Ministri Vitia takon gratë që fituan betejën ndaj Kancerit të Gjirit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot ka takuar gratë të cilat kanë fituar betejën ndaj Kancerit të Gjirit, shkruan KultPlus.

Përmes një postmi në facebook, Ministri Vitia ka thënë se gratë të cilat e fituan luftën ndaj kancerit të gjirit, janë shembull se si kontrolli i hershmën e vizitat e rregullta janë kushti i pazëvendësueshëm i fitores në këtë betejë.

Më poshtë është postimi i plotë i Ministrit Vitia në facebook:

Me gratë që fituan betejën ndaj Kancerit të Gjirit

Tetori është muaji i vetëdijësimit për luftën kundër kancerit të gjirit.

Sot i takova gratë që ia dolën.

Ato janë shembull e dëshmi se kontrolli i hershmën e vizitat e rregullta janë kushti i pazëvendësueshëm i fitores në këtë betejë.

Prandaj ne jemi duke bërë hapa për ta fuqizuar sistemin në këto drejtime:

✅Furnizimi shumë më i madh me barna.

✅Aparatura të reja e moderne.

✅Shërbime falas të rikonstruktimit të gjirit.

Që janë vetëm disa nga hapat konkret që kemi ndërmarrë. Të tjerë do të vijojnë.

Gjatë vitit 2022 në Kosovë u regjistruan 547 raste të këtij kanceri.

Nga to 543 gra dhe 4 burra.

Çdo ditë kudo dhe me këdo duhet ta përsërisim pa rreshtur se:

“Zbulimi i hershëm, shpëton jetë!”./KultPlus.com

Kryetari Haliti propozon ndërtimin e sallës teatrale për të cilën është siguruar lokacioni në Viti

Takimet e ditës së sotme me kryetarë të komunave, ministri Hajrulla Çeku i vazhdoi në komunën e Vitisë ku u takua me kryetarin Sokol Haliti.

Në fjalën e njoftoi se qëllimi i këtyre vizitave është zgjidhja e shumë projekteve kapitale në të cilat punët kanë mbetur të papërfunduara si dhe investimet e reja kapitale.

Palestra e sportit në Viti dhe revitalizimi i stadiumit në Pozheran janë dy projekte të rëndësishme dhe të tejzgjatura për të cilat u diskutua. Komuna u zotuan t’i takojnë operatorët ekonomik e të zgjidhen problemet që kanë shkaktuar ngecje të punëve, e procedurat e duhura të vazhdojnë ashtu që të përfundojnë dhe funksionalizohen këto hapësira në shërbim të komunitetit sportiv dhe sportdashësve.

Kryetari Haliti propozoi edhe ndërtimin e një salle teatrale për të cilën është siguruar lokacioni, ndërsa ministri Çeku u zotua të punojë në këtë drejtim e të koordinohen në kohë të duhur me komunën për zhvillimet e mëtejme që të përmbushen nevojat e qytetarëve.

U fol gjithashtu për projektet në fushën e trashëgimisë kulturore. Në shumë monumente të trashëgimisë po intervenohet me qëllim të shpëtimit të monumenteve nga rrënimi dhe në disa tjera po bëhet restaurimi dhe konservimi i tyre.

Ndërhyrjet në Xhaminë e Gërmovës, Mullirin e Ndue Sopit, Mulliri dhe Valavica e Visheve në Binçë kanë përfunduar, ndërsa do të vazhdohet me ndërhyrje në monumentet të tjera të cilat kanë nevojë për intervenim me qëllim të shpëtimit dhe ruajtjes së trashëgimisë tonë kulturore.

Për fund u disktua për programet shtetërore, art në shkolla dhe sport në shkolla që pritet të zhvillohen nga viti i ardhshëm në gjithë vendin, ndërsa morëm gadishmëri që të punohet në zbatim në Komunën e Vitisë./ KultPlus.com

lajme

Kurti e Vitia shpalosin vendimet, bëjnë thirrje për kujdes

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media kanë bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë të kenë kujdes edhe pas aplikimit të fazës së tretë të masave.

Ata tutje kanë shpalosur vendimet të cilat janë marrë në mbledhjen e qeverisë.

