin e tradhtisë bashkëshortore. Për një moment, derisa ata fillojnë të puthen, ai e gulfatë atë dhe nuk e lëshon. Shikuar në raport me ngjarjen e filmit, ky veprim i tij është shprehje e agresionit të përjetuar dhe edhe afekt në paranojë. Mirëpo kjo është fenomen psikologjik i kthimit të tij në zanafillën apo edhe në “krevatin” e tij për të vrarë çdo gjë që e lidh me këtë univers/kolektiv. Është dorëzim dhe ringjallje e vrasësit për të kapur “drejtësinë” në duart e veta. Është pendim i tjetrit për lidhjen me kolektivin “Mikëpritës”, dhe tendencë për të zhdukur, harruar dhe për të këputur çfarëdo lidhje me atë.
Në skenën tjetër atë e nxënë ankthi duke parë në ëndërr foshnjet minjë duke thithur nga nëna e tij. Kjo në raport të drejtë me ngjarjen e filmit është ankthi i përbashkimit të kolektivit dhe të të mbijetuarit/manifestimit në mënyrë të përbashkët dhe në këtë pandashmëria e tyre, apo edhe asimilimi i tij, që ka filluar ta brejë qysh në kohërat para ngjarjes së filmit, sidomos në raportin e tij me vjehrrën e tij dhe në marrëdhënien jashtë martesore me pastruesen po ashtu shqiptare në vendin e tij të punës. Mirëpo në shtresën më të thellë, ky ankth i tij që e sheh Xhaferi/protagonisti, është kthim në të kaluarën e tij, kthim në mizerjen e tij, ku xhaxhai i tij ka bërë vetëvrasje me kokë në shporet. Është kthim në instiktiven dhe në ferrin e tmerrit të tij, jo për shkak të pamundësisë së kthimit apo të të të kaluarës, por në të vërtetë është të parit të zhveshur të kolektivit dhe të instinktit të kolektivit i cili ende është peng i po të njëjtit. Është tërë abject-i i njerëzores, ende peng i mizerjes së tij.
Në disa raste (së paku dy) Xhaferi është i tmerruar nga mënyra se si thitë nga gjiri i nënës/bashkëshortes së tij djali i tij (megjithëse i ka dy vajza të rritura). Kjo tanimë është shtresë tej sipërfaqësores dhe ka të bëj me tmerrin dhe ankthin e të parit të primordiales. Të pangopshmërisë. Të egoizmit, qoftë edhe në beben/djalin e tij. Dhe të pakthyeshmërisë së fatit njerëzor pre e instinktit të tij.
Këto tri skena e japin të qartë kthimin në instiktive si vetëmbrojtje ndaj dhunës, presionit, izolimit, ndaj të huajve/kolektivit ku jeton në radhë të parë të protagonistit, nën presionin e dhunës së bardhë të kolektivit dhe në universin në të cilin përpiqet, dhe po ashtu edhe shtresimit të dhunës në shoqërinë njerëzore përmes regjisë dhe skenarit e cila çanë në paranojë dhe e kthen në vrasës njeriun i cili tanimë ia kishte dalë në një univers dhe kolektiv të ri.
Filmi “Exile” i Visar Morinës, është film që ndërtohet dhe shprehet në disa shtresa. Është film: për integrimin e të huajit në Gjermaninë bashkëkohore; film për largësinë ndërmjet kulturave dhe me këtë mosnjohjen; dhe aq më shumë është film për – tjetrin.
Në film, sipas tërë ngjarjes dhe sipas ndërtimit të tij ka vetëm dy zgjidhje:
– dorëzimin deri në vrasës të gruas dhe dezintegrim të rrënjësishëm;
– apo asimilim dhe pranim të rolit të të qenit turp edhe i familjes vetëm pse është tjetër.
Kjo në të vërtetë është vetë pasqyrë e kontekstit ku ndodh filmi dhe po ashtu edhe pasqyra e shoqërisë njerëzore nën pengun e vetëdijes kolektive si përvojë unike dhe etnike. Qoftë edhe në kolektiv bashkëkohor si ky në filmin e regjisorit Visar Morina, pengu i të qenit të pastër etnikisht, apo edhe në vetëdije kolektive është i pakalueshëm. Në të vërtetë filmi e bën të qartë disa herë dilemën, nëse kjo bëhet për shkak të agresioneve brenda vetë këtij kolektivi, nëse kjo është e vetëdijshme apo nëse është sjellje krejtësisht e pavetëdijshme. Por ajo që është me rëndësi është se tjetri nuk mund të mbetet. Atij duhet t’i caktohet vendi i tij.
