Filharmonia nesër mban koncert me solistët Besa Llugiqi & Vitaly Vatulya

Filharmonia e Kosovës ka njoftuar se sopranoja Besa Llugiqi dhe saksofonisti Vitaly Vatulya janë solistët e koncertit të radhës, i cili do të mbahet nën drejtimin e mjeshtrit të njohur zviceran-francez Antoine Marguier, shkruan KultPlus.

Në njoftim thuhet se Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të interpretojë një program të veçantë me vepra nga Rexho Mulliqi, Valton Beqiri, Kreshnik Aliçkaj, Giuseppe Verdi, Giacomo Puccini dhe Manuel de Falla.

Koncerti do të mbahet më 27 shkurt 2025, nga ora 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Ky koncert do t’i paraprijë paraqitjes së Orkestrës në Sallën e Madhe të Casino Bern, në Bern të Zvicrës, më 12 mars 2025./ KultPlus.com

Vitaly paralajmëron vizitën në Prishtinë

Ylli i YouTube dhe rrjeteve tjera sociale, Vitaly Zdorovetskiy, ka paralajmëruar vizitën në kryeqytetin e Kosovës, pak ditë para se bashkë me “OneLife Rally” të përfshijnë Kosovën në hartën e vendeve që “do t’i pushtojnë”.

Në rrjete sociale, Vitaly ka ndarë një fotografi nga vizita e fundit që kishte bërë në Kosovë. Në të ka shkruar: “Prishtinë, shihemi së shpejti”.

Më 28 qershor, organizimi i njohur botëror “OneLife Rally”, do të vijë në Kosovë për të qëndruar deri më 29 qershor.

Lajmi qe konfirmuar nga grupi i njohur i entuziastëve të veturave në Kosovë, “Marakli t’Kerreve!”

“Dallimi është që herën e parë e kanë pasur vetëm një ‘checkpoint’, ndërsa kësaj radhe do të kalojnë një natë në Prishtinë. Është një arritje shumë e madhe dhe një mund i stafit të grupit ‘Marakli t’kerreve!’ që t’i bindim me futë Kosovën në listën e shteteve ku do të qëndrohet për një natë”, ka thënë Behar Cakiqi, një nga administratorët e grupit ‘Marakli t’kerreve!’

“OneLife Rally” është grupi i njohur që për shtatë ditë bën turne nëpër qytete të ndryshme të Ballkanit e Evropës. Në Kosovë ishte edhe më 2019.

Vitaly kishte qenë në Kosovë edhe herën e shkuar kur “OneLife Rally” vizitoi Kosovën. / KultPlus.com