Ai ka thënë se fakti që po hiqen masat, nuk do të thotë që duhet të hiqet edhe kujdesi, duke bërë thirrje që udhëzimet e IKSHPK-së të zbatohen në përpikëri.

“Një ndër vendimet e rëndësishme është ai për liberalizimin e masave në ballafaqimin me pandeminë. Ishte koha kur ne kishim nevojë për masa rigoroze, nga nesër mund të fillojmë më një hapjen e cila nuk është e plotë. Ajo çka po bëjmë është që po i rihapim kopshtet dhe çerdhet nga 0-5 vjet, pastaj po e bëjmë riorganizimin e testit të arritshmërisë, testit të maturës i cili do të mbahet më 4 korrik. Më 13 mars e patëm marrë vendimin për mbylljen e kufijve, sot shfuqizuam vendimin por të gjithë ata që hyjnë në Kosovë obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve. Gjithashtu hapen edhe baret, kafenetë, restorantet dhe qendrat tregtare nga nesër”, ka thënë ai.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se në këtë fazë është arritur falë bashkëpunimit me qytetarët.

Ai ka thënë se IKSHPK ka vlerësuar se kushtet janë të mjaftueshme për hapjen e fazës së tretë.

Vitia ka thënë se një javë pas hapjes së kufijve tokësorë do të shqyrtohet mundësia për hapjen e atyre ajrorë. /KultPlus.com

KOSOVA BAŞBAKANI ALBİN KURTİ (ERCAN KASAP/PRİŞTİNE-İHA) Kosova’da korona virüsünün yayılmasının ardından Malişeva, Klina ve Vitia kentleri karantina altına alındı. Vaka sayısı ise 5’e yükseldi.

Vitia: Shkollat dhe çerdhet do hapen, por masat e higjiena do të jenë të domsodoshme

Ministri në  detyrë i Shëndetësisë, Arben Viti, ka thënë sot se shkollat dhe çerdhet do të hapen por nuk ka bërë të ditur datën kur do të rifillojë procesi mësimor.

Ai tha se në lehtësimin e masave do të përfshihen edhe çerdhet dhe shkollat. Ministri Vitia nuk ka caktuar datën, por ka premtuar kthimin në normalitet brenda ditëve të ardhshme.

“Unë do të doja shumë që t’i heqim të gjitha masat dhe të kthehemi në normalitetin që e kemi njohur më herët, por derisa kufizimet po hiqen gradualisht, masat mbrojtëse duhet të forcohen vazhdimisht .Shkollat dhe çerdhet do të hapen, por maskat, distance dhe higjiena duhet të bëhen pjesë e domosdoshme” , u shpreh Vitia.

“Shkollat dhe cerdhet do hapen por masat e higjiena do të jenë të domsodoshme. Objektet fetare po hapen por duhen masat domosdoshmërisht. Kufijtë do hapen por masat mborjtëse sigurisht do shtohen. Përgjegjësi individuale dhe kolektive, kjo është përgjigja më e mirë që mund t’i japim virusit”, ka deklaruar ministri.

Vitia po ashtu ka paralajmëruar mbylljen e karantinës në Qendrën e Studentëve në fundin e këtij muaji. /KultPlus.com

Vitia: Të ndalet dhuna në familje, tani kemi nevojë më shumë se kurrë ta duam njëri – tjetrin

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë thirrje përmes një video – mesazhi ka thënë që dhuna në familje ka pësuar ngritje gjatë kohës së pandemisë.

“Po kalojmë një kohë të vështirë të pandemisë, një kohë të izolimit e cila nuk është e zakonshme për jetët tona siç jemi mësuar t’i kemi më herët. Tanimë , më shumë se kur e shohim sa kemi nevojë për dashurinë dhe respektin ndaj njëri – tjetrin”.

“Kohën e fundit statistikat kanë treguar se dhuna në familje ka pësuar ngritje. Kjo nuk duhet të ndodhë. Ne tani kemi nevojë më shumë se kurrë ta duam dhe ta respektojmë secilin qytetar, e sidomos anëtarët e familjes tonë”.

Vitia ka apeluar që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, që të tejkalohet sa më shpejt “situata në të cilën gjendemi”.