Në anën universale të njeriut me – tjetrin, si përfundim, tjetri, është kërcënimi i vetëm i njeriut, jo vetëm në mirëqeninen e tij dhe në reflektimin e tij të vetëdijshëm, por sidomos në territorin e tij. Në vetë pastërtinë e tij, qoftë etnike apo edhe të përvojës së tij të përbashkët. Në këtë kërcënim tjetri nuk zhduket edhe nëse vritet, edhe nëse zhduket. Në të vërtetë kërcënimi rrjedhë nga të qenit e tij ndryshe dhe një botë edhe e re e edhe jashtë kolektivit. Gjë që krijon kërcënimin për hapjen, dezintegrimin dhe tëhuajsimin e botës së njohur të kolektivit. Në këtë tërë që mbetet është që tjetri të dorëzohet dhe të përkulet para asimilimit dhe të pranojë kolektivin në rolin që i cakton ai. E ky rol, për të qenit në ekzil, për të mërguarit, për pakicat, është gjithnjë aty ku ata nuk janë më kërcënim. / KultPlus.com
‘Exil’ sonte triumfoi në Sarajevë duke e fituar çmimin kryesorë të festivalit ‘Zemrën e Sarajevës’ në një ceremoni të organizuar online për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.
Këtë vit juria e programit kryesor garues përbëhej nga regjisori frances Michel Hazanavicius, drejtori artistik i Festivalit të Berlinit Carlo Chatrian, aktorja kroate Jadranka Dokic, regjisori serb Srdan Golubovic dhe nga ekspertja e industrisë nga Meksika Andrea Stavenhagen.
Në një video të dërguar, regjisori Morina shprehet mjaft i lumtur me çmimin: ‘ Jam shumë i gëzuar me çmimin, faleminderit! E kisha një vit shumë të ngarkuar në realizimin e këtij filmi dhe nganjëherë ndihesha më i humbur se karakteri i filmit, e ky çmim më ndihmon shumë. Falemnderit jurisë dhe festivalit’.
Filmi i cili u shpërblye më heret sot edhe nga magazina evropiane Cineuropa për regjinë më të mirë, rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.
“Exil”-i sjell një kastë briliante të aktorëve, si: Sandra Hüller, Mišel Matieviq, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Ameli Kabashi etj.
‘Exil’-i është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga Ministri për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, dhe German Federal Film Board.
Ky edicion i Festivalit të Sarajevës kishte një presence të madhe të kinematografisë se Kosovës ku përveç pjesëmarrjes së filmit ‘Exil’ ishin edhe ‘Galaktika e Andromedës’, ‘Zana’ dhe ‘Vera Andrron Detin’. / KultPlus.com
Filmi ‘Exil’ i shumëvlerësuar nga kritikët dhe mediat gjermane, prej sot fillon të shfaqet në rrjetin e kinemave në Gjermani dhe Austri.
‘Exil’-i nga regjisori kosovar Visar Morina kishte premierën botërore në festivalin e madh të Sundance në SHBA, atë evropiane në Berlinale në shkurt të këtij viti, dhe së fundi rajonalen në Sarajevë ku Visar Morina i sapo shpërblyer nga magazina evropiane Cineuropa si regjisori më i mirë.
Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.
“Exil”-i sjell një kastë briliante të aktorëve, si: Sandra Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, dhe Ameli Kabashi. / KultPlus.com
Regjisori Visar Morina me filmin “Exil” është fituesi i çmimit të magazinës Cineuropa në kuadër të Festivalit të Sarajevës.
Cineuropa është magazinë e profesionistëve të kinemasë dhe filmit evropian, dhe ky çmim i jepet një filmi, që përveç cilësive të padiskutueshme artistike, promovon edhe idenë e dialogut dhe integrimit evropian.
Ndarja e çmimeve të partnerëve të festivalit të Sarajevës i paraprinë ndarjes së çmimeve kryesore që do të transmetohen live sonte duke filluar nga ora 20:10.
‘Exil’-i kishte premierën botërore në festivalin e madh të Sundance në SHBA, dhe atë evropiane në Berlinale në shkurt të këtij viti, ndërsa shfaqja në Sarajevë ishte premiera rajonale e filmit nga regjisori kosovar Visar Morina.
Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit. / KultPlus.com
Filmi “Exil” i Visar Morinës, regjisorit shqiptar nga Kosova që jeton në Gjermani, këto ditë është temë e shumë shkrimeve në shtypin gjerman. Për të është shkruar edhe më parë në superlativ, por publicitet më i madh po i jepet në veçanti tani për faktin se filmi do të fillojë të shfaqet më 20 gusht në rrjetin e kinemave të Gjermanisë.
Regjisori Visar Morina është i njohur për publikun gjerman dhe atë ndërkombëtar edhe me filmin e tij të suksesshëm “Babai”.
Në vazhdim pjesë nga shkrimet e mediave të ndryshme gjermane, (si Kultur.de; pointer.de etj.) në lidhje me subjektin e filmit “Exil”.
Xhaferi është një inxhinier farmaceutik 45 vjeç, i cili ka lindur në Kosovë dhe tani jeton në Gjermani. Ai është i martuar me gjermanen Nora (Sandra Hüller) dhe kanë bashkë tre fëmijë, transmeton albinfo.ch. Filmi na tregon jetën e tij të përditshme, e cila merr një kthesë për të keq në momentin kur ai gjen një mi të ngordhur në portën e tij.
