Një person nga Hawaii që është në ‘gjueti’ të gjërave antike të cilat i shet në eBay, i ktheu pronares një palë kujtime të çmuara me një libër të fotografive shkollore dhe diplomën e shkollës së mesme.
Manu Pagaran tha se bleu një koleksion antikësh vitin e kaluar dhe midis tyre ishte një libër vjetor i vitit 1950 nga Shkolla e Mesme Roosevelt në Honolulu.
“Isha gati ta listoja për shitje, derisa zbulova se diploma e personit ishte ende e bashkangjitur aty”, shkroi Pagaragan në Facebook, transmeton KultPlus.
Ai postoi foton e librit vjetor të kujtimeve dhe diplomës me shpresën për të gjetur studenten e atëhershme, June Landgraf, ose familjen e saj.
Postimi e ndihmoi atë të lidhej me motrën e June, e cila zbuloi se e diplomuara në Roosevelt – tani June Cummings – ishte ende gjallë në moshën 89 vjeçare dhe duke qëndruar në shtëpinë e të moshuarve.
“Ky moment ishte kaq i veçantë për ta parë atë të ngazëllyer për diçka”, tha vajza e Cummings, Gayle Rodrigues.
“Ajo tha ‘faleminderit shumë, tani kam diçka për të bërë, sepse mund të lexoj librin e kujtimeve’”. / KultPlus.com