Një performancë e rrallë e cila u bë në vitin 1998, në kuadër të koncertit “Pavarotti dhe miqtë e tij”. Luciano Pavarotti këndoi këngën “Viva Forever” të grupit Spice Girls së bashku me anëtaret e grupit.
Grupi “Spice Girls” përbëhej nga Melanie Brown, Melanie Chisholm, Emma Bunton, Geri Halliwell dhe Victoria Beckham. Debutimi i tyre i pare ishte më këngën “Wannabe” në vitin 1996.
Lucino Pavarotti ishte një tenor operistik, italian, i cili arriti të bëhej një nga tenorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Ai bëri regjistrime të shumta të operave të plota dhe arieve individuale, duke fituar famë botërore për cilësinë e tonit të tij dhe përfundimisht u bë një ndër tenorët më të mirë të shekullit XX./ KultPlus.com