Ky gjest për të është fare qartë, me motiv racist. Kështu, ai fillon të shohë racizmin prapa të gjitha problemeve të tij dhe gradualisht, me sjelljen e tij paranojake, largon familjen dhe miqtë. A është i arsyeshëm shqetësimi i tij? Apo ndoshta është vetë fajtor për situatën që po kalon?
E gjitha është një udhëtim i errët në mendjen e një njeriu që ndjen se po trajtohet padrejtësisht nga bota që e rrethon. Me këtë rast regjisori Visar Morina dhe ekipi i tij arrijnë të empatizojnë audiencën me këtë njeri.
Rolin e Xhaferit e luan aktori i njohur gjerman me prejardhje kroate, Mišel Maticevic. Ai këtu ka detyrën që dashamirësit mesatarë të kinemasë t`i bëjë të kuptojnë një njeri në një situatë në të cilën ata vetë kurrë nuk do të jenë … Dhe, Maticevic e menaxhon shumë mirë këtë, përcjell albinfo.ch. Ai krijon një realitet të perceptuar të një njeriu delirant, të cilin e kemi të vështirë ta kuptojmë. Gruaja e tij Nora është në një mënyrë në të njëjtën situatë sikur shikuesi.
“Exil” është një projekt ambicioz që adreson në një mënyrë jo konvencionale çështje serioze si racizmi dhe ngacmimi (mobingu). Dilema e ngatërruar në mes të racizmit të vërtetë dhe paranojës e përshkon në fakt gjithë filmin. Dhe duket se vetë regjisori Morina e njeh më së miri këtë fushë: përvojat e tij personale me racizmin që përjetohet në përditshmëri gërshetohen në këtë film, transmeton albinfo.ch. Ai tregon sesi racizmi dhe paranoja shkojnë krah për krah dhe ushqejnë njeri-tjetrin.
Megjithatë, filmit duhet t`i bëhet një vërejtje për faktin se duke qenë në thelb një histori rreth racizmit, bëhet histori që rrezikon të relativizohet. “Exil” nuk është një film për të ndjerë kënaqësi kur ta shikosh. Ai është më shumë një përvojë kërkuese që mund ta bëjë shikuesin të ndihet pakëndshëm. Por kjo është arsyeja pse padyshim ia vlen të shikohet në kinema.
Filmi është bashkëprodhim në mes të Gjermanisë, Kosovës dhe Belgjikës: Titulli origjinal: “Exil”; Drama; D, Bel, RKS 2020; Regjisori: Visar Morina; Skenari: Visar Morina; Aktorët: Mišel Maticevic, Sandra Hüller, Rainer Bock, Thomas Mraz, Flonja Kodheli; distribucioni: Alamode Film. Shfaqja në kinema fillon më 20 gusht 2020. / Albinfo.ch / KultPlus.com
Filmi “Exile” nga regjisori shqiptar në Gjermani, Visar Morina, do të shfaqet në kinemanë “Abaton” të qytetit të Hamburgut në Gjermani. Visar Morina ka lindur në Kosovë dhe zhvillon veprimtarinë e tij si regjisor dhe shkrimtar në Gjermani.
Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhyt atë në krizë të identitetit.
Filmi “Exile” i skenaristi dhe regjisori Visar Morina, skenari i të cilit është shpërblyer me çmimin prestigjioz gjerman “Lola’s Gold”, vjen pas sukseseve me filmin “Babai”, i cili fitoi në Festivalin e Karlovy Varyt për regjinë më të mirë.
“Exile” është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga: Minister of State for Culture and Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, German Federal Film Board.
Film “Exile” sjell një kastë briliante të aktorëve, si: Sanrda Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi./ Albinfo.ch./ KultPlus.com
‘Galaktika e Andromedës’, filmi debutues nga More Raça dhe ‘Exil’ nga Visar Morina do të jenë pjesë e kategorisë kryesore në edicionin e sivjetëm të Festivalit të Sarajevës që do të mbahet nga data 14 deri më 21 gusht.
Më rastin e publikimit të programit të Festivalit të Sarajevës, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Znj. Vlora Dumoshi i uroi regjisorët dhe ekipet e realizuese përmes një videotelefonate të përbashkët.
“Më gëzoi lajmi që dy filmat ‘Galaktika e Andromedës’ nga More Raça dhe ‘Exil’ nga Visar Morina do të jenë pjesë e kategorisë kryesore të Festivalit të Filmit në Sarajevë. Uroj nga zemra dy regjisorët kosovarë dhe ekipet realizuese të të dy filmave për këtë arritje të rëndësishme për ta si regjisorë dhe për kulturën e Kosovës në përgjithësi. Pata nderin që si ministre e kulturës, rinisë dhe sportit të jem pjesë e premierës evropiane të filmit Exil në festivalin e madh të filmit Berlinale, në shkurt të këtij viti, dhe i gëzohem premierës rajonale të këtyre dy filmave që është hap tjetër i rëndësishëm për promovimin tonë kulturor.
