‘Linja e jetës’ qendra telefonike për parandalimin e vetëvrasjes ku çdo thirrje është plotësisht anonime dhe trajtohet pa gjykime, sot në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, ka vendosur 36 lule për të gjithë personat e prekur nga vetëvrasja në vitin 2020dhe jo vetëm, përcjellë KultPlus.
“36 lule për të gjithë personat e prekur nga vetëvrasja, për të gjithë ata që janë duke e lexuar këtë shkrim dhe që janë duke kaluar periudha të vështira e që nuk janë ende të gatshëm të kërkojnë ndihmë, për të gjithë ata që në mungesë të një sistemi të duhur mbështetës nuk kanë mundësi ta lexojnë këtë shkrim, për të gjithë ata që duan të kërkojnë ndihmë por frikësohen se do të paragjykohen nga shoqëria, për të gjitha ata që sot kujtojnë dikë që nuk e kanë më pranë, për të gjithë ata që nuk janë të informuar se si ta ndihmojnë dikë që e kanë pranë e që ka nevojë për ndihmë, për të gjithë ata që janë duke kërkuar arsye për të vazhduar, për të gjithë ata që janë duke kaluar në procesin e shërimit, për të gjithë ata, për ty.
Nëse ndonjëherë ke nevojë të flasësh me dikë, telefono në 0800 12345“, thuhet në postimin e tyre në rrjetet sociale. / KultPlus.com
Disa prej tyre na bënë të ëndërrojmë me rolet në filma, të tjerë na mbushën zemrat me muzikë, apo ndikuan në jetën tonë me shkrimet dhe projektet e tyre. Do të flasim tani për disa nga njerëzit e njohur që ndërruan jetë gjatë vitit 2020.
Midis aktorëve që humbëm në vitin 2020 ishte Sean Connery, i cili vdiq në moshën 90 vjeçare.
Legjenda skoceze e filmit fitoi famë botërore me interpretimin e James Bond-it.
Chadwick Boseman, një tjetër aktor i famshëm ndërroi jetë. Ai ishte 43 vjeç, i njohur kryesisht për rolin e tij në filmin “Black Panther”.
Lista përfshin gjithashtu aktorin veteran të Bollywood-it dhe një nga më të njohurit e Indisë në Hollywood, Irrfan Khan.
Fituesja e dy çmimeve Oskar dhe ylli i filmit “Gone with the Wind” Olivia de Havilland vdiq këtë vit në moshën 104 vjeçare.
Ajo ishte një nga aktorët e fundit të filmit klasik që u shfaq në 1939.
”Gone with the Wind ‘ishte përvoja më e lumtur e gjithë karrierës time. “
Nga bota e muzikës, humbëm të famshmit Little Richard dhe Bill Withers.
Fituesit e çmimeve Grammy John Prine dhe Kenny Rogers. Ky i fundit preferoi të mbetej i njohur si këngëtar i muzikës “kantri”, pavarësisht suksesit në muzikën “krosover”.
“Mendoj se muzika kantri është “ritmendbluzi” i të bardhëve. Të ngacmon aty ku është dhimbja.”
Në moshën 86 vjeçare vdiq Manu Dibango, i cili bashkoi ritmet afrikane me muzikën “Fank”. Saksofonisti nga Kameruni ishte i njohur edhe për personalitetin e tij të gjallë.
“Qeshja e tij ishte një sinfoni. Ai nuk thoshte dot një fjali pa shpërthyer në të qeshur. Ai kishte brenda vetes një rini të pandryshueshme, ishte gjithmonë pozitiv”.
Vdekja e papritur e legjendës së basketbollit Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare nga rrëzimi i helikopterit tronditi botën në vitin 2020.
Një humbje tjetër e papritur..,, gjiganti argjentinas i futbollit Diego Armando Maradona, vdiq nga ataku në zemër.
“Ky njeri me flokë të shprishura të cilit i pëlqente të argëtohej, ishte i shkëlqyer dhe kjo është arsyeja pse u quajt El Pibe del Oro, djali i artë.”
Këtë vit vdiq edhe stilisti franko-japonez i modës Kenzo Takada. Ai ishte i njohur për dizajnet e tij me stile nga xhungla dhe shpirtin e lirë artistik.
Figura të tjera publike ishin Ruth Bader Ginsburg, anëtarja e Gjykatës së Lartë amerikane, e cila u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare.
Një udhëheqës me rëndësi i lëvizjes për të drejtat civile, John Lewis, vdiq në vitin 2020. Ai shërbeu për më shumë se tre dekada në Dhomën e Përfaqësuesve.
“Kemi shënuar një gur kilometrik, por kemi ende rrugë për të bërë.”
George Floyd, një afrikano-amerikan, vdekja e të cilit në arrest policor shkaktoi trazira kundër padrejtësive racore në Amerikë dhe në të gjithë botën – ishte ndër ata që bota humbi këtë vit.
Por viti 2020 do të mbahet mend edhe për pandeminë COVID-19, që solli vdekjen e qindra mijëra njerëzve, duke shkatërruar ekonomitë dhe jetë njerëzish/VOA / KultPlus.com
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Një 82-vjeçare nga India, që ishte fytyra e një proteste në vendin e saj, është përfshirë në listën e revistës “Times” të 100 personave më me ndikim në vitin 2020, shkruan BBC.
Bilkis ishte pjesë e një grupi të grave që protestuan në mënyrë paqësore kundër një ligji kundërthënës të shtetësisë.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi dhe aktorja e Bollywoodit, Ayushmann Khurana, po ashtu gjenden në listë.
Në listën vjetore gjenden pionierë, liderë dhe ikona nga bota që kanë pasur ndikim gjatë vitit.
Profil i Bilkisit në “Times”, që njihet ndryshe edhe si “Gjyshja”, është shkruar nga gazetarja dhe shkrimtarja Rana Ayyub, që e ka përshkruar atë si “zëri i të margjinalizuarëve”.
“Bilkisi i ka dhënë shpresë dhe fuqi aktivistëve dhe liderëve të studentëve që po arrestoheshin për ngritjen e zërit në një demokraci që po rrëshqite në autoritarizëm”, ka shkruar Ayyub. / KultPlus.com
Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës, pas propozimeve të projekteve nga ana e menaxhmentit të TKK-së, ka miratuar projektet për repertorin artistik të vitit 2020, shkruan KultPlus.
KultPlus ju
sjell listën e plotë të projekteve për skenën e madhe dhe atë të vogël:
Skena e madhe 2020:
1. “Lear”
nga Edward Bond (bartet nga viti 2019, në repertorin e skenës së madhe për
vitin 2020)
2.“Trilogji”
nga Beqir Musliu
3.“Shakespare
in Love” nga Lee Hall
4.“La Rremë
– Kaçurrelja”, nga Arian Krasniqi (dramë me porosi dedikuar jetës dhe veprës se
regjisorit, këngëtarit, artistit Muharrem Qena)
Bashkëprodhime 2020
1.“Udhëtim
në troje shqiptare” nga Karl May (bashkëprodhim me Volksbühne Teater,
Berlin-Gjermani)
2.“ Zgjimi i
Pranverës” nga Frank Wedekind (bashkëprodhim me Artpolis-Prishtinë).
Këshilli
Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 7 Shkurt 2020
miratoi raportin e jurisë vlerësuese për përzgjedhjen e koncepteve regjisoriale
për Skenën e Vogël 2020 :