Nga pozita e ministres dhe nga pozita ime personale gëzohem që filmat që ka financuar MKRS-ja përmes QKK-së, kanë arritur sukses në kinematografinë evropiane. MKRS-ja do të përkrahë gjithmonë iniciativa dhe projekte filmike që kanë kualitet të nivelit evropian, dhe me anë të të cilëve prezantojmë shtetin dhe kulturën tonë në arenën ndërkombëtare”, u shpreh ministrja Dumoshi. Duke u bazuar në rezultatet pozitive të filmave të autorëve vendas dhe atyre të bashkëprodhuara ministrja Dumoshi është koshiente që duhet të punohet në drejtim të rritjes së buxhetit dhe mbështetjes së sektorit të industrisë së filmit në Kosovë.
Kjo do të jetë premierë e rëndësishme për regjisoren e re More Raça. ‘Galaktika e Andromedës’ filmi im i parë i metrazhit te gjatë në festivalin prestigjoz prej më të mëdhenjëve në rajon Sarajevo Film Festival, lajm shumë i gëzueshëm për mua si autore dhe për ekipin e filmit. Uroj gjithë ekipin realizues për këtë sukses të madh” u shpreh regjisorja More Raça.
Përderisa ‘Exil’-i kishte premierën botërore në festivalin e madh të Sundance në SHBA, dhe atë evropiane në Berlinale në shkurt të këtij viti, kjo do të jetë premiera rajonale e filmit nga regjisori kosovar Visar Morina. Në filmin ‘Galaktika e Andromedës’ në rrolet kryesore luajnë: Sunaj Raça, Juli Emiri, Elda Jashari, Avni Dalipi, dhe Don Raça. Filmi me producent Sunaj Raçën është bashkëprodhim i Kosovës me Spanjën. Që të dy filmat janë financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës. / KultPlus.com
Emri i regjisorit Visar Morina tashmë është i njohur për mbarë publikun evropian. Revista e njohur “Variety” e renditi Morinën si njërin ndër dhjetë artistët më të talentuar që duhet të shihet gjatë vitit 2020, shkruan KultPlus.
Me filmin “Exil” Morina u shfaq edhe në Berlinale, aty ku u prit me duartrokitje të shumta dhe ku gëzoi një interes të madh nga gazetarët dhe kritikët filmik.
Puna e regjisorit shqiptar do të vazhdojë tutje me një projekt të ri. Tani bëhet fjalë për shfaqje teatrore.
Në profilin e tij në Facebook, Morina ka bërë të ditur se do të sjellë një shfaqje të re kah fundi i këtij viti.
“Isha në teatër për herë të parë në moshën 17-vjecare. Kështu rashë në kontakt me veprat e Brehtit, dhe së fundi me regjinë. Disa vjet më vonë, kur bëra praktikën, prita me shumë gëzim xhirimin tim”, shkruan ai duke treguar për shfaqjen e re.
“Në skenën e Munihut për herë të parë do të luhet në skenë shfaqja ime. Ajo mban titullin “Flüstern in stehenden Zügen“, premiera e së cilës do të dalë në fund të vitit”, thekson ai. /KultPlus.com
“Exil” është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga: Minister of State for Culture and Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, German Federal Film Board.
Film “Exil” sjell një kastë briliante të aktorëve, si: Sanrda Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi.
KultPlus ju sjell trailerin e këtij filmi./KultPlus.com
Hapja zyrtare e festivalit ndërkombëtarë të filmit në Berlin është bërë më 20, kurse filmi që ka për kooproduksion edhe Kosovën, premierën evropiane do ta ketë më 24 shkurt, në kinemanë “Zoo Palast 1”, shkruan KultPlus.
Bëhet fjalë për filmin me skenar dhe
regji të Visar Morinës, dhe në Evropë po vjen pas premierës botërore në
Sundance Film Festival, poashtu festival tejet prestigjioz.
Është hera e parë që një film nga
Kosova është selektuar zyrtarisht në Berlinale, edhe pse, aktorë kosovarë tashmë
kanë shkelur tepihun e kuq dhe kanë përjetuar emocionet e këtij festivali, duke
qenë pjesë e filmave shqiptarë.
Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit,
një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar
dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.
“Exile” është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga: Minister of State for Culture and Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, German Federal Film Board./KultPlus.com
Adhurues të shumtë të filmit qëndruan në radhë të gjata të hënën e 17 shkurtit, vetëm për të pasur mundësinë t’i blejnë biletat për edicionin e sivjetmë të festivalit të filmit “Berlinale”. Disa prej tyre madje kishin qëndruar jashtë gjatë gjithë natës, në mënyrë që të ishin ndër të parët në radhë.
Disa prej të pranishmëve, ishin ndjekës të rregullt të festivalit ndër vite, andaj edhe po i kryenin rutinat e tyre të zakonshme të kampimit jashtë kabinës ku shiten biletat, në sheshin “Potsdamer Platz” të Berlinit.
Biletat janë në dispozicionin e publikut vetëm për disa ditë, para se të nis shfaqja e filmave si dhe një person ka të drejtë t’i blejë maksimumi 2 bileta për mbrëmje. Ndërsa çmimet e tyre ndryshojnë sipas kategorive të filmit, transmeton Koha.net.
Edicioni i 70-të i “Berlinales” është i pari në 18 vjetët e fundit, që nuk do të udhëhiqet nga ish-drejtori i festivalit, Dieter Kosslick. Me këtë rast, disa prej ndjekësve të rregullt të festivalit kishin shprehur pakënaqësitë e tyre rreth programit të filmave që do të shfaqen sivjet, duke i cilësuar si “shumë të errët”, pikërisht për këtë kohë kur njerëzit veçse janë të ngarkuar çdo ditë me çështje të komplikuara të cilët shfaqen nëpër televizione.
Hapja zyrtare e festivalit ndërkombëtarë të filmit në Berlin, do të mbahet nga 20 shkurti deri më 1 mars, me ç’rast do të shfaqen gjithsej 342 filma, në mesin e tyre edhe një film kosovar. “Exil” nga Visar Morina do ta ketë premierën evropiane në kuadër të kësaj ngjarjeje prestigjioze kinematografike, duke u shfaqur për publikun më 24 shkurt në kinemanë “Zoo Palast 1”, në kuadër të programit Panorama. Ndërsa, vetëm 18 filma do të konkurrojnë për çmimet kryesore të “Berlinales”, atë “Ariu i Artë” dhe “Ariu i Argjend”. / KultPlus.com
Pas premierës botërore në ‘Sundance’, filmi ‘Exil’ nga Visar Morina do ta ketë premierën europiane në njërin ndër festivalet më të rëndësishme, në ‘Berlinale’, përcjellë KultPlus.
Premiera do
të shfaqet më 24 shkurt nga ora 15:30 në kinemanë Zoo Palast 1, në kuadër të
programit Panorama.
Filmi rrëfen
tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili
ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë
atë në krizë të identitetit.
‘Exil’-i
është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe
Frakas nga Belgjika i financuar nga Ministri për Kulturë dhe Media, Film- und
Medienstiftung NRË, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter,
Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages,
dhe German Federal Film Board.
Filmi ‘Exil’ nga Visar Morina pati premierë të jashtëzakonshme dhe u prit me vlerësim të lartë nga publiku dhe kritikët në Sundance, fesivalin më të madh të filmave të pavarur në SHBA. Ky është një moment historik për filmin dhe kinematografinë kosovare.
Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me
origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e
punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.
“Po ta shikosh në përgjithësi, unë jam vetë i huaj dhe
edhe pse kam shtetësi gjermane; dhe nuk ndodh në asnjë mënyrë që të jesh i huaj
në Evropë e të mos kesh ndonjëherë mendime si të Xhaferit” thotë
regjisori, i cili u arratis në Gjermani me familjen e tij kur ishte 15 vjeç
gjatë sundimit të terrorit në Kosovë në kohën e Slobodan Miloshevicit.
“Disa nga detajet e filmit vijnë nga përvoja ime dhe e familjes
sime.”
‘Exil’-i është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film
Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga Ministri
për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund,
Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra
Kinematografike e Kosovës, Eurimages, dhe German Federal Film Board.
Revista e njohur ”Variety”, ka publikuar edicionin e gjashtë të dhjetë evropianëve që duhen parë në vitin 2020, transmeton KultPlus.
Duke vënë kështu në dukje dhjetë talentet në rritje nga i gjithë kontinenti i Europës, të cilët pritet të kenë edhe shumë suksese të tjera në vitin 2020. Përzgjedhja përfshin aktorë, regjisorë, shkrimtarë dhe producentë në zhvillim. Ndërsa grupi prej këtyre dhjetë të përzgjedhurëve pritet të nderohet në Festivalin e ardhshëm të Filmit në Berlin.
”Regjisori Visar Morina fitoi një mori çmimesh për debutimin e tij artistik, “Babi”. Ai është rikthyer me “Exil”, i cili do të debutojë në Sundance dhe do të luajë në pjesën Panorama të Berlinale.”, thuhet në artikullin e Variety.
Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.
“Exile” është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga: Minister of State for Culture and Media, Film- und Medienstiftung NRë, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, German Federal Film Board.
Bashkangjitur gjeni linkun e artikullit të plotë të revistës. / KultPlus.com
Si 15 vjeçar ai u largua nga Kosova drejt Gjermanisë, atje ku sot ka zënë një pozicion të lakmueshëm në skenën e kinematografisë. Regjisori dhe skenaristi Visar Morina, ka spikatur qysh me filmin e tij të parë “Babai”. Por, ky ishte vetëm hapi i parë i cili i siguroi një rrugë të gjatë e të suksesshme. Filmi “Exil” është dëshmia më e mirë kur duam të flasim për suksesin e tij. Fitues i shumë çmimeve, Morina, po e nderon vendin e tij me paraqitje në festivale prestigjioze si Sundance Film Festival dhe Berlinale. Filmat e tij frymojnë edhe shqip, në thelb ata kanë rrëfime shqiptare, por ka edhe diçka që Visari ka treguar për KultPlus. Në filmin e tij të fundit flitet edhe shqip, e tingulli i gjuhës shqipe do të ketë rast të dëgjohet edhe para publikut gjigant në dy prej festivaleve më me zë në botë. Për krejt këtë sukses të menjëhershëm, sfidat, bashkëpunimin me aktorë të njohur botërorë, për rolin e tij të dyfishtë në filma, skenarist – regjisor dhe pikëpamjet e tij për kinematografinë e Kosovës do të keni rast t’i lexoni në këtë intervistë ekskluzive për KultPlus.
KultPlus: Një projekt filmik me një përrallë shqiptare në një ndër festivalet më prestigjioze të botës, sikurse që është Sundance Film Festival, çfarë ndjesie të ka dhënë përzgjedhja e filmit “Exil” në këtë festival kaq të madh?
Visar Morina: Në fakt gjatë punës, nuk e kam menduar që premierën do ta kem në Sundance. E shoh më shumë si film evropian, edhe mënyra se si është bërë filmi, por edhe nga tema që e trajton. Isha ende në editim kur e mora lajmin për Sundance dhe më është dashtë disa ditë të kuptoj. Por normalisht që gëzohem. Ka vite që jam duke punuar në këtë film dhe për filma si ky, pjesëmarrja në këtë festival është shumë e rëndësishme sepse në këtë garë internacionale ku do të shfaqet “Exil”, janë vetëm 12 filma.
KultPlus: Xhaferi është personazhi kryesor i filmit, i cili flet për ballafaqimin e tij në një vend të huaj, të zbulojmë më shumë, a flet Xhaferi shqip në këtë film, apo në gjuhë të huaj?
Visar Morina: Gjuha është kryesisht gjermane, por kam disa skena ku flitet shqip. Njëra nga skenat e mia më të preferuara është në gjuhën shqipe. Xhaferi takohet me një burrë shqiptar (Astrit Kabashi) dhe flasin për qaj të rusit dhe për kojshit në Kosovë që kanë pi shumë qaj dhe e llogarisin kohën që e kanë humbur duke pirë qaj. Në kontekstin në të cilin ndodh kjo skenë e krijon një absurditet dhe tension të mirë.
KultPlus: Ndërkohë, rolin e Xhaferit e luan aktori kroat Mišel Matičević, pse vendosët që rolin e një shqiptari ta luaj një aktor kroat?
Visar Morina: Me shumë qejf do ta kisha marr një aktor shqiptar. Përveç që ka qenë e domosdoshme që ai person me qenë aktor i mirë dhe me u përshtatë si tip në atë rol, ka qenë edhe gjuha gjermane e domosdoshme. Xhaferi e ka një pozitë të mirë në një firmë shumë të madhe. Është e rëndësishme që ai të flas shumë mirë gjermanisht, që të mohohet dyshimi që problemet që i ka personazhi në film vijnë si pasojë e gjuhës. Edhe një herë, me shumë qejf e kisha marr një aktor shqiptar, por në fund nuk kishte zgjidhje tjetër.
KultPlus: Përpos aktorëve shqiptarë, është edhe aktorja e njohur Sanrda Hüller, çka e tërhoqi Sanrda Hüller të jetë pjesë e filmit “Exil”?
Visar Morina: Sandra është yll i madh në Gjermani, dhe shumë e respektuar. Një gazetë e madhe në Gjermani e ka bërë një intervistë me të dhe titulli i intervistës ishte “Mbretëresha e Aktrimit”, mu duk shumë përshkrim i duhur. Por Sandra Hüller dhe Rainer Bock kanë qenë të vetmit që i kam dashtë prej fillimi dhe të dyve ju kam shkruar një letër ku kam sqaruar pse dhe për çka po i dua. Sandres i ka pëlqyer skenari shumë dhe besoj që kjo ka qenë arsyeja kryesore për të pse është në këtë projekt.
KultPlus: Pjesë e filmit janë edhe aktorët shqiptar si: Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj dhe Ameli Kabashi, nga ana profesionale, si qëndronin aktorët shqiptarë përballë atyre botërorë?
Visar Morina: Kur fillon puna, aktorët nuk ndahen në këto llogari, secili e ka rolin dhe rreshtat e vetë. Me Sandra-n në fillim ka qenë pak problem, sepse aktorët tjerë stresoheshin kur luanin me të, është aq e mirë dhe e saktë në punë sa që të komplekson në fillim. Por pas një kohe nuk ka dallim a po punon me një fëmijë, me një të njohur apo me një person që nuk e njeh askush. Besoj se kam pas shumë fat me aktorë. Loja e tyre do të jetë gjëja më e mirë në film.
KultPlus: Shenjat se ky projekt është mjaftë premtues i morët shumë herët, pasi që ky skenar u shpërblye me çmimin prestigjioz “Golden Lola”, ku u sfidove me skenaristët dhe shkrimtarët më të njohur në Gjermani, si dhe në Euroimages, e ndjeje një sukses të tillë?
Visar Morina: “Lola” për skenar më të mirë, ka qenë një befasi për mua. Për atë çmim nuk mund të aplikosh, duhesh të jesh i propozuar nga dikush. Pastaj është dashur ta dorëzoj skenarin vetëm me titull, pa asnjë informatë rreth autorit dhe produksionit. Qëllim ka qenë që juria ta lexojë vetëm skenarin, pa ditur se kush është autori. Pas leximit janë nominuar tri skenarë. Një nga skenarët konkurrent është vlerësuar dhe veçuar shumë nga juria, edhe kur ministrja e kulturës doli ta ndaj çmimin foli për atë skenar, dhe isha i bindur që ai skenar do të fitoi dhe mbeta i habitur kur e shpalli skenarin “EXIL” si fitues. Skenarin e kam shkruar shumë shpejt dhe për asnjë çmim deri më tani nuk jam gëzuar më shumë.
KultPlus: Kur ke shkruar skenarin “Exil”, e ke bazuar në ndonjë ngjarje të vërtetë, apo është imagjinare?
Visar Morina: Zakonisht për mua është shumë e rëndësishme të kem në projekt diçka që më tërheq personalisht. Nëse nuk ekziston kjo lidhje, projekti nuk ka kuptim për mua. Në këtë rast tregimi është fiktiv, por ka shumë gjëra që i njoh ose nga jeta ime ose nga jeta e njerëzve që i kam përreth. Por shpesh ka shumë detaje të vogla, një rresht, një imazh ose një situatë. Këto detaje zakonisht transformohen në diçka tjetër. Filmi e përshkruan jetën e një të huaji në Gjermani dhe normalisht në këtë rast kam ndodhi personale në të cilat jam bazuar. Por prapë jeta e Xhaferit nuk ka të bëjë me jetën time.
KultPlus: Por tashti, pranimi i filmit në “Sundance Film Festival” dhe në festivalin tjetër poashtu prestigjioz “Berlinale” po dëshmon se ky film është ndërtuar në nivel të lartë dhe po flet në gjuhën e botës, dhe qysh në fillim është një matje tjetër se filmi i fundit po e kalon filmin paraprak “Babai”, që padyshim është një sukses i madh për një regjisor të ri, çfarë janë pritjet për rrugëtimin e këtij filmi?
Visar Morina: Fillimi i projektit ka qenë i tillë. Buxheti për filmin e dytë ka qenë shumë më i madh. Zakonisht filmat e dytë në Gjermani bëhen me shumë më pak buxhet, ka edhe raste tjera por nuk janë të shpeshta. Pastaj casting është bukur i njohur këtu, firma prodhuese gjermane e filmit është bukur e madhe dhe shumë e suksesshme. D.m.th., kërkesat për këtë projekt kanë qenë shumë më të mëdha qysh nga fillimi. Nëse filmi do ta kishte premierën në një festival të vogël, do të kisha shumë telashe me projektet e radhës. E çka do të ndodh me filmin pas Sundance dhe Berlinale nuk e di. Normalisht që suksesi i këtij filmi vendos shumë edhe për kushtet që do t’i kem në projektin tjetër.
KultPlus: Edhe “Babai” edhe “Exil” kanë për bazë rrëfime shqiptare, edhe përkundër faktit se si i vogël jeni larguar nga Kosova, rrëfimet e popullit tënd po vazhdojnë të kenë prioritet, pse?
Visar Morina: Nuk kam qenë edhe aq i vogël kur kam ikë nga Kosova. Kam qenë 15 vjeçar. Ajo kohë ka qenë shumë e veçantë, jo vetëm për faktin që ishte fëmijëria ime por edhe për arsye politike. Në dhjetor 1994 kemi dal nga Kosova. Fëmijëria ime, si te çdo njeri, ka shumë ndikim, dhe siç thash edhe më herët për mua si krijues është shumë e rëndësishme që të kem një lidhje personale me atë çka e prezantoi në një film. Por nuk është e domosdoshme që të jetë 1 me 1. Shpesh është ndjenja më e rëndësishme se sa ngjarja. Por më duhet të ceki që “Exil” e trajton jetën e një të huaji në Gjermani, dhe që ai “i huaji” ndodh të jetë shqiptar. Fakti që është i huaj është më i rëndësishëm se sa fakti që është shqiptar. Besoj që struktura dhe statusi social i një ekzistence vendos më shumë për një individ se sa kombësia. Pra në këtë rast ka qenë edhe e mundur që roli kryesor të jetë edhe i një vendi tjetër. Por prapë se prapë jam shumë i lidhur me Kosovën. Përveç që më duket shumë inspiruese me shumë gjëra, është një copë e identitetit tim dhe me shumë qejf do të vija prapë në Kosovë për të bërë film.
KultPlus: Mendoni se kemi edhe shumë brum për skenarë të shumtë, duke u bazuar në historinë, mënyrën e jetës dhe veçantinë e popullit shqiptar?
Visar Morina: Besoj që çdo njeri dhe çdo popull – edhe pse nuk e di çka do me thanë me qenë një popull – e ka një veçanti. Në kohën kur unë kam jetuar në Kosovë, shqiptarët kanë përjetuar gjëra të tmerrshme, por prapë më ndodhë që tash flas me njerëz nga Kosova dhe e shoh që fëmijëria ime dallon nga fëmijëria e tyre. Një person që është rrit në Prishtinë në të njëjtën kohë si unë, e ka një përshkrim krejt tjetër, se sa unë që jam rrit në fshat.
KultPlus: Zakonisht, në shumë filma, për skenarist kanë një person tjetër e për regji një tjetër, e shumë shpesh fajin e suksesin e hedhin te njëri tjetri, ju keni përballë unin tuaj, si funksiononi në këto dy pozita?
Visar Morina: Gjatë periudhës sa shkruaj e adhuroj xhirimin dhe editimin. E gjatë editimit e adhuroj shkrimin. Shkrimi është fazë e mirë, sepse je plot shpresa. Xhirimi shpesh herë di të jetë shumë i rëndë, shumë i varur nga koha, ekipi, kushtet, moti… Besoj, do të isha regjisor më i mirë nëse skenari nuk është i imi. Nëse nuk e kanë bagazhin e shkrimit, besoj do të jem më i qartë në regji. Dhe me qejf do të bëja një skenar të huaj.
KultPlus: Do të bëje një kombinim me dikë tjetër, qoftë në rolin e skenaristit, apo të regjisorit?
Visar Morina: Nuk mund ta paramendoj që të shkruaj skenar për dikë tjetër. Edhe pse për momentin po shkruaj dhe jam si koskenarist i një regjisori gjerman. Por kjo ishte e qartë prej fillimit. Ai e kishte idenë dhe më ftoj ti bashkëngjitëm. Në këto rrethana, po. Por që të shkruaj një skenar krejt vetë dhe të ia dorëzoj dikujt tjetër, kjo vështirë që do të bëhej. Gjatë shkrimit e paramendoj filmin shumë dhe do të isha shumë i dëshpëruar nëse i shoh skenat ndryshe. Do të ishte si dhunë.
KultPlus: Ju keni studiuar për film në Akademinë e Arteve në Gjermani, dhe suksesi i juaj në botën e kinematografisë veç sa ka filluar, por si i shihni përpjekjet e regjisorëve të Kosovës dhe të Shqipërisë për të prekur majat e festivaleve prestigjioze?
Visar Morina: Por kjo ka ndodh me disa filma nga Kosova. Nuk është më e jashtëzakonshme që një film kosovar të marr pjesë në një festival të kategorisë A. Dhe në fakt filmat më interesant në botë qysh që disa vite nuk vijnë nga vendet e zhvilluar. Shumë filma të jashtëzakonshëm vijnë nga e ashtuquajtur bota, e tretë ose e dytë. Kështu që fakti që kam studiuar në Gjermani nuk thotë shumë. Kosova është shumë, shumë interesante. Vetëm një udhëtim me kombi prej Prishtinës në Drenas mund të del një film shumë interesant. Ose diskotekat kosovare, lezet i madh për film…
KultPlus: Do të veçoje ndonjë film të Kosovës apo Shqipërisë?
Visar Morina: Për skenën në Shqipëri nuk kam njohuri, ose shumë pak. Për Kosovë më shumë. Dhe prej nga 2010 jam rregullisht në kontakt me disa filmbërës nga Kosova dhe më duket një zhvillim i jashtëzakonshëm çka ka ndodh në këto vite. Më duket një zhvillim shumë i mirë. Ndërkohë është krijuar një lloj industrie e vogël. Jo vetëm sa i përket regjisorëve por edhe sa i përket stafit përreth dhe pa asnjë telashe do të xhiroja një film komplet me staf kosovar. Diçka që para disa viteve nuk kisha mundur ta paramendoj. Por prej filmave që i kam pa nga Kosova, mendoj që “Kthimi” nga Blerta është për mua filmi më i mirë. Dhe në përgjithësi e vlerësoj dhe adhuroj punën e Blertës shumë dhe shpresoj që ajo së shpejti të na sjell një projekt të ri. “Zana” akoma nuk e kam parë, por skenarin e kam lexuar dhe po pres me shumë gëzim që ta shohë atë film.
KultPlus: Jeni duke shijuar suksesin e filmit “Exil”, por shumë po besoj se keni në kokë ndonjë projekt të ri, nëse po, mund të na tregosh më shumë?
Visar Morina: Jam në shkrim të dy projekteve por akoma është shumë herët të konkretizohet diçka.
KultPlus: Dhe për fund, filmat shumë herë bazohen edhe në letërsi, keni të piketuar ndonjë shkrimtar shqiptar që do të donit që romanin e tij/saj të shndërronit në film?
Visar Morina: Letërsia që më pëlqen nuk mund ta paramendoj si film. Më duket më shumë si dhunë ndaj veprës. Çka mund ta marr me mend është që ta marr një pjesë ose një situatë nga një roman dhe të krijoj diçka të re, por jo si adoptim. Por momentalisht nuk jam duke bërë asgjë në atë drejtim, as nuk e kam ndërmend. / KultPlus.com